Arkivat dhe dëshmitë: Si u pushtua Shqipëria më 7 prill 1939

April 7, 2020 15:18

Arkivat dhe dëshmitë: Si u pushtua Shqipëria më 7 prill 1939

Nga Leonard Veizi

Gjeneral Messe dhe trupat e drejtuara prej tij hynë në Tiranë mëngjesin e 8 prillit 1939. Me rënien e kryeqytetit në duart e Këmishave të Zeza, Braselierëve, batalioneve Alpine, kompanive të motorizuara, regjimenteve tankiste dhe trupave të zakonshme të këmbësorëve, Shqipëria cilësohej e pushtuar nga ushtria italiane.

Beteja për marrjen e territorit kishte filluar më shumë se 24 orë më parë, mëngjesin e 7 prillit 1939, kur kryqëzorët, anijet e tjera të luftës, si dhe nëndetëset, të udhëhequra nga gjeneral Alfredo Guzzoni, i ishin afruar bregdetit shqiptar të Durrësit deri në bankinën e portit.

Më parë se kaq, natën e 6 prillit 1939 të paktën 22 mijë burra, me uniforma ushtarake sipas reparteve dhe pajisje luftarake të përdorimit personal, ishin nisur me anije nga tre portet e jugut të Italisë, për të njëjtin qëllim: të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri.

Benito Musolini kishte firmosur aktin…

 

…Agresioni fashist ndaj Shqipërisë nisi në një atmosferë të rënduar politike e ushtarake, pikërisht kur boshti Romë-Berlin-Tokio po shkonte me shpejtësi drejt Luftës së II Botërore. Në bregdetin shqiptar, ushtarakë dhe vullnetarë bënë një rezistencë të pashembullt përballë trupave të rregullta të ushtrisë italiane, që zbarkuan nga deti, por që ndihmohej edhe nga ajri nga disa dhjetëra avionë që fluturonin në kuota fare të ulëta duke mitraluar pikat e zjarrit. Ndër ushtarakët shqiptarë që udhëhoqën frontin e rezistencës shquheshin disa nënoficerë si Mujo Ulqinaku e Hamit Dollani, por gradën më të lartë ndër qëndrestarët e mbante major Abaz Kupi.

Ndërkohë flota italiane përbëhej nga luftanijet e rënda “Giulio Cesare” dhe “Conte di Cavour”, 7 kryqëzorë, 9 destrojerë, 9 anije transporti, etj. Anija “Miraglia” ishte e destinuar për transportimin e tankeve. “Quarnaro”, një tjetër luftanije e rëndë ishte pjesë e skuadrionit operacional.

Nga të dhënat operative të ushtrisë italiane, anijet, të ndara në katër grupe zbarkuan në Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Sarandë.

Sipas këtij plani ndërhyrja do të bëhej nga 4 kolona:

-Kolona e parë do të drejtohej nga Kolonel Scattini, i cili do të merrte Shëngjinin me objektiv Shkodrën, ndihmuar nga Batalioni i 28 Bersaglieri dhe dy kompani të Batalionit të Marinës “San Marco”.

-Kolona e dytë do të drejtohej nga General Messe, që do të hynte në Durrës me objektiv Tiranën. Ai do të udhëhiqte batalionin 27-të të Bersalierëve, Batalionin e Parë të Regjimentit të 47-të të Këmbësorisë, Batalionin e 8-të dhe10-të të Tankeve të Lehta, Batalionin e Parë dhe të Dytë Grenadier, si dhe një bateri 65 / 17mm, dhe një bateri kundërajror.

-Kolona e tretë do të drejtohej nga Kolonel Bernardi, i cili do të merrte Vlorën me objektiv Fierin nëpërmjet batalionit të 16-të të Bersalierëve dhe Batalionit 76-të i këmishave të zeza.

-Kolona e katërt do të udhëhiqej nga Kolonel Carasi, që do të hynte nga Saranda dhe objektiv ishte Gjirokastra, nëpërmjet Batalionit të 33-të Bersaglieri dhe Grupit të tretë “San Giorgio”.

Anija e parë që i është afruar bankinës së Durrësit, ku ishte përqendruar dhe fuqia më e madhe e zjarrit, ishte kaçiatorpedinieri “Lupo”.

Në fakt, planet origjinale italiane për pushtimin e Shqipërisë kishin të bënin me armatosjen e 50,000 njerëzve të mbështetur nga 51 njësi detare dhe 400 aeroplanë. Por vetëm 22,000 trupa morën pjesë në zbarkim.

Rezistenca e shqiptarëve u thye dhe brenda 5 orëve italianët morën qytetin e Durrësit. 24 orë më vonë ata do të futeshin në Tiranë.

