“Janë bërë si klube interneti”, Rama: Do të heqim celularët nga institucionet

September 14, 2018 12:58

“Janë bërë si klube interneti”, Rama: Do të heqim celularët nga institucionet

 

 

“Një epokë të re për celularët në shkolla”, e ka quajtur të premten kryeministri Edi Rama vitin e ri shkollor, kur smartfonët nuk do të lejohen më në shkolla as për mësuesit, as për nxënësit.

“Ky vit do të jetë viti i një epoke të re për celularët në shkolla. Nuk do të lejojmë celulare në shkolla. As për fëmijët, as për mësuesit.

Mësuesit do të duhet t’i dorëzojnë në fillim dhe t’i marrin në fund të mësimit. Muaji i parë do të jetë muaj edukimi, nga muaji i dytë celularët merren dhe hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që e ka sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, tha Rama gjatë një takimi me mësues.

Por kreu i qeverisë duket se nuk do të mjaftohet me kaq.

Të njëjtën masë paralajmëron se do të nxjerrë së shpejti për të gjitha institucionet shtetërore, të cilat thotë se janë kthyer në klube interneti.

“Jam i bindur që ky do të jetë një ndryshim i madh, ndërkohë që ne po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti të gjithë.”

a.s/dita

September 14, 2018 12:58
Komento

2 Komente

  1. socialisti September 14, 13:48

    Pse kerkon te besh me te veshtiren xhanem o shoku Rama? Pse te heqesh celularet nga institucionet? Bej me te thjeshten, me te drejten, hiq ato militante te punesuar kot se koti qe vijne e s’vijne ne pune por marrin rrogen qyl duke luajtur me celulare. Keshtu dhe shpeton buxhetin e shtetit nga abuzimet se celularet nuk marrin rroga, rrogat i marrin ato te mbingarkuarit kudo ne administrate qe te vetmen pune bejne lojra ne celulare.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 14, 17:05

    ERTV ne te gjitha zyrat. Nuk kane cfare i duhen me celularet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*