Modeli i familjes shqiptare në ’88, sipas holandezëve

April 26, 2018 10:11

Modeli i familjes shqiptare në ’88, sipas holandezëve

Armand Plaka

Ndoshta s’do më ngacmonte aspak ta vija në dukje në mënyrë eksplicite e madje as ta nxirrja fare si postim në FB, por ajo që më bëri përshtypje e më shtyu realisht ta botoja, është fakti se në diçiturë shkruhet: “Një familje model shqiptare me status-simbolin e saj, një radio mobile nga ato të modës së vitit 1948”.

Fotoja është marrë nga një reportazh në mediat holandeze, që mban datën 21 maj 1988, edhe pse imazhi i saj është prerë, duket se bëhej fjalë për radiot “Iliria”, të cilat për ato që kanë mundur t’i jetojnë apo t’i përjetojnë ato kohë, e di shumë mirë se ishin vërtetë një mall jo fort i arritshëm për të gjithë, edhe pse për to ndoshta nuk nevojitej autorizim i posaçëm sikurse për TV, lavatriçet apo pajisjet e tjera elektro-shtëpiake.

E pra, edhe holandezëve u kishte bërë përshtypje se atë çka anëtarët e një familje shqiptare e mbanin në dorë plot krenari, nuk ishte veçse një surrogato teknologjie që i kishte perënduar me kohë koha, e na bënte edhe më qesharakë në sy të botës, edhe pse ndoshta as nuk kishim mundur dot ta kuptonim.

Një arsye tjetër që më bëri ta botoj, është edhe fakti se sa shumë kemi ndryshuar, jo vetëm duke pasur parasysh ndryshimet e sistemit e ardhjen e një tjetër epoke që na solli gjithashtu plot zhgënjime e probleme, por që nga ana tjetër na bëri të përjetojmë një revolucion vërtetë të madh teknologjik, që preku jo vetëm shqiptarët, por gjithë botën.

 

April 26, 2018 10:11
Komento

22 Komente

  1. julius April 26, 10:28

    Po ik ore b**** kalama, flisni tani pas 30 vjetesh…Nuk ka pas asgje te keqe radio Iliria, ishte familjare dhe lehtesisht e transportueshme. Krahasojini gjerat sipas kohes. Hollandezet si vrimeshpuar qe jane erdhen ne Shqiperi me paragjykime. Shqiperia ka pas traplleqe te tjera ne ate kohe si varferia Ramiziane etj., kurse ketyre u ka bere pershtypje radioja…

    Reply to this comment
    • shvejku April 27, 01:17

      Cfare familje model more holandez!?
      Shiko tani familjet shqiptare,qe 50% divorcohen qe 2-3 vitet e para,burri nxjerr gruan tek semafori per ndonje klient,eproret punesojne vetem bukuroshet me prove si Ylli Pango etj!

      Reply to this comment
  2. AM April 26, 10:41

    krize e madhe ishte mbyllja me gjithe boten. Ja perfundoi ketu. Megjithate hollanda neve na rruan trapin se sidoqofte, edhe shume te varfer te jemi jetojme 100 here me mire se ata qe rrine mes moçaleve gjithe diten. Me drita me rruge po prap moçale jane. Ne dimer te ha lageshtira ne vere te ha zagushia dhe mushkonjat. Dielli zhduket ne fillim te vjeshtes e del ne pranvere. U rrofshin radiot, jetojne si pinguinet. Ushqimin e kane te shpifur. Hane dhjam, gjalp dhe patate te pakten nje here di dite dhe vuajne nga kolesteroli gjithe si popull.

    Reply to this comment
  3. vjola April 26, 10:46

    Po pas disa vitesh do te te duket cudi edhe celularet me te mire . A po ti qenke dallkauk nga mendja . Shiko anen e familjes se shendosh . Por nuk keni faj keni marre deftesa kot , analfabet .

