Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut rregullojnë marrëdhëniet mes tyre

November 1, 2015 20:55

Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut rregullojnë marrëdhëniet mes tyre

Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut kanë zhvilluar sot një takim me vlerë të lartë simbolike, ku tre kombet e mëdha të Azisë verilindore kanë “restauruar tërësisht” marrëdhëniet ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë dhe janë zotuar të ruajnë një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen.

Më shumë se tre vjet kanë qenë të nevojshme që liderët e këtyre vendeve, që së bashku përbëjnë 20% të ekonomisë botërore, kanë lënë pas diferencat në një tentativë për të qetësuar tensione që mosmarrëveshjet territoriale dhe historike kanë krijuar mes tyre.

Në Seul Presidentja pritëse, Park Heun-hye, Kryeministri japonez, Shinzo Abe, dhe Kryeministri kinez Li Keqiang dakordësuan të bashkojnë përpjekjet për të arritur nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes tyre, dicka që do të ishte një nxitje për një rajon që po jeton një moment ngadalësimi në rritjen e tij.

Takimi është ndjekur më vëmendje të veçantë nga SHBA-ja. Uashingtoni do që Japonia dhe Koreja e Jugut, aleatë të rëndësishëm të saj në rajon, të përmirësojnë marrëdhënien për t’i bërë ballë rritjes së ndikimit gjeopolitik dhe ekonomik të Kinës. /DITA

November 1, 2015 20:55
Komento

1 Koment

  1. bajram November 1, 22:10

    Duke pare se nuk po i kafshon dot,Kina po ben nje hap tjeter domethenes ne ndryshimin e politikes se saj te jashtme kundrejt fqinjeve te saj,ndaj te cileve ka 3 vjet qe ka nxjerre pretendime territoriale per ujerat e Detit te Kines Jugore,ku po kryen punime per te ngritur “urgjentisht” ishuj te vegjel artificiale si pike referimi ne percaktimin e kufinjve midis shteteve qe lagen nga keto ujera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*