Turbullimi i Pandemisë

April 19, 2020 01:20

Turbullimi i Pandemisë

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive Dita – Marrëdhëniet transatlantike po vihen intensivisht në provë nga pandemia. Në mes të kaosit dhe pasigurisë të parashikosh prishjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ekzistuese mund të duket e arsyeshme. Por pikërisht si mjegulla e luftës, edhe turbullimi i pandemisë mund të jetë mashtrues.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk arritën të koordinojnë përgjigjet e tyre ndaj emergjencës; Uashingtoni nuk ka ushtruar udhërrëfimin e fuqishëm që të dy anët e Atlantikut janë mësuar të presin në kohë krize, dhe vetë Europa është e ndarë.

Disa pyetje do të ngrihen teksa shtetet perëndimore dalin nga (gjendja e) emergjencës: a do të fitojë nacionalizmi apo multi-nacionalizmi; cilat prej iniciativave transatlantike do të ndiqen; a do të dobësohet apo forcohet NATO-ja; dhe a do të jetë Atlantizmi në një pozitë më të mirë apo më të keqe për t’u përballur me dy rivalët kryesorë gjeopolitikë  të Perëndimit, Rusinë dhe Kinën?

Disa vëzhgues janë të bindur se nacionalizmi dhe radikalizmi do të triumfojnë në Europë dhe se institucionet shumëkombëshe do të ndikohen seriozisht.

E majta ekstreme do të pretendojë se elitat liberale kanë dështuar, se dallimet klasore dhe pasurore e përkeqësuan krizën dhe se globalizimi neoliberal përforcon atë. Ne mund të dëshmojmë rigjallërimin e një të majte më sfiduese dhe më popullore, sidomos në disa shtete të Europës jugore që do të mundohen për nacionalizim të gjerë dhe kontroll shtetëror.

E djathta ekstreme do të theksojë se BE ka dështuar, se kufijtë janë kërcënues dhe se imigracioni është i rrezikshëm. Narrativat e majta dhe të djathta do të depërtojnë në partitë e qendrës, nëse kriza zgjatet e pandemia përsëritet, ekonomitë përkeqësohen dhe konfliktet sociale përshkallëzohen. Në disa raste, partitë në pushtet do të kërkojnë të intensifikojnë kontrollin e tyre mbi institucionet shtetërore. Kjo “kapje e shtetit” politikisht do të portretizohet si thelbësore për sigurinë kombëtare dhe reagimin ndaj gjendjes së emergjëncës.

Një reagim alternativ ndërkombëtar do të varet nga performanca e institucioneve europiane. Në javët e para të pandemisë përgatitja ka qenë minimale e koordinimi ndërshtetëror i paktë, por që atëherë janë ndërmarrë iniciativa të reja dhe ndihma të rëndësishme materiale dhe financiare do të caktohen për të ndihmuar shtetet të ringrihen.

BE duhet të punojë mbi këtë lëvizje për të koordinuar politikat e kujdesit shëndetësor mes vendeve anëtare dhe të hartojë një strategji përgjigjeje për emergjencat shëndetësore pan-europiane. Vetë SHBA-së i duhet BE-ja si një partner i bashkuar dhe i besueshëm dhe bashkëpunimi NATO-BE do të jetë jetik për t’iu përgjigjur emergjencave të ardhshme.

Pandemia ka nënvizuar ndërlidhshmërinë mes tyre, në të dy brigjet e Atlantikut. Asnjë shtet nuk mund të jetë i mbyllur krejtësisht ndaj pandemive, sulmeve hibernetike, terrorizmit, krizave financiare apo nga dezinformimi përçarës. E vetmja përgjigje efektive është të punohet sëbashku për parandalimin e hershëm dhe zgjidhjet e përbashkëta.

Megjithatë, do të ketë një proces të zgjatur të riorientimit ekonomik në rang kombëtar dhe rregullimeve tregtare për të minimizuar varësinë për nevojat thelbësore nga fuqitë e huaja të paparashikueshme, siç është Republika Popullore e Kinës.

Tundimi do të jetë t’i jepet përparësi shpenzimeve për rikuperimin ekonomik kombëtar ndaj buxhetit ushtarake. Këtij (tundimi) i duhet rezizstuar. Edhe pasi pandemia të ketë kaluar, kërcënimet konvencionale e të tjera do të vazhdojnë,  çfarë do të duhet të ndalohen nga një NATO e fortë.

Aleanca mund ta ndihmojë kauzën e vet duke luajtur një rol më të fuqishëm në monitorimin e sëmundjeve infektive, lehtësimin e fatkeqësive dhe operacionet humanitare. Në gjendjet e mëparshme të emergjencës, siç ka qenë Uragani Katrina në 2017, Qendra Koordinuese Euro-Atlantike për Kundërpërgjigje ndaj Fatkeqësive (EADRCC) e NATO-s siguroi furnizime mjekësore, logjistike dhe ushqimore.

