Jaka: Formalizimi i ekonomisë domosdoshmëri, sjell konkurrencë të ndershme

October 12, 2017 13:46

Jaka: Formalizimi i ekonomisë domosdoshmëri, sjell konkurrencë të ndershme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj diskutuan sot datë 12 tetor 2017 në një tryezë të përbashkët mbi aksionin anti-informalitet, problematikat por edhe mbi gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka u shpreh se biznesi e mbështet aksionin e qeverisë për formalizimin e ekonomisë, ku të zotërojë ligji dhe konkurrenca e ndershme.

Drejtoresha e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa shpjegoi për bizneset mënyrën se si do të ushtrohen kontrollet dhe çfarë kërkohet nga ata për të qenë më bashkëpunues.

“Nga 400 tatimpagues të përzgjedhur nga tatimpaguesit e mëdhenj, për 100 tatimpagues do të ushtrohet vizita fiskale, ndërsa për pjesën tjetër kontrolli do të jetë nga zyra. Kjo do të thotë verifikim, mbikëqyrje e deklarimeve që ne disponojmë ose shkëmbejmë me palët e tjera”, tha Pipa.

Sipas saj, e gjitha kjo do të bëhet për të ndërhyrë sa më pak në veprimtarinë e bizneseve. Ajo paralajmëroi se ligji do të zbatohet në mënyrë të rreptë, por tatimpaguesit nuk kanë pse të shqetësohen nëse janë korrekt me ligjin.

Pipa u shpreh se problemi kryesor që evidentohet nga kontrollet në tatimpaguesit e mëdhenj është çmimi, i cili bie mbi shpinën e konsumatorit. Ajo paralajmëroi se do të nisë verifikimi i zinxhirit të transaksioneve, për të parë se si ndryshon çmimi i mallit gjatë të gjithë hallkave, nga prodhuesi e deri tek shitësit me pakicë.

Një tjetër problem shqetësues, sipas Pipës, është edhe paga reale. Shifrat sipas Pipës, tregojnë se 700 pagues VIP që janë aktivë, kanë rreth 115 mijë të punësuar në listëpagesat e tyre. Nga niveli 0-30 mijë lekë janë të deklaruar 41,600 të punësuar. Nga 30 mijë–105 mijë lekë janë 62,700 punonjës, ndërsa 10 mijë punonjës, janë mbi 105 mijë lekë.

Përfshirja në skemën e TVSH-së- Biznesi: E nevojshme, por mungon infrastruktura

Biznesi e shikon gjithashtu  si pozitive nismën e qeverisë për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, por sipas tyre, mungon infrastruktura e nevojshme nga të dy krahët. “Ka qenë kërkesë e jona ndaj qeverisë formalizimi.

Kemi kohë që i kemi kërkuar qeverisë të na ndihmojë të formalizohemi dhe skema është kryesore. Kërkesa jonë ka qenë që të kalojmë të gjithë me TVSH dhe kështu shpëton biznesi. Pastaj, nëse doni tí taksoni apo jo, është tjetër gjë. Vullneti yne ekziston”, tha Roland Bungari, përfaqësues biznesi. Eksperti për politikat fiskale pranë DHTI-së, Bujar Bendo, u  shpreh se ende asnjëra nga palët si biznesi i vogël ashtu edhe administrata tatimore, nuk janë gati për t’u përballur.

Qeveria thotë se do të vendose TVSH-në për efekt të mos humbjes së saj gjatë zinxhirit të transaksioneve, por kjo padyshim që është një kosto shtesë për biznesin e vogël, pasi minimalsiht do ti duhet të ketë një kompjuter, internet si dhe një kontabilist.

Nga ana tjetër, administrata do të duhet të shtojë përsonelin, të përsosë sistemin dhe të rrisë kontrollin”, deklaroi Bendo. Sipas tij, po ta kapësh si rezultat se kush është qarkullimi i biznesit të vogël dhe ajo normë TVSH-je që do të vendoset, nuk ka asnjë lloj fitimi për buxhetin e shtetit.

Kjo, sipas tij, nuk do të thotë që biznesi i vogël të mos përfshihet në skemën e TSVH-së, por duhet përgatitur. Ndërsa Drejtoresha e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa, tha se ende nuk ka një akt ligjor përfundimtar për të qenë të qartë.

“Akti ligjor po diskutohet te Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe te Tatimet. Në të njëjtën kohë duhet të shoqërohen me infrastrukturën e nevojshme për administrimin e saj. Shumë shpejt do të ketë një qëndrim të qartë”, tha Pipa. Kjo sigurisht, shtoi ajo, do të jetë një lehtësim për ju, pasi nuk do të ketë më çështje të dokumentimit apo faturimit, etj.

“Kjo është përgjegjësi për të gjithë tatimpaguesit e mëdhenj që t’a përmbushin detyrimin për të dokumentuar e faturuar çdo transaksion, sepse politika tani po plotëson kërkesën tuaj, por kjo kërkon në çdo rast bashkëpunimin tuaj”, tha Pipa.

October 12, 2017 13:46
Komento

2 Komente

  1. Arben October 12, 22:26

    ORE TOPE, PO AJO QE EDRAMA PSIKOPATI

    ZHVAT 50% TE PRODHIMIT TE BRENDSHEM

    PER BREKE E LULE??????????!!!!!!!!!!!!!!!

    KY ESHTE PROBLEMI SOT NE SHQIPERI

    O MUT, JO KETO QE THUA TI.

    Reply to this comment
  2. Arben October 13, 13:36

    SHQETESIMI ME I MADH I SIPERMARRESVE

    TE LIRE ESHTE AJO QE RAMA MBLEDH

    50% TE GJYSMES SE PRODHIMIT TE KETIJ

    VENDI, DUKE MONOPOLIZUAR FAKTIKISHT

    VETE EKONOMINE, DHE JO KETO QE THOTE

    KY SAHANLEPIRES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*