Më poshtë ky dosier vjen në bazë të kujtimeve të dhëna nga ish-pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare, të cilët tani nuk jetojnë më, por që kanë qenë pjesë e intervistave të gjata dhënë për autorin e shkrimit. Shifrat, sa i përket trupave të ushtrisë dhe mjeteve ushtarake janë kontradiktore, por gjithsesi ato ballafaqohen edhe me të dhënat e lançuara nga kronikat e kohës përgatitur prej shtypit italian, të cilat gjithashtu kanë pasaktësira të vogla.

Dëshmia e Xhemil Frashërit:

Në kujtimet e tij historiani Xhemil Frashëri ka thënë: “Në 7 prill 1939 ushtria fashiste italiane ndërmori sulmin e armatosur kundër Shqipërisë. Të dhënat mbi forcat pjesëmarrëse janë të ndryshme. Por me sa duket në të morën pjesë 35-40 mijë ushtarë, nënoficerë e oficerë italianë, 2 karrocata, 7 kryqëzorë dhe qindra aeroplanë. Trupat italiane u nisën nga portet e Barit, Brindizit e Tarantos.

E paharruar do të mbetet rezistenca e një grupi ushtarësh të drejtuar nga kapter Mujo Ulqinaku dhe prej vullnetarëve të popullit në portin e Durrësit kundër ushtrisë së huaj agresore. Vonesa në Durrës, e shkaktuar nga rezistenca e armatosur, e shqetësoi shumë Musolinin. Galeazzo Ciano në ditarin e tij dukë bërë fjalë për këtë çështje ka shkruar: “Duçja është i zemëruar. Kjo vonesë mund të ketë pasoja shumë të rënda. Ne kemi nevojë të hyjmë në kryeqytet që të bëjmë manovrën tonë politike”.

Por lufta në Durrës pengoi realizimin këtyre planeve. Në këto rrethana, fashistët italianë u munduan të justifikoheshin me pretekstin bosh se përparimin e paskësh penguar mungesa e karburanteve.

Në 8 prill 1938 kolona e komanduar nga gjeneral Messe hyri në Tiranë.

Agresionin fashist italian e pritën me qetësi dhe pa e kundërshtuar Fuqitë e Mëdha të Perëndimit”.

Dëshmia e Ylli Poloskës

Ylli Poloska ka qenë një prej të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit. Nga dëshmia e tij kemi veçuar:

Më 7 Prill 1939 forcat ushtarake fashiste italiane, mbi 50.000 veta të transportuar me 173 mjete detare dhe me 60 avionë, e sulmuan Shqipërinë e vogël me rreth 1.200.000 banorë. Ahmet Zogu i vetëshpallur mbret i Shqipërisë vodhi arin e thesarin e kombit shqiptar, mori oborrtarët e vet besnikë dhe u arratis fillimisht në Greqi. Ushtria dhe qeveria zogiste u shpartallua. Populli ynë i indinjuar dhe i revoltuar mbeti jetim. Në kontinentin tonë Evropian, Shqipëria u bë viktima e parë, ku boshti ushtarak agresiv: Romë – Berlin – Tokio bënë eksperimentin e parë si duhej të pushtonin radhazi vende e popuj të globit tonë.

Në këto rrethana të rënda, në skenën e historisë dolën disa patriotë të shquar dhe i bënë thirrje popullit që të rrokte armët dhe pushtuesin fashist ta priste jo me lule, por me plumbin ballit. Brenda datës 6 Prill 1939 u ngritën 15.000 bij të popullit tonë dhe u vendosën në pozicione luftimi në vende të mundshme, ku fashistët mundën që të zbarkonin. Këto vende ishin skelat dhe portet detare: Velipojë, Shëngjin, Durrës, Seman, Vlorë etj. Forcat armike në orët e para të mëngjesit të 7 Prillit zbarkuan. Kudo që hodhën këmbë u pritën me plumba dhe brenda datave 7 dhe 8 Prill ata pësuan rreth 144 të vrarë. Edhe nga Mbrojtësit e Atdheut ranë 8 dëshmorët e parë: Mujo Ulqinaku vetë i pestë në Durrës dhe toger Nafiz Babani vetë i tretë në Sarandë. Pra, përpjekja me pushtuesit u bë që në ditën e parë të pushtimit fashist. Në mbarë vendin pjesa dërrmuese e popullit u ngrit në demonstrata kundër pushtimit fashist, madje dhe në aksione me armë kundër zaptuesve”.

