“Jam për Republikën e re, por nuk pranoj ministër për ca javë”

May 21, 2017 17:05

“Jam për Republikën e re, por nuk pranoj ministër për ca javë”

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në Facebook pas aludimeve se ai mund të jetë një nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike për një nga postet ministrore teknike që do të marrë opozita pas marrëveshjes Rama-Basha:

Unë kandidat për në qeveri?

Nisur nga fakti që në rrjete të ndryshme sociale përmendet edhe emri im për të qenë një kandidaturë e opozitës e propozuar për të qenë në qeveri, dëshiroj t’i falënderoj shumë të interesuarit dhe ata që kanë besim te unë, të cilin asnjëherë nuk do ta zhgënjej.

Desha të njoftoj se opozita, pa pasur asnjë detyrim, lëvizja për republikën e re, edhe vetë z. Lulzim Basha, janë treguar moralisht dhe politikisht shumë korrekt për këtë çështje me mua.

Unë i qëndroj mendimit tim se modeli ekonomik, social, kulturor dhe politik që ka vendi ynë sot është krejt i tejkaluar nga koha.

Ai duhet rinovuar me themel sepse e ka lënë Shqipërinë në prapambetje, prodhon kriza dhe ka përjashtuar, denigruar, fyer qytetarin.

Unë jam shumë i qartë se çfarë duhet bërë për ta zëvendësuar atë brenda një kohe shumë të shkurtër, dyvjeçare, me një model të kohës, mbështetur në arritjet më të mira të këtyre dekadave dhe duke shëruar plagët e shumta të grumbulluara.

Ne kemi ngecur në vend së pari sepse administratorët tanë nuk dinë! Sepse drejtuesit civilë së dyti janë të kapur nga disa lobingje me parà. Dhe këto lobingjet me parà së treti pasi bëjnë apologjinë e shëmtuar të vetvetes me kalemxhinj gjithfarësh, bazuar te ideologjira të shekullit të kaluar për të cilat nuk ja kanë haberin, mbushin xhepat pa krijuar vlerë të re dhe nuk përfaqësojnë sipërmarrje me dobi shoqërore!

Ne kemi hipur në një makinë që ndryshon shoferin herë pas here, por pa pasur motor.

Sapo të më jepet mundësia do të pranoja modestisht dhe pa bërë zë çdo detyrë dhe do të merrja çdo ngarkesë brenda një ekipi për t’i shërbyer qytetarëve dhe së mirës publike. Atëherë kur gjithçka do të krijohet si mundësi për të rikonceptuar, riformuluar dhe zbatuar politika vërtet të reja.

Ndërkohë, aktualisht, sot, detyra e anëtarëve të qeverisë të cilët propozohen nga opozita dhe aprovohen nga kryeministri është si duket thjesht për disa javë dhe vetëm për të qenë në një farë mënyre rojtarë të ndonjë paudhësie nëpunësish :).

Për këtë funksion, që nuk them se nuk ka fare dobi shoqërore, nuk ndjehem gati të angazhohem.

Muajt e verës që i kisha rezervuar për të ribërë një tekst për studentët, po i harxhoj për këtë punë, sesa të qëndroj para ose pas ndonjë tavoline, ulur në kolltuk ose duke para larg përmes dritares duke mbajtur me dorë perdet e trasha.

Pra duke falënderuar miqtë dhe të interesuarit, çështja është e mbyllur nga ana ime duke e lënë rehat opinionin publik.

Ndërkohë më gjatë do të shpjegohem më pas, ndërkohë që gjatë javëve që vijnë do të jem si gjithmonë aktiv për të sensibilizuar së bashku me opinionin qytetar se çfarë presim ne për republikën e re.

Unë mbetem thellësisht, deri në fund, plotësisht me besimin se ne na pret ose një republikë e re, ose barbaria dhe mjerimi e humbja si komb.

E kam thënë dhe e përsëris. Njerëzit ikin e vijnë ideja do të mbetet!

Ne si qytetarë duhet t’i japim udhë asaj. Ka ardhur sahati! Ne mundemi!

May 21, 2017 17:05
Komento

17 Komente

  1. klase e shitur May 21, 17:17

    Basha mund te jete treguar “korrekt me ty” po a eshte treguar “korrekt” me shqiptaret?
    Basha ka vrare ne 21 janar, ka vjedhur ne rrugen e kombit, ka firmosur prekjen e integritetit territorial te vendit.
    Basha eshte shtetas holandez dhe femijet i rrit ne mireqenien holandeze
    Ajo eshte “republika” e tij.
    Prandaj i nderuar akademik, ti nuk mund te kenaqesh vetem opse Basha qenka treguar korrekt me ty.
    Nese je person publik, mbro interesin publik, mos perfaqeso vetem mendjen tende

    Reply to this comment
    • ULLI MAGNA May 22, 09:44

      IDEA E JUAJ PER ‘REPUBLIKE TE RE’, ESHTE NJE PLAGJIATURE E RENDOMTE LIBRASH, PA KOHE DHE PA VEND, SEPSE PO KEMBENGULNI TE SERVIRNI NJE ‘EMBELSIRE’ TE GATUAR ME CDO GJE TE QELBUR NE ORIGJINE E PER ME SHUME TE SKADUARA RRUGES, NDAJ LERENI TE BEHENI MINISTER NE JETEN E PERTEJME …, NDOSHTA PO E KONCEPTONI SI ‘REPUBLIKEN HYJNORE’ …?!

