Jam një librare… Ju lutem lexojeni këtë letër!

August 30, 2016 18:14

Jam një librare… Ju lutem lexojeni këtë letër!

Z.Thano,

Une qe po ju shkruaj jam Andoneta Mehilli qe kam ndertuar nje biznes Librari ne Rrugen “Myslym Shyri” qe prej 12 vjetesh.

Te besh biznes ne Shqiperi eshte e veshtire dhe te besh librari eshte akoma me e veshtire. Por ne si familje e duam librin dhe une ketu gjeta veten. E kam bere me pasion dhe duke u perpjekur çdo dite.

Kur e kam hapur une librarinë, libri shitej ne shkolle dhe mesueset shisnin libra mbare e mbrapsht. Në mes te xhungles une vazhdoja beja punen time.

Kur filloi reforma per te hequr librin nga shkolla, libraret jane thirrur ne Ministri dhe orientimi ishte qe te hiqej libri nga shkolla dhe te shitej ne librari. Te shtohej rrjeti i librarive dhe te fuqizoheshin ato. Shume bukur! Por si cdo gjë këtu tek ne, fillon korrekt dhe rruges degjeneron.

Une duke qene prane shkolles “Pjeter Budi”, sherbeva per shkollat “Pjeter Budi” dhe “Vasil Shanto”. Sot une po shkruaj per arsyet e mia personale, por e pergjithshmja eshte se botuesit nuk mbeshteten librarite, por ua jepnin te njohurve te tyre. Arriti puna deri aty sa para dy vjeteve m’i hoqen mua te dyja shkollat dhe ia dhane djalit te nje deputeti, qe per mua ishte nje shok. Me keta botues une punoj gjithe vitin dhe nuk e kuptova pse me trajtuan keshtu.

Kurse sot…  E dini çfare po ndodh?! Kane nje muaj qe u mblodhen disa botues dhe po diskutonin që meqë bëjnë librin, te bejnë edhe shitjen ne nje ambjent te madh. Kjo nuk u realizua dhe meqe nuk u realizua kjo, ata vazhduan me planin B. U kthyen tek varianti qe libri te shitet ne librari, por librarite ne treg per ta jane te parendesishme. Ata donin “libraritë e tyre”.

Futet ne loje një Alket V. dhe hap librari brenda 24 oreve, duke lajmeruar qe do shese librat e te gjitha shkollave (!). Ne perpjekjet per te drejten time, u ndesha me faktin qe me thoshin “mos lufto, ti nuk fiton, kush je ti, ai ka mbeshtetje”.

Kush jam unë?! Une jam nje qytetare qe bej biznes te ndershem, zbatoj rregullat dhe paguaj taksat. Por fatkeqesisht ne Shqiperi kjo nuk mjafton, duhet “te kesh mik” dhe nuk pi uje as korrektesa as standarti i librarise as fakti qe me botuesit ti punon gjithe vitin. E kjo eshte per ardhur keq.

Zoti Thano, nëpërmjet gazetës suaj dua t’i drejtohem Kryeministrit Rama: Pas formalizimit  të ekonomise, a duhet te vendosen rregulla? Apo ne kete vend do te lulezojne vetem monopolistët dhe oligarket, qe bejne si te duan? Ne ate te ashtuquajtur librari shume shpejt do te kete konfuzion. Po s’ka rendesi, se çfare do ndodhë me prinderit dhe nxenesit, rendesi ka te fitoje sa më shumë para një farë Alketi.

Ripyes: A do frenohet ndonje dite kjo makuteri që po na shkatërron? Qe per interesa meskine shkel mbi kedo?

 

Andoneta Mehilli, lexuese Tiranë

August 30, 2016 18:14
Komento

23 Komente

  1. fshatari pafshat August 30, 18:26

    Bjeri kokes publikisht ketyre; beji shembull njehere e mire, sepse ky eshte nje rast, i shumeperseritur, ku e drejta e tregut te lire ekonomik dhunohet nga tregtaret e “lire” ose stinore (te fillimit te vitit te ri shkollor).
    Kerpudhat para shiut !?.

