Janari, një muaj perfekt për Realin e Madridit

February 1, 2014 11:23

Janari, një muaj perfekt për Realin e Madridit

Janari ka qenë muaji perfekt për Realin, i cili ka tetë fitore në po aq ndeshje, me 17 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Me këtë marshim brilant më 2014, madrilenët e kanë ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me Barcelonën e Atletikon kryesues të kampionatit, nga pesë pikë që ishte një muaj më parë, ndërsa kanë siguruar edhe gjysmëfinalen në Kupën e Mbretit. Veç të tjerash, Reali i Karlo Ançelotit ka vendosur edhe rekord me të gjitha fitoret në muajin e parë të vitit. Për herë të fundit Reali ka qenë pranë këtyre shifrave më 2009, por në atë kohë skuadra e drejtuar nga Huande Ramos ishte eliminuar nga Kupa. Trajneri italian duket se ka gjetur formulën e duhur për ta çuar ekipin gjithnjë e më përpara në rrugën drejt trofeve. Nën drejtimin e tij, gjatë një muaji, nëntë lojtarë kanë qenë titullarë të padiskutueshëm, ndërsa për dy pozicionet e tjera është praktikuar rotacioni. Nëntëshja që ka rezultuar mjaft produktive përbëhet nga Ramos, Pepe, Marcelo, Modriç, Alonso, Di Maria, Bale, Benzema dhe Ronaldo, ndërsa rotacioni është aplikuar në portë mes Diego Lopez dhe Iker Kasijas, në varësi të kompeticionit, si dhe në mbrojtje mes Arbeloas dhe Karvahal, të cilët alternohen në çdo ndeshje. I gjithë ky rendiment nuk është rezultat i rastësishëm. Djemtë e Ançelotit nuk humbasin që prej 26 tetorit, kur u mundën 2-1 nga Barcelona në “Camp Nou” dhe me suksesin e fundit ndaj Espanjolit barazuan numrin e 20 ndeshjeve radhazi pa pësuar humbje, shifër e regjistruar kur në krye të skuadrës qëndronte Zhoze Murinjo, në sezonin 2011-2012.

February 1, 2014 11:23
Komento

1 Koment

  1. Anonim February 1, 12:40

    shumica fitore me breke neper kembe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*