Dëshmia e Sherbet Karulit:

Sherbet Karuli, ish-ushtarak me detyra të rëndësishme në Korpusin e Mbrojtjes Bregdetare, por më parë se kaq dhe partizan në njësitin luftarak të Pezës e ka kujtuar në këtë mënyrë zbarkimin e ushtarëve italiane:

7 prillin 1939 e kujtoj me trishtim, sepse është një ditë e zezë në historinë kombëtare. Në këtë ditë Italia fashiste e Musolinit sulmoi pabesisht Shqipërinë. Kjo ndodhi pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të mëparshme, nga ana e mbretit Zog.

Ditët para agresionit, u karakterizuan nga protesta masive rinore studentore, punëtore, fshatare etj. Në Tiranë, Korçë, Vlorë etj., etj. Por në 7 Prill 1939, ushtria fashiste italiane e komanduar nga gjenerali Guzzoni, ndërmori sulmin e armatosur me rreth 40 mijë forca ushtarake të armatosura deri në dhëmbë, për t’u ndeshur me një popull të pa armatosur.

Ushtarakët madhorë ia mbathën me mbretin. Ndërsa rezistenca trimërore u bë vullnetare, nga një grusht ushtarakësh me në krye Heroin Mujo Ulqinaku. Agresorët fashistë, u pritën me armë nga luftëtarë vullnetarë edhe në Portin e Sarandës, Vlorës, Shëngjinit, në Shkodër etj. Ky marshim pushtuesish u zmbraps tre herë nga Mujo Ulqinaku e vullnetarët e tij. Gjatë rezistencës u vranë 12 luftëtarë shqiptarë dhe disa-dhjetëra ushtarë italianë. Megjithatë trupat fashiste, me bersalierët në krye, hynë në Tiranë më 8 Prill 1939”.

 

Gjeneral Alfredo Guzzoni, ushtaraku që drejtoi operacionin për pushtimin e Shqipërisë

Nga arkivat

Ja fuqia e ushtrisë italiane që sulmoi Shqipërinë

*Nga fundi i marsit 1939 regjimi fashist i Benito Musolinit përgatiti planin agresor ushtarak mbi Shqipërinë. Drejtimi i ushtrisë prej gati 40 mijë trupash, iu besua gjeneral Guzzonit. Faktet tregojnë se ushtria monarkiste nuk mori masa për të bërë një mbrojtje frontale ndaj integritetit të Shqipërisë. Ndërsa shtetet e tjera nuk e ngritën zërin ndaj këtij agresioni, që përkonte me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në orën 18.00 të 6 prillit, forcat fashiste që do të bënin agresionin mbi Shqipërinë, u nisën nga portet e Italisë së jugut. Ishte një ushtri e organizuar mirë, me disa dhjetëra-mijë trupa të organizuar në 2 divizione këmbësorie, 4 regjimente bersalierësh, 3 batalione tankesh, 2 batalione këmishëzinjsh, 1 regjiment granatierësh, 2 grupe të artilerisë së kalibrit të mesëm, reparte të veçanta xhenierësh, ndërlidhësash, 1 batalion special “San Marino”. Flota që transportonte këto trupa e armatime shoqërohej nga 2 karocata, 7 kryqëzorë, dhjetëra torpedinerë e nëndetëse si dhe një flotë ajrore prej disa qindra aeroplanësh.

*Pa gdhirë mirë e premtja e 7 prillit, kolona e caktuar për të zbarkuar në Durrës me anijet përkatëse u shfaq në ujërat e Shqipërisë, përballë portit kryesor të vendit. Anija e parë që i është afruar bankinës, ishte kaçiatorpedinieri “Lupo”. Të parët zbritën këmbësorët e kësaj anijeje. Me pas zbritën dhe forcat e tjera. Kur kompania pararojë italiane u afrua 250-300 metra nga Kulla e Durrësit, jepet urdhri për zjarr. Ishte një luftë që vazhdoi pa ndërprerje për disa orë. Deri në orën 7.00 kishin dështuar plotësisht përpjekjet e fashistëve për të thyer rezistencën. Nga ora 7.30 u dukën në qiellin e Durrësit aeroplanët e parë që mitraluan mbi pozicionet e vullnetarëve të rezistencës. Anija e posaçme që transportonte tanket, mundi të futej në port mbas orës 9.15’. Zjarri i mëtejshëm i ushtrisë italiane u përqendrua tek Kulla e Marinës dhe vija e mbrojtësve në të dy krahët e saj. Në orën 10.30 në Durrës kishin pushuar armët.

*Në ekspeditën italiane kundër Shqipërisë do të merrnin pjesë 22 mijë ushtarë në skalionin e parë, të cilët do mbarteshin nëpër det me dy koracata të tipit “Cavour”, 7 kryqëzorë, katër të rëndë e 3 të lehtë, 16 kaçatorperdinierë dhe 14 toperdinierë. Flota kishte në përbërje 10 nëndetëse, anija “Miraglia” për transportin e tankeve, anija “Quarnaro”, 5 motoçisterna, 22 piroskafe e 4 skuadrilje për zbulim detar. Veç forcave detare e tokësore, zbarkimi u mbështet nga 261 aeroplanë, ku do vepronin dy shtorme bombardimi me secili nga 40-50 avionë si edhe tre shtorme transporti me secili 80-90 aeroplanë. Në bregdetin shqiptar do të kishte katër pika zbarkimi. Këtyre u dha si detyrë arritja me shpejtësinë maksimale e qendrave si Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Vlora, zona e Devollit dhe Saranda. Më pas, do fillonte shtrirja në terren, ku do kryhej pushtimi i Elbasanit, Korçës, Krujës, Kukësit e Peshkopisë. 

Ranë dëshmorë ditën e 7 prillit 1939 

  1. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit)
  2. Hamit Dollani
  3. Haxhi Tabaku
  4. Isak Metalla (Metaliaj)
  5. Ismail Reçi
  6. Hysen Kalçi
  7. Ramazan Lezha
  8. Ibrahim Osmani
  9. Hamit Veshko
  10. Mitro Dhimërtika
  11. Tonç Toma
  12. Zenel Blana

Leonard Veizi/ DITA

 

April 7, 2020 15:18
Komento

33 Komente

  1. Shpetimi Debatik April 7, 19:10

    LAVDI TE. RENEVE TE PUSHTIMIT FASHIST NE LUFTEN E. DYTE. BOTERORE.
    JU heronj me gjakun tuaj qe dhate per atedheun keni hyre ne faqen e..ARTE te historise jo vetem ne shqiperi por dhe ne bote ……..mjerisht mbi eshtrat tuaja ne epoken e debilokracise feudokapitaliste jane ngritur lapidaret e bustet e tradhetise gjakatare.

    Reply to this comment
    • Komunisti April 7, 22:48

      Babe Myslymi kur ishte koha e koperatizimit te tokave,
      ju tha fshatareve ne Peze: Ka per tu bo shume mire Shqipnia,ka me pas bollik si n’koh te fashizmit

      Reply to this comment
  2. mirel April 7, 19:11

    Lavdi deshmoreve te 7 Prillit, ketyre bijve te Shqiperise qe vune nderin, dinjitetin dhe detyren ndaj Atheut permbi veten, dhe u sakrifikuan ne emer te Lirise!!

    Reply to this comment
  3. Domani sara', un' giorno...migliore..... April 7, 19:31

    pirdh…pirdh . vo. historia e njerezimit duhet te shkruhet me tre fjali; 1-njeriu ishte majmun . 2-majmuni u be njeri (i zgjuar) dhe luftoi me arme cfarosese (tani i ka gati, akoma me cfarosese) . dhe… 3-njeriu mendon, (ose, duhet te mendoj i te rroje ne …PAQE..

    Reply to this comment
  4. Gjonleka April 7, 21:07

    Lavdi ketyre 12 deshmoreve te pare te Luftes Antifashiste. Ata duhen vendosur te Vorrezat e Deshmoreve ne Tirane bashke me deshmoret balliste qe rane me vone ne luftime kunder ushtrise italiane si Hysni Lepenica me shoke.
    Keshtu qe Monumenti Nene Shqiperi te Vorrezat e Deshmoreve duhet te jete pa yllin komunist. Ato vorreza duhet te perfaqesojne te gjithe deshmoret e Luftes Antifashiste dhe jo veten ata qe rane nga radhet e partizaneve qe mbanin yllin e kuq, simbololin ambicioz te levizjes komuniste per ta shtrire komunizmit ne te pese kontinentet e botes.

    Reply to this comment
    • Lek Gjoni prej Buzhdoni April 7, 22:14

      Pushtimi sjell shumè anè tè zeza tè cilat dihen botèrisht, por sot duke lexuar kètè komentin e Gjonlekès po ja fus dhe unè kot sè koti. Pa praninè e fashistève nè Shqipèri duhet tè pèrfytyroni njè shqipèri ku do tè sundonte ende mbretèria e Zogollit. Enver Hoxha do tè kishte mbetur njè mèsues i thjeshtè fshati, ose do tè shiste libra dhe cigare….. Do tè kishim njè shoqèri injorante, me analfabetè, pa shkolla dhe universitet. Sheshet e mbushura me besimtarè tè islamit qè do tè luteshin çdo ditè pèr mbretèrinè dhe shqipèrinè e mbuluar nga skamja dhe konçesionet ( sillni nè mèndje filmat e mbrekullueshèm qè nuk do tè kishin ekzistuar ) Saliu do tè ishte njè shpellar i devotshèm me profil ose xhandar i Zogut, ose i vrarè sipas kanunit me mish nè gojè. Shqipètarèt ngjajnè me ariun gjumash qè vetèm kur i prishet rehatia shqyen dhe arushèn…… Sot nuk bèhet mè luftè pèr pushtim sundimtarè tè huaj, sot pèrdoren metoda tè tjera inteligjente nèpèrmjet rekrutimit tè politikanève kryesorè dhe pushtimi quhet i bèrè. Nuk do tè vajtoja kaq shumè pèr 7 Prillin, jo pèr t’ju bèrè qefin tradhètarève tè kombit. por pas 7 Prillit nuk patèm mè mbretèri satrape… Pas 7 Prillit erdhi 28 Tetori, 8 Nèntori, 10 Koriku, 17 Nèntori, 29 Nèntori, 10 Janari Republika….dhe pèr 40 vite shqipèria zbuloi vetèveten, Motin e Madh tè Skènderbeut ! Tè jeshè i lirè tè studiosh, punosh e jetosh nè Atdheun tènd ! Fal me shnet fizit !

