Si gjobitesh nëse s’bën… “detyrat”

June 10, 2014 19:44

Si gjobitesh nëse s’bën… “detyrat”

Nuk e ka tradhtuar e as mashtruar bashkëshorten e tij, por është i detyruar të divorcohet dhe t’i paguajë asaj një dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh, për shkak se nuk ka përmbushur detyrimet e tij si bashkëshort në shtrat. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit në Aix-en-Provence ka ndezur një debat të fortë në Francë.

Gjykata vendosi që burri i martuar prej 20 vjetësh, të paguajë shumën e 10 mijë eurove për bashkëshorten e tij, pasi u shpall fajtor për mungesën e raporteve seksuale prej shumë vitesh. Gjykata i dha të drejtë gruas, e cila pretendon se bashkëshorti i saj shtirej si i sëmurë, për të shmangur çdo kontakt me të. Trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila justifikoi mungesën e seksit mes çiftit me faktin që i pandehuri kishte probleme me shëndetin dhe lodhej shumë në punë.

June 10, 2014 19:44
Komento

5 Komente

  1. Rita June 10, 20:10

    Demshperblimi ( 10 000 euro ) nuk eshte i madh per aq vite sa shkruhet me siper !! E me mire se divorcet do te shtoheshin se tepermi ,,,ne se pagesa do te ishte dhe me dy+tri Zero me shume !!! Degjuam dhe kete te re ,argetuese dhe pse zonja ne fjale eshte e demtuar fizikisht e nga ana psiqike !!! Mendo te qelloje nje bashkeshort i tille per fat !!! Per te qesh e per te qare !!!!

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi June 10, 21:21

    Lajme boshe? Që kultivojnë zbrazstësinë morale dhe zbehjen e pasioneve drejt idealeve te medha!? Një çështje kaq private na serviret te gjitheve sikur te ishte nje zbulim i madh? Sundimtarét e fateve tona flenë të qetë sepse ne….. jemi duke u marrë me kotesine e ngjarjeve te tilla!? Që nuk sjellin asgjë,që nuk ndryshojnë asgjë. Nje burrë ne francë nuk i ka hypur gruas dhe unë shqiptari duhet te gajasem me haberin..!? Epo mirë,ja u gajasa po pastaj? Pastaj…? Hm,lajmi tjeter bosh i radhës dhe…kur kujtohem me ç’kotësira kam humbur kaq kohë shoh qe politikanët kanë shtuar dhe ca taksa te tjera? Por jam vonë për të bërë ndonjë gje… Shume vonë! Ka dale lajmi tjeter me kotesi dhe une duhet ta di? Per forcë zakoni kaloj nga kotësia ne kotësi !!!

    Reply to this comment
  3. Fredi June 11, 10:57

    Two thumbs up per Pellumbin.

    Lajme idiote, pa pike vlere. Nga ana tjeter, shohim sesi degradon shoqeria, e dhene pas seksit, parase, rehatise.pertacise, amoralitetit (nuk po e coj deri tek “imoraliteti”).

    Bota po rreshqet me shpejtesi te madhe drejt “materiales”, Sex, Black Jack (me cfare do menyre dhe pa asnje limit).

    Reply to this comment
  4. zakaria June 11, 14:25

    pse d.m.th. kta burrat qe i bejne peshqeshe te majme dhe makina luksoze dashnoreve, kompensojne mungesen e normes ne shtrat sipas ketij artikullit

    Reply to this comment
  5. baba nga durrsi June 11, 23:10

    NO COMENT z. ZAIMI, bukur, qarte, dhe me sostance! Respekte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*