      Reply to this comment
  2. Epo kjo pune! May 21, 17:23

    o gazeta pse i jepni hapesire demagogeve… ky palua me ngre ne qiell ate frymorin qe shiti detin, beri 21 janarin (kuptohet jo vetem), griu parate e rruges se kombit… cfare flet o llosh, mos i jepni hapesire ketyre palove, boll kane facebookrat e tyre dhe “simpatizantet” online. Mosna hapni barkun me keta.

    Reply to this comment
  3. shushica May 21, 17:25

    Ne se ke potencial ,krijo nje parti ,organizo njerezit,deklaro programet dhe fito zgjedhjet per te bere nje Republike te re…..ndryshe mos fol ne media por shko e jep ato leksionet e kopjuara nga autore te huaj…..Ah …ti pret Saliun …eshte ai qe do ta ndertoje Republiken e re …se bashku me Lulin …qe ka me pak ide se çdo qytetar i thjeshte qe pas lodhjes ,pi nje kafe ne barin e preferuar…dhe diskuton per ndeshjet e javes….

    Reply to this comment
  4. Fat man May 21, 18:23

    E mer Tan koqja e kandarit, mjafton qe nje kriminel vrases, hajdut, zvoglim i hartes se Shqiperise falja e deti Greqise pra tradhetar, mjafton te jete korrekt me ty pis dhe eshte burre i mire si Lulushi nipi i daj Fazllicit… robt ku i ke legen.

    Reply to this comment
  5. TLN May 21, 18:28

    Ik ore palaco. Sali Berisha e Kac Islami na qenkan Republike e Re.

    Reply to this comment
  6. Po,Po May 21, 18:36

    Artan Fuga , arriti mte mpenetroje deri ne Akademine e Shklencave , me servilizmi8n e peruljen e tij ndaj Saliut te Vicidolit , por nuk eshte ngopur me kaq , ai kerkon te beje karriere politike, per tu pasuruar , nuk mund te pranoje nje post ministri te perkohshem , qe eshte nen syrin e E.Rames dhe nuk do te mund te vjedhe .Shikojeni ndonje mdite , ne se PD do te vije ne pushtet, se si do e shpalose talentin e tij si “politikan” , “shkencetari” militant partiak i radheve te para !

    Reply to this comment
  7. patrioti May 21, 18:40

    Pse duhet te punosh minister zoteria jote ?!!! Mos je me i imiri ?

    Reply to this comment
  8. Dashamiresi May 21, 18:41

    Akademiku ne fjale , nje politikan , fanatik i rendomte i partise me regresive te ketij vendi , ndihet i fyer , qe mund te perdoret si gur shahu , per situata te tilla , sepse ai eshte i lindur per pune te medha ! ! !

    Reply to this comment
  9. XLM May 21, 19:10

    U shtua dhe ky ne listen e kokemedhenjve speciale qe duan jehone ne media, me lubonjen manjani blushi etj etj
    ik pirdhu Fuga me shoke kush ka kohe te humbe te lexoje tyja

    Reply to this comment
  10. Koci May 21, 19:20

    Me c’duket qe si thua jo pushtetit, jo ketij te perkohshmit por atij me kohe te plote, do te thote qe s’je “budalla”, te tunden i shkreti.
    Fusha e ideve eshte loja jote.
    Ne drejtim administrativ kam bindjen qe je out.
    Kur idete qe artikulon kane paqartesi dhe duken emocjonale, po veprimi ne post publik si do te jete? TERR.
    Kam pershtypjen, sinqerisht pertej ironise, qe duhet ta ratifikoni pak veten ne raport me cka ndodh dhe cka gjallon per ti mbushur mendimet me jete, plot klorofil, se here-here duken si shkarpe e thate.

    Reply to this comment
  11. "horri i bulevardit" May 21, 19:22

    PO deshe shko behu Minister i lulit o legen, por ne Daten 26 qershor ne oren 6 te mjesit, paraqitu ne zyre te dorzosh celsat dhe pordhet.

    Reply to this comment
  12. Beni May 21, 20:50

    Republika e re e syve te tu, njeri pa dinjitet, servil, e i pacipe. Do rregullosh ti Shqiperine me Sali shpellarin e Lule hajdutin? Kerko se pari kthimin e parave te vjedhura nga Rruga e kombit e pastaj vleresoje opoziten.

    Reply to this comment
  13. Dielli mbi Korab May 21, 21:37

    Mir qe kerkon Republiken e re ky Profesori,Por me Bashen e Fazlliqit dhe Sal Gerdecin do behet vetem, Republika e Babaneve.
    A kaq shpejt harroi ky Fuga se si e katandisi shtetin Berisha ne 2013 gati drejt falimentimit.

    Reply to this comment
  14. asd May 22, 13:49

    Pse mo? E ke mire per CV. Fundja nuk ke investuar shume. Ca palo artikuj dhe ndonje kafe me Leaderin e PeDes

    Reply to this comment
  15. MH May 22, 15:15

    Deklarimi i z.Fuga ne thonjeza.

    “Dhe këto lobingjet me parà së treti pasi bëjnë apologjinë e shëmtuar të vetvetes me kalemxhinj gjithfarësh, bazuar te ideologjira të shekullit të kaluar për të cilat nuk ja kanë haberin, mbushin xhepat pa krijuar vlerë të re dhe nuk përfaqësojnë sipërmarrje me dobi shoqërore”!

    Komenti im:
    Merreni me mend si do ti mbushin xhepat Artani me te krijuar vlera te reja,duke përfaqësue sipërmarrje me dobi ne shoqerine e familjes fugiane.

    U ngopem me filozofite e analisteve,politikanve dhe qeveritarve.

    Reply to this comment
  16. Aleks May 22, 16:23

    Ky artan ka lindur në shqiperi. Flet shqip por kontributi I tij eshte né sherbim të miqeve té jashtem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*