“Janë 4 mësime që Perëndimi nxorri këto ditë të trazuara”

April 2, 2018 10:33

“Janë 4 mësime që Perëndimi nxorri këto ditë të trazuara”

Në 29 mars 2019 (pas një viti) Mbretëria e Bashkuar do të ketë lënë Bashkimin Evropian. Por kjo ndarje nuk është dukur kurrë kaq absurde, sa këtë javë, kur gjatë samitit të fundit që iu dedikua kryesisht Brexit-it, presidenti francez dhe kancelarja gjermane vendosën të dëbojnë disa diplomatë rusë, për të shprehur solidaritetin e tyre me Londrën.

Ata i kërkuan vendeve të tjerë të BE të bënin të njëjtën gjë, duke nisur në këtë mënyrë një reagim ndërkombëtar në një shkallë që nuk ishte parë kurrë, ndaj një çështjeje të tillë – shkruan Dita.

Megjithëse jo vend i BE, thirrjes iu bashkua edhe Shqipëria.

Në një analize për France Inter përkthyer nga Bota.al, autori Bernard Guetta shkruan se janë 4 mësime që Perëndimi nxorri në këto ditë të trazuara.

“Pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të lërë Bashkimin Evropian, por tani kemi patur konfirmimin se Londra nuk ka aleatë të tjerë, tek të cilët të besojë në rast vështirësie. Ky nuk është mësimi i vetëm për t’u nxjerrë nga këto ditë – shkruan Guetta.

Mësimi i dytë, në fakt, është se përkundër të gjithë parashikimeve, ai që deri dje e quanim “perëndim”, është rikompaktësuar, për t’i kujtuar Putinit që nuk mund të kalojë çdo limit, pa u ndëshkuar.

Mësimi i tretë është se fronti perëndimor është zgjeruar dukshëm që nga fundi i luftës së ftohtë, dhe tani përfshin ish-vende komuniste, që janë bërë pjesë e BE, si Hungaria dhe vende të tjerë.

Mësimi i katërt është se në këtë krizë, Unioni ka marrë kontrollin e Aleancës Atlantike, duke u imponuar për herë të parë si aktor me peshë, në skenën ndërkombëtare.

b.m. / dita

April 2, 2018 10:33
Komento

1 Koment

  1. Besniku April 2, 14:35

    Dardha e ka bishtin prapa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*