Janinë, lihen të lirë 4 doganierët shqiptarë, ishin në mision hetimi

July 4, 2016 20:54

Janinë, lihen të lirë 4 doganierët shqiptarë, ishin në mision hetimi

 

Ka marrë një zhvillim të ri sot ngjarja e njoftuar me bujë para dy ditësh nga mediat greke, mbi “arrestimin në flagrancë të 4 doganierëve shqiptarë në Kallpaq pranë Janinës, teksa shoqëronin dy maune me mallra të vjedhura”.

Burime për DITA-n pohojnë se katër punonjësit e drejtorisë hetimore të Doganave shqiptare, janë pyetur veç e veç nga autoritetet greke në Janinë, nga ora 2 në 5 të pasdites, dhe është vërtetuar se ata kanë qenë në një mision hetimi pikërisht mbi dy kamionët për të cilët u arrestuar si “bashkëpunëtorë”. Kamionët po drejtoheshin drejt pikës kufitare të Tre Urave dhe punonjësit e hetimit doganor shfrytëzuan territorin grek për të mos i humbur nga sytë.

Ata janë lënë të lirë dhe shkresa përkatëse i është përcjellë drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pohojnë burimet.

Të shtunën e kaluar, DITA paralajmëroi se arrestimi që iu bë doganierëve shqiptarë ishte i nxituar, ndërsa akuza tingëllonte e çuditshme. / DITA

July 4, 2016 20:54
Komento

3 Komente

  1. Berti July 4, 22:07

    Bravo çunat

    Reply to this comment
  2. info analitike July 5, 07:34

    Dita, si e shpjegoni ju keta doganiere kane vepruar jashte territorit shqiptar, pra jashte kompetencave e ndalimi dhe dyshimet ndaj tyre kane qene mese normale. Ajo qe nuk shpjegohet eshte arsyeja pse nuk jane kontaktuar autoritetet greke per t’i njoftuar per kete nderhyrje.

    Reply to this comment
  3. emil July 5, 14:44

    c pun kan doganjiret shqiptar te ndjekin kamionet ne shtete te huaj kamionet ne shqiperi do vinin dhe ne doganat tona na territorin ton mund te kryej cdo veprim pa ber gjith ket rremuj por per ata qe njohin sado pak si punojn doganieret tan ne cdo pik kkk e kuptojn se kjo esht bllof doganieret tan policia e doganave pa pik dinjiteti dhe sdi ctjeter te shkruaj rrin e pin e shesin dengla ne doganen e shtetit grek ne kakavijk e cmund te presesh nga keta njerez naiv rilindja esht qerruar dhe sdi cbehet kan te drejt greket qe tallen me vipat t doganave dhe policis shqiptare ne pkkk bravo rilindja dhe lsi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*