      Reply to this comment
      • Maduro April 7, 23:30

        Tè jeshè i lirè tè studiosh, punosh e jetosh nè Atdheun tènd !
        Ik mor bole c’fare lirie flet ti,lirine e murtajes enver me tollona ? I lire ne diktature !

        Reply to this comment
      • Leon Rrapini May 18, 02:29

        Zoti Buzhdoni, imagjinata juaj shpreh bolshevizmin të dalë nga Social-Demokracia Ruse, analoge me fashizmin dhe nazizmin, të dala nga social deemokracia, njëra italiane dhe tjetra gjermane. Si plasi lufta botrore? Ja: Me Aktin Molotov-Ribbentrop, Stalini dhe Hitleri u bënë aleat kundër Perëndimit. Kur Hitlleri sulmoi dhe pushtoi Poloninë nga Perëndimi, Stalini e sulmoi dhe e pushtoi nga Lindja. Franca dhe Anglia u alarmuan dhe i shpallën lufte Gjermanisë, jo Rusisë Bolshevike, që më vonë e bënë aleat, për asgjësimin e përbindëshave me origjinë social demokrate. Ndërsa vitaliteti i Shqiptarit, pavarsisht se ishte me sundimtar bretin, edhe fqinjët ishin me sundimtar mbretërit dhe zhvillimi do të ecte më me vrull prej emigracionit, që nuk ishte ndaluar nga mbreti karierist, siç u ndalua rreptësisht nga Diktatori karierist.

        Reply to this comment
        • I. Trapi April 10, 07:56

          “Lek Gjoni prej Buzhdoni” ka një veçori dalluese. Gërmën “ë” e shkruan “è”. Para do kohësh kemi patur një karafil të çartun, që pas pas një artikulli të fortë që binte në kundërshtim me mboroçkullat qe i ka ngulitur thellë ne tru regjimi diktatorial u betua se s’do e lexonte më gazetën dita.

          Të shkruash “Tè jeshè i lirè tè studiosh, punosh e jetosh nè Atdheun tènd…”, ndërkohë qe “vendi jot” të kishte mbyllur si majmun në kafazin e hekurt është pak të të quash qelbësirë e parilindur.

          Reply to this comment
        • I. Trapi April 10, 08:11

          VINI RE VINI RE!

          Një desputete asociale që mundohet ta fshehë ideoloqinë fashiste pas maskes koronale ka propozuar ndryshime në kodin penal për shkelësit e masave dhe karantinës që parashikojnë dënime shumë të ashpra deri në 15 VITE BURG (STOP ÇMENDURISË !!!), por fatkeqsisht ditëzeza “ka harruar” ta publikojë si lajm.

          Quo Vadis Ramazoni i Lek Gjonit prej Buzhdoni???

          Reply to this comment
    • Shaban Marina May 18, 02:12

      Zoti Gjoleka, duhet të vendosen në Vorrezat e Dëshmorëve edhe ata që me shqiponjë në ball, u vranë me plumb ballit, nga ata që mbanin në ballë yllin bolshevik.

      Reply to this comment
  5. Lili April 7, 23:33

    O lek,mos mendon ti se nuk jeni ignoranta, pa shkolle e pa universitet? Jo ti mendon se albanistani i juaj eshte ajka edijesmjeran ishit mjeran mbetet ! Kurse intelektuzlet e kohes se mbreterise ishin ne nivel boteror’edhe ata dhane ´shelqimin’ regjimit tuaj sa qene gjall . Kur vfiqen vdiqet edhe ju bashke me regjimin
    Sa per berishen’eshte pjella juaj

    Reply to this comment
  6. Qazim Malletja Perfekti Tirons April 8, 09:13

    nigjo tina mono,

    Ducia ka porosit me bo n’Rome ,ne nji nga Pasticerite mot’mdha

    t’Europs 100-Tepsia me Hallv ,per Shqiptaret .

