“Si e ndamë detin me Italinë në 1992 dhe rasti me Greqinë sot”

Beqir Gërbi* January 31, 2018 16:22

“Si e ndamë detin me Italinë në 1992 dhe rasti me Greqinë sot”

I nderuar z.Thano

Në postimet në media lidhur me negociatat për ripërcaktimin e Shelfit Kontinental Shqipëri-Greqi, ajo që më nxiti më shumë, ka qenë artikulli i Zv.Komandantit të Forcave Detare, Kapiten i Rangut të Parë (në rezervë) Bektash Petoshati, kuadër i respektuar e i nderuar i Flotës, në shtypin e dt. 6 Prill 2015: “Si më larguan nga grupi i punës për Paktin Detar me Greqinë”.

Në pyetjen: Cili është gjykimi Juaj, a është gabuar në këtë marrëveshje? Ai jep këtë përgjigje: Me këtë marrëveshje është gabuar dhe kjo tanimë nuk ka diskutim.

Së pari, gabimi kryesor ligjor ka qenë mungesa e përcaktimit të vijës së drejtë bazë. Në të gjithë aktet e mëparshme, “Mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme të RPSH-së dhe Ligjin 8771, Dt. 19.04.2001, “për kufirin shtetëror të RSH-së, përcaktohet qartë vija e drejtë bazë e bregdetet shqiptar. Po me këtë vijë të drejtë bazë kemi hyrë në bisedime me Italinë, për të njëjtin problem, bisedime që përfunduan në 1992. Pra, e thënë thjeshtë “gardhi” nga duhet të fillonin matjet, ishte pikërisht vija e drejtë bazë e shfuqizuar me propozim të MB.

Së dyti; grupi i punës nuk ka zbatuar Urdhrin Nr. 135, Dt. 23.08.2007 të Kryeministrit, sidomos kjo për çështjen, nëse është ose jo gjiri i Sarandës një gji historik.

Së treti; dhe ç’është më kryesorja, asnjë nga grupi punës nuk kishte kapacitete profesionale e njohuri juridike për këtë çështje madhore…

Diku thotë se: Duke qenë se për ne ishte një eksperiencë e re, u përpoqëm të gjenim në arkivin e MPJ-së, dosjen e negociatave me Italinë për Shelfin Kontinental, por për fat të keq, mundëm të gjenim vetëm një fashikull ku ndodheshin 3-4 fletë dhe asgjë më tepër.

Me qenë se kam qenë Kryetar i Komisionit të Punës për Marrëveshjen e Shelfit Kontinental me Italinë, jo për të marrë rolin e heroit, por për të dhënë një kontribut modest në rinegociatat që do zhvillohen me Greqinë, po jap metodologjinë e përdorur në përcaktimin e Shelfit Kontinental. Këtë e kërkon edhe z. Petoshati.

 

*****

Së pari, komisioni përbëhej nga tre veta, përkatësisht nga Komanda e FLD-së, Shefi i Shtabit të FLD-së, Beqir Gërbi (Kryetar); nga Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtori i Drejtorisë Juridike, në M.Jashtme, Ksenofon Krisafi (Anëtar) dhe përkthyes; nga Ministria e Punëve të Brendshme, shefi i degës së topografisë, Çarçan Danaj (Anëtar). Grupi i punës u përcaktua me urdhër të Kryeministrit Adil Çarçani.

Duhet të pranoj se, edhe ne nuk kishim dijeni të mjaftueshme profesionale e njohuri juridike, mbi metodat në përcaktimin e vijës kufitare detare midis shteteve. Kjo shpjegohet se në Shkollën e Lartë të Marinës në Rusi, nuk e kishin në programin mësimor. Ndërsa gjatë kohës që shërbyen në Pashaliman, rusët nuk i trajtonin këto probleme dhe ç’është e vërteta, ata nuk kishin njohuri të mjaftueshme profesionale e juridike, për të drejtat e detit e Kodin Ndërkombëtar Detar. Për literaturë, as nuk bëhej fjalë.

Në Akademinë Ushtarake gjeta literaturë në gjuhën ruse, ku gjeje artikuj të ndryshëm për të krijuar një ide se ç’është Shelfi Kontinental, por jo për metodat, rrugën e veprimet që kryen në përcaktimin e vijës së Shelfit. Duke qenë kryetar i grupit, MPJ më dërgoi në adresë të Komandës së Flotës vetëm një kopje të Kodit Ndërkombëtar Detar të vitit 1982. Kjo më ndihmoi diçka.

Ndihmën më të madhe na i dhanë specialistët italianë. Komisioni italian, gjithashtu përbëhej nga tre veta. Përfaqësuesi i FLD-Italisë (Kryetar), Z/Drejtori i Hidrografisë së Italisë (Anëtar) dhe përfaqësuesi i AGIP-it (Anëtar). Gjatë gjithë kohës, kanë treguar një gadishmëri të jashtëzakonshme, për të na sqaruar çdo pyetje ose plotësuar çdo kërkesë tonën. Me Komisionin Italian, kam zhvilluar katër takime, në Shqipëri dhe pothuaj i kemi zgjidhur të gjitha problemet. Takimi i fundit dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Shelfit Kontinental Shqipëri-Itali, u la të bëhej në Itali. Në korrik të vitit 1990, unë dola në pension. Marrëveshja u firmos në Romë në vitin 1992.

Kodin Ndërkombëtar Detar i vitit 1982 krijon koncepte të qarta për:

– Ujërat e brendshme detare

– Ujërat territoriale

– Shelfi Kontinental

E theksoj këtë, pasi Kodi Ndërkombëtar Detar i vitit 1982, ka trajtuar për herë të parë problemin e Shelfit Kontinental, sepse në këtë kohë revolucioni tekniko-shkencor krijoi mundësinë e shfrytëzimit të tabanit të detit për problemet ekonomike, si për nxjerrjen e naftës, gazit e mineraleve të tjera.

Nuk po zgjatem në problemin historik. Në kodin e mëparshëm trajtoheshin ujërat e brendshme detare; ujërat territoriale (ekonomike) dhe deti i hapur ose siç e përdornim ne, Ujërat Ndërkombëtare. Për vijën e drejtë bazë, kodi i mëparshëm kishte vetëm një kërkesë, që ajo (vija e drejtë bazë), e cila bashkon dy kepat (të njëpasnjëshme), nuk duhet të jetë më e madhe se 24 milje detare. Po qe se është më e madhe, ai shtet ka përfituar padrejtësisht në detin territorial, meqenëse gjerësia e detit territorial ishte miratuar 12 milje detare.

Në kodin e mëparshëm theksohej se ujërat e brendshme dhe ujërat territoriale përcaktoheshin nga vetë shtetet, duke u bazuar në kërkesën e kodit detar. Kishte shtete që ujërat territoriale i përcaktonin më pak se 12 milje-detare, por në asnjë rast përtej 12 milje detare.

