Japoni, gjendet i gjallë 7-vjeçari i zhdukur

June 3, 2016 09:12

Japoni, gjendet i gjallë 7-vjeçari i zhdukur

Djali i braktisur prej prindërve të tij në një pyll me arinj në veri të Japonisë si ndëshkim, është gjetur i gjallë dhe shumë mirë. 7-vjeçari Yamato Tanooka u gjet në një kazermë ushtarake në afërsi të Shikabe, në veri të Hokkaidos, disa kilometra larg vendit ku ishte lënë nga prindërit.

Djali u gjet nga një ushtar i cili rastësisht hyri në barakën ku ishte strehuar ai. Ustari e kishte pyetur nëse ishte Tamato, ndërsa djali ishte përgjigjur me një “po”. 7-vjeçari më pas i kishte thënë se ishte shumë i uritur.

Sipas të dhënave të para, Yamato kishte kaluar nëpër male derisa kishte gjetur barakën si një vend të sigurt për t’u strehuar.

I ati i djaloshit të gjetur tha se i kishte kërkuar falje të birit, ndërsa mes lotësh falënderoi të gjithë ata që ishin përfshirë në misionin për kërkimin e Yamatos.

Në fillim, prindërit e tij thanë se ai u zhduk ndërsa ata po shëtisnin në pyll, por më pas pranuan se e kishin lënë vetëm në rrugë, në mënyrë që ta ndëshkonin pasi ishte sjellë keq.

Prindërit e djaloshit të vogël thanë se, pasi e lanë vetëm u larguan rreth 500 metra dhe, kur u kthyen disa minuta më vonë, ai ishte zhdukur.

Zona në fjalë është shumë e izoluar dhe njihet për popullimin e madh të arinjve që jetojnë aty. Banorët lokalë thonë se, shumë rrallë kalojnë përmes pyjeve, pasi nuk ka ndriçim dhe ka shumë kafshë të egra.

June 3, 2016 09:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*