Jahmir Hyka, lojtari i muajit në Zvicër

May 17, 2016 15:26

Jahmir Hyka, lojtari i muajit në Zvicër

Jahmir Hyka është njeriu i momentit në Superligën zvicerane. Futbollisti shqiptar ishte më i miri në fushë në suksesin e thellë që Luzerna arriti ndaj Baselit në javën e 34-t të kampionatit helmet, duke të shkëlqyer në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Baselit, ndërsa në fundin e saj ai është zgjedhur edhe si lojtari i muajit në Zvicër.

Lojtari shtatshkurtër shqiptar ka publikuar ditën e martë në profilin e tij edhe një foto me çekun që është shpërblyer për këtë arritje.

Me formën e tij fantastike gjatë kësaj periudhe, Jahmir Hyka në një farë mënyre po kërkon të bindë trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi t’i japë një shans duke e grumbulluar në Euro 2016.

I intervistuar nga kanali zyrtari i klubit të Lucernës në përfundim të sfidës ndaj kampionëve të Baselit, Hyka u shfaq shumë i kënaqur për golin e realizuar duke shtuar se dëshira e tij në këto momente është një dhe e vetme të ndihmojë skuadrën të arrijë kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.

May 17, 2016 15:26
Komento

1 Koment

  1. raimond vlonjati May 18, 04:16

    De Biazi duhet ta therrasi Hyken, sepse Hyka esht shume teknik dhe i levizeshem

    Ai krijon hapesira edhe ne mbrojtjet me te ngjeshura te Europes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*