Në kodin e ri të vitit 1982, neni Nr.7 e neni Nr.10 përcaktojnë së pari, se Shelfi Kontinental Detar, midis shteteve përcaktohet me Marrëveshje midis tyre; së dyti, vija e drejtë bazë që bashkon dy kepat, duhet të plotësojë dy kërkesa:

1. Ajo nuk duhet të jetë më e gjatë se 24 milje detare; 2. Sipërfaqja ujore që formohet midis Vijës së Drejtë Bazë dhe vijës ujore bregdetare, nga kepi në kep, duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me sipërfaqen e gjysmë-rrethit, që ka si rreze gjysmën e gjatësisë së Vijës Bazë.

Prandaj, theksohet se: Vija kufitare e Shelfit Kontinental, midis shteteve përcaktohet me kombinimin e dy metodave. Së pari, metodën e vijës së baraslarguar nga kepat, së dyti, me metodën e baraslarguar nga vija e drejtë bazë (sqaroj – nga ajo vijë bazë që plotëson të dyja kërkesat) ose neni Nr.10.

– Kam mendimin, se çdo komision pune për kufirin detar duhet të dijë se si veprohet praktikisht në përcaktimin grafik për: Ujërat e brendshme; Ujërat territoriale; Shelfi Kontinental; Vijën e kufirit Detar midis shteteve përballë ose përbri. Ata duhet t’i kenë të unifikuara mendimet.

Me komisionin italian ne përdorëm këtë metodë pune në përcaktimin e Shelfit Kontinental, midis Shqipërisë dhe Italisë:

A– Në përcaktimin e hartës.

– Ajo duhet të jetë hartë detare. Nuk ka rëndësi se i kujt shteti është prodhimi.

– Harta, duhet të pasqyrojë situatën detare e bregdetare me saktësi e t’i përgjigjet kohës kur bëhet marrëveshja.

– Shkalla e hartës duhet të jetë e tillë, që të kesh mundësi të punosh, por mundësisht të zgjidhet e tillë, që ta paraqitesh gjithë kufirin e Shelfit Kontinental në një hartë. Pra, të mos kesh nevojë të kalosh nga një hartë në tjetër.

Ne paraqitëm hartën tonë detare, të prodhuar nga shërbimi hidrografik i FLD-së shqiptare me shkallen 1:500000, e cila pasi u verifikua nga shërbimi hidrografik i Italisë, u miratua nga të dy komisionet.

Shënim: N.q.s, dy komisionet bien dakord që të përdoret harta detare e prodhimit të shtetit Grek, medoemos, instituti Topografik shqiptar, duhet të kontrollojë saktësinë e hartës dhe me shkrim, t’i përgjigjet komisionit shqiptar, për saktësinë e saj. Në të pastajmë, komisioni shqiptar pranon hartën detare të propozuar nga pala greke.

B. Fillon puna për përcaktimin e kufirit detar midis dy shteteve, me metodën e baras-largësisë nga kepat. Ajo fillohet atje ku distanca midis shteteve është më e vogël. Midis shtetit shqiptar e shtetit italian, distanca më e vogël është midis kepit të Gjuhëzës e kepit të Otrantos. Pasi i bashkuam dy kepat, gjetëm pikën e mesit. Nga kjo pikë, hodhëm vijën perpendikulare me vijën kepi Gjuhëzës-kepi Otranto.

Në të pastajmen, vazhduam me anën e rretheve, të përcaktojmë vijën e kufirit detar, të baraslarguar nga kepat deri në veri. Këtë punë e kishte bërë komisioni italian, dhe me shkresë zyrtare na i dërgoi. Në shkresën zyrtare, jepte me saktësi koordinatat gjeografike (gradë, minuta, sekonda) të çdo kepi, të bregdetit italian dhe kërkonte koordinatat për çdo kep të bregdetit tonë nga kepi i Gjuhëzës përfshirë kepin e Palit. Kepi i Rodonit do të trajtohet me Malin e Zi, kur të fillojnë negociatat. Neve na mbeti të kontrollonim saktësinë e punës së tyre.

Në bazë të nenit Nr.10 të Kodit Ndërkombëtar Detar UNCLOS-1982 do përcaktojmë se cilat nga vijat e drejta bazë që bashkon dy kepa, plotësojnë dy kërkesat. Për këtë, bashkojmë me vijë të drejtë kepat duke filluar nga kepi i Palit.

Kërkesa e parë e nenit Nr.10 UNCLOS-82 është që çdo vijë e drejtë bazë, nuk duhet të jetë më e madhe se 24 milje detare. Nga matja, na rezultoi se secila vijë bazë ishte më e vogël se 24 milje detare.

Kërkesa e dytë e Nenit Nr.10, UNCLOS-82 është që: Sipërfaqja Ujore e gjirit që formohet nga vija e drejtë bazë dhe vijës bregdetare ujore, duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me sipërfaqen e gjysmë rrethit, që formohet duke patur si rreze, gjysmën e gjatësisë së vijës së drejtë bazë. Nga matjet rezultoi se asnjë nga gjiret nuk i plotësonte me përjashtim të gjirit të Vlorës që krijohet: Kepi i Gjuhëzës-kepi perëndimor i Sazanit-kepi verior i derdhjes së Vjosës.

2

Sqaroj se, rolin e pikës së mesit të vijës së drejtë bazë, në rastin e gjirit të Vlorës, e luan kepi perëndimor i Sazanit, prandaj, kjo vijë bazë nuk krijoi një pikë të re në vijën kufitare të Shelfit Kontinental.

Në përfundim, Marrëveshja për përcaktimin e vijës kufitare detare të Shelfit Kontinental, Shqipëri-Itali, u realizua sipas kërkesave të Kodit Ndërkombëtar Detar (UNCLOS)-1982-me metodën e distancës së baraslarguar nga kepat, pasi edhe gjiret e krijuara në bregdetin italian, nuk plotësonin kërkesën e dytë, sipas nenit Nr.10.

Ujëra të brendshme detare janë ujërat detare që janë brenda vijës së drejtë bazë, që formohen sipas nenit Nr.7 dhe nenit Nr.10-UNCLOS-82. Pra vija e drejtë bazë, që formohet sipas nenit 7 dhe 10, janë njëkohësisht, vija kufitare detare qe mbyll ujërat e brendshme si dhe vija kufitare detare, ku fillojnë ujërat e detit territorial e Shelfit Kontinental.

Duke u bazuar në sa më lart, mendoj se për të përcaktuar Shelfin Kontinental Shqipëri-Greqi, duhet përcaktuar vija e kufirit detar midis dy shteteve, së pari, me metodën e baraslarguar nga kepat.

