Malltezi zëvendëson vjehrrin e tij në podiumin e PD-së, reagon PS

December 13, 2014 12:59

Malltezi zëvendëson vjehrrin e tij në podiumin e PD-së, reagon PS

Jamarbër Malltezi ka bërë deklaratën e parë si sekretar i Departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve në PD.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta, se kanë dhënë një tender për sponsorët e tyre.

“Sot jemi këtu për të treguar një rekord Gines që ka shënuar dyshja Rama-Meta, duke caktuar në krye të tenderave te pyllëzimit në Ministrinë e Mjedisit, një person, i cili i jep babait të tij plot 1.2 milionë dollarë ose 75% të fondit vjetor.

I gjithë fondi vjetor për pyllëzimin prej 1.6 milionë USD, u nda mes dy firmave zyrtarisht sponsorizuese të dyshes Rama-Meta. Buletini zyrtar tregon se ALB-Garden, me përfaqësues z.Pjetër Trashaj, ka perlarë 1.2 milionë dollarë nga kjo Ministri, pra 75% të të gjithë fondit. Organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në Ministri është i biri i pronarit që fiton tenderat dhe përjashton të tjerët.

Pas ardhjes në pushtet, Rama-Meta gjetën mënyrën më të drejtpërdrejtë për të shpërblyer donatoren e saj. I caktuan të birin shef në Ministrinë e Mjedisit, dhe ai i tenderon babait të tij herë pas here miliona nga taksat e qytetarëve të vendit. Deri më sot, plot 1.2 milionë dollarë. Ky është shembull i sistemit korruptiv dhe shëmbëlltyra e oligarkisë që ka ngritur Rama-Meta.

Abuzim, përfitim, korrupsion, në format dhe madhësitë më ulëritëse.Teksa qytetaret vuajnë në papunësi, mjerim, errësirë dhe kërcënohen burg, oligarkët ndajnë milionat me klientët e tyre dhe këto miliona ju duken gogla”, ka thënë Malltezi.

Atij i është kundërpërgjigjur Partia Socialiste me anë të deputetit Besnik Bare.

Sipas këtij të fundit, të të akuzojë dhëndri i Berishës për korrupsion, është ironia më e madhe që mund t’i ndodhë këtij vendi dhe vetë PD-së.

“Që Partia Demokratike, si forca më e madhe e opozitës, është në të drejtën e vet për të kritikuar Qeverinë, askush nuk mund ta vërë në dyshim. Përkundrazi, ne e mirëpresim çdo kritikë për të korrigjuar shënjestrën e qeverisjes.

Por që akuzat për favorizime në tendera të mbeten në gojën e dhëndrit të Saliut, bashkëshortit të Argitës, Jamarbër Malltezi, kjo është vërtet vaj medet për Partinë Demokratike.

Shqiptarët i kanë ende të freskëta akuzat e biznesmenëve vendas dhe të huaj që akuzonin nën zë, po edhe hapur, Sali Berishën kur dëshmonin se pa kaluar përmes zyrës private të vajzës, gruas së Jamarbrit, apo të djalit Shkëlzen për të paguar shërbimet korruptive të familjes që drejtonte qeverinë, nuk bëhej dot biznes në Shqipëri.

Ishin pikërisht familjarët e Sali Berishës me në krye vajzën, djalin, dhëndrin, por edhe kunetër e baxhanakë që Saliu i bënte hasha edhe kur fatkeqësisht humbnin jetën në gropën e zezë të korrupsionit (kujtoni Gërdecin), ata që e kthyen shtetin shqiptar në një mamuth hajdutërie.

Prandaj, teksa Partia Demokratike bën detyrën duke vendosur lupën e kontrollit opozitar mbi çdo veprim të qeverisë, do ishte mirë të mos na kujtonte historinë e vjedhësit që bërtet “kapeni hajdutin, kapeni hajdutin ”, tha Bare në reagimin e tij.

December 13, 2014 12:59
Komento

14 Komente

  1. une December 13, 14:25

    violinen e kishte me vete ky…………………..

    Reply to this comment
    • Toni December 13, 16:15

      une me mire i besoj nje klyshi qeni ose ndonjerit si mark ukkk e jo me kete kete kok penis vrases+hajdut qe sot na hiqet moralist…

      Reply to this comment
  2. sali-21-janari December 13, 15:00

    ik more i degjeneruar deri ne palce klysh kurve kopil

    Reply to this comment
  3. nick December 13, 15:04

    cfare te presim nga ti more legen,po te ishte sala do te kishte bere ambasador ne beograd ku dhe vajza jote ishte kenaqur me tifozet serb
    familje e coroditur !

    Reply to this comment
  4. Emigrant December 13, 15:37

    Nuk e di pse nuk eshste prononcuar asnjehere (natyrisht qe nuk ka se si e ben nje gje te tille)ky djali per isistmin e tij per dhenien e klubit Partizani privateve per te ndertuar pallate Per kete u hoq nje Gjeneral nga Brigada Mbeshtetese u gradua nje tjeter dhe e firmosi dhe pas kesaj firme u be edhe shef i shtabit te pergjithshem te ushtrise Mbas gjithe kesaj afere miliona dollareshe ndodhej Vogelushi Malltezi

    Reply to this comment
  5. Altin Gjata. December 13, 15:53

    Po ik o kopan .e te drejta te jen ato qe thua ti .nuk te beson kush ty bir kur …vaj medet ne car duar esht pd.

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. December 13, 16:07

    PO,z..bare,eshte e vertet se berishet,malltezet,imamet,bodet,bashet,jozefanat,vokshat,halimat,mulet,nisahanet,gjinet,cefet e shum emra te partis neufashiste,kan qen,jan dhe hajdute dote ngelin,dhe kriminelpo ashtu tradhtar gjithashtu.Por,dhe ne kolacionin tuaj qeveritar,keni ca hajdut dhe ate,po e filloi,tek,Iliri meca,koka,monika,tek ti,po,milioneret tuaj qe tani emrat nuk po jua them,kah i bene leket,a’mos vall ju kishin lan gjyshrit apo baballaret arkat me flori?Bare,sa per vjedhje dhe hajdut,jeni nji,si ata neufashist si ju neuliberal se me socialst nuk kani fare afersi,ju borgje liberal,ata borgjez-mikro.Krejt pasurin kombtare qe ju la diktatura e ndat ju,mes dy forcave reakcionare dhe populli 90%ngeli fukni fukaraja thoshte gjyshi im rahmet paste.Vetum nji gje juve ju ndryshon,se ju jeni ma te mencur,gjerat i bejni ne manyr te msheft,jo si sala,qe hapur dilte dhe del,ne mbojtje te kriminelve dhe hajdutve,se ishin,e bija,gjali,dhendri,vellau,kushriri,miqte e qokave te ti,dhe ai si bajloz dilte ne mbrojtje se,kejtat i kishte te vetat,prokurorin,gjykatat,policin,kld.garden,shishin,pra ishte i mencur qeratai,ju klithni per bemat e zeza te ti,por nuk huxoni ta prekni e jo me,ta arestoni.Ta,beje nji pytje ndoshta banale per ty,por dhe koha ka kaluar,por tyetje hipotetike.Po,te ishte sistemi i pare 1990,ku dota kishit ju vendin tani,kur them ju,kam parasysh krejt juve politikanve te majt dhe te djatht,pra ju qe keni vjedh,keni vrar,keni tradhtu vendin me detin qe ja dhat greqis?

    Reply to this comment
  7. . December 13, 18:22

    ————————————

    Jepja vjerit tend

    per leter “higjenike” te fshije “menderen dhe pastaj buzet”

    ose “tullen tende” … ha,ha,ha,ha,ha

    —————————————————————————————–

    Reply to this comment
  8. Sali komunisti i pabese dhe serb December 13, 20:02

    Pershendetje kacurrlesi JamSerb Malltezi, ti ishe i vetmi i licensuar privat, nga vjerri yt Adolf Berisha per te dhene leje mjedisore e per shrytezim pyjesh e ndertim fshatrash turistik. Shoku Kacurrels qe i ben floket me shume xhele, na trego te pakten ku i ke lene keto pyje qe te besojme sic “besojme” vjrrin tend kriminel, ne 8 vite e kthyet Shqiperine per pyje ne vend te dyte jo me pas Gjermanise por pas Saharase edhe atje te pakten gjen ndonje oaz te gjelberuar, por tek ne kane mbetur vtem rrenjet e pemeve, bure pis e bajge.

    Reply to this comment
  9. erion December 13, 20:36

    Paska PD-ja departament per Mjedisin dhe Pyjet?
    A nuk deshen keta ta kthejne Shqiperine ne kazan plehrash te Evropes?
    Domethene shkurt Maltezi eshte sekretari i departamentit te Pyllit?
    PD=Pylli i Derrave

    Reply to this comment
  10. Arben December 13, 21:02

    BURG BURG BURG

    SEKUESTRIM PASURIE
    SEKUESTRIM PASURIE
    SEKUESTRIM PASURIE.

    TE TJERAT JANE FJALE BOSHE.

    Reply to this comment
  11. Astrit December 13, 23:07

    Perderisa se keni fut ne burg o Bare, ky dhe vjehrri jane te pafajshem! Kshuqe sa beni gam gam gam kot o punoni ose hapni krahun!!! Se barkun na e hapet me carravitjet si kalamaj 2 vjec….mgjs ministrat nga aq i keni. Vajmedet!!

    Reply to this comment
  12. Sali Qerozi December 14, 07:58

    Kokra e trapit. Pse e ka kaq te holle zerin ky koke loqja. Apo pune bilbilushi? E shkreta Gita, qenka e pafajshme per cdo tradheti bashkeshortore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim