Japonia kap sinjale radioje të Koresë së Veriut

November 28, 2017 18:33

Japonia kap sinjale radioje të Koresë së Veriut

Rikthehet alarmi për një sulm të mundshëm bërthamor nga Koreja e Veriut. Falë një përgjimi, qeveria e Japonisë ka mësuar se Peniani mund të jetë duke përgatitur një test të ri raketor. Ndërkohë në Hauai po bëhen përgatitje emergjence për një sulm të mundshëm.

Rikthehet alarmi në gadishullin korean. Qeveria japoneze njoftoi se ka kapur sinjale radioje që mund të lidhen me përgatitjet për një test të ri raketor nga Koreja e Veriut. Imazhet satelitore – megjithatë – aktualisht nuk i konfirmojnë këto parashikime. Këto të dhëna mund t’i atribuohen një trajnimi të rregullt ushtarak. Regjimi i Penianit, shkruajnë mediat japoneze, është treguar shumë i qetë gjatë muajve të kaluar. Provokimi i fundit është i datës 15 shtator, kur një raketë balistike me rreze të mesme u lëshua në Oqeanin Paqësor, duke kaluar sipër veriut të Japonisë.
Sipas analistëve, Koreja e Veriut mund të vendosë të vazhdojë testet raketore pas vendimit të administratës së Uashingtonit, i cili me 20 nëntor rivendosi vendin komunist në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin ndërkombëtar.

Ndërkohë, në gadishullin amerikan po ndërmerren kundërmasa. Hauai është gati të përballojë një sulm të mundshëm bërthamor që mund të niset nga Koreja e Veriut. Kështu ishujt më të bukur të botës, të premten do të testojnë sirenat e emergjencës. Këtë e ka bërë të ditur autoritetet e shtetit amerikan.

“Pasi të bien sirenat, qytetarët duhet të hynë në banesa, të qëndrojnë aty dhe të presin deri në informacione të mëtejshme”, shprehen zyrtarët amerikanë për mediat që pranojnë se arsyeja e këtij ushtrimi emergjence lidhen me kërcënimi bërthamor që vjen nga Peniani. Testimi i gjendjes së emergjencës do të përfshijë dhe njoftime për situatën me anë të televizioneve. Këto masa lënë të kuptohet se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë në nivele shumë të larta./abcnews.al

November 28, 2017 18:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*