    Reply to this comment
    • Fevzi kacurelsi August 31, 11:14

      Dhe Rama te pergjigjet: Nuk jam librashites une.
      Sic u thoshte votuesve te tij qe i kerkonin ndeshkimin e Saliut: Nuk jam gjykates une.
      Me nje fjale, C me duhet mua se cfare bej une
      Rama pandeh se populli pret prej tij vetem ato qe Rama ka qejf vet te bej
      Me qejf t madh ka keto punet e tenderave per fasada dhe stadiume. Jane te thjeshta dhe kane brenda edhe pikture edhe shume para.
      Kaq rrok mendja e tij e ceket

      Reply to this comment
  2. PO.PO August 30, 19:43

    Nuk ke faj , zonje e nderuar . E.Rama ka vene ne detyren shume , shume te rendesishme , nje njeri medioker , qe qyshse ka ardhur ne ate karrige, vecse ka krijuar probleme ne arsim dhe nuk ka , thuajse asnje arritje , pervec katrahures qe Edi Rama,nuk ka mundesi ta kostatoje,ne morine e problemeve te shumta qe ka kudo. Eshte vertet per te ardhur keq , kur sheh shurdherine e Edi Rames ! Ku jeton ky njeri , qe nuk sensibilizohet aspak per idjotesite e perditeshme te Lindita Nikolles . A e pate dje , thirrjen e studentit te gazetarise, qe punoka ne Radio Tirana, qe ben thirrje per te vrare gazetare ?! Kush e ka futur dhe e mban ne pune nje alabak, qe nuk di as te flase dhe as te shkruaje shqip dhe ende pa mbaruar studimet, paska siguruar vendin e punes ne shtet?!
    Edin e ka mbuluar fodulleku dhe nuk mund te zbrese deri ketu,sa te degjoje zerin tone, po ku jane ata qe
    duhet ta informojne dhe keshillojne kete tip fodulli ?!!!
    Une qe po flas ketu , jam i majte , deri tek thonjte e kembeve , me bindje te hereshme dhe te pa lekundura
    porse Edi , me keto qendrime , krejt te pa justifikuara , po na zhgenjen thelle cdo dite ! Ne , nuk kerkojme asgje me interes individual prej tij, por thjesht ne interes te vendit ,trokasim ne deren e te shurdhit ! ! ! ! !

    Reply to this comment
    • ketri August 30, 21:33

      Ju mbeshtes në të gjitha sa thoni, jam pdegog prej 30 vjetesh në Uni shteteror dhe universiteti ka një rënie pikiad, nuk behet mesim, nota është shvleftësuar, pedagoget kanë që në 2005 që nukk kanë rritje rroge (pa indeksim),më negativ, kështru punojnë diku tjetër (Init shtetëror i kanë venë ferën)m zgjedhjet sollen ne krye elementet më negativm pothuajse kudo, shkolla eshte rumpall, eshte kthyer si ushtri, të gjithë që hyjnë në universitete te gjitha do ta përfundojnë, studjon apo nuk studjon, pamvarësisht nga përgatitja, titujt shkencor që nga doktoraturat e deri te profesurat janë turp i zotit, çfarë bën ky kryeministër, a ka këshilltarë për arsimin e kartë apo ky i fundit ai e genjen, apo mjafton të rregulloj robët e tij nëpër vende pune, turp, deshtim. Ka një vit që ka hyr në fuqi ligji i ri i arsimit të lartë dhe vazhdon të vlerësohen titujt me ligjin e vjeter. Dhe guzo ngrije zerin, do ta marrësh prapa koke. Arsimi është deështim, ministrja është pa nivel, kja fjalor politik dhe fjalë boshe.

      Reply to this comment
  3. guri shabani August 30, 20:32

    Ke shume te drejte dhe kurajo jote eshte per tu pershendet.Ministria e arsimit duhet te ndihmoj te gjithe libraret e vjeter.

