Janullatos për CNN: Europa ka snobuar krishtërimin

January 30, 2016 20:47

Janullatos për CNN: Europa ka snobuar krishtërimin

Primati i Kishës Ortodokse Shqiptare, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dhënë një intervistë për CNN Greek ku ka folur rreth situatës globale të shfaqjes së terrorizmit dhe mënyrën sesi po e lufton perëndimi.

Pyetjes nëse Perëndimi ka përgjegjësi për shpërthimin e terrorizmit dhe nëse fenomeni ka implikime fetare, kryepeshkopi Janullatos u përgjigj: “Unë do t’ju them diçka provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë se çfarë do të thotë padrejtësi  dhe varfëri dhe se ku mund t’i çojë popujt varfëria”

Kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare thotë se evropianët duke snobuar krishterimin kanë  lënë një boshllëk të madh, të cilin përpiqen ta shfrytëzojnë interpretuesit e islamit për të ndërfutur elemente të tjera. Ai flet për një luftë globale asimetrike, raporton Respublica.

“Ka studiues të Islamit që theksojnë dimensione të tjera. Ne jemi përballë një problemi kompleks global. Terrorizmi nuk luftohet vetë me raketa dhe aeroplanë,  është një luftë ideologjike. Ne nuk kemi kuptuar se jemi tashmë në një tjetër  luftë tjetër botërorë asimetrike që asnjë shkollë ushtarake nuk e kishte parashikuar. Gjithë ata që gjejnë armë, kush ua jep? Nuk janë fuqitë e mëdha që nxjerrin fitime? Të gjithë ata që blejnë naftën e xhihadistëve nga e kanë origjinën?  Ndonjëherë ne duhet të kemi kurajon për vetëkontroll dhe autokritikë. Faj kanë të gjitha shoqëritë … Nëse nuk merremi me varfërinë nuk mund të përballosh këto situata. Dhuna më e madhe është të jesh në varfëri.. “-shprehet Janullatos.

January 30, 2016 20:47
Komento

10 Komente

  1. Erza January 30, 22:35

    Oh krejt si Albin Kurti ka folur. Se dhe Albini ka shkruar ne nje shkrim te tije qe “Varferia eshte dhune!”. Tani me qe ra fjala cdo me thene “snobim”?

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati January 31, 06:35

      Snob domethene kur i shikon te tjeret me perbuzje, , me mosperfillje etj

      Tani ketu tek kjo fjala e tij Janullatosi i ka mbajtur iso mendimeve te Putinit , duke goditur Turqine dhe vendet e Perendimit

      Se Putin akuzon perendimin dhe Turqine qe blejne naften nga ISIS …

      Me ket interviste Janullatosi , duke dashur te flasi mbi bazen e moralit ka treguar nje ane te erret te tij, , qe e paska shpirtin nga ..Ruset

      Natyrisht politka amerikane ka njerez inteligjente qe e kuptojn menjehre se ca do te thote ky mjekrroshi qe na ka zaptuar kishen tone ne mes te Tiranes

      Reply to this comment
  2. Gjobeku January 30, 22:59

    Po! ESHTE nje e vertet shume e madhe -se DHUNA ME E MADHE ESHTE TE LESH POPUJT NE VARFERI. nje intervist e Madherise shume e sakte.

    Reply to this comment
  3. tunxh..o bir..na i vrane dhaskalin.. January 31, 00:18

    mbasi i zgjidhi problemet ne shqiperi ky invador i kishes autoqefale te Nolit po i jep mend botes…

    pse eshte e nevojeshme te jepet ky lajm ne mediat shqiptare te ky fare CNN grek ?

    pse analistet tane nuk shqetsohen se kush do ta zevendesoje kete pushtues te ortodosise shqiptare se ky kolonel ate qe nuk e arriti greku me lufte ky e realizoi ne paqe..

    pra kur erdhi ky kolonel u ra dakort qe te ishte i perkohshem dmth te qendronte 2-3 vjet deri sa te vinte nje shqiptar..

    kur i thna ketij gjarperi me syze:

    zoteri duhet te ikesh se erdhe si i perkohshem

    dhe koloneli Janulle i tha

    ne kete bote jemi te gjithe te perkohshem…

    nazhdoni reklama me gjarperinj me syze dhe kolonele me kryqe..

    ky i qan hallit arabise kur ne jemi me keq se ta sepse ato e kane nga lufta ..po ne kush po i fut nga mbrapa?

