Jahti në Shëngjin, përplasje mes Prokurorisë dhe Ambasadës turke

September 10, 2019 13:08

Jahti në Shëngjin, përplasje mes Prokurorisë dhe Ambasadës turke

Pronari i Jahtit të ankoruar dhe të braktisur në mënyrë të mistershme në Shëngjin është kthyer në “mollë sherri” mes Prokurorisë dhe ambasadës turke.

Pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi ka ardhur për të tërhequr jahtin, por nuk është lejuar pasi është provë materiale dhe është rrethuar me shirit në portin e Shëngjinit deri në kryerjen e hetimeve.

Në mbështetje të tij, paraditen e së martës ka shkuar edhe ambasada turke, por kërkesa për ta marrë jahtin është refuzuar sërish.

Nedim Akyuz ka deklaruar se jahti është në pronësi të tij, por nuk ka qenë në bordin e jahtit, ndërsa mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javu me të cilin ka humbur kontaktet me datë 6 shtator.

Sipas tij, herën e fundit që është lidhur me të i ka thënë se ndodhet në ujërat shqiptare, por se deti ishte shumë i trazuar.

Më pas ka tentuar të lidhet me të, por e ka patur të pamundur.

Nedim Akyuz

j.l./ dita

September 10, 2019 13:08
Komento

5 Komente

  1. demo September 10, 16:12

    Po prit o Abasada turke,!Ardhi Jakyzi,por s`ka ardhur JavyziPse do e lini shokun vetem?

    Reply to this comment
  2. Genti September 10, 19:13

    Ambasada nuk qenka e interesuar per te zbardhur ngjarjen dhe te gjejne Javyzin.

    Reply to this comment
  3. Doda September 10, 20:30

    Merrni ambasaden turke hypeni. Jaht dhe te ikin ne turqi se na cane trapin

    Reply to this comment
  4. Arben September 10, 21:22

    Prokuroria Ben mire ti mbeshtese ne prova dyshimet e saj se do paguajme deri me nje ne rast te kundert

    Reply to this comment
  5. TIRONA September 11, 05:25

    Shteti nuk eshte han !Prokuroria ka te drejte te hetoje.Dicka fshihet mbas kesaj,dhe mos interesimit te ambasades turke per viktimen,qe ne fund te fundit eshte njeri.
    Eshte fusha e textileve apo e droges ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*