    Po kto bij kamunistesh spo dun me honger Hallven

    e Taljonit , qi e ka gatu me arra e mjalt me arome
    castagne ,

    recet Oxidenti mer yahoo ,

    por dun Hallva alla Turka ,
    qi duket si mender ashtue ,qi bojm ne m’hAle !

    Thuj tina pra ,
    dijn cfar dun kto injorantet kamunista .

    Mono, ja ka ngrit menjen ai maloku shpells
    dhe ai bothngjituni qi o Diplomu m’Bordellot e Hallondes ,

    njelen rrugve mer yahho tuj gjujt me gur Oxidentin .

    Po pllasin gjasme e dun fort Oxidentin porse

    i tradhton goja dhe veprat ,qi braktisn Parlamentin

    qi Madhnia e tij Usi na dhuroj ,me na bo t’qyteterum

    tuj shku ne origjin ,si anadollak rrugeve tuj leh .

    Amon mer Mono , paska qen milet i keq

    nuk bohet anadollaku oxidental ,nigjo mu tina ,

    ai do Hallva mut turku jo ate te Europit

    Reply to this comment
  7. ETHEM LALAJ April 8, 09:34

    KONKLUZIONI ESHTE SHUME I QARTE.TRADHETIA ERDHI NGA BRENDA VENDIT NGA AHMET-TRADHTAR-HAJDUT-ZOGOLLI.
    -KY TRADHETAR ERDHI E U BE MBRET ME NDIHNEN E SERBISE ARMIKE E VENDIT TONE DIE,SOT DHE NESER.
    -DHE ZOGU WC TRADHETOI VENDIN,VODHI FLORIRIN E IKU NE MERGIM.QE ANDEJ DERGONTE KRIMINELET TE RREZONIN PUSHTETIN E E.HOXHES.
    -PAS VDEKJES SE HOXHES AHMET ZOGU U REABILITUA NGA S.BERISHA DUKE I VENDOSUR BUSTIN NE MES TE TIRANES DUKE I BERE KARSHILLEK NJE POPULLI TE TERE ANTI-ZOGIST.
    -DHE PS ME EDI RAMEN MBAJNE SEHIR OSE DUKE REABILITUAR BALLISTIN MIT’HAT FRASHERIN PATURPESISHT.
    -ESHTE KOHA QE KTA POLITIKAN TE DALIN NGA SKENA POLITIKE E TURPIT TE HISTORISE.
    -LAVDI DESHMORVE TE 7 PRILLIT DHE 28.OOO TE RENET E ATDHEUT.

    Reply to this comment
  8. leka April 8, 10:19

    Ky agresion eshte nje nga turpet e musolinit dhe fashizmit per faktin e thjeshte se u be per sport…kot fare. shqiperia e zogut ishte vend satelit i romes, i ngritur me ndihmat edhe finaciare italiane ne te gjitha fushat…ishin gjithkund specialistet italiane.Monedhat shqiptare shtypeshin ne itali edhe banka jone ishte nen varesine e italise…jane nja dy monedha te rralla te kohes se zogut me tirazh te vogel sepse zogu i bllokoi per shkakun se shqiponje ne to nuk ishte dykerereshja e jone por ajo fashiste. Biles shkaktar kryesor te kesaj teke historiante serioze italiane ja vejne dhendrit te duces, cianos, sepse donte te gjente nje sebep per te imituar gjermanine qe po fillonte te pushtonte europen. me kete nderhyrje u devijua ne menyre te eger dhe te pariparueshme e ardhmja e shqiperise.

    Reply to this comment
    • Conti Ciano ishte kurvar i modh April 8, 10:44

      palloj brenda nji nate tre motrat e Zogu-t ´ kurves

      e tregojn se kur u ngrit ne vallzim me ma kurven Muzejenin ,
      ajo i bijte me gju koqeve ,para te gjith salles se te ftuarve .pupupu

      ceere bohet nji kshtu mer joho

      bordello taljonsh paska ken mretnia e zoges matjane

      Reply to this comment
  9. Kosovari April 16, 09:29

    Po mbreti I la popullin ne mshiren e ngjarjeve.vet ia therri kah syte kembet,pa harruar te merr me vete gjithe thesarin shteterore e kombetare,Qe I mjftoi te sorollatet,defrehet e argetohet neper vende me te bukura ne Bote.Ky fare mbreti,qe sa ishte ” mbret ne Shqiperi”vodhi cka gjeti nder shqiptaret,Ndertoi Vila e oborre mbreterore jasht cdo niveli dhe standardi te shqiptareve.shenderoi popullin ne varfnajk e analfabet sa kishin problem me buken e gojes,me shendetin elementar,perpiqeshin me zhugen dhe morrat,sepse ju mungonte arsimimi elemntar.Shqiperiase ia humbi identitetin shteteror me 7 prill 1939,idnetitet te cilin Enveri di t’ia riktheje me 29 nentor 1944 dhe do ta ndertoi systemin shteteror kombetar shqiptar deri me 1985,sa ishte gjalle Enveri vet,Pastaj deri me 1990 do ta vazhdojne pasuesit e Tij.Kur sistemi komunist rrenohet ne gjithe vrpen dhe I erdhi radha edhe renimit komunist shqiptar.

    Reply to this comment
  10. demo April 7, 23:20

    O shoke enverista!Ne 7 prill Enveri ja mbathi me autokollonen e Zogut bashke me Mexhiden.Zbriti ne Follorine kur mori vesh se Turqia nuk i dha leje Zogut per te qendruar ne Turqi.Pasi mori nga qeveria fashiste ca rroga te prapambetura,zbarkoi ne Italine fashiste,ku e priste kunati i tij fashist, per tu kuruar nga paraliza e kembeve.
    Te gjithe ata qe luftuan me arme kunder pushtimit fashist ne 7 prill,te gjithe ata qe u arrestuan nga fashistet dhe u internuan ne Kampet fashiste ne Itali, u burgosen ose u pushkatuan nga enver Hoxha.
    Zai Fundo,Zef Malaj,Petro Marko,Lef Nosi..
    Shpetuan Abaz Kupi dhe Abaz Ermenji,qe u arratisen.

    Reply to this comment
  11. ura brarit April 8, 15:20

    A e din kush personi me cilinder a eshte Italian apo ndonje nga paria fanoliste e Durresit ? FLM

    Reply to this comment
  12. demo April 9, 07:48

    Kpnica ishte antifashist dhe hartuesi i protestes ne Shba kunder pushtimit Italian.Fjalimi i Konices ne radion shteterore Amerikane shenon protesten e pare te nje populli europian kunder pushtimit fashist te Europes.
    Populli llum enverist kujton se Konica ka qene fashist,meqenese e urrente enveri.
    Ore mblidheni mendjen,,Gjurmoni jeten e enverit dhe do ta kuptoni se,Zogist, Fashist,Serbist,Sllavist,Maoist,ka qene Enveri.

    Reply to this comment
  13. Tarrasi April 9, 18:32

    Demo palla koqet e titos syzet e deves trupi si mut i rasur i xoxe teneqixhiut

    Ish Enveri i mire i keq ja U futi 45 vjet Para dhe mbrapa da dhe pas 30 vjetesh te shpeton shura e te dhemb bytha.

    Turp Ju e inteligjenca e pasaniket pro perendimore jua shk… Nene e motra gra e vajza ai Enver “qoftelargu”

    Pu Pu Pu cu ka bo juve Si, dhe 30 vjet me pas pavaresisht se per cfare behet fjale Ju Po prape ke Enveri.

    Mos e keni Babe ore.

    Se ja U merrte Grate e shpise me fasha orare.

    Ne vend te mbyllni gojen e ta lini njerezine TA harroje Ju srrini e srini

    Reply to this comment
  14. Tarrasi April 9, 19:34

    Demo palla koqet e titos syzet e deves trupi si mut i rasur i xoxe teneqixhiut

    Ish Enveri i mire i keq ja U futi 45 vjet Para dhe mbrapa da dhe pas 30 vjetesh te shpeton shura e te dhemb bytha.

    Turp Ju e inteligjenca e pasaniket pro perendimore jua shk… Nene e motra gra e vajza ai Enver “qoftelargu”

    Pu Pu Pu cu ka bo juve Si, dhe 30 vjet me pas pavaresisht se per cfare behet fjale Ju Po prape ke Enveri.

    Mos e keni Babe ore.

    Se ja U merrte Grate e shpise me fasha orare.

    Ne vend te mbyllni gojen e ta lini njerezine TA harroje Ju srrini e srini

    Gjyshja jote sic ke thene dhe vete sa e shihte ne TV provonte orgazmen.

    Reply to this comment
  15. Konica me dashnore e tij striptiste April 9, 19:40

    Demo palla koqet e titos syzet e deves trupi si mut i rasur i xoxe teneqixhiut

    Ish Enveri i mire i keq ja U futi 45 vjet Para dhe mbrapa da dhe pas 30 vjetesh te shpeton shura e te dhemb bytha.

    Turp Ju e inteligjenca e pasaniket pro perendimore jua shk… Nene e motra gra e vajza ai Enver “qoftelargu”

    Pu Pu Pu cu ka bo juve Si, dhe 30 vjet me pas pavaresisht se per cfare behet fjale Ju Po prape ke Enveri.

