Janari i peshqve të mëdhenj? Lu: U zotuat, ku janë rezultatet?

January 31, 2018 19:12

Janari i peshqve të mëdhenj? Lu: U zotuat, ku janë rezultatet?

Ndërkohë që në rrjetet sociale, media dhe debatet publike flitet për arrestimin e peshqve të mëdhenj, që ishte paralajmëruar për muajin janar nga ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ka reaguar ky i fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, kërkon nga politika dhe autoritetet shqiptare në tërësi, mbajtjen e premtimit për luftën kundër krimit të organizuar.

Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh.

Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”

Ambasadori Donald Lu”, – thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Facebook.

Të njëjtin apel ambasadori amerikan e bëri edhe në një intervistë për DITA pak ditë më parë. o.j. / dita

January 31, 2018 19:12
Komento

14 Komente

  1. cin thu tin yan Peshqit e Medhenj ?! January 31, 19:38

    shoku lu ,
    po kerkon rezultatet !
    a thu per vedi i ka arrit rezultatet zoti lu .
    1) cer bani sherifi lue me shoferin e kamionit te barit saimir tahirin .
    2) a i ka bo noj vizit “burrit te shtetit” salih abdurrahman berishit ,me e siguru se asigjo s’ka me ndodh ,sepse merikont e dun fort Terroristin e kan mik shpiet .
    3) po illin qi o msue mi ngrit bootht perpjet more aman ,qe sfilon si p!dhi m’dasem ,
    i ken ba noj qe palla ,si gangsterrat e rrugeve .

    po tash se vallaj s’jam tuj kuptu .
    Luja ka dal n’Opozite ?
    sepse ky o tu i bo opozicion Pushtetit ?!
    cere o bo nji kshtu me ty lu !
    Na knoqe me kto akrobatat e tuja .

    Reply to this comment
  2. h January 31, 20:04

    Hik me vrap or mik se po te vjedhin edhe ty .

    Reply to this comment
  3. Korrupsioni po easfikson kete popull e kete vend January 31, 20:11

    Edhe pse duket e kunderta, eshte e mira afatgjate e Shqiperise qe vendi yne te hyje ne Europe, ne BE, vetem kur ta meritoje, qe do te thote kur te crrenjose korrupsionin qe nuk mund te crrenjoset nga kjo klase politike fund-e-krye e korruptuar.
    Le te hyjme kur, me ndihmen e BE dhe te Amerikes, te heqim nga qafa kete klase te korruptuar.

    Reply to this comment
  4. Korrupsioni po easfikson kete popull e kete vend January 31, 20:12

    Edhe pse duket e kunderta, eshte e mira afatgjate e Shqiperise qe vendi yne te hyje ne Europe, ne BE, vetem kur ta meritoje, qe do te thote kur te crrenjose korrupsionin qe nuk mund te crrenjoset nga kjo klase politike parazite dhe fund-e-krye e korruptuar e pas viteve 90-te.
    Le te hyjme kur, me ndihmen e BE dhe te Amerikes, te heqim nga qafa kete klase te korruptuar.

    Reply to this comment
  5. ha ha h January 31, 20:14

    ka me ju bashku Protestes lyja ,
    pasha zotin .
    o bo Opozitar nevrik .

    Reply to this comment
  6. Arben January 31, 20:23

    Po ty nga te kemi o byrazer????!!!!

    Reply to this comment
  7. Lili January 31, 20:26

    Tash presim qe lu te kape peshkin e 1 prillit.

    Reply to this comment
  8. pitkin apo donald January 31, 20:34

    Zoti donald lu

    eshte fatkeqesi per shqiperine
    qe ju dukeni si toger para majorit berishe..

    por akoma me fatkeqesi eshte se ti “lufton” me lul berishen si luftoi arvizuja ne 8 maj me menge te perveshura qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Bashen

    ..
    cfare ka shkruar gery kokalari duket qe je shok me ato peshkaqene qe do te kapesh gjasme

    Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
    Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
    Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
    “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

    Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
    Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
    Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
    Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

    Reply to this comment
  9. perkthyesi January 31, 20:53

    Kjo tregon dhe nje here se sa e majisur eshte plaga e pandeshkueshmerise, qe flet e perflet cdo njeri i pergjegjshem dhe qytetar i ketij vendi! Vetem shqiptaret mund ta zgjidhin kete kolaps gjigand, duke mos fjetur, por duke u ngritur dhe me grusht te hekurt, tu thyej turinjte zorzoperve te cdo ngjyre dhe kalibri! Rruge tjeter absolutisht nuk ka!

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit ,prokuroret apo gjykatesit keto mbrojtes te ligesise. January 31, 23:48

      Jam dakord me ju o perkthyesi,por sot aman se sa me shume ti tolerosh apo te presesh nga bandat roze-blu korruptive e aqe me shume dhe kriminale,me shume grabitje,gak e pasiguri do te kete ne sokake,kalldreme e ruge dhe bulevarde shqiptare dhe jashte saje.Protesto ne emer te moralit e dinjitetit njerezor dhe mos prit gomare te mbi bare;thote populli.O sot o kuurre duhet te ngrihemi ti thyjme jo vetem hundet por dhe kellqet keture bushtrave e mafozeve te veshur me pushtet qe vazhdojne e derdhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Mjaft eshte MJAFT,Te shpresosh nga djalli per ndershmri njerezore eshte marri e shkuar marrise dhe bashkefajesi.Prandaj ne kete kendveshtrim o sot o kurre patriotet shqiptare kudo qe jane duhet te mblidhen ne Tirane ne nje proteste te madhe deri ne largimin e ketyre palopolitikaneve nga te tre pushtetet.Vetem atehere c’do shqiptare brenda dhe jashte Shqiperie do te ndihet jo vetem i sigurte,por krenare per veten vendin.Protesto.

      Reply to this comment
  10. Lisi January 31, 21:06

    Zoti Lu !
    Si shqipëtar të falënderoj sinqerisht . Sot mu mbush mëndja që ju e paskeni seriozisht dhe sinqerisht vettingun. Kam shumë arësye që s’besoja .
    Fundërinat e Shqipërisë bëjnë politikën . Na nxinë surratin para botës , na morën frymën .
    Edi Rama s’e bën dot vettingun ,sepse është frikacak , oportunist dhe llafazan . Të tjerët janë kriminelë , rrugaçë , alabakëri rruge !
    Zoti Lu , sos !

    Reply to this comment
  11. Kris 1 January 31, 21:39

    Qeveria ndan te njejtin shqetesim me zotin Lu.Vete kryeministri shkoi deri ne Durres dhe u terhoqi verejtjen peshkatareve.Besoj se kjo puna e janarit eshte si shtatoret e Llalles.Nuk duhet te dekurajohemi ,cdo vit e ka nje janar.Fjala do te mbahet se do te rrisimca peshq te vegjel dhe do ti kapim ne janar

    Reply to this comment
  12. Dy panine nje qofte January 31, 22:34

    Z. Lu nuk ka peshq jane kthyer ne Pashkaqen, prandaj mo u kerko llogari llogari Prokurorreve qe varen nga SHQUP-i.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*