Si Moska ashtu edhe Pekini e shohin çdo krizë në Perëndim si një mundësi për të vënë në jetë axhendat e tyre ekspansioniste. Ata mund të bëhen edhe më të guximshme që të heqin vëmendjen nga dështimet e tyre të brendshme.

Disa qeveri të BE-së dhe administrata Trump mund të favorizojnë një afrim me Rusinë mbi presupozimin se kjo do të mundësojë një qasje të përbashkët ndaj kërcënimeve të përbashkëta.

Vlen të kujtohet se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Kremlini shfrytëzoi kërcënimin xhihadist për të thelluar mosmarrëveshjet e brendshme dhe për të zgjeruar ofensivat e tij të jashtme, pa ofruar ndonjë mbështetje domethënëse për Perëndimin. Tani ai do të manipulojë pandeminë për të gërryer mbështetjen për sanksionet ndërkombëtare të vendosura për shkeljet e tij në të kaluarën.

Ulja e presionit ndaj Rusisë do t’i ekspozojë fqinjët e saj ndaj sulmeve të përtërira. Mirëpritja e verbër për asistencën e Kinës ndaj pandemisë dhe investimet financiare vijnë me një çmim politik. Në vend të kësaj, SHBA dhe BE mund të zhvillojnë një qasje më koherente ndaj kërcënimeve që rrjedhin nga regjimet në Moskë dhe Pekin, qoftë në sferat dixhitale, ekonomike apo informative.

Emergjenca e pandemisë duhet të shërbejë si një mësim se bashkëpunimi transatlantik mund të ofrojë mbrojtje dhe siguri të gjithë qytetarëve. Distancimi i përkohshëm social nuk duhet të kthehet në distancim kombëtar midis aleatëve të ngushtë.DITA Albania

 

NATO TESTED BY PANDEMIC

Janusz Bugajski

Trans-Atlantic relations are being intensely tested by the pandemic. Amid havoc and uncertainty it may seem rational to predict the collapse of existing international arrangements. But just like the fog of war, the mists of pandemics may prove deceptive.

The United States and the EU failed to coordinate their response to the emergency, Washington has not exerted the vigorous leadership both sides of the Atlantic have come to expect in times of crisis, and Europe itself has been divided. Several questions will stand out as Western states extract themselves from the emergency: will nationalism or multi-nationalism prevail, which transatlantic initiatives will be pursued, will NATO be weakened or strengthened, and will Atlanticism be in a better or worse position to confront the West’s two main geopolitical rivals — Russia and China?

Some observers are convinced that nationalism and radicalism will triumph in Europe and that multinational institutions will be seriously undermined. The ultra-left will assert that liberal elites have failed, that class and wealth differences exacerbated the crisis, and that neoliberal globalization compounds it. We may witness the revival of a more assertive and popular left especially in some southern European states that will push for extensive nationalization and state control.

The ultra-right will stress that the EU has failed, that borders are critical, and that immigration is dangerous. Leftist and rightist narratives will seep into the mainstream parties if the crisis is prolonged and the pandemic recurs, economies deteriorate, and social conflicts escalate. In some cases, ruling parties will seek to intensify their control over state institutions. This political “state capture” will be portrayed as essential for national security and emergency responsiveness.

An alternative internationalist reaction will depend on the performance of European institutions. In the early weeks of the pandemic there was minimal preparation and little inter-state coordination, but new initiatives have since been launched and significant material and financial assistance will be earmarked to help countries recover. The EU has to build on this momentum to coordinate healthcare policies among member states and develop a pan-European response strategy for health emergencies. The U.S. itself needs the EU as a united and dependable partner and NATO-EU cooperation will be vital in responding to future emergencies.

For both sides of the Atlantic, the pandemic has underscored their interconnectivity. No country can seal itself off from pandemics, cyber-attacks, terrorism, financial crises, or from disruptive disinformation. The only effective response is to work together on early prevention and common solutions. Nonetheless, there will be a prolonged process of national economic reorientation and trade adjustments to minimize dependence for essential items on unpredictable foreign powers such as the People’s Republic of China.

The temptation will be to prioritize spending on national economic recovery over military budgets. That must be resisted. Conventional and other threats will remain, even after the pandemic subsides, that will need to be deterred by a strong NATO. The Alliance can help its cause by playing a more robust role in the monitoring of infectious diseases, disaster relief, and humanitarian operations. In previous emergencies, such as Hurricane Katrina in 2017, NATO’s Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Center (EADRCC) provided medical, logistical, and food supplies.

Both Moscow and Beijing view any crisis in the West as an opportunity to pursue their expansionist agendas. They may become bolder to deflect attention from their own internal failings. Some EU governments and the Trump administration may favor a rapprochement with Russia on the assumption that this will enable a joint approach to shared threats. It is worth remembering that after the terrorist attacks on 9/11 the Kremlin exploited the jihadist menace to crack down on internal dissent and expand its external offensives without providing any meaningful support to the West. It will now manipulate the pandemic to erode support for international sanctions imposed for its past transgressions.

Reducing pressure on Russia will expose its neighbors to renewed attacks. Blindly welcoming China’s pandemic assistance and financial investments comes at a political price. Instead, the U.S. and EU can develop a more coherent approach to the threats emanating from the regimes in Moscow and Beijing, whether in the digital, economic, or informational spheres. The pandemic emergency should serve as a lesson that transatlantic collaboration can better ensure the safety and security of all citizens. Temporary social distancing should not result in national distancing among close allies.

 

*****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

April 19, 2020 01:20
Komento

22 Komente

  1. Gzim Kulufi April 18, 13:29

    O Zot i madh, sa parazite pseudo-intelektuale dhe pseudo-politikane mban kjo bote me buke dhe me gjithfare te mirash materiale permes konflikteve artificiale te krijuara nga ata vete! Biles nje pjese e tyre shkojne me larg, po si puna e hajdutit qe vjedh, nisin e bertasin: hajduti, hajduti!

    Reply to this comment
    • Gaxhoi April 19, 21:01

      Ti Gzim Kulufi ke dy gjera te vecanta:
      1-Nuk di te shkruash shqip,se emri vertet mund ta shqiptosh “Gzim” me dialetk,por shkruhet “Gezim”!
      2-Mbiemrin e ke Kuluf,qe ne Myzeqe u thine jevgjve!

      Reply to this comment
  2. jo jo, ky o do jete shume budalla, o ka squfur ne vend te trurit... April 18, 18:11

    po si kamundesi qe ky, do t’a shohe boten, perjetesisht me dy blloqe, qe duhet te futen me çdo kusht e ne çdo kohe ne lufte per jete a vdekje me njeri tjetrin!?!?!….

    Reply to this comment
  3. Elezi April 18, 19:34

    Meditim në karantinë.

    Duke lexuar komandantin suprem të NATO-s, në Europë, Todd Daniel Wolters.

    Prisnja të lexoja tjetër gjë nga ai.
    Të mësoja se si u gjend NATO në situatën e coronavirusit.
    Çfarë ndihme u ofroi vendeve anëtare me informacione, me ndihma e kapacitete mjekësore e spitalore.
    Çfarë nuk funksionojë nga kapacitetet e saj dhe përse.
    A kanë institucionet e NATO-s ndonjë opinion.
    Ishte virus i “prodhuar” nga natyra dhe dhe çfarë duhet të bëjë NATO edhe përkundër një virusi të tillë. Nisur edhe nga përvoja e kësaj pandemie.
    Ishte virus i prodhuar në laborator si municion biologjik, me synime të caktuara (ka teori te tilla. Amerikanët, Trump në veçanti e thonë këtë) dhe çfarë duhet të bëjë NATO për t’u përballur edhe me një luftë të tillë. Me luftën biologjike. Çfarë riorganizimesh do bëjë në strukturë dhe kapacitete teknike për t’u përballur me një rrezik të tillë. Qoftë me një virus natyral e sidomos me një virus të përdorur si municion luftarak.
    Jo nuk lexova asgjë nga këto.

    Çfarë lexova t’i ketë thënë gazetës “Corriere Della Sera”.
    Se, “Kremlini bashkë me ndihmat mjekësore ka dërguar në Itali personel ushtarak dhe të inteligjencës sekrete”.
    Sigurisht që mund ta ketë bërë këtë, ashtu si një jetë të tërë kanë bërë shërbimet sekrete të vendeve të mëdha. Si bëjnë edhe amerikanët, europianët. Nuk ka shumë kohë kur kemi degjuar se është përgjuar edhe kancelarja Merkel nga shërbimet e aleatëve të saj.
    Ka thënë se ai vetë “është shumë, shumë i përqëndruar në këto transaksione” dhe se NATO do të jetë shumë vigjilente në lidhje me ndihmat ruse. Do t’i monitorojë ato me kujdes. Se NATO është e përqëndruar në nivelin më të lartë për të plotësuar përgjegjësitë e saj të sigurisë e të mbrojtjes”.
    Madje, ka thënë se mdihmat, mjetet e aparaturat e dërguara nga Rusia ishin difektoze, çka nuk e kanë thënë italianët.
    Ka folur për mungesë transparence e propagandë nga ana e Rusisë dhe Kinës, në lidhje me këto ndihma, etj.

    Dhe, në fund, qershia mbi tortë.

    Komandanti Suprem i NATO-s, e jo një zyrtar i zakonshëm, deklaron.
    ” Eshtë evidente se pas epidemisë së coronavirusit po luhet një lojë gjeopolitike e rrezikëshme, në të cilën Rusia ( edhe Kina) po tentojnë të shfrytëzojnë dobësitë e vendeve europiane për të zgjeruar influencën e tyre në Europë”. Dhe paralajmeron. ” Kjo nuk do të thotë që perendimi do të rrijë të vështrojë”.

    Thotë kështu kur të gjithë po kërkojnë:
    Një botë më të mirë. Më solidare.
    Një botë të karakterizuar më shumë nga bashkëpunimi se sa nga konflikti.
    Një botë më të përgjegjëshme për sfidat e shekullit 21. Sfida globale, që mund të zgjidhen vetëm me kontributin e të gjithëve, lindje a perendim.

    Nuk dimë cilët të besojmë !!!
    Ata që flasin për një botë ” ndryshe” nga kjo që aktualisht është gjunjëzuar nga covid-19.
    Apo ata që flasin për zona influence, për lojra gjeopolitike të rrezikëshme, për konflikte lindje-perendim.

    Gjithsesi, ka diçka serioze në fjalët e komandantit Todd. Paralajmërimi se “Kjo nuk do të thotë se Perendimi do të rrijë të veshtrojë” nuk është paralajmërim i tij. Edhe në postin e komandantit suprem të NATO-s në Europë. Eshtë një paralajmërim që vjen jashtë NATO-s, nga qarqe që e financojnë dhe duan t’i përdorin kapacitetet e saj luftarake si mjet kërcënimi.
    Prandaj, duhet të merret seriozisht.
    Edhe nga ne në Shqipëri.
    Nuk e dimë se çfarë na pret në një konflikt Lindje-Perendim. ( ndeshje mes qytetërimeve, si shkruan Huntingtoni). Nyjet gordiane zgjidhen edhe me shpatë, si thonë ka bërë Aleksandri i madh në kohën e tij.

    Gani Elezi.

    Reply to this comment
  4. Herbert April 18, 20:15

    Bugajski, keni shkelur ne nje toke qe nuk e njihni fare!
    Keni tentuar te thoni gjera te medha,por nuk keni thene asgje!
    Si ish ushtarak, situaten e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 e shoh ndryshe!
    Deri me sot e gjithe bota ka zhvilluar prodhimin dhe blerjen e armatimeve dhe municioneve te shumta dhe te sofistikuara duke e konsideruar kete qasje si garanci per supremaci boterore ose per te mbrojtur vendin ne rast konflikti!
    Dhe per te siguruar keto armatime e gjithe bota shpenzon cdo vit disa qindra miliarde dollare ose euro,duke i shkurtuar nga buxhetet e tyre ne dem te arsimit,shkences,shendetesise etj!
    Por CONVID-19 gjykoj se ka tronditur seriozisht tere parimet kryesore mbi te cilat edhe fuqite e medha kane organizuar programet e organizimit dhe perdorimit te forcave te armatisura ne konfliktet e mundeshme neper bote,aq me teper ne rast te nje konflikti boteror!
    Deri me sot konsiderohej garanci per mbrojtjen e nje vendi ose per te siguruar supremaci boterore , prodhimi dhe zhvillimi i armeve berthamore dhe keto arme cilesoheshin deri me sot si garante edhe per te kercenuar kundershtaret e tjere se ne rast perdorimi te ketyre armeve do te merrte pergjigje me te njejten monedhe!
    Deri me sot kjo frike ka sjelle nje fare ekuilibri midis antareve te klubit berthamor aq sa edhe Korea e Veriut komunist te luaje midis tyre si Tomi me Xherrin!
    Ka qene kjo arsye,qe pas luftes se dyte boterore ne te gjithe globin jane zhvilluar vetem konflikte lokale kryesisht per sfera influence, qe kane rezultuar me fitime marramendase per fuqite e medha ne fushen politike dhe ne tregetine e armeve!
    Por COVID-19 duket se e ka vene ne dyshim te plote te gjithe kete armatim gjigand kudo ne bote dhe u ka hedhur dorashken e sfides tere botes se tani e tutje ne skakieren boterore, ne se shperthen nje konflikt global ,pavaresisht se sa do jete numeri i vendeve pjesemarrese ne te,nuk do te vendose fatin e konfliktit supremacia ne njerez e armatime,por pertdorimi i nje VIRUS vdekje prures,qe mund te shfarose nje pjese te madhe te botes e jo me te nje ushtrie!
    Per kete arsye,gjykoj se ketej e tutje me rendesi te madhe duhet t’i kushtohet studimeve shkencore ne fushen e mjekesise,vecanerisht ate ushtarake,per te arritur te perballohet cdo sulm biologjik si ky i COPVID-19 me pasoja te rrezikeshme per miliona njerez!
    Dhe kjo lufte nuk kerkohet te behet vetem nga shtetet e medha por nga te gjithe bota,duke vene ne dispozicion te sistemit shendetesor disa here me shume buxhet se deri me sot!
    Sistemet shendetesore kudo ne bote ,COVID -19 i mesoi se eshte me lehte te parandalosh se sa ta luftosh ate!
    Dhe ne Shqiperi COVID-19 vertetoi se PPP-te korruptive te qeverise Rama dolen jo vetem nje deshtim i plote,por jane shkaktare te rrenimit te tere sistemit shendetesor ne vend!
    Se shendetesia nuk behet vetem me PPP,por me nje strategji kombetare afat gjate bazuar ne studime shkencore te organizuara nen drejtimin e Akademise se Shkencave dhe organizmave shkencore prane Keshillit te Ministrave, qe pergatitin per qeverine rekomandimet e tyre shkencore ne fushen e shendetesise ,zbatimi i te cilave duhet te jete prioritet per qeverine e jo te dalin mbi to, bisedat private korruptive sic dyshohet se ka ndodhur deri me sot!

    Reply to this comment
  5. Niko Shpiragu April 19, 01:28

    Ky eshte klloun cirku dhe eshte budallallek te meresh me cfare thote ai.

    Reply to this comment
  6. Ujku Plak April 19, 03:30

    “”Herbert “, Brilant komenti yt !

    Reply to this comment
    • Gani USA April 19, 10:55

      Jane mendimet e Bill Gejts, Herbert vetem i ka permbledhur

      Reply to this comment
      • Herbert April 19, 11:32

        Per Gani Usa!
        Ndjehem shume i nderuar,qe paskam mendimet e Bill Gate, ndonese nuk kam lexuar asgje nga ai per keto qe kam komentuar me siper!
        Ndersa zotrote,si shume shqiptare te tjere, rrenues te gjithckaje te mire shqiptare,tenton te hedhesh balte meqenese keto arsyetime i paska shtruar edhe nje ish ushtarak shqiptar,sot ne pension!
        Doemos,se ti kujton,qe ne ish ushtaraket ,qe kemi studiuar dikur ne Akademine Ushtarake te Shtabit te Pergjithshem para 90-tes dhe me pervoje te gjate ne drejtimin strategjik dhe operativ te nje ushtrie,dikur gjigande,per madhesine e shtetit tone,nuk mund te trajtojme dot tema te tilla para mencurise se kapterrave te sotem,qe jane bere gjenerale vetem me ca kurse disa mujore ,qofte edhe ne disa shtete te ndryshme,por qe jo vetem nuk kishin gje te perafert me ne,por as me ushtrine tone sot,qe …NUK EKZISTON!
        Se keta ish gjeneralet sot ,dikur kapterra,kurre nuk kane komanduar ne ndonje stervitje edhe me qitje luftarake as ndonje skuader ushtaresh e jo me brigada apo divizione!
        Sidoqofte,provoje zoti ekspert nihilist te citosh mendimet e Bill Gate per kete problem,qe te ballafaqohen arsyetimet dhe faktet e trajtuara edhe per te tjeret qe na kane lexuar te dyve!

        Reply to this comment
  7. Tori April 19, 09:23

    Herbert,nje bravo te madhe per komentin.E keqja eshte se qeveria (jo vetem kjo )nuk don t’ja dije per shkrimet tuaja dhe ç’far mendon populli por vazhdon avazin e vjedhjes me te dyja duart ndoshta ka dhe tre duar duke futur dhe ata komentues qe i qan zemra per “popullin “qeverine qe i paguan per ç’do koment qe bejne me nga 10 emra.

    Reply to this comment
  8. Laze April 19, 11:05

    Sokol Topciu

    Miliarder per 1 muaj me leket tona

    Periudha e izolimit per shkak te pandemise Covid-19 ka qene shkaterruese per shumicen e popullsise. Perjashtim ben Sokol Topciu. Pronari i farmacise FarmaNet. Ky zoteri ne bashkpunim me ministrine e shendetesise per 1 muaj fut ne xhep nepermjet tenderave rreth 6 miliarde lek. Me konkretisht:

    17 mars
    Fiton tender 860 milione lek. Pa konkurent.

    23 mars
    Fiton tender 3 miliarde e 620 milione lek (maskat). Pa konkurent

    16 prill
    Fiton tender 1 miliarde e 620 milione lek. Pa konkurent

    Nepermjet makinacioneve dhe favorizimeve te dukshme nga ana e ministrise, Sokol Topciu ne kohe pandemie fut ne xhep me shume se 6 miliard lek per me pak se nje muaj.

    Dokumentacioni i plote dhe skema se si Sokol Topciu, nje pronar farmacie na zhvati 6 miliarde lek nga e hena ne emisionin Boom ne RTV ORA

    Reply to this comment
  9. Erhard April 19, 11:38

    A ka prokurori ne Shqiperi qe te verifikoje keto AKUZA minstruoze?
    Po SPAK-u a eshte gjalle?
    Po ata qe gjoja po reformojne drejtesine,a i lexojne keto akuza te renda ,aq me teper ne kohe te nje situate te jashtezakoneshme,qe e shumefishon masen e krimit dhe te denimit?
    Se fundi,A KA JURISTE ne Shqiperi,apo kane futur koken ne mes te shaleve duke numeruar miliardat e fituara deri me sot?

    Reply to this comment
  10. EMANUEL April 20, 11:04

    I them mbare njerezimit dhe botes se semure, me fuqine e pushtetin qe Zoti me jep:
    S H E R O H U !

    Reply to this comment
    • Samuel April 20, 11:31

      Me cfare e provon ti,more mashtrues se zoti yt te paska dhene fuqi e pushtet te na prallisesh keto mufka?
      Pse vete ai zoti yt nuk paska fuqi te zhduke virusin,por u mjaftoka vetem me ca lutje alabakesh si ty?
      COVID 19 ishte prova me e sakte se ZOTI i njerezimit jane vete njerezit dhe askush tjeter!
      Cfare i kasne dhene njerezimit prallat me zot deri me sot,pervec mashtrimeve dhe luftrave te pergjakshme te fese kunder shjkences?

      Reply to this comment
    • Samuel April 20, 11:31

      Me cfare e provon ti,more mashtrues, se zoti yt te paska dhene fuqi e pushtet te na prallisesh keto mufka?
      Pse vete ai zoti yt nuk paska fuqi te zhduke virusin,por u mjaftoka vetem me ca lutje alabakesh si ty?
      COVID 19 ishte prova me e sakte se ZOTI i njerezimit jane vete njerezit dhe askush tjeter!
      Cfare i kasne dhene njerezimit prallat me zot deri me sot,pervec mashtrimeve dhe luftrave te pergjakshme te fese kunder shkences?

      Reply to this comment
      • Niko Shpiragu April 20, 20:22

        Samuel! Ne bote ka miliona shpellare si Emanueli qe jetojne akoma me genjeshtrat e feve, prandaj eshte me mire mos te flasesh me ta. Vetem konsideroi ata si sende dhe mos u hidh as syte dhe mbyll veshet kur ata belbezojne, shkurt injoroi se nuk mund te komunikosh me qenie prmitive.

        Reply to this comment
    • Ortega April 21, 12:29

      Te lumte Emanuel ,qe paske fuqine dhe pushtetin e zotit!
      Por nuk kuptova nje gje,qe ndonese zoti te paska dhene kaq shume fuqi dhe pushtet,si ka mundesi,qe keto kompetenca mbare boterore nuk po i perdor per te zhdukur coronavirusin,varferine,luftrat,pabarazine etj,por mjaftohesh duke na meshiruar qe te sherohemi vete?
      Si fuqiplote qe qenke,pyeti nje here kreret e FEVE boterore,Vatikani,Ortodoksine,Myslimanizmin,Bektashinjte,Budistet etj,se PSE NUK KANE DHENE ASNJE DOLLAR per te luftuar coronavirusin,por derri me sot llapin lutke?
      Pra del,qe DJALLI virus,qenka me i foirte se zoti!
      Kjo eshte lufte e perboteshme dhe kur zoti nuk jep prova se ekziston sot qe te luftoje djallin,kur e ka lene te provohet?
      Mire ateistet,por besimtaret e te gjitha feve,qe besojne ne zot,kur do binden se zoti ekziston ,kur shikojne se po shfarosen njerezit e tyre me te aferm dhe prifterinjte dhe hoxhallaret,si te derguarit e zotit vetem llapin?
      Atehere per cfare e duan zotin njerezit,kur ai nuk i ndihmon edhe para djallit qe po i vdes me shumice?
      A nuk del,ne keto momente krize boterore se qenka ei vertete slogani se “FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN?”
      Vertetojeni te kunderten me vepra e jo me pallavra fetare!