Për këtë, bashkojmë me vijë të drejtë, kepin e Shkallës (Shqipëri), me kepin e Shën-Stefanit (Greqi). Këtu është distanca më e vogël, afërsisht 1.2 milje detare. Gjejmë mesin e vijës bashkuese dhe heqim vijën perpendikular mbi të. Me anë të rrathëve, duke vazhduar në veri dhe në jug, përcaktojmë vijën kufitare detare, të baraslarguar nga kepat.

Duke qenë se është e njëjta metodë, i njëjti teatër detar, e njëjta hartë detare, kushdo që do ta zbatojë, me siguri do i dalë e njëjta vijë e kufirit detar, të njëjtat pika në vijën e kufirit detar, të njëjtat kepa.

Kalojmë në zbatimin e përcaktimit të vijës kufitare detare, me metodën e baraslarguar nga vija e drejtë bazë. Për këtë, me vijë të drejtë bashkojmë kepat e njëpasnjëshëm.

Fillojmë të përcaktojmë dy kërkesat e nenit Nr.10 UNCLOS-82.

Kërkesa e parë: Gjatësia e çdo vije e drejtë bazë nuk duhet të jetë më e madhe se 24 milje detare. Bëjmë matjet dhe i hedhim në tabelë. Sipas tabelës, të plotësuar nga të dy grupet, dallojmë se cilat nga vijat e drejta bazë e plotësojnë këtë kërkesë.

Kërkesa e dytë: Sipërfaqja ujore e gjirit, që formohet nga vija e drejtë bazë dhe vijës ujore bregdetare, duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me sipërfaqen e gjysmë rrethit, që ka si rreze gjysmën e vijës së drejtë bazë. Bëjmë matjet dhe i hedhim në tabelë.

Sipas tabelës, të plotësuar nga dy grupet e punës, dallojmë se cilat nga vija e drejta bazë ka plotësuar këtë kusht dhe në tabelë është shënuar me fjalën “PO”.

Tani, fillojmë të përcaktojmë vijën kufitare detare të Shelfit Kontinental, me metodën e baraslarguar nga Vija e Drejtë Bazë, për gjiret që kanë plotësuar kërkesat dhe të shënuara me fjalën “PO”, në veri dhe në jug, të vijës fillestare ose të vijës që bashkoi kepin e Shkallës me kepin e Shën-Stefanit. Në vijën e kufirit detar të Shelfit Kontinental, ku kemi hedhur vijën bazë që plotësoi kushtet, me anë të rrathëve, do na dalë një pikë e re që është e baraslarguar nga vija bazë. Kjo pikë, bashkohet me pikën më të afërt të vijës të përcaktuar me metodën e baraslarguar nga kepat. Kështu veprojmë me të gjitha ato vija të drejta bazë, që plotësojnë dy kushtet e kërkesës së vijës bazë, që në tabelë kanë fjalën “PO”. Kjo është vija e Shelfit Kontinental me Greqinë, duke marrë si shtet përballë ishullin e Korfuzit me ishujt e tjerë.

Na mbetet të përcaktojmë vijën e kufirit detar nga kepi i Stillos, deri në pikën e takimit me vijën e kufirit detar që përcaktuam më parë me Korfuzin. Në këtë rast do përdorim metodën e baraslarguar nga kepat dhe metodën e baraslarguar nga vija e drejtë bazë me shtetin grek, që për këtë rast e kemi “përbri”.

Përcaktojmë koordinatat gjeografike të pikës ku vija e kufirit tokësor takohet me pikën ujore detare, ku ndahet kufiri detar Shqipëri-Greqi.

Protokolli i Firences dt. 27 janar 1927, përcakton se kufiri detar fillon te piramida kufitare Nr.III/79, e cila është shenja zyrtare e pranuar nga Shqipëria dhe Greqia, si dhe Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve në vitin 1925. Ajo tregon mbarimin e kufijve tokësorë dhe fillimin e kufijve ujorë Shqiptaro-Greke. Në zbatim të përcaktimit të aneksit të lart përmendur, Komisioni Ndërkombëtar, i përbërë nga përfaqësuesi i Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë, në prani edhe të përfaqësuesve shqiptarë e grekë që kanë firmosur krahas tyre, ka hartuar dhe miratuar rregullisht procesverbalin përkatës që i kushtohet piramidës kufitare Nr.III/79.

Në tekstin e tij shkruhet: “Duke filluar prej shenjës kufitare, vija e kufirit drejtohet nga Jugu-Jugperëndimi, zbret shkëmbinjtë shumë të pjerrët dhe pas rreth 10 metër takohet me bregun e detit. Pastaj ajo vazhdon deri në kufirin e ujërave territoriale, duke ndjekur një vijë normale me drejtimin e përgjithshëm të bregut të detit. Ishulli i vogël i Tongos i ngelet Shqipërisë”.

Përcaktojmë vijën e kufirit detar me metodën e baraslarguar nga kepat:

Bashkojmë pikën “A” (Shqipëri) me pikën “B” (Greqi), gjejmë pikën e mesit. Kjo pikë është pika Nr.1 e Shefit Kontinental. Nga kjo pikë hedhim vijën perpendikular me vijën “A-B” dhe me anë të rrathëve përcaktojmë vijën e baraslarguar nga kepat. Për mungesë të hartës detare e mjeteve të punës, jam munduar të përcaktoj, me përafërsi, vijën kufitare detare të Shelfit Kontinental, me metodën e baraslarguar nga kepat. Vija “A-B-E-G” është kufiri i jashtëm i ujërave detare të brendshme greke. Vija “A-C-D-F” është kufiri i jashtëm i ujërave detare të brendshme shqiptare. Hyrja e mjeteve lundruese detare në këto ujëra, sipas kodit UNCLOS-82, lejohet vetëm nga shteti përkatës, pasi gëzon sovranitet të plotë mbi këto ujëra.

Në të majtë të kësaj vije, janë ujërat territoriale shqiptare; ndërsa ujërat në të djathtë, janë ujërat territoriale greke.

Në këto ujëra, anijet e shteteve të tjera, pa lejen e shtetit përkatës, nuk kanë të drejtë të peshkojnë, të bëjnë studime shkencore, si për dendësinë e ujërave, drejtimin e rrymave; temperaturën e ujit; llojet e specieve etj., të bëjnë kërkime mineralesh, si naftë, gaz etj. Mjetet lundruese përfshi dhe anijet luftarake, kanë të drejtë të bëjnë “lundrim paqësor”, sipas kërkesave të UNCLOS-82.

Vija A;1;2;3;4;5, është vija kufitare detare e Shelfit Kontinental, e baraslarguar nga kepat, njëkohësisht dhe e ujërave territoriale.

3

Vazhdojmë të zbatojmë deri sa kjo vijë e kufirit detar të takohet me vijën veri-jug.

Me mbarimin e kësaj metode, kalojmë në përcaktimin e vijës kufitare detare të Shelfit, me metodën e distancës së baraslarguar nga vija e drejtë bazë.

Sipas nenit 10 të kodit, bëjmë matjet përkatëse, plotësojmë tabelën dhe në ato vija bazë që ka fjalën “PO”, fillojmë dhe zbatojmë metodën e baraslarguar nga vija bazë. Pikat e reja të dala nga këto matje, i bashkojmë me pikat më të afërta të vijës së kufirit detar, të përcaktuar më parë me metodën e baraslarguar nga kepat.

Koordinatat gjeografike të kepave, pasi i kemi verifikuar me Institutin Gjeografik, ia dërgojmë Komisionit Grek, me shkresë zyrtare dhe kërkojmë të na dërgojnë koordinatat gjeografike të kepave të bregdetit të tyre. Këto koordinata gjeografike duhet të verifikohen nga Instituti Gjeografik.

Grupi i punës kontrollon të dhënat e palës greke, përcakton ku ka mospërputhje dhe si grup arrijnë në një konkluzion, për një zgjidhje të drejtë, sipas kodit UNCLOS-82 të ndryshme.

Nga media është bërë e ditur, se grupi i punës nuk ka zbatuar Urdhrin Nr.135 Dt. 23.08.2007 të Kryeministrit, sidomos kjo për çështjen nëse është ose jo gjiri i Sarandës një gji historik. Këtë e thekson edhe z.Petoshati.

Së pari, nuk kam dijeni, nëse ka një urdhër të Kryeministrit, që e shpall gjirin e Sarandës një gji historik.

Di se në detin Mesdhe janë shpallur dy gjire historike, gjiri i Tarantos, me gjatësi të vijës bazë 60 milje detare, shpallur nga qeveria italiane dhe gjiri i Sidrës, me gjatësi të vijës bazë 306 milje detare, shpallur nga shteti i Libisë (Kadafi).

Këto dy gjire ende nuk janë njohur nga shumë shtete, pasi gjatësia e vijës bazë është disa herë më madhe se ajo që përcaktohet në UNCLOS-82 (24 milje detare).

Kam mendimin se ato vendime qeveritare që merren në kundërshtim me vendimet e organeve Ligjvënëse Ndërkombëtare, krijojnë situata të rrezikshme e me pasoja të rënda.

Në vitin 1985, më kujtohet se anijet e Flotës së 6-të Amerikane, Aeroplanmbajtësja “Amerika”, e shoqëruar me anijet e tjera mbrojtëse, brenda rregullave ndërkombëtare, hyri në ujërat neutrale (ndërkombëtare) të gjirit të Sidrës. Pra, sipas Kadafit, ajo hyri në mënyrë të paligjshme, pasi kaloi vijën e drejtë bazë, ndërkohë që ajo ishte 12 deri 13 herë më e gjatë se ajo e përcaktuar në KN detar. Për këtë, urdhëroi Flotën Ajrore të Libisë t’i ndalonte dhe në të pastajmen t’i ndëshkonte. Në fakt u vetëndëshkua. Pasojat mund të ishin edhe më të mëdha.

Në media disa janë shprehur se nuk është e arsyeshme dhe e nevojshme që numri i koordinatave të shkoj deri 150, siç ka ndodhur me marrëveshjen e shpallur nul me Greqinë. Theksoj se pikat e vijës së kufirit detar të Shelfit Kontinental, nuk krijohen me dëshirë e mënyrë subjektive, por janë objektive, u përgjigjen situatës detare e bregdetare. Një mendim i tillë të çon në pesimizëm ndaj organeve të Drejtësisë, të Gjykatës Ndërkombëtare të Detit, por në rastin konkret edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila duke u ballafaquar me disa kërkesa që nuk ishin zbatuar, e bëri nul marrëveshjen.

Z.Petoshati, por ka edhe të tjerë, kanë mendimin se me këtë Marrëveshje është gabuar dhe kjo tani nuk ka diskutim. Gabimi kryesor ligjor ka qenë mungesa e përcaktimit të vijës së drejtë bazë. D.m.th grupi bëri gabim që shkoi pa vijë të drejtë bazë. Megjithëse, pranon që Greqia ka shkuar pa vijë të drejtë bazë. Por kur thotë se me Italinë kemi hyrë në bisedime me vijë bazë të paracaktuar, nuk qëndron. Më lart tregova metodën, rrugën që zbatuam me Italinë.

Duhet të kuptohet se Komisioni, në përcaktimin e vijës kufitare të Shelfit Kontinental, bazohet në zbatimin me rigorozitet te kërkesat e kodit UNCLOS-82, që rekomandon dy metodat (metodën e distancës së baraslarguar nga kepat dhe metodën e distancës së baraslarguar nga vija e drejtë bazë. Kjo realizohet sipas metodës së lartpërmendur dhe jo në të kundërt. Në përdorimin e metodave, rruga të çon në përcaktimin edhe të kepave edhe vijës së drejte bazë (që plotësojnë dy kërkesat) e nenit Nr.10 të KND-82. Gabimin mos e kërkoni te ajo, se Komisioni shkoi pa vijë të drejtë bazë, por te fakti se sa rigoroz kanë qenë në zbatimin e metodave, se sa transparent kanë qenë në procesin e bërjes së Marrëveshjes.

Deri tani, dy grupet e punës nuk kanë publikuar asnjë të dhënë. Me fakte e argumente të paraqesin se pika Nr. “X” ose “Y”, nuk është e baraslarguar nga Kepat “X”- “Y”, ose nga vija bazë. Kështu mund të thuhet edhe për plotësimin e tabelave përkatëse, për koordinatat e kepave etj., se sa reale janë.

Ka mendime, se është gabim të mbyllet gjiri i Ftelisë, pasi është gji i përbashkët për të dy shtetet. Në skemën e bërë me përafërsi, u udhëhoqa nga mendimi, për të sqaruar se si përcaktohet kufiri i vijës detare me shtetin “përbri”. Komisioni ka si detyrë të përcaktojë vijën e kufirit detar të Shelfit Kontinental dhe jo të mbylli ose hapi gjire, veprimet brenda gjirit çdo shtet i bën sipas kërkesave të Kodit Ndërkombëtar.

Nuk e di se sa mund të ndihmojnë këto mendime, komisionin që do krijohet për negocimin e Marrëveshjes së Shelfit Kontinental Shqipëri-Greqi. Kam dëshirë ta mbyllin sa më mirë, prandaj u uroj suksese.

*****

Beqir Gërbi /  Shefi i Shtabit të Flotës Detare (1981-1990) dhe Kryetar i Komisionit për përcaktimin e vijës së Shelfit Kontinental Shqipëri-Itali (1982-1990). Botuar në DITA.

