Blushi sqaron incidentin e Elbasanit për gazetarët

March 4, 2016 18:04

Blushi sqaron incidentin e Elbasanit për gazetarët

Në përfundim të incidentit të Elbasanit gjatë takimit të socialistëve, deputeti Ben Blushi, ka dhënë një shpjegim për gazetarët rreth asaj që ndodhi brenda Pallatit të Sportit.

Kandidati për kryetar i PS-së, Blushi, është sulmuar në Elbasan, ku ishte i pranishëm në një takim të kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

I shoqëruar nga rojet dhe truproja, Blushi është nxjerrë jashtë sallës së takimit dhe më pas, ai ka folur për median.

“Sot isha i paftuar. Sot kjo sallë u kthye në gjyq për një njeri. Më thanë se kam bërë një gabim të madh se kam bërë një libër. Këta kanë bërë gabim në 1973, kur dënuan shkrimtarët të cilët io dënuan se shkruan libra që nuk

Nuk jam ndjerë i kërcënuar për jetën. Këtu kishte njerëz që kërkojnë ti zgjedhin problemet përmes dhunës. Kjo gjë ishte e organizuar. Kjo ishte një sallë e acaruar”,- u shpreh Blushi.

“Salla kishte tension, por unë nuk jam arsyeja. E kuptoj që njerëzit janë të varfër, ka një acarim të përgjithshëm. Nëse do të ishte salla më e qetë do i shpjegoja më shumë se çfarë kërkoja.

U drejtova duke u thënë se bëjnë shumë mirë që vijnë në PS. Iu drejtova personalisht Edi Ramës brenda në sallë duke i thënë shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh.

Njerëzit që fishkëllenin për Berishën ishin sot në sallë. Partia nuk është pronë e një njeriu të vetëm”,- u shpreh Blushi.

March 4, 2016 18:04
Komento

4 Komente

  1. Jimi March 4, 19:30

    Lufto Blush lufto! Te ardhmen e ke perpara, sot ja rrembeve Rames nja dy ushtar, deri ne 17 ten do te kesh edhe me shume.

    Reply to this comment
  2. elio March 4, 19:59

    Bravo Blushi!!! Duhet kurajo per te folur ne nje salle te tille te indoktrinuar..aq me teper qe nuk e ben per karriere…
    Po’ ndihemi te shtypur nga pesha e nje populizmi injorant dhe arrogant…
    Na ka mbetur qe te na vijne ne shtepi dhe te na arrestojne per mendimet tona..
    Nese nuk ngrihemi, keta politikane qe kemi(qofte Saliu e qofte Rama) do ta bejne…

    Reply to this comment
  3. TJ March 4, 21:21

    Z. Blushi! Lere luften personale qe ke me Ramen! Je bere me keq se Lubonja apo Bushati dhe ca lango te tjere! Mund te jete si thua ti por tani per tani lufta eshte me Berishen dhe jo midis jush! Pra , ndoshta pa dashur ndoshta me ndergjegje te plote po saboton PS! Lere betejen per tani!

    Reply to this comment
    • elio March 4, 21:30

      Ti je nga ata qe nuk e kupton qe dialogu dhe konflikti I ideve e cojne perpara nje shoqeri ne progres…ku paskeni qene o militante…E kuptoni qe edhe Rama duhet te kete frike?? Ndryshe do ta pesojme si me saliun…nejse ju jeni militante…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim