Jam sulmuar seksualisht… Shtohet lista e aktoreve që akuzojnë top producentin e Hollivudit

October 15, 2017 11:36

Jam sulmuar seksualisht… Shtohet lista e aktoreve që akuzojnë top producentin e Hollivudit

Edhe dy gra të tjera i shtohen listës së akuzueseve të Harvey Weinstein.

Top producenti i Hollivudit është këto ditë në qendër të një furie akuzash për abuzime seksuale.

Policia në Nju Jork dhe Londër është duke hetuar disa dhjetëra denoncime, mes të cilave edhe ato të aktoreve të njohura Angelina Jolie, Gëyneth Paltroë, Rose McGowan etj.

Tashmë edhe aktorja britanike Lysette Anthony thotë se është sulmuar seksualisht Ëeinstein në shtëpinë e saj në Londër në fund të viteve ’80 – raporton Dita sipas BBC.

Aktorja, e njohur si ylli i British TV soap Hollyoaks, thotë se e ka takuar producentin në 1982 gjatë xhirimeve të një filmi dhe është sulmuar seksualisht prej tij disa vite më vonë.

“Ishte një sulm patetik dhe revoltues, që më la një shije pështirosje dhe turpi” – thotë aktorja.

Një tjetër aktore, emri së cilës nuk publikohet ka denoncuar gjithashtu dje që është përdhunuar nga producenti në 1992.

Organizatorët e Oscars kanë bërë të ditur dje se kanë përjashtuar tashmë Weinstein dhe vëllanë e tij duke i quajtur ata “të sëmurë “.

Ëeinstein, 65 vjeç thotë se të gjitha kontaktet e tij seksuale kanë qenë konsensuale.

Ëeinstein është një figurë qendrore në botën e filmit dhe prodhimet e tij kanë marrë rreth 300 nominime në Oskar duke fituar 81.

Të shtunën Academy of Motion Picture Arts and Sciences njoftoi se ka votuar për përjashtimin e Weinstein.

Anëtarët e Bordit janë figura të njohura të Hollivudit si Tom Hanks dhe Whoopi Goldberg.

“Koha e injoramcë dhe sulmeve të turpshme seksuale në vendin e punës në industrinë e filmit, ka mbaruar” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Akademisë.

Dita

October 15, 2017 11:36
Komento

1 Koment

  1. MH October 15, 14:29

    Te gjithe e kritikojne imoralitetin e te berit sex.Kritikojne dhe dhunimin e te berit sex.Nga ky moment kritikuesit ndjehen te cilter me moral te shendosh dhe shume krenar.Mirpo edhe keto si mizat ne qull bien pre e te berit sex pa licens me tu paraqit momenti qe nuk duhet falur po duhet kollofitur me shpejtesi drite.Kjo vjen se ekziston nji dreq procesi fiziollogjik qe urdheron e tundon trupin dhe truni per ta ekzekutue rastin deri me sakrifikim jete per te dyja gjinit.
    Ndaj asht ma mire te mos diskutohet e te shitet moral e krenari pa njohur te panjohuren qe na ngacmon e nuk i shqitemi.Mbasi sex-i rrezulton si domosdoshmeri trashigimie te llojit te mos zhduket,shuhet.
    Mbi keto pikpamje mua me vjen te qesh per te gjithe diskutantet qe propogandojne fenomenin sex si gjest negativ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*