Beqir Gërbi* January 31, 2018 16:22
Komento

29 Komente

  1. Jon May 16, 13:51

    Esht nje gur aty afer tre ishujve ne ksamil qe vendalinjt i thone PLESHTI, dhe ky pleshti pretendohet se i perket greqise. Por guri plesht eshte aq i vogel sa qe as me nje kembe smund te qendrosh dot. Ndonjehere kur vjen batica ai mbulohet nga uji. Un i kam kaluar me not fare prane dhe habitem se si mund te perkufizohet territor i nje shteti, dhe habitem akoma me teper se si nuk gjeti njeri dot nje cope dinamit qe ta hedhi ne ere… Nejse… Keta kaqolat tone qe duhet te shkojn te gjith ne burg (e jo te gradohen ambasadore neper Europe nga qeveria aktuale) firmosen nje pakt qe kufiri te ndahet midis ishujve te ksamilit dhe pleshtit nderkohe qe pleshti nuk duhet te merrej fare ne konsiderate nga pala jone, dhe distanca duhet te llogaritej midis ishujve te ksamilit dhe nje ishulli te vogel grek qe ka nje manastir, dhe kjo do ishte nje zgjidhje e drejte. Por Luli dhe te tjeret futen paret ne xhep dhe hodhen firmen ne karte duke bere tradhti te larte ndaj atdheut …

    Reply to this comment
  2. Edi May 16, 14:09

    3 here kane lene kockat bijte e Shqiperise per kete toke qe pastaj ta shesin si mall te babes bastardet e radhes.

    Reply to this comment
  3. mirel May 16, 14:28

    pa I hyre ne themel llogarive qe paraqet autori, duket qarte qe parimi I ndarjes se vijes kufitare detare ne vije te drejte nuk eshte zbatuar.
    vija eshte perkulur shume ne anen e bregdetit shqiptar duke I lene mjaft ujera jashte territorit shqiptar.
    Kjo eshte tradheti e larte ndaj atdheut.
    doja dhe njehere te degjoj prononcimin e Petoshatit per kete

    Reply to this comment
  4. Gjini May 16, 16:25

    Ku ishte ky specialist kur luftohej vite me 2009 per shkaterrimin e paktit tradhetar detar me Greqine?

    Reply to this comment
    • Plaku i mocem May 17, 13:33

      “Gjini”,kush e pyeti kete z.Gerbi?Nga sa lexove besoj e kupton se ky specialist duhet te ishte te pakten konsulent i grupit te punes,kaq duhet te benin ata qe e kishin ne dore ngritjen e grupit te punes.Pse se bene?Nuk e njihnin?Jo e njihnin,por e anashkaluan se ai di.Kaq.

      Reply to this comment
    • Flutura January 31, 22:24

      O Gjin, po edhe me 2010-2011 ky zoteria ka shkruar por ti s’ke mundur t’i lexosh, po ne gazeten DITA.

      Reply to this comment
  5. ligji May 16, 16:28

    Faleminderit ……Z.Beqir Gerbi per njerrz si ju ka nevoje ky vend i vuajtur nga dhtypja e injoranteve te pa nginjur…

    Reply to this comment
  6. shpatar May 16, 17:40

    Nuk ve ne dyshim se me qellim antikombetar jane shtremberuar faktet egzistuese qe sollen kete corbe te qelbur .I lexova me kujdes argumentat dhe mendimet e z.Gerbi.Konkluzjoni.Edhe pse ka patur ne te shkuaren munges legjislacjoni konsultat qe jane bere me palen Italjane kane ndihmuar qe mbas 82 te mos gabohej .Per cudi shume ceshtje te mprefta u lane ne dua te sharlatanve te demokracise qe sishin gje tjeter vecse mbushsa topi apo mbeturina e servila te sistemit komunist.Dihej qe me ndryshimin e sistemit do te kishim ceshtje te tilla.Bota nadoli nga borxhi.Na u afruan te na jepnin ndihmen e tyre per mjafte ceshtje delikate .Qe ta kuptoni me mire po u tregoje nje pjese te bisedes me Kapitenin e Kapitenerise se Portit Gjiblartar.Nje burre rreth tek 60 antar i Asambles Nderkombetare te Derarise.Mbasi beri punen e tij me pyeti. Cbehet me Flloten tuaj .Alundrojne me shqiptaret .Akini argane kopetente ne det .Une kam njohur nje kapiten vazhdon te shpjegoje qe ishte shume i pergatitur dhe njihte legjislacjonin detar .E kam inspektuar tek nje anije me emrin Arberia .Kam vite mbas nderrimit te sistemit qe nuk kemi takime per shume ceshtje terendesishme per ju .Cti thoshja .Anijet i shkateruam,flloten e prishem dhe me e keqja ataqe formalishte ftoheshin ne keto organizma nderkombetare ishin vetem turista pa u ingranuar ne ato qe shqetsonin punet tona nedete.Per te mos pranuar gobimet tona ithash.Na ka munguar ndihma juaj e specializuar .Qeshi dhe me tha .Kur te fton tjetri mos shiko se cfare do te hash por se cfare do te kerkosh.Pra nga 91 e deri me sot nuk jane vlersuar ftesat enderkombetarve perbashkpunim.
    Tani naduhet shume pune qe te argumentojme bindshem kufijte qe kemi patur.Mendoje se nje ndihme dheargumente jane hartat e botimit Sovjetik qe percaktojne kufijte detar qysh nga viti 1944.Vite qe neakomanuk kishim mardhenje dipllomatike me BRSS.Ka katalogje negjuhenruse qe shprehin qarte kufirin detar shqiptare.Po patet nevoje me thoni tua ve ne
    dispozicjon .

    Reply to this comment
  7. Altini May 16, 17:59

    Faleminderit z. Gerbi. Uroj qe komisioni te jete ne dijeni te te gjitha ketyre qe argumentoni, dhe te perdori te gjitha rezervat intelektuale te mundeshme, duke perfshire edhe konsultimin me kuadrot me pervoje ne kete ceshtje kaq delikate

    Reply to this comment
  8. lato May 16, 19:34

    Ju mor zoterinj specialista,po ju grabit detin jo Greqia,por shejtan budallalleku juaj!Jua ka thene,shkruajtur,recituar mijra here,(dhe sa here duhet tua perserise) Atdhetari MUSLIM PASHAI,se nje gur mbi det i quajtur Barcheta,po llogaritet si toke kontinentale greke dhe po i grabit Shqiperise Gjirin e Sarandes dhe kanalin e Otrantos.Guri Barketa nuk merret ne konsiderate ne ndarjen e Detit,merrni specialiste nderkombetare.Kufiri Shqiptaro grek eshte lare me gjakun e popullit shqiptar te masakruar dhe nderkompetareve te ndershem si kolonel Telini.Gjenerali italjan dha jeten per kete kufi,shejtan-budallenjte e ushtrise se dhjere shqiptare,e falin!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  9. Ujku do mjegull May 16, 20:38

