Ja si zhduken të ardhurat e fituara nga biletat në Kopshtin Botanik

October 9, 2019 21:54

Ja si zhduken të ardhurat e fituara nga biletat në Kopshtin Botanik

Pas skandalit me tenderin e rojeve, të tjera fakte dalin në dritë që tregojnë abuzimet e skajshme të rektoratit të Universitetit të Tiranës. Abuzimet kanë prekur edhe Kopshtin Botanik, ku të ardhurat e fituara nga biletat që qytetarët vizitojnë këto ambiente nuk dihet se ku janë zhdukur.

Mjafton të bëjmë një krahasim të të ardhurave nga viti i fundit i ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule me atë të rektorit aktual Mynyr Koni dhe del qartësisht se si të ardhurat kanë rënë që në vitin e parë. Nëse në vitin 2015 kur Universiteti i Tiranës drejtohej nga Dhori Kule, prej biletave që shiteshin në Kopshtin Botanik u përfituan  129 500 lekë, menjëherë me ardhjen e rektorit të ri Mynyr Koni, të ardhurat kanë rënë pothuajse 10 herë, pra vetëm 18 000 lekë. E njëjta situatë paraqitet edhe në dy vitet e tjera të Konit në krye të Universitetit të Tiranës, ku çuditërisht të ardhurat janë vetëm 28 000 lekë në 2017-n dhe 45 000 lekë në 2018.

Katastrofike situata paraqitet edhe për këtë vit ku deri më tani, Kopshti i vetëm Botanik në vend ka mbledhur vetëm 15 000 lekë nga shitja e biletave. Me një llogari të thjeshtë i bie qe Kopshti Botanik te kete mbedhur mesatarisht 55 leke ne dite gjate ketij viti

Rënia e të ardhurave me 10 herë nga 1.3 milionë lekë të vjetër në vetëm 18 mijë lekë brenda pak muajsh, ngre dyshime të forta për abuzime, ku biletat që shiten nuk futen në buxhetin që do të duhet të shkonte për mirëmbajtjen e Kopshtit Botanik.

Mjafton të kujtojmë se Kopshti Botanik është një nga më të preferuarit edhe për çiftet e reja që kurorëzohen në martesë dhe xhirojnë klipet e tyre të dasmës aty, për të kuptuar se lekët gjatë kohës që Univeristeti i Tiranës drejtohet nga Mynyr Koni që administron edhe Kopshtin Botanik janë “zhdukur”.

Të ardhurat e realizuara nga biletat :

Viti:

2015 129500

2016. 18000

2017. 28000

2018. 45000

2019. 15000

 

l.h/ dita

October 9, 2019 21:54
Komento

4 Komente

  1. ,,, October 9, 22:16

    llogaria per te ardhurat nga kopshti botanik i takon FSHN
    Prape llogaridhenia per tejkalim kompetencash te Rektoratit mbi administrimin e ketyre te ardhurave duhet ta drejtoje FSHN.
    Ate s’i takon ta kryeje Bashkia e Tiranes. Aq me pak permes uzurpimit te prones.

    Reply to this comment
    • Berati October 10, 07:43

      He pra se na plaset. Dilni tek leku. Pra lali fiku e sheh se mund te behen ca pune aty. 7 apo 8 pallate rreth e qark ca lokale ku te “shplodhen” prinderit dhe nje gelase te gjelber ne mes qe do ti themi park. Por mos u merzisni se arkitekt kemi Boerin qe ju ben pyllin vertikal. Pallatet do jene te gjelber biles edhe emrin do tia vene pallatet botanike. Dhe ne fund del Lali dhe ju tregon se eshte krenar se si i dhjetfishoi te ardhurat e biletave. E kuptuat 10 fish. Magjiaaaaa

      Reply to this comment
  2. demo October 10, 03:03

    Edhe ti o Mynyr,qe rrije i urte si muti.Po pse o Mynyr shitesh si viktime,desh te rrembyen banditet e Edi Rames tyyy! Ti qenke hajdut o Mynyr!
    Shume pak per standartin e Rames,Vetem 3000 dollare ke vjedhur,po te kishe mundesi do kishe vjedhur me shume.
    Me vjedhjen tende te vogel,o Mynyr,po io krijon mundesine MEGAHAJDUTIT ta vjedhe te gjithe Kopshtin Botanik dhe ta kaloje ne varesi te Bashkise.
    Pastaj lali Eri do te vije aty me femijet,me artistet,me sportistet me antikapatet dhe do te mbjelli Peme.
    Pastaj siperfaqja e gjelbert do te shtohet me ca shumekateshe betoni ngjyre te gjelber.
    Do vlojne gazetat e dite,do harrohet.
    Pse o Mynyr,pse,vodhe kaq pak?
    Po hajduti Madh sheh, o Mynyr hajduti!
    Ti s`meriton te quhesh as hajdut,por xhepist.
    Xhepist je o Mynyr me gjithe FSHN.

    Reply to this comment
  3. Asd October 10, 07:59

    Check up. Te dy rektoret kane vjedhur. I dyi me shume se i pari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*