Ja si të zgjeroni këpucët tuaja në kushte shtëpie

October 7, 2017 15:03

Ja si të zgjeroni këpucët tuaja në kushte shtëpie

Nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, kur mbathni një palë këpucë të reja këmbët tuaja të gjora vuajnë. Te gjithë përballemi me këtë problem. Me 5 truke të thjeshta do të ndieheni të lehtësuar nga ky problem

Çorape të trasha dhe nxehtësi.

Vishni një palë çorape të trasha dhe më pas këpucët. Aplikoni nxehtësi me anë të tharëses së flokëve në pjesët e ngushta të këpucëve.  Ecni nëpër shtëpi derisa të ftohen komplet dhe përsëriteni këtë veprim nëse është e nevojshme.  Nxehtësia e bën materialin  e këpucëve më fleksibël dhe më të butë. Ky truk funksionon vetëm në materiale natyrale si lëkura.

Akull.

Mbushni një qese plastike me uji dhe vendoseni brenda këpucëve. Vendosini në frigorifer dhe lërini të ngrijnë për gjithë natën.  Në mëngjes këpucët  do të jenë zgjeruar sepse ujë do të jetë kthyer në akull.

Alkool dhe letër.

Hidhni alkool në zonat e ngushta të këpucëve nga brenda derisa të lagen. Mbushini ato me letra dhe lërini gjithë natën.  Sa më shumë letra të përdorni, aq më të mira do t’i keni rezultatet. Hiqini letrat në mëngjes dhe vishni këpucët. Në këtë mënyrë, ato do të marrin formën e këmbës.

Patate.

Ky truk mund të zgjerojë atletet sportive, madje dhe modelin mokasino  te këpucëve. Vendosni një patate të qëruar brenda këpucës dhe lëreni gjithë natën. Zakonisht ato nuk lënë aromë, por për t’u siguruar që nuk doni të keni mbetje patatesh në këpucët tuaja, fshijini ato me një leckë të lagur.

October 7, 2017 15:03
Komento

4 Komente

  1. MH October 7, 21:36

    Nuk di pse e ndryshoj mbathjen e kepucve ne veshje nga fundi i eksperimenteve keshilluese.Siduke u rrejt nga veshja e qorapeve qe dhe keto mbathen.

    Reply to this comment
  2. 1* October 8, 03:23

    Ndoshta gazetari duhet te sqaronte pak me mire se si “ne frigorifer qesja e mbushur me akull kthehet ne ujë” . E habiteshme dhe e pa degjuar…………..

    Reply to this comment
  3. 1* October 8, 03:25

    Ndoshta gazetari duhet te sqaronte pak me mire se si “ne frigorifer qesja e mbushur me akull kthehet ne ujë” . E habiteshme dhe e pa degjuar…………..
    Ndoshta eshte e kunderta, qesja plastike mbushet me uje e ne frigorifer kthehet ne akull.

    Reply to this comment
  4. servet October 8, 10:06

    Si ka mundesi qe akulli ne frigorifer te nesermen qenka bere uje,kurse shume mire mund ti leme jashte dhe eshte e sigurte qe eshte bere uje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*