    Mos e keni Babe ore.

    Se ja U merrte Grate e shpise me fasha orare.

    Ne vend te mbyllni gojen e ta lini njerezine TA harroje Ju srrini e srini

    Gjyshja jote sic ke thene dhe vete sa e shihte ne TV provonte orgazmen.

    Hyc tyc ec aty demo .

    Te gjithe jemi llum ti na qenke Si sperma e rankovicit mikut deves tat.

    Ai ka qene Enveri po ty e sojit tend tA futi sa krahu. Bile jo da duhej. Se te ka leju me jetu e me ndjek dhe shkolla ti katunar sifilitike.

    Hajt me shnet beji fisit tat b…q…

    Reply to this comment
    • Konica ishte nji prostitute orientale April 9, 22:10

      qe kercente bel danc ,

      para atyre qe u sherbente

      prandaj boll na cat cari me ji nder figurat me fallso ,
      me kot
      le qe kto keni idhuj ju rraca mutit ,Mutat e Historise

      e keni tradite nga e cila s’hiqni dot dore ,

      njelloj si sulejman pordhen

      Reply to this comment
  16. uran bycka April 9, 19:42

    Demo palla koqet e titos syzet e deves trupi si mut i rasur i xoxe teneqixhiut

    Ish Enveri i mire i keq ja U futi 45 vjet Para dhe mbrapa da dhe pas 30 vjetesh te shpeton shura e te dhemb bytha.

    Turp Ju e inteligjenca e pasaniket pro perendimore jua shk… Nene e motra gra e vajza ai Enver “qoftelargu”

    Pu Pu Pu cu ka bo juve Si, dhe 30 vjet me pas pavaresisht se per cfare behet fjale Ju Po prape ke Enveri.

    Mos e keni Babe ore.

    Se ja U merrte Grate e shpise me fasha orare.

    Ne vend te mbyllni gojen e ta lini njerezine TA harroje Ju srrini e srini

    Gjyshja jote sic ke thene dhe vete sa e shihte ne TV provonte orgazmen.

    Hyc tyc ec aty demo .

    Te gjithe jemi llum ti na qenke Si sperma e rankovicit mikut deves tat.

    Ai ka qene Enveri po ty e sojit tend ua futi sa krahu. Bile jo sa duhej. Se te ka leju me jetu e me ndjek dhe shkolla ti katunar sifilitik.

    Hajt me shnet beji fisit tat b…q…

    Reply to this comment
  17. Adih April 13, 17:25

    ETHEME LALAJ @…

    Nuk jane o shoku oficer i Dulles 28000 deshmore sa thua ti , por ulu ,bile ulu shume . Mos haro dhe nje gje tjeter ,pamvaresisht nga njera ane ishte agresion qe nuk diskutohet kondra nesh , por nga ana tjeter Italianet per 4 vite ndertuan qendrat e qyteteve tona ,ku ne mburemi sot dhe nderohemi karshi te huajve …Nuk do ishte keq ,per interesin e ndertimeve te rrinte Italia te pakten nje 5 vjecar me shume .

    Reply to this comment
  18. Pellazgos April 20, 21:39

    Zogu ndoqi rrugen e paraardhesve te Tij qe iku nga Al-banistani,atij te Ismail Vlores,Frashellinjve,Hasanet etj.
    Ismaili dhe mijera te tjere myslimane shkuan per te luftuar per Dum Baben.
    Eshte si te thuash qe Al-bania ishte e pushtuar nga Italia dhe Zogu,Ismail Kadare dhe shume figura te shkojne ne Itali dhe te behen Deputete,Governatore dhe krijues te Kushtetutes Turke.
    E kuptoni ju se kur benin Frashellinjte Kushtetuten Turke mendonin per Turqine dhe kur Fuqite e Medha e pane qe i Semuri i Bosforit po jepte shpirt ne Ballkan,Rilindasit tura sic thame u derguan te krijojne nje Pashallek turk te quajture Al-bania.
    “Cudia” eshte qe,pse nuk e quajten Ilyri?Meqenese te ashtuquajturit Shqipetare e considerojne veten “pasardhes” te Heroit te Epirit Jeorgios Kastriotis,si ka mundesi qe pranojne emrin Al-bania?
    Kjo tregon qe ju mohoni historine tuaj Greke te Ilyrise ne Epir.
    Ndryshe nuk mund te shpjegohet te vleresohet nje spiune e Papes si Tereza dhe Figura Perandoresh Ilyre nuk njifen fare!
    A ka Idiotesi,Mosmirenjohje,Paturpesi me te Madhe se kjo?
    Nuk e besoj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim