Jashtë radhe nga arkiva. Saliu dhe Aliu (Si një kartolinë urimi)

Arben Duka December 27, 2015 11:38

Jashtë radhe nga arkiva. Saliu dhe Aliu (Si një kartolinë urimi)

Shikoni-o njerëz,
dëgjoni harbutin,
hajdutin që thotë:
“Kapeni hajdutin!”

I shikon kusarët,
dhe mbetesh pa fjalë,
këta në grabitje,
janë proverbialë!

Janë proverbialë,
të ngjashëm nuk ka,
ti ke qenë një engjëll,
o Ali Baba!

Ti ke qenë një engjëll,
o hajdut’ i hershëm,
mes tyre do ishe,
burri më i ndershëm!

Ndonjëherë mendoje,
dhe për fukaranë,
po këta-si bisha,
me lecka të hanë!

Unë të kërkoj falje,
se je burrë me vlerë,
se të krahasova,
me ta ndonjëherë!

Ali-të më falësh,
të them përsëri,
se vërtetë ti vodhe,
po s’vrave njeri!

Në mes të këtyre,
je pëllumb për paqe,
këta-o Ali,
nuk kanë cipë në faqe!

Nuk kanë cipë në faqe,
as kuqen-as verdhen,
si korba të zinj,
përmbi kërma derdhen!

Ti dhe çeta jote,
një tufë me pëllumba,
këta dhe kur flasin,
sikur shkrepin plumba!

Paqe burrë i ndershëm,
gjer në amëshim,
ke fat që s’jeton,
në vatanin tim!

Në vatanin tim,
s’e bën dot zengjinin,
se dhe ty-kusarët,
pa brekë do të linin!

Se nga ti-këta,
kanë më shumë talent,
ti je-në zanat,
një adoleshent!

Një adoleshent,
pa shumë fantazi,
se ka Ali Babë,
po ka dhe Sali!

Ti Ali i shenjtë,
ishe veç kusar,
po Saliu ynë,
është dhe barbar!

Më fal e më fal,
o zoti Ali,
që të krahasova,
me shokun Sali!
Tiranë, më 15 Nëntor 2012

Arben Duka December 27, 2015 11:38
Komento

5 Komente

  1. gjermani i fundit December 27, 15:47

    Duka, Aliu i shenjte eshte Abaz Aliu ne Kulmak te Tomorrit, jo Ali Baba qe mbetet kapoja i bandes se 40 hajduteve. Se ka vrare apo jo nuk thote gje libri i Njemije e Nje neteve…Mundet edhe ka vrare, se hajdutet dhe kusaret kur bejne 30 bejne edhe 31. Tani qe po te mbron Saliu, hahahhahahaaaa, tani po e pershendet me raki balle kazani,hahahhahaaa. Ia kalofsh Gezuar Duka, ardhte i mbare Viti i Ri me shendet te plote dhe vargje me te arrira!

    Reply to this comment
  2. LABI December 27, 15:50

    Nuk eshte per te qare,
    as dhe per te qeshur,
    njerezit mire e dine,
    se ne c’halle kane ngecur!

    Nuk eshte per te qare,
    po per ulerime,
    u qame nga Enveri,
    e na prune Saline!

    Na prune Saline,
    kete hiene me huqe,
    rritur e stervitur,
    te kupole e kuqe!

    Po dhe me e keqja,
    per mendimin tim,
    se, gjithe ne ket loje,
    neve rame viktime!

    Askush s’ka haruar,
    vargun pa mbarim,
    qe shkoj mbas Saliut,
    per “Demokracine”!

    Demokraci zeza,
    paskesh qene peralle,
    me shumice votuam,
    per nje tufe kusare!

    Per nje tufe kusare,
    ne krye Saline,
    qe vodhen e shiten,
    Oh…te gjithe Shqiperine!

    Ne se Ali Baba,
    vodhi per matane,
    erdhi ne Shqiperi,
    e beri kalane!

    Ne se Ali Baba,
    qe hajdute I ndjere,
    askush s’fakton dote,
    se qe kriminele!

    Shume jan munduar,
    dhe ti hyjne ne hak,
    porse Ali Baba,
    si ka duart me gjake!

    Ne se neper bema,
    ka shkuar i pari,
    jo per pabesi, por,
    per ndere Shqiptari!

    Ali legjendari,
    punoi per Shqiperi,
    e Sali kulimi,
    ende ben tregeti!!

    Nuk eshte per te qeshur,
    eshte per te qare,
    ne c’hall kemi ngecur,
    vellezer shqipetare……

    Reply to this comment
  3. Artur December 28, 00:22

    I madhi poeti yne, Duka! 🙂

    Reply to this comment
  4. sallakja December 28, 08:19

    O shoku oficer,
    boll me keto vargje diletante. Boll me keto budalliqe.
    Boll me Sali Berishen se behesh qesharak.
    Nuk e kupton qe Sali Berisha ka “carta bianca” qe te
    beje cfare ti doje qejfi ne ate vend ?
    Eshte shpetimtari i rraces komuniste.
    Ne nje fare menyre eshte edhe shpetimtari i te gjithe
    ketyre pinjollve te komunizmit qe po qeverisin kete
    vend, katandisur tashme per ti qare hallin
    Armiqte e Saliut, armiqte e vertete te Saliut, nuk jane me,
    jane jashte loje, jane gati te gjthe me doppia cittadinanza.
    Prandaj,
    boll me kete hipokriz………., diletante

    Reply to this comment
  5. METEH December 28, 12:28

    I madhi A.Duka,mos vdeksh kurre,pasi na thua te verteten ne…shume..1000 milj.shqiptareve qe lexojme DITEN,se ka & te tjere qe nuk e lexojene por 55-sen e F.Balliut dhe komentojne si SHQUPASIT duke shpifur çdo dite,sikur populli nuk e di se kush eshte PD dhe sjmenet e saj vjedhes e vrases…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*