Jabllanoviç: Do rivlerësojmë koalicionin me PDK-në dhe LDK-në

February 3, 2015 19:35

Jabllanoviç: Do rivlerësojmë koalicionin me PDK-në dhe LDK-në

Ministri serb për  Kthim e Komunitete në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviç nuk e ka pranuar shkrakimin e bërë sot nga kryeministri Isa Mustafa.

Madje, pas këtij vendimi ministri serb ka thënë se Lista Serbe do rimendojë koalicionin qeverisës me PDK-në dhe LDK-në.

Aleksandër Jabllanovic, në një intervistë për Klan Kosova është shprehur se nuk do ta pranojë vendimin e kryeministrit Mustafa për shkarkimin e tij nga posti i ministrit. Ai ka theksuar se Lista Serbe do të mbajë një qëndrim brenda dy ditësh.

Jabllanoviç tha se  kryeministri Isa Mustafa ka përdorur fuqinë kushtetuese për ta shkarkuar atë nga detyra, vendim i cili e ka  dëshpëruar  partinë e Jabllanoviçit.

“Lista Serbe është dëshpëruar edhe mendojmë se vendimi është i nxituar . Nuk e pranoj këtë vendim” tha ministri serb, teksa theksoi se qëndrimi i Listës Serbe të bëhet publik gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shkarkimi i minstirit serb, Aleksandër Jabllanoviç erdhi pas protestave të dhunshme që shkaktoi një prononcim i tij, në të cilin fyeu nënat kosovare duke u quajtur ato egërsira, pasi ato po protestonin kundër vizitës së disa pelegrinëve serbë në kishën e qytetit të Gjakovës.

Deklaratat e ministrit Jabllanoviç u shoqëruan me protesta të dhunshme në kryeqytetin e Prishtinës, ku u plagosën dhjetra protestues dhe efektivë policie.

February 3, 2015 19:35
Komento

1 Koment

  1. Arben February 3, 20:28

    SERBIA JASHTE

    KOSOVA ESHTE E JONA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*