“Jam plagosur në detyrë”. Probleme me dy apartamente, por drejtuesi i lartë i Policisë e kalon vetingun. Situata në Drejtësi po ndikon?

May 23, 2020 09:39

“Jam plagosur në detyrë”. Probleme me dy apartamente, por drejtuesi i lartë i Policisë e kalon vetingun. Situata në Drejtësi po ndikon?

Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Sokol Bizhga, kaloi dje vetingun, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Pavarësisht se Komisioni konstatoi probleme me pasurinë e tij, duket se justifikimi që vetë Bizhga dha, se i tillë ishte sistemi në atë kohë dhe se bëhej fjalë për kursime nga puna në ndërtim që kishte bërë në Itali, bindi KJV.

KJV konstatoi probleme për apartamentin në Tiranë dhe shitjen e një apartamenti në Vlorë.

Bizhga u shpreh se shitja ishte kryer nga miqtë e tij, pasi nuk mund të paraqitej personalisht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës.

Subjekti i vlerësimit nuk justifikon dhe disa paga përgjatë viteve 1993 dhe 2002, për të cilat ai pretendon se ka pasur shpërblim, për shkak të plagosjes në krye të detyrës.

Për kreun e Forcave Lëvizëse Operacionale, Komisioni vërejti probleme dhe për sa i përket gradave të arritura nga Bizhga gjatë viteve.

Komisioni kështu veçoi rastin e vitit 2014, kur ai u emërua zëvendësdrejtor, pa pasur gradët që parashikon ligji.

Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës.“Nuk ka të dhëna për veprimtari kriminale, s’ka të dhëna për kontakte me botën e krimit, nuk ka denoncime”, u konstatua nga Komisioni.

Ndërsa sa i përket kriterit të aftësive profesionale, veçohet vetëm fakti i gradës, që sipas Komisionin është përfituar jashtë radhe.

“Aftësi për përmbushjen e detyrave ka rreth 7 vite më gradën Drejtues i parë, ka nisur punën në vitin 90 dhe është shkëputur për 13 muaj më reformë, grada Kolonel është përfituar jashtë radhe, por në përputhje me ligjin”, u shpreh Komisioni.

Vettingu në polici po shfaqet i butë pa shkarkime. Sopata në drejtësi që ka nxjerrë nga loja thuajse gjithë sistemin, me sa duket ka ndikuar në zbutjen e gjykimeve për të mos patur të njëjtën situatë bllokimi edhe në Polici.

l.h/ dita

May 23, 2020 09:39
Komento

5 Komente

  1. Dori May 23, 09:49

    Vettingu nuk duhet te futet ne keto hollesi.

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi May 23, 10:46

      Do kisha hedhur edhe une kandidaturen, por para 20 vjetesh me grisi breket dashnorja dhe me mbajti llastikun. Sa here shkoj tek komisioni, njeri nga ata vertit llastikun e brekeve te mia ne gisht, sikur ta kishte zinxhir, dhe une kthehem mbrapsh! Eshte veting. forte ky!

      Reply to this comment
  2. juventus May 23, 10:27

    DHE KY BIZHGA NJERI ESHTE DHE NUK ESHTE MEKAT QE NA PASKA NJE SHTEPI APO 2 SHTEPI QE NUK E JUSTIFIKON.GJITHE SHQIPERIA KA PROBLEME TE TILLA NDAJ MJAFT ME KETO GJERA SE NUK NA VJEN E KEQJA NGA KETO.AI PALO SPAK TE SHOHI PPP E HAJDUTIT,PLEHRES ,TE LIGUT ETJ.. ETJ.. RAMES.

    Reply to this comment
  3. Ton May 23, 10:44

    Profesionist. Nga te paktet.

    Reply to this comment
  4. Arben May 23, 14:27

    Cirku me veting

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim