Japonia shpërblen punonjësit që nuk pinë cigare në vendin e punës

November 1, 2017 09:45

Japonia shpërblen punonjësit që nuk pinë cigare në vendin e punës

Një kompani marketingu në Japoni, ka vendosur që për punonjësit të cilët nuk largohen nga tavolina  e punës për të pirë një cigare do të kompensohen me 6 ditë më tepër pushim se ata që e pinë.

E gjitha nisi nga një punonjës jo duhanpirës i cili kishte hedhur një ankesë në kutinë, ku vinin letrat e kompanisë.

Drejtori i kompanisë lexoi letrën dhe vendosi të shpërblente punonjësit që nuk pinin cigare.

Në fakt çdo punonjës që  dilte për të pirë një cigare humbiste të paktën 15 minuta kohë, pasi zyrat e kompanisë ndodheshin në katin e 29-të, në Tokio.

November 1, 2017 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*