    Reply to this comment
  4. Samiu August 30, 20:34

    Po ti thuaja edhe mbiemrin moj frikacake… pse e ruan ..ate….

    Reply to this comment
  5. vasili August 30, 20:50

    Mendoj se letra do te ish e plote dhe do ti sherbente tamam ankeses se personit,por dhe te gjithe ne, nqse zonja Mehilli do te kish permendur mbiemrin e Alketit dhe lidhjeve te tij.
    Eshte e vertete ajo qe thosh dikur Viktor Hugo:
    Nuk qeverisin mbretrit por ata qe jane poshte tij.
    Ne kuptimin,qe dhe kur mbreti vendos ai vendos ne baze te asaj cfare i paraqesin ne tavoline mvartesit dhe akoma me keq,si ne rastin ne fjale,kur padrejtesite ndodhin ne nivele,ku ne perditeshmerine e puneve te veta,pozicioni i kryeministrit apo ministrit eshte ne pamundesi informimi,pamvaresisht se kane pergjegjesi indirekte,pasi pushteti i tyre duhet te funksionoje ne te gjitha hallkat.

    Reply to this comment
  6. Kola August 31, 06:37

    Problemi i menaxhimit te librit, mbetet turp kombetar i politikes sone skandaloze. Le ta shajne sa te duan diktaturen, por asaj s’do i qasen as tek thoi i kembes per menaxhimin e shkelqyer qe i bente librit. Per keta karnavale problemi eshte i zgjidhur me menaxhimin e “Kurbanit” te pacavureve te Ben Blushit, Zogajt, Markut e politikaneve te tjere te te dy kraheve.

    Reply to this comment
  7. mesuesit August 31, 09:08

    Patjeter qe eshte ne tave dhe znj ministre,ndryshe ku e gjen guximin Alketi te realizoje te tilla pazare.Eshte qelbur peshku nga koka.Lindita Nikolla duhet te shkarkohet edhe per drejtoret e DAR-eve ne rrethe qe shesin vendet e punes,dhe me leket qe marrin shperblejne edhe ministren TURP te kete dhe harram !!!!!

    Reply to this comment
  8. luan ymeri August 31, 09:16

    Po zonja ka shume te drejte,ky problem ka disa vite qe ka fiiluar dhe gati te gjitha shtepite botuse e kane organizuar punen ne menyre te tille qe shitjet e librave ta bejne vete me njerzit e tyre,kurse ne qe punojme gjithe vitin me librin dhe qe kemi kaq vite me kete aktivitet,duke paguar te gjitha detyrimet ndaj shtetit na hiqet kjo e drejte.Ministria e arsimit dhe drejtorit perkatese ,qe merren me trajtimin e librit shkollor duhet te stimulojne librarite qe funksjonojne gjate gjithe vitit per te futur ne eficence keto bisnese,mbasi qendrimi ne treg i tyre eshte bere shume i veshtire.

    Reply to this comment
  9. AKILI August 31, 09:38

    Kudo ne cdo rrethe monopolitet jan te dukshem por shteti nuk e lufton shtetarin poshte se ka interesa pse si doni ju ata deputet kujtoni se nuk punoje!punojne dhe gjumi nuke i ze kur vjen sezoni per te mar zhutrat nga djersa qe derdhin ne kuvend pra punoni LIBRARI SE PAZARET I BEJME NE NE KUVEND KEMI NJERZIT TANE NEPER RRETHE.jU THONI E KA FAIN Rama une thom jo se jane dhe 139 te tjer burra e gra qe nuk e len mollen te bjer ne tok.

    Reply to this comment
  10. A.GRAMSH August 31, 15:04

    VETINGU dhe VETEVRASJA !
    Leter librashiteses Andoneta Mehilli Tirane
    ————————–
    Ne vend te hyrjes:
    Diten ‘ters’ te se Martes kur tere ‘lekureRjepesit’ e femijeve shqipetare ishin mbledhur ne parlamentin e ‘leshit’ te Topallit dhe langaraqet e dizinformacionit qe 25 vjet kane bere reklame krimit dhe cilesise se ‘lekureve’ te femijeve shqipetare,per te ‘miratuar’ ‘kometen’VETINGU qe do zbriste ne Bathore me 985 ‘vetingashe’ me shpenzime rreth 60 MILIARD lek ne vite e me femijet e tyre aliene ekstraterreste me bisht e me kaska floriri nje GRUA SHQIPETARE qe nuk kish kohe te luante’CANDY CRASH” si BODE-gardet e krimit ne parlamentin antishqipetar ‘LUANTE ME JETEN’ dhe prandaj ne gjuhen shqipe i drejtohet kesaj te perditeshme si nga te paketat qe ka filluar te flase shqip ku ne esence te letres thuhet se ‘Pas 12 vjetesh qe kam hapur nje aktivitet me forcat e mija ‘shteti’ kerkon jo te me inkurajoje po te me falimentoje,te me heqe buken e gojes’!
    E nderuara dhe respektuara Andoneta,
    Te pergezoj si shqipetar jo vetem qe pas 25 vjetesh flet shqip e nga ana tjeter me vjen shume keq qe nuk ‘ke gjetur kishe ku te falesh’.Tek ne nuk mungon vetem ‘shteti’ po edhe ‘zoti’ dhe me e keqja ne kete vend mungon populli dhe ata qe kane uzurpuar vendin e te pareve jo vetem nuk flasin asnje fjale shqip po jane 100 perqind analfabete nga parlamenti tek drejtesija nga gjyqesori tek informacioni!
    Te vetemen ‘gjuhe’ qe ata flasineshte ajo e KRIMIT ku fjalet me te perdorura kane qene dhe jane fjalet KRRIMINALE:’BIZNES-LOBIZEM-KONÇENSION-MONOPOL-AFFERE! Keto kane qene e vazhdojne te jene armet e demtimit ne mase ne duar te ‘politikave’ sa krriminale e antishqipetare qe e lane kete vend toke e djegur nderkohe qe flitet per zbritjen e ekstraterrestave VETINGashe per te na ‘shpetuar’!
    E nderuara Mehilli,
    Ne nje vend ku 25 vjet nuk ka emer sistemi ekonomik dhe as qe behet fjale per parime te Ekonomise se lire te tregut si Meritokracija,Barazi mundesish apo Konkurenca TI si 90 perqind e shqipetareve te afte te ndershem e me mundesi per te bere diçka per vehte dhe shoqerine ini e destinuar te kini 3 alternativa ti neneshtroheni nje neoliberizmi shtazarak salisjan,te merni rruget ose te vrisni vehten!
    Eshte per te ardhur keq qe ju si shumica e shqipetareve te ndershem e te mençur e kerkoni ‘shpetimin’ nga nje ‘kryeminister’ i radhes qe jo vetem tregon qe tek ne nuk ka demokraci dhe syte mbahen nga nje ‘gjergj Elez Alia’ por nuk kemi kuptuar gjene me kryesore :’Shteti’ shqipetar e tere ‘shtetaret’ jo vetem nuk kane asgje me dore per popullin por ata jane thjesht ‘KUKULLA’ ne duar te LOBIZMIT te huaj apo MONOPOLEVE qe kane uzurpuar 100 perqind jo vetem ekonomine sistemin financiar e bankar por tere JETEN E VENDIT.E ketu nuk behet fjale vetem per burimet mbi e nen tokesore por edhe buken edhe ujin edhe ajrin perfshi kolaudimin e sigurimet e makinave pir edhe LIBRARITE e pse jo edhe SEKSIN qe eshte kthyer ne monopol te disave!
    E nderuar Mehilli ,
    Sa me siper e vetemja rruge per te dale nga kthetrat e MONOPOLEVE qe shkaterrojne ekonomine e tregut e mireqenjen e nje populli sepse jo vetem nuk tolerojne ulje çmimesh por falimentojne aktivitetet e vogla e nga ana tjeter nuk u intereson punesimi i trurit por farefisi e klientalizmi,eshte qe duhet te ‘rilinde’ INFORMACIONI qe ti jape ZE ca si JUVE per te bere nje Rrevolucion te vertete se pari ne MENTALITETE qe ti hape rruge POLITIKAVE EKONOMIKE mbi bazen e atyre qe thame me lart MERITOKRACI-BARAZI MUNDESISH-KONKURENCE!Kjo klase politike eshte jo vetem e inkriminuar por edhe analfabete ta beje nje gje te tille dhe nuk jane ‘ekonomistet’ sa do tituj te kene ta nxjerin vendin nga tragjedija ekonomike por eshte mendimi shkencor e ekonomik e mbi te gjitha ‘politikat ekonomike’.Eshte fatkeqesi per nje politike antishqipetare e injorante qe nje populli sa nje fshat e ka futur borxh me 1’5 MILIARD Euro e jo vetem kaqe por te punesuar konsideron vetem 100.000 nepunes te administrates.KY PERBEN KRIM.Nga ana tjeter jo vetem nuk ben liberalizimin e tere aktiviteteve private se nuk ka as tru e as bythe se nuk ua mban nga monopolet por per turpin e BOTES ‘liberalizojne’ POSTAT ne çdo 2 metra per te punesuar Militantet apo kamikazet e parise apo partise.TRAGJEDI!
    Shqiperija e nderuara Andoneta mund te behet kur ne krye te shtetit te vihen ca si puna jote ngelur rrugeve qe e dini se çeshte puna e ndereshme e pse jo vete ti te drejtoje si MINISTRE reformat si e vetmja rruge per RILINDJE!Respekt!

    Reply to this comment
  11. shqipetar Sharri August 31, 15:04

    shkrim manifest per shurdh memecet e nje vendi ne mes te Europes ngelur 25 vjet udhekryq e me syte nga qielli.

    Reply to this comment
  12. MIGJENI August 31, 15:05

    ‘Mjerimi s’ka fat.Po ka vetem zhele,
    zhele fund e maje,flamujt e nje shprese
    te shkyem dhe te coptuem me te dalun bese’……….. Ne nje vend ku populli nuk ka te ‘drejten’ te bleje e shese as buken e ujin e librin se ‘KJO’ eshte e ‘drejte’ eskluzive e ‘Kuçedrave’ monopol tregon fundin e nje shoqerije dhe shuarjen e nje shteti e vendi…..

    Reply to this comment
  13. shqipetar August 31, 15:06

    Pr fatin e keq nuk mjafton vetem ‘Gramshi’ po duhet dhe ‘Shkodran” ‘kolonjari’ e Vlonjati ‘dibrani e ‘bregasi’ te çlirojne vatanin nga salisjanet metistet e socialSSalistet perfshi ‘kungujt e DhjetArit’ e çunat e TirOnes’ qe kane uzurpuar 25 vjet kete vend.

    Reply to this comment
  14. KOMBI August 31, 21:58

    Mos u paguaj as nje cerek leku.

    Kerkoi, taksambledhesve te paraqitin

    Dokumentin e Pastertise, qe te vertetoje vete dhe te afermit e tyre nuk jane hajdut, trafikante, dhe ne breza nuk kane qene te tille.

    Ne vendet demokratike, nuk paguhet asnje cent per librari te tilla te vogla qe kane per mision tu thone shqiptareve: O shqiptare mos u mashtroni nga hajdutet, dallaveraxhinjet, trafikantet.

    Ky eshte dhe misioni i Nene Terezes, qe ne qindra institucionet e saj neper bote, nuk paguante asnje takse.

    Muk te thone faleminderit qe po mbijeton dhe nuk i kerkon gje shtetit por kane dhe kurajo te vijne per te vjedhur.

    Reply to this comment
  15. KOMBI August 31, 22:02

    Ta tregojne fuqine e shtetit tek Bankers qe po u merr per dite miljona dollare, qysh prej 10 vjetesh dhe nuk i jep gje Shqiperise, jo tek ju qe mbani me 1000 mundime familjen gjalle ne keto kohe te veshtira.

    Mos u dorezo asnje qindarke pa Deklarate pastertie familjare.

    Reply to this comment
  16. Antoneta August 31, 22:12

    Shkoni ne shkollen Pjeter Budi dhe pyesni per Antoneten. Pyesni botuesit per Antoneten dhe do te kuptoni pse jane te lumtur dhe shkolla dhe botuesit qe te mos punojne me Antoneten. Ketu nuk ka lidhje Ministria sepse jane mardhenie mes botues-librar pra mardhenie private. Askush nuk eshte i detyruar te coje mallin e vete diku qe nuk do ta coje pasi mbase Antoneta eshte borxhlie. Prandaj me serioz te gjitheve lidhur ma ca shkruani.

    Reply to this comment
  17. Kola September 1, 06:49

    Mua dhe cdo lexuesi as na intereson fare kush eshte Antoneta (vec ne qofte e bukur) Rendesi ka qe libri te gjendet ne cdo librari dhe sic del edhe nga komentet e mesiperme, kjo pune eshte bere monopol i peshkaqenve te politikes.

    Reply to this comment
  18. anticensurë 25642654 September 1, 09:10

    ” …. Me keta botues une punoj gjithe vitin dhe nuk e kuptova pse me trajtuan keshtu.”?
    e thua vetë moj shpirt,”m’i hoqen mua te dyja shkollat dhe ia dhane djalit te nje deputeti”,unë nuk kuptoj përse e bën këtë pyetje??
    “Zoti Thano, nëpërmjet gazetës suaj dua t’i drejtohem Kryeministrit Rama:”
    si duket ti mi motra lexon vetëm libra!!lexo ndonjëherë dhe gazeta dhe do ta kuptosh se rama asqë e rrun fare për mendimet,kritikat o ku ta di unë,të të tjerëve!!
    nuk i lexon fare!!
    ti mirë ke bërë që ke shkruar,por në shqipëri është njëlloj si të bësh “vrimë në ujë”!!
    të paktën e paske kuptuar mi motra”djalit te nje deputeti, qe per mua ishte nje shok.”dhe i paske dhënë drejtim!!sot nuk ka shok!sot ka “para”!të shesin e të blejnë sa herë ju leverdis!!

    Reply to this comment
  19. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd September 1, 14:52

    Vajza nuk e paska kuptuar kapitalizmin. I duhet nje kurs

    Reply to this comment
  20. nuk ka tym pa zjarr September 1, 16:37

    Shume komentues flasin meritokracia. Nuk kuptoni apo beni.
    Clidhje ka meritokracija me kapitalizmin? Jane dy gjera te kunderta.
    Kapitalisti do punesoje ate qe do ai jo ate qe mendon qe eshte me i miri. Edhe kontrata behen ne baze interesi dhe jo merite.
    Clidhje ka merita me parane. Ti mbaj meritat dhe ndershmerine une po mbaj parate.
    Kur u permbys sistemi socialist qe e vinte njeriun ne baze te meritave, ata qe ngelen pa pune e te varfer ishin shkencetaret dhe inxhineret.
    Po te behej ne baze te merites nuk mund te vihej(gomari para kalit) kryeminister nje bojaxhi qe nuk kupton as ekonomi, finance dhe ligje.
    Kryepalla kerkon master edhe per mwsuesit dhe vet ku e ka masterin?
    Ne asnje vend te botes nuk kerkohetbmasteri i detyrueshem dhe gjuha e huaj e detyrueshme.
    Ti them une ketij kryepalles asnje mesues ne amerike nuk di gjuhe te huaj, apo dhe ne administrate shteterore dhe shume pak kane master.
    Po si mund te kerkoje ky master kur nuk e ka vete.
    Prandaj nenshteojuni sistemit qe kerkuat dhe mos u ankoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*