“Jam dëshmitar i ngjarjeve kriminale që mund t’i djegin Berishës”

June 14, 2018 12:33

“Jam dëshmitar i ngjarjeve kriminale që mund t’i djegin Berishës”

Në datë 21 qershor do të vendoset nëse do të rihapet dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili u ekstradua rreth një muaj më parë nga Turqia.

Haxhia ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor.

Në seancën e sotme, Haxhia ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri pasi i dhanë garanci për jetën dhe se do të dëgjohej.

“Nga viti 1990 deri në 1998 jam dëshmitar i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës”, ka qenë deklarata e Izet Haxhisë në seancën e dytë të procesit, ku ai kërkon që të rihapet gjykimi ndaj tij.

Ashtu si në seancën e kaluar edhe sot, Izet Haxhia ka kërkuar që të pranohet kërkesa e tij për ballafaqim me Sali Berishën në gjyq, ndërsa e ka akuzuar prokurorin si shërbëtor të Berishës.

“Prokurori që është në sallë është shërbëtor i Berishës. Unë duhet të isha ekstraduar që në kohën e Aldo Bares se ndoqëm të njëjtën rrugë në gjyqe. Ekstradimi im nuk u krye se nuk i interesonte Berishës”, tha Izet Haxhia.

Ndërkohë, prokurori Petrit Bica i paraqiti gjykatës disa shkresa që kishin të bënin me ekzekutimin e vendimit, shpalljen në kërkim dhe kërkesën e Izet Haxhisë në gjykatën e Strasburgut.

Sipas Prokurorisë, këto shkresa tregojnë se Haxhia ka patur dijeni për vendimin ndaj tij dhe nuk e ka ankimuar.

Ndërsa avokati i Haxhisë u shpreh se kushti kryesor për rihapjen e një procesi është e drejta të akuzuarit që të shprehte dhe të dëgjohet për akuzën që i është ngritur.

o.j/dita

June 14, 2018 12:33
Komento

9 Komente

  1. Kulaku June 14, 15:15

    Me duket do shkosh….per lesh dhe ti oTRIM TROPOJE QE JAM ME TY.
    Thone qe UJKU ,UJKUN NUK E HAN…ja te presim te shofim sa eshte e vertete.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 14, 16:43

    o gazetashitës
    por pak etikë,pak rrespekt për punën tuaj!!
    kur shkruani “Izet Haxhia në Gjykatë,..”mos nxirrni izetin në dasëm!!
    fotoja nuk përputhet me shkrimin or idiotër!!
    or karagjozët e mutit!!

    Reply to this comment
  3. Pedagogu durrsak June 14, 18:21

    Z. Izet,
    vazhdoni te kerkoni me kembengulje te drejten Tuaj qe te rihapet gjyqi i vrasjes se Azem Hajdarit dhe te dale e verteta. Me kete kembengulje Ju i sherbeni njekohesisht edhe Drejtesise shqiptare qe akoma po manifeston krize, sepse vasalet e Sali Berishes vazhdojne akoma te jene pjese e institucioneve ligjzbatuese, si prokuroria, etj. Nuk do te jete e lehte per Ju te fitoni te drejten, por DO TA FITONI.

    Reply to this comment
  4. 'aleati strategjik' ne sherbim te serbise E.Biberajt e salise June 14, 19:19

    Po sikur LU te thote nuk eshte ky izet haxhija si arvizu qe tha :’Plumbat bene rikoshet’ dhe te vraret e 21 Janarit i vrau Zoti e me pas i perdhunoi Like floriri qe u tha ‘koke palare’!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. perkthyesi June 14, 19:28

    Izet, mos i deiluziononi perkrahesit tuaj! Koha per te hapur gojen po vjen! Tani do te shihet burreria dhe kembengulja juaj, te cilat i keni kerkuar ti vini ne sherbim te se drejtes qe pretendoni!

    Reply to this comment
  6. tomorraku June 14, 22:05

    tEdhe Kosta Trebicka erdhi tere entuzizem per te fituar por perfundoi i vrare “aksidentalisht” . Izet Haxhia ruhu nga “aksidentet”dhe nga heshtja si prej varri e Sali Berishes!

    Reply to this comment
  7. tomorraku June 14, 22:08

    Edhe Kosta Trebicka erdhi tere entuzizem per te fituar por perfundoi i vrare “aksidentalisht” . Izet Haxhia ruhu nga “aksidentet”dhe nga heshtja si prej varri e Sali Berishes!

    Reply to this comment
  8. MH June 14, 22:58

    Administrata e burgut ku ndodhet Izet Haxhia,duhet te jete teper rigoroze ne mbrojtje e garantimin e jetes,keti burri te vecant si ato burrat e kohes se hereshme.Ku fjale tyne tundte male.Kete pres nga z.Haxhia.Hallall qumeshtin qe ia ka dhane e Ama.

    Reply to this comment
  9. Bisha June 15, 06:08

    Shqiperia po ndryshon,vetem skuta e Sali Berishes jo!A s’ju bene pershtypje kjo?Kush dhe perse kryekrimi ka imunitet te perjeteshem dhe a do te behet kurban i radhes Izeti pasi faktet e vitet tregojne se vetem perbindeshi Sali nuk leviz nga vendi!Ato e din Izeti i dime te gjithe me nje ndryshim se ka detaje me shume!Pyetja eshte e thjeshte :Kur do te dali para gjygjit kryekrimi Sali edhe sa ambasadore kineze do percjellim e kush nga keta do ta cilesoje kriminel ?Kjo eshte pyetja e dites e jo seriali i telenoveles Kineze ku protagonist eshte aktori Izet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*