    Marreveshja mbi percaktimin e kufirit detar me Greqine,eshte firmosur me urdher te Beogradit,nga duart e felliqura te spiuneve qe punojne besnikerisht per ta,Sali Ram Berishes dhe Lulezim Xhelal Bashes. Saliu e plotesoi moshen e pensionit,ndaj serbet,si nje shtet me pervoje ne punen e spiunazhit,zgjodhen e rekrutuan ne perspektive kamarjerin e Rinasit,te cilin e derguan ne shkolle ne Holande,ku studjoi njeheresh, per drejtesi dhe per spiunazh.Pastaj kreu stazhin ne Kosove,nen mbikqyrjen e spiunes besnike Argita Berishes.Atje dha prova besnikerie per serbet dhe e kompromentuan keq.Fill mbas kesaj,ia vune ne dispozicion (si kuader te shkolluar jashte),spiunit tjeter teper te rrezikshem per cdo shqiptar,Sali Berishes,qe ta fuste ne fondin e “arte”,drejt kreut te partise e te pushtetit.Mbasi u zhgerrye per disa vjet,ne poste ministrore e…dha kontribut me vlere per Beogradin,e kompromenoi e korruptoi deri ne palce,dhe e vuri ne krye te PDse,edhe pse Saliu iku duke qare dhe s`i ndahet shpirti..Si kelysh i ri qe eshte,Luli ka nevoje te mbahet nen vezhgim nga nje qen plak,dhe…kete detyre e ben me se miri Saliu. Pluhuri i harreses po ben te veten , dhe po lihen manjane : vjedhja rrenqethese e me teper se 200 milion evrove,shitja e qindra km.katrore det,vrasja e 4 protestuesve me duar ne xhep e mjaft te tjera. Edhe pse jemi ne zgjedhjet lokale,ai derdellis,si te ishte kryeminister (qe,tani e perserit shpesh) se do te ngrere rrogat,pensionet,perkrahjen sociale,do te zhduke varferine dhe “do te ule henen” ne Shqiperi si KRYEMINISTER . Dhe nje pjese e mire e popullit,,per shkaqe nga me te ndryshmet , u beson mashtrimeve te Beogradit,te thena me gojen e spiunit Luli .

    Reply to this comment
  10. pegaso May 16, 21:48

    Oooooo gjin…..nese Sal serbi te vret….mundesia e te qenit ka nje probaliteit ose mundesi te barzuar me zero…..mos kerko ..ku ish-jet..por ku-jamet….mesoni te jeni koherente-njesh me kohen e tashme jo me te shkuaren e thjeshte…..bravo ..i lumte artikull-shkruhesit…edhe pse nuk kam njohuri ne fushen perkatese… uk e di pse kam nje ndjenje qe cdo fjale e shkruar esht mendimmendim llogjik…menderisht i kuptueshem.

    Reply to this comment
  11. Shqipe May 17, 03:40

    Mire e keni ju zoti Gebri, po problemi eshte se LULEZIM BASHES nuk I duhe shin specialistet me pervoje po e dhe arsimim akademik ate kohe qe shi s’te Shqiparine si cope plehre dhe I prone te baba xhelatit. Atij I duhe shin idjotet si vetja. Jam e sigurt se Bashe po te Lexojeni kete artikull nuk ka pet te kupriar gje as naga Matematika, as nga gjeometria, topographia, ligjshmeria. Shkurt ai eshte vetem nje hajdut e kriminele qe I ka zene deren SHQIPARISE, qe VODHE ie shiti kete vend, qe beri para sa deshi, por qe duhet ti shpenzojme vetem ne burgun e perjetshem si tradhetare I kombit she I teritorit shqiptare.

    BASHA NE BURG!

    Reply to this comment
  12. Suferina May 17, 06:04

    Pa shkuar ne qeli bastardet qe e shiten detin, duhet harruar kjo siperfaqe.

    Reply to this comment
  13. e verteta May 17, 07:10

    si ne te gjitha punet, edhe ne kete pune kaq te rendesishme, per me teper kur ke perballe greket e kalit te trojes, pra edhe ne kete komisoion, u vendosen njerezit politikishte te besuar, dhe jo specialistet, si ata qe ishin antar te komision, por edhe ata qe bene vrejtje dhe i dhane vendimin si tradhetar te kombit, e kam fjalen per Gervenin dhe Pashain….Gerveni asnjehere nuk u shqua si detar i zoti, ndersa Pashai nuk eshte fare detar, as hidrograf por topograe, punet e detit i bejne detaret dhe hidrografet dhe jo topografet…..z. Gerbi ka qene por edhe eshte nje nga detaret me te afte te FLD, por jo i vetem, ka edhe specialiste te mrekullueshem detar te pergatitur qe munde te perzgjidheshin ne ate apo edhe ne kete komision qe ta perfaqesoi denjesishte shkollen e detarise tone por edhe te mos bejne asnje leshim sa do i vogel qofte, ajo qe na takon duhet te jete e jona. Ketu, te pakten njehere te vetme te rrije larg politika dhe te veprojne specialistet se eshte problem kufitar qe u takon te gjithe brezave te tanishem dhe pasardhes…..Bravo Gerbi, si gjithmon i sakte…..i

    Reply to this comment
  14. lili May 17, 10:15

    Po njesoj Jane si ato te PDse si keta te PSse:shiten Atdheun e perzun popullin ne 4 anet e botes vetem qe te perfitojne! Pjell e enverit !

    Reply to this comment
  15. Lirim Hoxha May 17, 12:14

    Ne rast se eshte ndare Shelfi Kontinental Shqiptar ne vitin1992, duhej ndahej, vetem sipas Hartes se Shelfit Kontinental Shqiptar, pra me kufij dhe siperfaqe te percaktuar ne km2.

    Edhe ne Marreveshjen e vitit 1992 me Italine dhe ate te vitit 2009 ne Greqine, eshte ndare Shelfi Kontinental Shqiptar, sipas Vijes se Mesme te siperfaqes ujore te Detit Adriatik dhe Detit Jon, bile, shume qarte ne marreveshjen me Italine, Vije Baze Bregdetare eshte marre Vija Baze e Gjirit te Vlores dhe jo e ajo e Ishullit te Sazanit, qe ka qene e gabuar.

    Per fat te keq, Harta e Shelfit Kontinental Shqiptar, deri me sot nuk ka qene e mundur te perpilohet.
    Perpilimi i kesaj harta sipas Nent 76 te Konventes se Komisionit
    “Mbi Kufijt e Shelfit Kontinental te Kombeve te Bashkuara, 29 Gusht, 1980 nekupton:

    Shelfi kontinental përfshin zgjatjen e zhytur te masë së tokës të shtetit bregdetar, dhe përbëhet nga Shtrati i Detit dhe Nëndyshemeja (e Detit), Shpatin/Pjerrsia Kontinentale dhe Ngritja Kontinentale.

    Deri me sot njihet sakte gjatsia e Vijes Bregdetare te deteve Adriatik dhe Jon.

    Duhen studime komplekse gjeologjike, gjeodezike (matje te thellsise se detit) , sizmike dhe sedimentologjike, qe do te conin ne ndertimin e nje harte 3- dimensionale te Shelfit Kontinental Shqiptar, dhe e krahesuar me imazhe satelitore me rezolucion te larte, do ta benin te gatshme per t’ju paraqitur per miratim ne Komisionin pergjegjes te Organizates se Kombeve te Bashuara (OKB) ne leter dhe dixhitale. E gjitha kjo kerkon ekipe dhe anije te specializuar dhe nje kosto shume te larte per tu kryer.

    Ne Komisionin e ndarjes se “Shelfit Kontinental Shqiptar” te vitit 1992 nga pala italiane, permendet dhe nje nje perfaqsues i Agip (Azienda Generale Italiana Petroli—General Italian Oil Company- Kompania e Pergjthshme e Naftes Itali), deri ne 2003 nje dege e Kompaniese shumbekombshes te Naftes Eni, pjesmarrja e te ciles (dhe mos-pjesmarrja e Institutit te Naftes dhe Gazit apo Kompanise shqiptare respektive) duhet ti kishte terhequr vemendjen hartuesve te perberjes se listes te antareve komisionit dhe vet komisionit te pales shqiptare.

    Per me shume, per problemet e Shelfit Kontinental Shqiptar mund ti referoheni ketyre artikujve te mi:

    Shelfi Kontinental, kriteret per kufijte e tij dhe sovraniteti mbi
    pasurite mbi e nen shtratin e detit (me tre fotografi te Shelfit Kontinental sipas Nent 76 te Konventes se Koisionit Mbi Kufijt e Shelfit Kontinental te Kombeve te Bashkuara, 29 Gusht, 1980). Speciale Gazeta Shqiptare 11 dhjetor, 2013

    Shqipëria s’ka pse ta ndajë Shelfin e vet Kontinental me fqinjët Gazeta Illyria, New York, 21.04.2015; dhe ribotuar
    me 30 Prill, 2015 ne Gazeten Telegraf me te njejtin titull.

    Reply to this comment
  16. Plaku i mocem May 17, 13:08

    E lexova artikullin e z.Gerbi,me gjithse i gjate- aspak i lodheshem,megjithese nuk je specialist per Detin(si puna ime) kupton plotesisht llogjiken e tij,se si funksionojne keto ceshtje ndershteterore per kufinjte ujore midis shtetetve.
    E kane thene te mencurit:Kur flet Ai qe di,kuptohet se sa di,nga ajo se sa e kuptojne te tjeret.Sa me shume t’a kuptojne te tjeret ne ato qe thote, aq me shume di Ai.z.Gerbi di.
    Nga ato qe thote z.Gerbi vetem injorantet e lindur nuk e kuptojne(si dhe ata qe nuk duan me dashje ta kuptojne).Mjafton trigonometria e shkolles se mesme,per ta kuptuar.Kaq.
    Faleminderit z.Gerbi.Pate mundesi dhe shendet t’i besh dhe nje sherbim tjeter te vyer atdheut tend, qe e do aq shume.Dhe JU ja bete kete sherbim.

    Reply to this comment
  17. Suferina May 18, 07:35

    Keshtu duhej te ishte ndare, por tani s’hyjne me ne pune teorite. Tani ka vetem nje menyre ndarje. Arrestim te menjehershem te Saliut dhe Bashes per tradheti te larte kombetare dhe ngritje ne kembe e te gjitha institucjoneve shteterore, per mos humbjen e territorit detar te falur. Te gjitha. Te gjitha te tjerat jane retorike pa buke.

    Reply to this comment
  18. lufter May 18, 14:40

    Beqir Gerbi eshte specialiste i njohur ne fushen detare dhe per me teper duke qenekryetar i misionit shqiptar per ndarjen e detit me Italine gjate viteve tetedhjete u be nje njohes i mire i metodave qe duhen perdorur ne kushte konkrete per ndarjen e kufirit detar midis shteteve.Ky specialiste megjithse ne pension kur u be ndarja katraure e detit me greqine ne kohen e sali-Lulash duhet te ishte kryesori ne kete komision,por ai nuk u pyet fare.Aresyeja eshte e thjeshte se ata qe u caktuan ne komision nuk ishin specialiste dhe kishin porosi te aprovonin gjithcka qe thoshte pala greke dhe ashtu ben ndersa Beqir Gerbi u prishte pune.Komisioni zbatoi nje per nje porosit e Berishes ne permbushje te kerkesave greke se ashtu konsolidohesh karrikja e Berishes.Te gjitha keta te komisionit dhe kapot e tyre Berisha e Luli kane kryer nje veper antikombetare dhe duhen trajtuar si tradhetar te Kombit dhe vendin e kan ne burg.Keto qe spjegon Beqir Gerbi jane zgjidhje e drejte optimale te ndarjes se detit ne baze te konventes se OKB-se te vitit 1982.E njohe Beqir Gerbin pasi ne nje studim te bere per shelfin detar per qellime gjeologjike me ka ndihmuar me nje sere hartash te batimetrise se shelfit detar tonin ne vitin 1982 qe dispononte ministria e mbrojtjes.

    Reply to this comment
  19. Hans Klos May 18, 21:36

    Respekte z.Gerbi ! Ju jeni ajo pjese e elites se Flotes Luftarake Detare Jo vetem si nenujes por edhe si mbiujes.Une krenohem me njerez te tille korrekt e me diapazon ushtarak e kulturor.Ne lidhje me Marreveshjen e Detit me Greqine,Gjykata Kushtetuese foli qarte.Z.Gerveni Jo se nuk kishte kapacitete,por e la veten e tij te manipulohet nga kolltukofaget antikombetar.Me pak fjale,Z.Gerveni i’a shiti shpirtin shejtanit.Kam besim se ekipi I ri qe do te punoje per Shelfin Kontinental Shqiptar,do ta kete parasysh prakticizmin tuaj metodollogjik.Edhe nje here pleqni te mbare!

