Ja varfëria shqiptare!

Edlira Shehu June 12, 2013 08:11

Ja varfëria shqiptare!

Një studim i PNUD i kohëve të fundit ilustron në shifra se më pak se gjysma e popullsisë jeton në zona urbane dhe, më shumë se 1/3-ta e atyre që jetojnë në këto zonat urbane (ku ndodhet gjysma e popullsisë) janë të varfër. “Në Shqipëri, 42 për qind e popullsisë është urbane, por jeton pothuajse e gjitha në qytete shumë të vogla, të vogla ose mesatare. Pjesa e të varfërve në zonat urbane është 31 për qind dhe gati të gjithë këta jetojnë në qytete me të njëjtën madhësi”, deklaron studimi. Tek ne rreth 3 mijë familje  jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa 7.4 për qind e popullsisë janë nën vijën e varfërisë(shifrës prej 4.891 lekë të reja për frymë si minimum jetik). Këto janë përfundimet e pasqyruara në raportin e fundit të PNUD, për Zhvillimin Njerëzor. Studimi është realizuar mes 187 shtetesh, mes të cilave edhe Shqipëria, duke iu referuar të dhënave të vitit 2012.

Duke iu referuar këtyre statistikave, rezulton se në Shqipëri 1,4 për qind e popullsisë jetonte në varfëri shumëdimensionale, ndërsa 7,4 për qind e popullsisë ishte vulnerabël ndaj deprivimeve(mungesave) të shumëfishta. “Edhe individët që jetojnë mbi vijën e varfërisë përballen me deprivimet në arsim, shëndetësi dhe kushte të tjera të jetesës…Përqindja e popullsisë shqiptare që jeton në varfëri ekstreme ka akses më të vogël në pothuajse të gjitha fushat e jetës”, thekson studimi

Ndërkohë, në një raport të Bankës Botërore lidhur me partneritetin e saj me Shqipërinë, të hartuar po në Mars 2013, vihet në dukje se “ulja e rritjes ekonomike në katër vitet e fundit është shoqëruar edhe me uljen e ritmeve të reduktimit të varfërisë. Edhe pse mungojnë treguesit e përditësuar sistematikë të varfërisë, prekja e familjeve prej saj duhet të jetë rritur”.

Ekspertë të shoqërisë civile për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit (Milva Ikonomi, Ilir Gedeshi, etj.), gjykojnë se gati një milion shqiptarë jetojnë në kushtet e varfërisë dhe ndoshta gjysma e tyre përjetojnë çdo ditë varfërinë ekstreme.

Shoqata e Konsumatorëve të Shqipërisë, një organizatë e shoqërisë civile me seli në Tiranë, sjell një realitet alarmant lidhur me nivelin e varfërisë. Nga një sondazh i saj, i publikuar kohët e fundit, rezulton që 53% e familjeve në Shqipëri jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme dhe 15-30% e qytetarëve shqiptarë marrin ushqime me listë. 80% e familjeve kanë borxhe 2- 3 mujore tek kompanitë private të shërbimeve si të energjisë elektrike, ujit, telefonisë, strehimit etj.

Sipas këtij sondazhi familjet e varfëra përfitojnë 35 cent në ditë nga ndihma ekonomike për çdo pjesëtar të familjes. Kjo ka sjellë që varfëria në kontekstin e fuqisë blerëse në Shqipëri të jetë 62%, më e larta në rajon. Përtej rajonit ka një hendek të thellë mes Shqipërisë dhe vendeve të BE lidhur me atë që njihet si “kufiri i varfërisë”.

“Shqipëria nuk mund të krahasohet me vendet e BE si nga pikëpamja metodologjike e matjes së varfërisë, ashtu dhe për sa i përket masës së ndihmës ekonomike. Mes vetë vendeve të BE ekziston një diferencë e thellë lidhur me kufirin e varfërisë. Sa për ilustrim në vitin 2010, kufiri i varfërisë në Luksemburg ishte 53 euro mesatarisht për person në ditë, kurse në vendet ish-komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore, ajo në vitin 2010 varionte nga 12 euro deri në 3,3 euro në Rumani për person në ditë.

Niveli i jetesës në Shqipëri, mbetet i pakrahasueshëm, jo vetëm me Evropën perëndimore, por edhe me vendet ish-komuniste të Evropës qëndrore, si pasojë e nivelit ende tejet të ulët ekonomik në Shqipëri.

Gjysma e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkon ende për ushqime, ndërkohë që arsimimi dhe shpenzimet shëndetësore janë në fund të listës së shpenzimeve.

Fshati mbetet zona më e varfër dhe e prapambetur e Shqipërisë, sidomos në veri dhe verilindje, por jo më mirë paraqitet gjendja e fshatarit shqiptar edhe në Elbasan dhe Korçë.

Edlira Shehu June 12, 2013 08:11
Komento

10 Komente

  1. beni June 12, 09:02

    Para pak vitesh perpara,kam dhene disa komente tek gazeta Shekulli ,lidhur me listat e gjata, neper dyqanet qe marin ushqime me liste!!
    Thanos si redaktor i kesaj gazete besoj se e ka ndermend ne gazeten e dikurshme,qe sot per sot nuk boton asnje mendim timin,per sa i perket kritikave ndaj kokdhimes!
    Kjo nuk me pret vullnetin,qe te jap mendime edhe ne gazeta te tjera opozitare,si kjo e Dites nje gazete e re me nje Redaktor qe kam shum e shum respekt,pavarsisht qe as e kam njohur e as e njoh,pervecse shkrimeve te tij,tej te spikatura tek Shekulli dikur!
    Listat jane nje sketere e pafundme,ne varferine tek shqiptaret ne shqipri dhe kjo puna e listes nuk mundet te mar fund njeher e pergjithmon,per deri sa ne shqiptaret neper boten e zhvilluar ekonomikisht nuk kontribojm per shtetin ame ?
    Dikush mundet ti lind pyetja?
    Per ke te kontribojm,per Hajdutet!!!
    Deri diku mundet tu jap te drejte atyre qe mendojn keshtu,por nuk mundet te akuzojm nje popull te tere,qe dikush beson tek drejtesia dhe shteti?!
    Nje aksion mbar shqiptar ne gjith shqiptaret ne boten perendimore duhet te kontribojn per zhdukjen e listave,per te hequr kete liste te zeze, qe u a mer shpirtin varferis se eger te ketij sistemi ,plot e perplot ankth per te pasur nje ekzistenc,qofte nga minimalet!
    Ne gjith boten perendimore jetojn e punojn me teper se 1milion e 200 mij shqiptar,dhe se nje kontribut prej 20 euro ose dollar do te shpetonin mijra e mijra njerez nga kjo liste e zeze qe u a mer gjysmen e jetes nga pafajsia e nje tregu pune per te ardhmen e tyre!
    Nje reklame televizive duhet te reklamohet,pas zgjedhjeve per solidarizim te nje aksioni mbar kombetar, per zbutjen e varferise ne Shqiperi!

    Reply to this comment
  2. enio June 12, 10:15

    shifra mjaft te frikshme per demokracne jane kto dhe mbi kushtet ku jetojne dhe si jetojne shqipatret ndaj duhet sulmohet mjaft partia demokratike dhe qeveria e saj per ate sesi e ka lene shqiperine

    Reply to this comment
  3. albana June 12, 10:16

    1 e 3 e personave ne zonat urbane dhe gjysma e atyre qe jetojne ne zonat rurale jetojene nje varferi ekstreme dh ekjo eshte shifer e temrrshme dhe kjo dot e thtoe qe keto familje nuk e sigurojne dot as mbijetesen

    Reply to this comment
  4. elona June 12, 10:18

    shqiperia ndodhet en zemer te europes dhe eshte kaq e varfer kjo eshte komplet e pa pranuehsme per cdo shqipatr dhe duhet te reagojne fort ndaj kesaj qeveri qe i la ate ne kete gjendje

    Reply to this comment
  5. ergi June 12, 10:20

    sali ebrisha e ka rrenaur shqiperine dhe mjerim te madh aq sa gati ne teresi gjysma e popullsise esht ene varferi ekstreme pa mundesi mbijetese dhe te siguroje ushqimet baze dhe ilaqet baze

    Reply to this comment
  6. arber June 12, 10:21

    shqyqyr qe ky raprt esht ei pnud dhe eshte i besueshme se po te kishte publikuar opozita sali ebrisha me te tijet do te thoshte se jane trillime dhe shpike t eopzoites ndja tnai me kete raport nuk ka goje te flase

    Reply to this comment
  7. bertin June 12, 10:23

    sali berisha duhet te shporret nga shqiperia dhe kjo ne menyre urgjente sepse e ka lene vendin ne nje mjreim dhe skamje te madhe dhe nuk ka treguar asnje alternative epr ta perballuar ate pervec se e ka shtuar….

    Reply to this comment
  8. denari June 12, 10:25

    prandja ne 2 qerhsor shqipatret duhet te votojen kundra ksaj qeveria mjerane e te mbehstesin paritne socialist edhe alternativen e saj ekonomike per nje rilindje shqipatre sepse kan nje program me te verte te shkelqyer

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim