Jahjaga: Jemi lodhur nga shkalla e lartë e korrupsionit

December 12, 2015 11:08

Jahjaga: Jemi lodhur nga shkalla e lartë e korrupsionit

Presidentja Atifete Jahjaga ka folur në Konferencën vjetore të prokurorëve të Kosovës, ku ka thënë se nuk do të lejojnë që ekstremistët të sfidojë shtetin dhe të godasin Kushtetutën e Kosovës, duke përfshirë edhe mbrojtjen e tolerancën fetare.

“Jemi lodhur me shkallën e lartë të korrupsionit”, ka thënë Jahjaga. “Ne kemi dëmtuar shtetin me politika të mosndëshkimit të rasteve të korrupsionit. Sot është koha që ta bëjmë Kosovën vend të pakorruptuar”, ka thënë ajo duke shprehur mbështetjen presidenciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera si terrorizmi.

“Duhet të gjejmë zgjidhje së bashku dhe mos të lejojmë sfidimin e shtetit. Duhet ta kthejmë besimin tek qytetarët në sistemin drejtësisë, që është barra juaj, i drejtuar në rezultatet e paanshmërinë”, ka thënë Jahjaga.

Ajo tha se Kosova tashmë është në rrugë të mirë drejt integrimit evropian, ngaqë marrëveshja e MSA-së vetëm ka lidhur Kosovën dhe BE-në.

“Prokurorë të nderuar, kemi hyrë në një fazë të re kontraktuale me BE-në. Kjo rrugë kërkon më shumë rend, ligj dhe respektim të institucioneve të shoqërisë”, ka shtuar Jahjaga.

December 12, 2015 11:08
Komento

2 Komente

  1. Arben December 12, 21:29

    NJE POPULL QE PRET NGA DISA KRIMINELE TE LEJOJNE NDERTIMIN E NJE SISTEMI DREJTESIE QE TE MUND TE QUHET I TILLE DUHET TE DENOJE PO ATA KRIMINELE, ESHTE BASHKEPUNETOR NE KRIM DHE JO VIKTIME.

    Reply to this comment
  2. Zheleznov December 13, 07:10

    T’a qjma hallin Shoqja jahjaga. Sidomos i qajme hallin atyre dyzina kepucesh qe ke harxhuar sebashku me simotren tende, Madam Vlora Citaku duke i rene anembane globit duke influencuar intensivisht per pranimin e Qeverise se Kosoves ne Federaten Boterore te Sportit tashme me te mirenjohur ne boten sportive kosovare ” kush e hedh shurren me larg “.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*