    Reply to this comment
  20. Fatmiri January 31, 17:49

    Ne 2009 u faktua qe ishin llogaritur gabim nga qe pikat mbi te cilat ishin bere matjet nuk ishin ato dhe llogarit favorizonin palen Greke prandaj dhe ajo marreveshje me te drejte u kundershtua dhe u ankimua ne gjykaten kushtetuse . Edhe tashti po flitet shume por nuk dihet asgje e sakte !Pra cdo diskutim behet pa ditur se per cfar behet fjale . Ne te gjitha keto raste del nje gje e qarte se pa ekspertize nderkombetare ky problem nuk gjen zgjidhje , ne qofte se nuk pranohet menyra qe u perdor me palen Italiane>

    Reply to this comment
  21. Esel January 31, 18:14

    Po kush i degjon specialistet aman.
    Te ne jane mbreter mbi mbreter politikanet.
    Pika n koke

    Reply to this comment
  22. Nik January 31, 20:32

    Z. Gerbi vete e pranon dhe besohet plotesisht qe ekipi yne qe u mor me Mareveshjen e Detit me Italine s’ka patur pike pervoje dhe njohuri ne kete fushe. Aq me keq qe ne ato bisedime mernin pjese vetem tre veta nga ana jone. Per mendimin tim Shqiperia ne ate kohe nuk ka patur ekspertize te kualifikuar per ndermarje te medha te kesaj natye; me e mira do te ishte marrja ne konsiderate e ekspertizes se huaj e kombinuar me ekipin tone. Ne se pranohet apriori se Mareveshja me Italine eshte e mire duhet t’u besojme me shume eksperteve italiane, gje qe eshte e veshtire ta pranosh sepse ne fund te fundit krraba terheq nga vetja.
    Nje sygjerim per Z. Gerbi: Shkrime te tilla mund te jene te dobishme per grupin e ri te bisedimeve me Greqine ne se ajo pervoje thiret ne ndihme, por e shoh krrejt te papershtatshme qe nje pervoje e tille konfidenciale e Shtetit Shqiptar te nxiret ne ankand per protagonizem kur Sheti yne eshte ne prag te pergatitjes, shpresoj serioze, kesaj radhe. E dyta qe me ka bere pershtypje eshte fakti qe Z. Gerbi nuk u be i gjalle kur ziente debati ne vend per mareveshjen mizerable me Greqine, te inspiruar dhe mbrotur me fanatizem nga Sali Pyka Tradhetari. Respekt dhe mirenjohje per Heroin e Detit Z. Myslim Pasha, historianin e shquar Pellumb Xhufi e shume e shime te tjere.
    NIK

    Reply to this comment
  23. Kuq e zi January 31, 22:33

    Une dua tani qe firmetaret te dalin e te thone qe ky zoteria nuk merr vesh nga kjo pune

    Reply to this comment
  24. gjermani i fundit January 31, 23:00

    e kam thene se ne kete çeshtje duheshin futur italianet si asistente. kur nuk ke eksperience, mos bej pazar. Dil e pyet mire njehere e pastaj kthehu te bisedosh. Turp per shtetaret tane qe i japin grekut mundesine te loze me ne si macja me miun

    Reply to this comment
  25. Atdheu therret Patriotet e vertete .Sot pa humbur kohe February 1, 19:51

    Shpresojm qe vet shqiptaret ,
    kryesishte kta Specialiste te Marines Ushtarake dikur ,
    dhe gjithe ne shqiptaret qe e duam Shqiperine tone ,
    si Atdheun e shtrenjte ,te mbajm kte zjarr ndezur ,
    duke mos i len gjerat t’na kalojne nen rrogoze nga Politika .
    Duhet krijuar nji grup prej ktyre Specialisteve dhe bashkpunojne edhe pse nuk jan sot pjes se Shtetit ,pra ne detyre dua te them dhe kerkojne takime me Kryeministrin Edi Rama .
    Nuk mundet te fitojme ate qe na takon ,pra te mbrojme kufijte tane Atdheun tone , te ndare .Njeri del e flez ne nji Medie e tjetri ne tjetren ,si me qen ala ne mesjete .
    Dikush duhet te marri iniciativen dhe krijoj nji Grup Pune per mbrojtjen .Nuk zgjidhim asgje ,nuk mbrojme dot Atdheun keshtu te ndare .Nuk duhet me qen patjeter ne detyre ,qe te krijoshe nji Grup Pune dhe propozoshe bashkepunim shtetit .Mos te harrojme qe jemi aktualishte ne lufte vllezer . Nuk duhet te bejme idiotin sikur nuk po kuptojme gje .Me arme (largqofte) nuk ka filluar ,por me forma nga me mashtruset ne politike ,diplomatike ,qe me ane presionesh ,qeverrishe ,te behn leshime e fitohen teritore pa lufte dhe nji lufte madje shume agresive ku ne loje jane edhe Aleate ,qe ndikojne ne qeverrine e adoleshenteve shqiptare . Prandaj mendoj se krijimi i nji Grupi Pune dhe bashkengjitur ne forme ndihme Logistike per qeverrine do ishte shume e nevojeshme Urgjente . Djalli nuk fleh.Ai pergjon gjithcka e vepron .Nqs humbim teritore dhe ne si shqiptare nuk do nderhyjme ta parandalojme sot ,ti behemi krah qeverrise ,neser do peshtyme vehten ,perse nuk beme te pamunduren per te mbrojtur Atdheun .Shqiperia ,mbrojtja e teritorit Shqiptare ,nuk eshte detyre vetem e ca adoleshenteve karieriste politike ,qe neser per arsye te paaftesise mundet me ose pa deshire ,te lejojne aneksimin e Teritorit Detare a po Tokesore nga HIENAT GREKE , por e te gjithve ne shqiptareve .Te gjithe ne , peraq kohe sa marrim fryme ,duhet te cohemi ne kembe e mbrojm Atdheun tone ,perpara se karieristet politike t’na bejne gjemen .Atehere s’do kishte me Pardon per asnji nga ne . Duhet levizur cdo gure, sot ,.Neser eshte teper vone .

    Reply to this comment
  26. kasem gahinji February 4, 11:56

    Nuk mendoj se ulja ne bisedime per marrveshjen e 2009 pa përcaktuar vijën baze,eshte harrese ose pakujdesi.Eshte qëndrim i caktuar ,i qëllimshëm.Perderisa vihen ne diskutim edhe kufijtë tokesore,sepse na qenka ligji i luftës nga Greqia,perderisa eshte marrveshja per varrezat e ushtareve greke,te cilat ne te ardhmen mund te shndërrohen si jeruzalem,apo si “zemra e serbise ne kosove”them se eshte akt tradhetie kombetare .Ai admirali i vetegraduar i di mire këto qe thotë edhe z.Gerbi edhe Z Pashaj,nuk eshte i paditur.Pakti i 2009 duhet te hetohet.Aq me tepër qe ushtaraket qe kane qene ne komision kane nënshkruar nje formule betimi te cilën e kane shkelur me te dyja këmbët.

    Reply to this comment
  27. inxhinieri February 4, 19:35

    Prandaj duhen te mocmit , ose sic thuhet ndryshe burrat e ditur..
    Te pakten ta pyesin kesaj rradhe…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*