    Reply to this comment
  4. Shqip January 31, 05:59

    @Gjobeku
    Cdo te thote te sundosh ideologjikishte ne emer te fese ne nje vend huaj, si psh Janulla qe su done ideilogjine e besimin te krishtere me Shqiperi, kur dihet se iliret dhe Pellazget nuk Kane pasur fe? Ky Janulla duhet te predikoje atje, ne Greqi. Ketu eshte Shqiperi. Ideologjia e tij vret me shume se arma berthamore.

    Reply to this comment
  5. aleksander thana January 31, 06:17

    janulla do bente mire qe filosofine dhe erudicionin e tij teologjik ta realizonte duke ndihmuar vendin e tij per ti dhene nje dore nga miliardat ne euro apo dollare qe kisha greke posedon dhe jo te shpenzoje miliona per kollonen e peste ne shqiperi, per helenizimin e jugut dhe nxitjen e dasive fetare ne vendin tone. Por, ne fund te fundit ai ben detyren e tij patriotioke te megaliidese si shenjtor i gjalle i panhelenizmit, sic e beri edhe murgu kozma ne kohen e tij qe na la gozhden e nastradinit ne trojet tona. Kjo jo per fajin apo meriten e tij, por per fajin e meriten e mercenareve shqiptare qe e lejuan dhe e mbajne ende kete fashist-shvinist grek, armik te betuar e te rafinuar te kombit shqiptar

    Reply to this comment
  6. Historia January 31, 08:39

    SI QUHET KJO LLOJ PUNE?

    Vareferia eshte dhuna Nr1 me e qelbura dhe shume mire e maskuar, u vertetua ne komunizmin enverist 45 vite, jetonim per nje cope buke.Kur enver kasapi te merte nga puna jote 1000$ dhe te jepte1 $ ne dite.
    Problemi kristian o mysliman,ka qene dhe eshte boteror.Turkoshaket luftojne Janullatosin, pa deklaruar qe mbrojne hoxhallaret mbi xhamite e tiranes.
    Shqiperia nje molle e bukur historikisht eshte kafshuar 500 vite nga turku derisa na konvertoi, kafshohet edhe nga kristianet,se kjo lufte ka qene eshte dhe do jete si dikotomi,myslimane-kristiane,deri ne diten qe njerezimi ne bote te kete harmoni fetare.Kur do vije kjo dite? ai lart e di.Ne shqiperi s’eshte ndertuar kisha ku ka qene xhami,kurse xhamia eshte ndertuar edhe ne themelet e kishes,apo atje ku s’ka pasur fare xhami.
    Ekspansionin turk apo kristiuan,me variante apo nen rogs,askush nuk thote kush e ben me te sofistuikuar.
    Por te hysh ne shtepine e tjetrit si mjeran dhe ta c’nderosh, si quhet kjo lloj pune?
    Qe kur keshillen e pare te ZOTIT, e shkelen filluan luftrat.Ai tha: Mos besoni ne asnje ZOT tjeter vec meje.Sa zote ka sot bota sipas llojeve te ndryshme te feve? kur do mblidhen keta te vendosn nje dhe vetem nje ZOT? sepse paqia dhe harmonia ne c’do cast mund te fillohet ne se harmonizohen te gjitha besimet midis tyre.

    Reply to this comment
  7. I.Troplini January 31, 12:00

    Urate,

    nese krishterizmi, eshte ky qe perfaqesoni Ju dhe ajo kisha juaj greke, mbushur me pedofile,kurvare dhe hajdute, falsifikues dhe nxites urrejtjeje,,,atehere SNOBIZMIN shkaterrues, e kini ne radhet tuaja.
    Miliarda Euro te pervetesuara “me djersen e ballit”, quhen pasuri e luajtshme apo e luajtshme e asaj kishe talibanesh qe nuk ndryshon ne asnje pike, me ata mjekerrcjapet e tjere ne majat e Hindukushit,
    Te paafte per te analizuar gjendjen tuaj dhe te pazote per te perfaqesuar te verteten, vazhdoni avazin e vjeter me ngritjen e gishtit tregues lart.
    Kane ndryshuar kohet more Urate.
    Juve u ka skaduar me kohe data e mbajtjes. Zotit i qofsha fale per kete arritje.
    Nese kuplarate, jane shtepi ku banon pergjithmone MEKATI, nuk duhet harruar se ata e bejne ate gje hapur syve dhe biles paguajne taksa per fitimin e bere. “Kisha” dhe “prifterinjte” tuaj, bejne te njejten shkerdhatokraci more Urate,,,,,biles ata jane edhe kriminele sepse perdhunojne femije te pafajshem shqiptare,,,,,dhe jo vetem qe nuk kontribuojne per shtetin, por kerkojne te hiqen si instanca morale, kur vjen tek organizimi i shoqerise civile dhe gjendja aktuale e saj.
    Urate,,,,, une jam i krishtere shqiptar. Une nuk dua qe Ju te dhjeni vendin tim me pranine tuaj ne krye te kishes autoqefale shqiptare. Shkoni nga kini ardhur more Urate,,,,,sepse per shume shqiptare, nuk jeni gje tjeter vecse nje SHKERDHATE.

    Reply to this comment
  8. historia. January 31, 14:39

    zotnia troplesh.

    z.Troplin shqiperia ka shume shkerdhata, ne kete liste, janullatosi nuk mundte futet,p.sh. kush jane shkerdhatat me te qelburat ne shqiperi,ne je burre shkruaj disa emrra te tyre.
    A ka me shkerdhata se ata qe na percane.mjeruan,vodhen,vrane, 570 vite derisa jemi te fundit ne Ballkan apo Evrope dhe nga fundui ne bote? pse anashkalon keto shkerdhata?kush je realisht ti troplini vetem ti edi,por ti je nje troplesh.

    Reply to this comment
  9. Burton January 31, 16:35

    Turp per te gjithe ju qe beheni tifoze qesharake te Janullatosit ose Erdoganit.
    Heroi yne eshte Skenderbeu.
    Ne jemi vetem shqiptare dhe dime se jo vetem 500 vjetet e pushtimit te eger turk, por edhe 10 shekujt e erresires cnjerezore bizantine, dhe 7 shekujt e pushtimit romak (une jam shqiptar epirot dhe di nga historia se Paul Emili Konsulli romak qe pushtoi Epirin shkaterroi aty 70 qytete ilire dhe dergoi si skllever ne Rome 300 mije nga parardhesit e mi epirote).
    Leni budallalleqet.
    Asnje pushtues nuk shkon te pushtoje vende te huaja nga dashuria por nga deshira per t’i shfrytezuar ekonomikisht ato vende.
    Te mendosh se Janullatosi nderton Kisha ne Shqiperi nga dashuria pere Shqiperine ose Erdogani nderton xhami nga dashuria per Shqiperine eshte idioci.
    Te shtiresh siku mendon ashtu eshte jo thjesht hipokrizi por tradheti kombetare.
    Ne e dime perse Janullatosi ka uzurpuar Kishen tone Autoqefale. Ne e dime perse ndertojne te huajt kisha e xhami ne Shqiperi.
    As xhamite as kishat nuk punojne per te miren e Shqiperise. E kunderta eshte me e vertete.

    Poshte percarja fetare qe stimulohet me keto poste.
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
    Rrofte bashkimi i popullit shqiptar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*