      Reply to this comment
      • Niko Shpiragu April 21, 17:11

        Ortega! Je shume drejt, por une do te drejtohem ashtu si dhe Samuelit. Keta njerez si Emanueli jane bosh dhe nuk kuptojne se cfare u thua, jane tru shplare ose brain washer sic i quajne ketu ne Amerike. Lejome te tregoje dicka reale nga pervoja ime. Kohe me pare,punoja part time ne nje librari dhe atje ishte nje grua qe per hir te realitetit ishte shume e sjelleshme dhe e sinqerte, por besonte shume dhe qorrazi tek bibla dhe tek prifti.Ajo paguante per kishen 15% te te ardhurarve, kur besimtaret e tjere jepnin 10%. Keto ishin shtese nga ato qe paguante per taksat(around 25% per taxat dhe 15% per kishen). Keshtu ajo paguante pothuajse gjysmen e cekut per taxat dhe fene. Cdo dite vinte me biblen e libra te tjere feje ne cante dhe ne cdo pushim vetem lexonte ato. Sic me thoshte ajo kete pune kishte bere dhe vazhdonte te bente edhe ne shtepi kur mbaronte punet e shtepise. Nj e dite e pyeta ne se mund te me tregonte dicka nga ato qe kishte lexuar gjithe jeten. Ajo u ndje shume ngushte dhe me tha se une nuk mbaj mend asnje gje cfare kam lexuar dhe cfare kam degjuar ne kishe, asgje por vetem kur lexoj ndjej nje kenaqesi per ato qe tergohet dhe vetem kaq. Jam shume e lumtur dhe e ndiej vehten ne qiell kur lexoj, por nuk mbaj mend asgje me pas. Di vetem se ato jan shume hyjnore. E dija qe keta jane tru shplare, por nuk e imagjinoja dot deri ne kete shkalle. E pyeta per emrin dhe me tha qe e quanin Tina. Mu kujtua “Tina e Temalit” dhe thashe ta shfrytezoj kete rast. I thashe qe edhe ne vendin tim e perdorim kete emer te bukur dhe i tregova rreth ketij libri. Ajo me degjonte me kujdes dhe ne fund me tha e kenaqur qe qenka shume e bukur. Desha te di qe e mbante mend cfare i tregova, apo mos ishte si me Biblen dhe priftin qe vetem i pelqente, por s’mbante mend. Per cudine time ajo filloi t’i tregonte ato qe thashe une dhe mu lut qe t’i tregoja te tjera story. Keshtu per disa dite une asaj i tregoja ndonje story dhe ajo i mbante mend dhe ishte shume e kenaqur. Mirpo libraria do te mbyllej se ishte ne constructin per rreth 6 month dhe ne do te iknim. Ajo me kerkoi numrin e telefonit mua dhe kerkoi qe une ti vazhdoja t’i tregoja ne te ardhmen here pas here. Harrova te them se kete ajo e beri shume sinqerisht dhe ne prazence te burrit te saj qe ishte edhe our supervizor. Une i thash me vone se nuk doja te merresha me me kete pune dhe ashtu duhej,keshtu une nuk ia tregova numrin. Burri i saj me tha: mos mendo keq per time shoqe se ajo eshte shume e sinqerte, por ajo eshte brain washer. Une nuk vajta me dhe nuk e kam pare me, por ne memorin time ajo ishte shume njeri i mire, por padituria dhe sinqeriteti i madh e kishin bere brain washer. Keshtu eshte edhe me tipa si Emanueli, qe mund te jene shume njerez te mire, pot jane te pa ditur dhe besojne ne gjera imagjinare si rezultat i genjeshtrave te fese. Keta jane miliarda sot ne bote dhe nuk duhet te zemerohemi, por ne te njejten kohe nuk duhet t’i marim seriozisht. Me seriozitet duhet te marim institucionet fetare qe mashtrojne njerezit e thjeshte. Ndoshta e zgjata dhe kertkoj falje per kete. Me respekt.