    Reply to this comment
  4. Rezbat beu April 26, 11:06

    Atehere vinin ne shqiperi se i shikonin te gjithe sikur vinin nga planet tjeter dhe u rritej morali me varferine tone dinjitoze po tani si pjerrdh njeri

    Reply to this comment
  5. info analitike April 26, 11:14

    hahaha shiko si kercejne perpjete enveristet. Po meqe ishim aq mire perse shqiptaret moren turravrapin per tu larguar? Ne me radiot iliria came bllokaden e nuk donim t ia dinim as per imperialistet amerikane as per socialimperialistet sovjetike. A e kuptoni nivelin ku ishim katandisur apo akoma sot jeni te bindur tek ajo cmenduri qeperjetuam?

    Reply to this comment
    • Feniks April 27, 01:14

      Po tani pse po ikin,o HALE?
      Cfare ka bere demokracia keto 28 vjet?
      Po mijra familje te ngujuara qe sot nuk kane as ate radio Iliria,si te duken ty?
      Sot 20 miliardere kane pasurine e gjithe vendit,ndersa 95 % e popullit rrojne ne mjerim!

      Reply to this comment
  6. Erion April 26, 11:34

    Gazetaret jashte apo brenda Shqiperise mund te shkruajne ctu vije per mbare, si dhe rasti konkret, por realiteti eshte tjeter gje. Radiot Iliria kane qene praktike per kohen, te thjeshta dhe te forta, per sqarim, cilesisht edhe radiot Philips TE ASAJ KOHE nuk kishin asnje lloj avantazhi cilesor ndaj radiove Iliria, mundet vetem estetikisht te ishin me te bukura; gazetari mund te pretendonte qe kane qene teknologji edhe e vitit 1800, eshte njesoj sikur sot ne shqiptaret te pretendojme qe ne vitin 1988 holandezet e gjore (perverse) nuk njihnin celularin !
    Nuk kane qene fare problem perhapja e radiove ne vitin 1988, as aparatet tv megjithese keta me autorizim, ishin edhe te shtrenjte, por populli atehere donte permbysjen e sistemit prandaj edhe kjo gje ndodhi.

    Padyshim gazetari i huaj ka qene naiv, ne vend te botonte fotografi me dyqanet ushqimore bosh, apo te fokusohej ne gjerat thelbesore si mungesa e te drejtave baze te njeriut, paskerka zgjedhur si dicka sinjifikative radion Iliria, qe paskerka qene teknologji e vjeter !

    Per gazetarin tone: Ne cfar gjendje ka qene psh greqia si nivel para vitit 1975?
    Ka qene me keq se Shqiperia! U ngrit me fondet pa kursim te perendimit nga viti 1975 e ketej

    Po te jete per dicka qe bente vertet diference thelbesore te nivelit te jeteses me vendet perendimore nuk ka qene aspak teknologjia e radiove, sic shkruan debili holandez apo qe e perforcon gazetari yne sot (!) por se ndryshe nga vendet e huaja, ne Shqiperi vetem shume pak njerez kishin privilegjin te leviznin me vetura dhe keta ishin vetem zyrtaret me te larte te shtetit

    Reply to this comment
    • Nje mik qe ta do te miren! April 26, 13:45

      Per Erionin nga gazetari jone: Ne cfar gjendje ka qene psh Greqia si nivel para vitit 1975?

      Jam dakord qe ka qene me keq se Shqiperia dhe madje njerezit vinin me turma ne kufi dhe luteshin te jetonin ne Shqiperi, dhe kjo eshte aq e vertete sa c’eshte e vertete se Mongolia eshte shume me e zhvilluar se SHBA, fakt qe as qe vihet ne diskutim.

      Kurse persa i perket diferences ne nivel jetese, ajo vihej re ne dhjetra aspekte e jo vetem per veturat.

      Tung!

      Nje mik qe ta do te miren!

      Reply to this comment
  7. s'kam ç'bej April 26, 13:04

    Armand Plaka; qenke plakur para kohe! Po mire o Armand çfare kompjuteri kishte Europa ne 1988 dhe çfare programi Windows kishte e di ti? E di ti qe Windows zyrtar programatik lind me windows 95, windows 98, windows 2000, xp, vista, 7, 10 e keshtu me radhe. Po ashtu dhe cellularet. Ju u duket se bota lindi kur lindet ju. Dhe historia filloi kur u pergatit sperma juaj. Sa keq! me keta.

    Reply to this comment
    • Suksese ne jete! April 26, 13:39

      Kush po pretendonte e kush po fliste per kompjutera? Po flet per radio, e radiot kishin 100 vjet qe ishin shpikur e perparimi shihej tek madhesia dhe cilesia e tyre, funksionaliteti etj. dhe jo nese ke apo s’ke radio, gje qe ne Shqiperi per hir te se vertetes akoma diskutohej. Plus qe gazetari shqiptar qe rezulton po aq plak sa ty, meqe e paske njohur ate kohe, thjesht rastesisht ( pasi nuk e ka pasur objektt te punes se tij kete gje e as qellim ne vetvete) ka hasur kete reportazh ne mediat holandeze te kohes dhe po e risjell ne vemdnje, e as nuk po pretendon se bota nis me te e as me ju. Gazetari shqiptar madje ne fund duket qartazi se ka dashur te theksoje se sa shume kemi ndryshuar te gjithe, jo vetem shqiptaret, per shkak te revolucionit teknologjik te papare ne keto 30 vitet e fundit. Por puna eshte se ti nuk lexon o njeri dhe duke vendosur syze sheh vetem ate qe do te shohesh vete. Suksese ne jete!

      Reply to this comment
      • s'kam ç'bej April 26, 21:12

        qenke nje gomar i kohes ti ore mik, po s’ke ç’i ben kur i thone osmen, s’ke ç’i ben, por jo asmen gazepi se ai kishte shume zgjuarsi. Se kujt i thua nuk lexon! Apo me interpreton si artiste teknologjine e radios , kthehu tek radio-galena si perket historise dhe ajo dhe spjegoja edhe gazetarit tend. Keshtu do keshe vertete sukses ne jete.

        Reply to this comment
    • TNK April 26, 14:11

      UNE SOLLA NJE RADIO ILIRIA DHE E SHITA NE ITALI 120 EURO ISHTE E MBAJTUR SHUME MIRE..

      Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku April 26, 15:45

      @s’kam c’bej…. ti ose ke lindur ne vitin 1995 ose nuk e ke pas idene fare se c;behej ne Europe ne 1988 se i merrje ere bithes se gjyshes aty ke kapartamenti 1 dhome e guzhine. Po per Windows 3.0, 3.1 dhe 3.11 qe jane ku e ku para Windows 95 ke degjuar gje ti? Po per IBM qe prodhonte desk kompjutera qysh para 1980, ke degjuar ti, po qe para Windows, desk kompjuterat punonin me DOS, ke degjuar gje ti. Dhe pyet pak andej ketej e do mesosh qe edhe ne Shqiperi neper ca vende e aty ketu kishte kompjutera qysh para 1990. Dhe ajo verejtja e fundit me shume qendron per vehten tende, se ti mesa duket kompjuteri i pare qe pe ishte me Windows 95 dhe masturbimin e pare me kompjuter e bere me Windows 95.

      Reply to this comment
      • Hollandezi April 27, 00:40

        Xhuxhumak, je nje plak fodull qe hiqesh se di gjithcka, por je njeri medioker qe vetem pjerdh duke merzitur te tjeret. Fjala nuk eshte per kompjutera eksperimentale ne laboratore, por per kompjutera personale masive, dhe kete gje e beri per here te pare Bill Gate me Microsoft. Pas tij doli Stiv Jobs me kompjuterin Makintosh, dhe keto ndodhen ne vitet 90. Me DOS kane punuar institucionet dhe jo popullata, keshtu qe ishin te limituara ne perdorim. Vete Hollanda ne institutet e saja ka futur Windows 3.1 ne vitin 1992. Kam qene atje kur hoqen Olivetin me DOS dhe futen kompjuterat e IBM me Operation System 3.1.

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku April 27, 16:03

          Hej ti Hollandez, une di ate qe di se e kam prekur me dore, Eh mer ti une kam qene ne nje vend tjeter ku Olivettin nuk e kane perdorur ndonjehere, madje as nuk e kane ditur se egziston. Dhe me DOS ka punuar edhe popullata qe cke me te, sigurisht jo ne ate mase qe punon sot, po psh per ATARIN ke degjuar gje ti, qe kalamajte luanin me computer games neper shtepi qysh ne fillimet e viteve 80. Domosdo nuk mund te ishin kaq te perhapura sa sot dhe kushtonin me shume se sot, po ama kush kishte mundesi i kishte. Ju shqiptaret qe dolet nga veza me vitin 1990 ju duket se bota fillon atehere, po nuk ehte ashtu. Ka edhe shqiptare qe e kane ditur boten para jush qe shperthyet ne 1990 neper peripterot e Athines dhe Selanikut. Dhe nuk ke pse ofendon, po nuk te pelqyen pordhet e mia mos i degjo or taj.

          Reply to this comment
  8. boll plake e keqe ! April 26, 14:12

    eshte kriminale…eshte terror mediatik botimi i ketyre letyrave qofte nga gazetari hollandez..qofte nga ky albanez..

    kemi 27 vjet qe po shohim nje “makineri muti” per te qelbur periudhen 1944-1990..dhe nuk po mbaron..

    .
    Shikoni periferine e Shqiperise sot..

    Nuk eshte shqiperia studio e Blendi Faqeziut te opinioni rroga e te cilet eshte sa e te gjithe ministrave ne kohen e Mehmet Shehut…
    .
    Shikoni dokumentaret e Marin Memes vetem 15 km larg Tiranes jane te pabesueshme

    boll Aramnd Plaka me kete makineri fekalesh

    Reply to this comment
  9. Edmond April 26, 15:31

    Per hir te se vertetes, radiot e prodhuara ne vitet 50 apo dhe 60 ishin me llampa, ndersa radio Iliria ishte me tranzistore, bile edhe në balle te radiove Iliria shkruhej edhe numri i tranzistoreve.
    Kjo teknologji me tranzistore filloi te aplikohej ne prodhimin ne mase te radiove edhe ne Perendim ne fund te viteve 60.
    Keto radio punonin me 230V por funksiononin edhe me bateri, prandaj dhe u perhapen shume ne Shqiperi

    Gazetari holandez me shprehjen teknologji e vitit 48 ka dashur te nxije sa me teper realitetin shqiptar te atyre viteve qe ishte edhe me keq se sa mund ta mendonte.

    Por ajo qe merzit dhe acaron lexuesin eshte shprehja e gazetarit shqiptar, i cili me ti kapur syri nje artikull ne nje media perendimore nxiton ta botoje dhe komentoje sikur cfar paska zbuluar, medemek radiot Iliria ishin teknologji pothuaj e kohes se luftes dyte boterore dhe nuk e paskemi ditur.
    Gazetari yne po te ishte serioz perpara se te nxitonte te botonte termin surrogato e vitit 48 do bente mire ti binte celularit dhe te pyeste ndonje person te fushes se elektronikes sepse ku i dihet, ndoshta surrogato e vitit 48 mund te ishte vet gazetari prej holande qe me qellim deformonte realitetin.

    Reply to this comment
  10. Niku April 26, 17:17

    More po nuk na the se cfare shkruan autori hollandez per familjen model shqiptare pervec radios Iliria? A shkonin ne pune me autovetura apo me autobuz. Po veturat i kishin italiane apo gjermane se helbete do te jete habitur hollandezi. Mos na duket cudi, por Van Gogu piktor i famshem hollandez e me gjere shti vetem 2-3 piktura sa ishte gjalle.Po pse valle?

    Reply to this comment
  11. seat vlora April 26, 17:55

    shqiptaret ishin te varfer mbasi ishte regjimi i tille me izolim nga bota, por shqiptaret ishin e jane dinjitoz dhe nuk i hanin dhe nuk e hane mbrapa si hollandezet, ja edhe Luli i Saliut qe u pergatit ne Holand, ecen e shikon prapa, mbasi i ka mbetur ende paniku i shkopit nga mbrapa, prandaj e mbane afer edhe tritanin, si konsulent per mbrotjen nga preshi

    Reply to this comment
  12. Cun i lagjes April 26, 19:57

    Qe s’kishm makina dhe qe c’do njeri (pothuajse)shkonte ne plazh per pushime me ket det madheshtor e Male te mrekullushme s’thon gjo hollandezet! ATA i kane enderr k’to gjona pagujn i hale me lek per ti shiju!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*