James: Pres telefonatë nga trajneri i Kombëtares së Nigerisë

May 31, 2015 10:59

James: Pres telefonatë nga trajneri i Kombëtares së Nigerisë

James Adeniyi është nigeriani më i lumtur në Shqipëri. Të premten sulmuesi 22-vjeçar shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Laçit në finalen kundër Kukësit dhe fitoi Kupën e Shqipërisë, trofeu i tij i parë në karrierën e tij të re futbollistike. Sportal.al kontaktoi me “vrasësin” e ekipeve të mëdha. James zbuloi se, familja e tij në Lagos e kishte parë finalen direkt përmes internetit.

– James, urime për fitimin e Kupës. Si ndihesh pas marrjes së trofeut?

– Ishte një ndeshje dhe një mbrëmje e madhe. Jam shumë i lumtur golin, por më shumë për fitimin e Kupës. Ishte trofeu im i parë në karrierë në Shqipëri. Ndihem me humor të mirë. Për gjithçka.

– Golashënuesi më i mirë në Kupë…

– Po, më vjen mirë. Kam shënuar tre gola të rëndësishëm, pasi u kam shënuar më radhë Partizanit, Tiranës dhe Kukësit.

– Kujt ia dedikoni golin?

– Ja dedikoj golin fansave të mi, tifozëve të Laçit, por dhe atyre që kam në Nigeri, pasi dhe ata ishin duke pritur që unë të fitoja Kupën.

– A morët ndonjë mesazh nga familja?

– Po, po. Ata më dërguan mesazhe menjëherë pasi mbaroi ndeshje, pasi ata e ndoqën atë në përmes internetit. Ata panë çdo sekondë të ndeshjes.

– Mediet nigeriane kishin shkruar për ty para finales së Kupës…

– Po, po. Më morën në telefon dhe kishin bërë një shkrim për mua. Gjithmonë kanë qenë të interesuara për atë që po bëj në Shqipëri.

– Në të ardhmen a do të shohim James-in në Kombëtaren e Nigerisë?

– Edhe ka të ngjarë. Jam duke pritur një telefonatë nga trajneri i Kombëtares. Gjithsesi, nuk është tani ajo më e rëndësishmja për mua.

May 31, 2015 10:59
Komento

1 Koment

  1. "BALASHI" June 1, 11:19

    Bravo Xhejms! Urime! Suksese me tej! Po sikur te vije ne kryeqytet, tek Bobi do ishte me mire per ty e te ardhmen tende…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*