        Reply to this comment
        • Ortega April 21, 19:18

          Nderime Niko!
          Ndjej respekt te thelle per gjithcka ke thene ne repliken tende ndaj komentit tim!
          Sa i perket historise qe tregoni,kam patur rastin ta konfirmoj edhe vete ,para 3 muajsh gjate qendrimit ne SHBA per rreth 6 muaj atje!
          Shefi i djalit tim,ne nje institucion te rendesishem financiar,ishte besimtar,njelloj sic ajo gruaja,qe prezantuat ju!
          Une jam ateist,nusja e djalit bektashiane ndaj e pyeta djalin,ne se shefi i tij per gati 4 vjet ne pune atje,ne se e kishte pyetur ate cfare besimi fetar ishte,apo ne se shkonte e falej diku etj,por ai m’u pergjigj:
          -Jo vetem nuk me ka pyetur ,por as do t’ia dije ne se besoj apo jo!
          Ketu nuk merret njeri te hetoje per tjetrin as per fene,as per rrogen e as se cfare ben ti pas pune!
          Privatesia respektohet njerezisht!
          -Mora pjese ne festen e Halloween-it,Krishtlindjet,vitin e ri dhe ne nje feste fetare te komunitetit italian atje (krushqit tane) por nuk me pyeti njeri as cfare besimi jam,si i bejme festat fetare ne Shqiperi etj!
          Keta personat,si gruaja qe ju me rrefyet me besimin e tyre te sinqerte,jo vetem nuk i bejne dem vetes,por as te tjereve!
          Besimin fetar e perdorin per kenaqesine e tyre shpirterore dhe kjo i ndihmon ne maredheniet ne familje,ne pune e ne komunitet dhe nuk tentojne qe cfare besojne vete t’ua nxisin edhe te tjereve!
          Ka te tille besimtare edhe ne Shqiperi,por shumica e tyre e kane shndruar besimin per t’u percare me njeri tjetrin,per te siguruar supremaci intelektuale,arsimore,profesionale,politike etj ndaj te tjereve!
          Fakti qe ketu ka parti fetare,krahinore,percarese,ideologjike etj,qe keto 30 vjet ne Shqiperi kane mbjelle luften e eger te klasave,krahinave,feve etj etj verteton se ketu ekziston nje koncept anti demokratik dhe anti njerezor ne maredheniet midis njerezve!
          Se jane partite politike dhe komunitetet fetare qe e nxisin kete percarje gje qe ka cuar ne nje gjendje katastrofike tere maredheniet shoqerore,ekonomike,politike etj ne vend!
          Sot shqiptaret e shohin njeri tjetrin,partite e tjera dhe vete shtetin si armikun e vet!
          Parimi i te gjithe sundimtareve te botes,”Perca e sundo”,ketu eshte bere ligj !
          Dhe per ta bere sa me te garantuar kete shtypje dhe shfrytezim antidemokratik,shumicen e shqiptareve e kane lene te vuajne per buken e gojes,ndersa nje grusht banditesh politike zoterojne mbi 90% te pasurive kombetare ,qe deri ne 90-ten ishin te gjitha shteterore!
          Sot kemi nje kryeminister,qe deklaron pa pike turpi se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”,kur ai jo vetem nuk e njeh realitetin ne vend,por i perbuz te varferit!
          Eshte pikerisht ky njeri,qe dikur e ka mjele lopen socialiste si rralle kush ne Shqiperi,se eshte nipi i antarit te Byrose Politike dhe djali i deputetit te Kuvendit Komunist!
          Atij kurre nuk i ka munguar mishi,peshku,vera,shampanja,bulmeti etj,kurre nuk e ka njohur tallonin e bukes e as radhen e qumeshtit ne oren 02.00 te nates,se nuk e ka njohur kurre punen ne fshat e se kurre nuk i jane bere kepucet me balte!
          Ai kurre nuk e ka ndjere egersine e pushtetit mbi vete,aq sa sot kujton se edhe ajo qe ben ndaj popullit eshte normale!
          Dhe keta lloj politikanesh,ua hedhin qytetareve cdo dite si kocka qenit,citate nga bibla e kurani apo nga filozofe teologedsuke u hequr si baballare te kombit,por ne fakt kete e bejne vetem per te fshehur ligesine e tyre!
          Dhe po ky kryeminister qe kemi sot,mburret nje here duke thene se ka nenen ortodokse,pastaj babain katolik,gjyshin mysliman etj
          Ky njeri perdor fene per populizem,bile aq paturpesisht sa reklamon pushtetin e tij edhe duke u cuar qeska me ushqime fukarenjve,ne festa fetare,por kulmi i poshtersise eshte kur kryebashkiaku i Tiranes hiqet si besimtar i madh,kur ne kohen e ramazanit shtron edhe darke iftari per myslimanet bashke me ata,kur dihet se shteti eshte i ndare nga feja!
          Por populizmi i Rames nuk merr fund me kaq,se ai u jep miliona leke komuniteteve fetare,kur ne fakt duhet te ndodhe e kunderta!
          Ja keta te ashtuquajtur besimtare me poste shteterore jane te rrezikshem per shoqerine,ndaj nuk duhet heshtur,por u duhet cjerre maska ne cdo rast ketyre shushunjave fetare te pushtetit!
          Faleminderit per mirekuptimin!

          Reply to this comment
  11. Niko Shpiragu April 22, 03:06

    Ortega! Faleminderit edhe ju. Une jam vet ateist dhe ashtu si ju nuk i urrej njerezit e thjeshte per besimin qe mund te kene dhe shpesh ne pune ketu bisedoj me ata me shume kujdes. Ata e dine qe une nuk besoj dhe po ashtu me respektojne mua si une ata. Ajo qe mendoj une eshte: njerez si ju, une e shume te tjere duhet te kundershtojme me argumenta punen e institucioneve religjioze qe genjejne per perfitime dhe ne menyre te vecante te urrejme dhe luftojme(sigurish me fjale) ata njerez te politikes qe edhe pse nuk besojne vet ( dhe kjo eshte e sigurte), jane hipokrite me njerezit dhe hiqen besimtare te medhenj per kredi politike ose per rritjen e infliuences se tyre dhe mjerisht keta jane pothuajse te gjithe njelloj. Me votat e popullit ata mashtrojne po qytetaret e tyre ashtu sic e pershkruani edhe ju. Ky eshte problemi kryesor dhe kjo tani eshte bere mode. Ne jemi njerez te thjeshte dhe nuk kemi fuqi te mjaftueshme ta ndreqim kete, por megjithate ne duhet te shprehim opinionin tone me qellimin e mire se mund te sqarojme sa me shume njerez te mire por te pa formuar si duhet. Respekt per ju! takipci satın al

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim