Jashtëqitje të ujshme (REPLIKË)

Ardian Vehbiu December 12, 2014 21:51

Jashtëqitje të ujshme (REPLIKË)

Panorama kish botuar sot (dt. 12 dhjetor 2014) një artikull të Minella Aleksit (“Shpifjet ndaj Kadaresë për të penguar Nobelin”), i cili i referohet një kapitulli të librit tim, Sende që nxirrte deti, të botuar në revistën italiane Lettera internazionale, no. 120, tetor 2014, për të më akuzuar se jam kthyer në një shpërndarës të shpifjeve kundër Kadaresë dhe pikërisht në lidhje me një deklaratë të supozuar të tij, për refugjatët e vitit 1990, si “jashtëqitja e kombit”.

Këtë botim unë nuk e kam parë akoma, por e kam rekomanduar vetë përkthimin e kapitullit në fjalë; pa çka se autori i artikullit, Aleksi, nuk e ka kuptuar që bëhet fjalë për një material i cili është botuar dhe qarkullon prej kohësh në shqip; prandaj nuk ishte nevoja që të “zbulohej” në një botim të përkthyer në italishte.

“Panorama” citon pastaj – të ripërkthyer besoj nga vetë Aleksi – pjesën e esesë ku unë paskam bërë timen shpifjen në fjalë. Dhe pikërisht:

“… Në këtë kontekst mund të shpjegohet deklarata tronditëse dhe e pabesueshme e shkrimtarit Ismail Kadare që i ka përcaktuar refugjatët shqiptarë të vitit 1991 “jashtëqitja e kombit”. Fati e deshte që vetë Ismail Kadare të linte Shqipërinë dhe mecenatët e regjimit të vjetër për të kërkuar “strehim politik” në Francë. Pastaj, çuditërisht, shkrimtari shqiptar nga akuzator u bë pjesë e këtyre “jashtëqitjeve”. Ja një mënyrë që kundërbalancon dhe pastron këtë metaforë koprologjike (të m…t, të jashtëqitjes).”

Ky është teksti që citon Aleksi.

Po citoj tani paragrafin përkatës, nga libri im Sende që nxirrte deti (Dudaj 2013), f. 107:

Në këtë kontekst, do të shpjegojmë, më në fund, edhe përhapjen virale të një deklarate, përndryshe apokrife, të Ismail Kadaresë; i cili u përfol t’i kish quajtur “jashtëqitja e kombit” refugjatët e krizës së ambasadave, në korrik 1990. Suksesi i këtij memi dhe jetëgjatësia e tij, përtej lidhjes ekskluzive me autoritetin e Kadaresë dhe faktit ironik që vetë shkrimtari i madh do t’i bashkohej kësaj ‘jashtëqitjeje’ pak muaj më pas, ka të bëjë para së gjithash me virtytin kundërpeshues, ose katartik, të metaforës koprologjike.

Për fat të mirë, ky paragraf është botuar edhe në një ese në blogun Peizazhe të Fjalës, vite më parë: kushdo mund ta verifikojë duke klikuar në linkun më sipër, pa qenë nevoja të marrë librin në dorë. Siç mund të shihet, unë haptazi e quaj atje “apokrife” deklaratën në fjalë; dhe për ata që nuk e dinë, apokrife do të thotë “e pavërtetë, e fabrikuar, false.” Madje logjika e esesë sime, arsyetimi që bëj unë atje, është që shpifja për deklaratën e Kadaresë gjeti truall dhe lulëzoi, për shkak të kontekstit të përgjithshëm koprologjik ose ekskremental, të marrëdhënieve të Shqipërisë me Perëndimin në vitin 1990.

Ja edhe i njëjti paragraf, i marrë nga përkthimi dorëshkrim i Aldo Dodës i miratuar edhe prej meje:

In questo contesto si spiega finalmente la diffusione virale di una dichiarazione altrimenti apocrifa di Ismail Kadare. Lo stesso venne criticato per aver chiamato gli emigrati “gli espulsi della nazione”. Il successo di questo memo e la sua durata nel tempo al di la del legame con l’autorità di Kadare e il fatto ironico che lo stesso Kadare si aggiunse agli espulsi qualche mese dopo, ha a che fare prima di tutto con l’importanza di contrappeso o catartico della metafora coprologica.

Pa u zgjatur më për të vënë në dukje se teksti këtu i përgjigjet besnikërisht origjinalit tim, po dua veç ta ftoj lexuesin të vërejë, edhe një herë, shprehjen altrimenti apocrifa, e cila e shpjegon qartë, për njerëzit që duan ta kuptojnë, se çfarë mendoj unë për autenticitetin e thënies për jashtëqitjen, që iu faturua atëherë Kadaresë. Nëse ky tekst i përkthimit italisht, që kam miratuar unë, nuk i përgjigjet versionit të botuar nga revista italiane, për këtë i duhet kërkuar llogari redaksisë së asaj reviste (siç edhe do të bëj unë menjëherë); por sa për mua autorin, më del dhe më tepron ajo çfarë kam shkruar në origjinal.

Natyrisht, nuk ka asnjë shpifje timen kundër Kadaresë dhe as orvatje “për të penguar Nobelin”; dhe para se të lëshonte artileritë kundër meje, Aleksi duhej të ish konsultuar me origjinalin e shkrimit tim në shqip, të botuar në Sende që nxirrte deti. Të gjitha ato që ka thënë më pas në artikull kundër meje janë gjepura të kategorisë së parë, të cilat vetëm sa dëshmojnë për fibrën e kalbur morale të këtij njeriu. Ma merr mendja se Kadareja vetë nuk i lexon ndyrësitë që po shkruhen kinse në mbrojtje të tij, sepse përndryshe ai vetë i pari do të ish distancuar menjëherë prej tyre (së paku ai Kadare që njoh dhe admiroj unë): ai nuk i përket kësaj bote dhe as e lidh gjë me njerëz të tillë, pavarësisht se këta mund t’i jenë ofruar tani si shilte.

Ardian Vehbiu December 12, 2014 21:51
Komento

18 Komente

  1. tomor labi December 12, 23:13

    Zihuni,zihuni.
    Shahuni,shahuni
    vetem kete e beni mire
    po cfare jeni?
    vetem letrare dhe qytetare jo dhe jo
    vashdoni se ju ka lezet
    po mos na merzitni shume
    me gjera te tilla
    shume te rafinuara
    kush i lexon?
    besoj se ata qe skane cte bejne tjeter

    Reply to this comment
  2. lili December 13, 00:16

    Ndoshta duhet t’ju kujtojme shqiptareve se ne ate kohe nje group gazetareesh franceze erdhe ne France:ata Jane deshmitaret per cka ka folur kadareja per shqiptaret e ambasadave edhe per besnikerin e tij per regjimin! Te gjithe Kane pas mbetur bije hapur me te edhe servilizmin e tij per Parti ne,sepse te gjithe pritshin qe ky te merr guximin edhe Rolin e nje shkrimtari te vertet alla Havel,po ky zgodhi ate here konformizmin edhe besnikerine per Parti ne, edhe alla gazetaret franceze nuk ia falin kete ‘lâcheté’ kadarese!

    Reply to this comment
  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. December 13, 00:55

    Ky KADAREJA eshte nje bicim sez .
    Ate ,per refugjatet qe u futen neper ambasada ne 2 korrik 1991 ,qe jane “”JASHTEQITJE e KOMBIT” e ka thene ne tribunen e mitingut ku ishte dhe Xhelat Gjoni /
    Ne 1967 beri poemen “SHQIPONJAT fluturojne lart ” ,ku i thurte Ditirambe Enver Hoxhes dhe regjimit .
    Po pse si kujtoni ju qe keto gjera nuk i di Perendimi .
    I di ,por perendimoret jane te zgjuar dhe nuk jane te pafytyre si Ismaili ,por ata kurre nuk te thone qe nuk e meriton dhe te lene qe te “Vdesesh duke pritur ” !

    Reply to this comment
  4. shqiptar sharri. December 13, 01:08

    PO,SHUM LEHT ESHTE NESE NUK I KAN FSHI SHIRITAT ATA GAZETAR,VEREFIKOHET E VERTETA,POR UNE NE ATE KOH KAM NDODHE NE TIRAN DHE ISHIM TE 15,KATSHI DHE INERVISTEN E DHA DHE T.V.SH,SE CKA KA THAN KADARE,E VERTET ESHTE SE KA THAN KTA JAN JASHTCITJA E KOMBIT,TANI KI HIPOKRIT E MOHON,PO PERATE KI I SHPETOI SISTEMIT SE KY ISHTE HIPOKRIT DHE KAMELEON,DHE UNE QE KUR KI U LARGUE NGA SHQIPRIA ME NUK LEXOI LIBRAT E TIJNGASE U TREGUE SE ISHTE NJI,SHERBETOR I AGJENCIS FRANCEZE.ENE KADAREN DHE BESNIK MUSTAFAJN I KAM TAKUAR 1987,NE PARIZ,KUR ISHIN NE DITEN E KULTURES SHQUPTARE,KTA TE DY ISHIN PERFAQSUSIT E SHTETIT ME DETYR,DHE ISHEN NJI PJES E ANSAMBLIT SHTETROR,MESA MBAJ MEND ISHTE KANGTARJA QAZIMI,DJE VA QERA,DHE KUR DHAN KOFERENCEN PER SHTIP PARA GAZETARVE,DIREKT E PYTEN KADARENCFAR NENDIMI KENI ENDE PER ENVER HOXHEN,AI U PERGJIGJ,SE UDHEHEQSI MA I MADHE DHE MA CMUARI I SHEKULLIT ESHTE PER SHQIPRIN,MUSTAFAJ TH,PO PA ENVERIN NUK DOTA KISHIM SHQIPRIN,PRA DIHET SE CFAR QENDRIMI MBAJTEN KTA TE DYT,QE NGA FUNDI I 1990,E DERI SOT,PRA KAN QEN KAMELEON,DHE HIPOKRITA SE VETEM BYTHEN E VET E KAN SHIQU,KTA PER MUE JAN JASHTCITJA E KOMBIT.

    Reply to this comment
    • Endri December 13, 14:49

      Ca pergjigje prisje ne 1987 ti zoteri kur diktatura ishte akoma e ngritur dhe vigjilente ne Shqiperi? Prisje te shanin diktatorin? Njeriu mbi te gjitha ka instiktin e mbijeteses dhe te thoje te verteten per Enverin ne 1987 ishte e barabarte me fundin tend. Nuk ka te beje me hipokrizi thjesht me vetembrojtje.Para viteve ’90 te gjithe thonin vetem fjale te mira per partine dhe Enverin jo se i mendonin (disa patjeter qe i mendonin), por se ndryshe te ikte jeta.

      Reply to this comment
    • plaku December 13, 16:57

      shqiptar shari,
      Ja vargjet e Ismailit :

      “Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha
      Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
      Je për socializmin
      Vrapo në rrjeshta
      Shpall kudo dhe mbi këdo
      kontroll punëtor.”

      “Bjeri ditë e natë burokratizmit
      Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
      Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
      Të të vejë në mur
      tek Bulevardi i Madh.”

      Ja letra qe Mehmet Shehu i shkruan Enverit me Daten 08.04.1968 kunder Bilal Xhaferit :

      ” “Diskutimi” i Bilal Xhaferit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi.”
      ” Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë.”

      Gje qe ne fakt u be nga organet kompetente. A do me per gjoja disidentin, tregetarin e fjales se shkruar Ismail Kadare ???
      Pershendetje

      Reply to this comment
  5. gjermani i fundit December 13, 08:57

    Problemi i madh i demokracise eshte mungesa e kurajes dhe sinqeritetit.Fare mire shkrimtari i madh qe i uroj te gjithe shendwtin e te mirat e botes mund ta kapercente vete kete detajin e”jashteqitjes”.Po ta kishte thene te kerkonte te falur, duke shpjeguar se kishte frike ose nuk e kuptoi situaten,etj.Eshte shume humane, te gjithe gabojne diku, tek e fundit I.K.nuk ishte kryetar shteti dhe kjo ne mos e ben me njerezore figuren e tij.Perndryshe shtypi mbushet perdite me replika te ketij lloji, boshe dhe te pangjyra, ku gjysmen e dwbatit e ze shpjegimi i fjales”apokrife” nga nje studjues qe pretendon shume shqipen e shkruar(apokrife !!!)ne nje blog te quajtur per ironi te perdorimit te fjaleve te huaja,Peisazhe te Fjales .

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit December 13, 08:57

    Problemi i madh i demokracise eshte mungesa e kurajes dhe sinqeritetit.Fare mire shkrimtari i madh qe i uroj te gjithe shendwtin e te mirat e botes mund ta kapercente vete kete detajin e”jashteqitjes”.Po ta kishte thene te kerkonte te falur, duke shpjeguar se kishte frike ose nuk e kuptoi situaten,etj.Eshte shume humane, te gjithe gabojne diku, tek e fundit I.K.nuk ishte kryetar shteti dhe kjo ne mos e ben me njerezore figuren e tij.Perndryshe shtypi mbushet perdite me replika te ketij lloji, boshe dhe te pangjyra, ku gjysmen e debatit e ze shpjegimi i fjales”apokrife” nga nje studjues qe pretendon shume shqipen e shkruar(apokrife !!!)ne nje blog te quajtur per ironi te perdorimit te fjaleve te huaja,Peisazhe te Fjales .

    Reply to this comment
  7. info analitike December 13, 09:15

    Kjo diatribe midis Aleksit dhe Vehbiut mund te permblidhet si: “perleshja e dy narciseve”.
    Polemike qe i sherben vetem tifozeve te njerit apo te tjetrit per te mbushur faqet online me deklarata denigruese.

    Reply to this comment
  8. veterani December 13, 10:26

    More shkrimtaruca,komentuca,derrkuca qe zhgrryheni e perlyheni ne gazeta e blogje,ky Kadareja nuk paska asnje vlere per ne shqiptaret qe kerkoni ta zhgerryeni.Sikur te mblidheni te gjithe bashke jo kurre se arrini por as nuk e zhgerryeni dote.Sa per cmimin cfardo qe te thoni e sterthoni do ta marri nje dite packa se ju nuk doni por uragani nuk pyet per plehra por i merr perpara.

    Reply to this comment
  9. -vaso- December 13, 14:33

    I perkas atij brezi shoqeror qe Ismailin me Minellen e tij dhe kete Kardian Vehbiun i shoh si jashqitje njerzore te enver hoxhes qe perleshen midis tyre pra kemi nje” shiit storm” beteja e fekaleve te xha xha it me ba bain

    Do ti kerkoja ndjese ndonje fansi te kadarese (pasi dhe vete jam fans i tij letrar ) per kete shuplake qe po i jap atij. Eshte e vertete qe vepra artistike e Kadarese mori fame boterore duke i shkruar sokakut te te marreve ku dy banoret” e marre” e tij reale ishte enveri dhe kadareja.

    Kam aftesine te ndaj kadarene si fenomen boteror ne fushen e letersise nga Ismaili si nje njeri pambarimisht i lig dhe hileqar.
    Rreth vitit 1971 -72 kam bere nje debat te ashper familjar me babane tim ( partizan trim dhe qe nuk u ngjit kurre ne pozite) qe me tha shprehimisht kur une e mbroja me gjithe shpirt Kadarene: Ai eshte njeri me kulture te madhe por kur te vije dita qe ky sistem yne do pembyset (e kishte bindje 100%) ky do jete ai qe do ti haje me shume kockat enverit dhe ashtu ndodhi.

    Cfare tipi kolerik ka qene dhe eshte Kadareja ndiqni nje montazh modest per skizofrenine e tij per baba Stalinin

    Duke shfletuar poezitë e rinisë së hershme të Kadaresë konsta¬ton se përjetimi më i thellë emocional i kësaj periudhe të jetës së tij është vdekja e Stalinit, në 1953. E mirë, mund të thotë dikush, ashtu ishte koha, kur vdiq Stalini të gjithë letrarët e rinj do të shkruanin diçka për të. Kjo është e vërtetë, por Kadare është i vetmi letrar, si ndër të rinjtë, ashtu dhe ndër të vjetrit, që bëri poezi të veçanta, për Stalinin e sëmurë, për vdekjen e Stalinit, për varrimin e tij, për kujtimin e Stalinit, Kadare kishte projektuar tek Stalini figurën e sublimuar të babait.
    Nëse Kadare do të kishte shkruar një poezi për vdekjen e babait të vet, ajo nuk do të ishte më e ndjerë. Duket qartë se Kadare e ndjen thellë Stalinin si një figurë atërore
    Kur vdiq Stalini shpërtheu një histeri kolektive vajtimesh, ku gjithkush ishte i detyruar të bënte ritualin se mund të spiunohej nga ata që kishte përreth, se nuk ishte hidhëruar sa duhet për vdekjen e Stalinit. Kishte nga ata që bë¬nin sikur u binte të fikët dhe i çonin edhe në spital. Një nga ata që çuan në spital nga shkolla e mesme e Gjirokastrës ishte dhe Kadare. Mjekët që e kuptonin se kishin të bënin me simu¬lues bënin sikur i trajtonin dhe i linin vetë që të çoheshin e të iknin kur të mërziteshin në spital. Por Kadare ishte një nga ata që i alarmoi mjekët se panë që nuk po vinte në vete. Duke qenë tem¬perament kolerik, Kadare e kishte autosugjestionuar veten, sikur vërtet i kishte vdekur babai.
    Kur Ismail Kadare u rrit dhe filloi të shkruajë poezi, ai e sublimoi figurën e babait, duke e projektuar atë tek Stalini dhe Enver Hoxha, si etër virtualë të tij
    Mozik poezish nga biri i Stalinit, Ismaili
    Fry përmbi fushat e gjëra o erë,
    Këngët e mija i merr ti në gji!
    Këngë të reja në çdo parëverë.
    Stalin do thur un’ për Ty!…»

    Mjergulla fushës noton dalngadalë,
    Zogjtë u kthyen e djelli shkëlqen.
    Por në dritare Stalini s’ka dalë,
    Vallë pranverën s’e ndjen?…

    Vendesh të mija kur fryn kurdoherë
    Era nga deti i kaltër jugor;
    Flet për Stalinin çdo lule pranvere,
    Flet çdo agim pranveror.

    Por parëverën me drita dhe yje
    Të komunizmit kish njohur Ay:
    Kopshtet, uzinat dhe brezat me pyje,
    Mbjellur nga dora e tij;

    shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar
    Natyrën të veshur plot lule, blerim.
    Hapur dritarja… Çibuku në duar
    Nxirrte një drudhzë tym…

    Të ardhmen mendonte si diell të qartë,
    Që nga Uralet gjer në Ballkan,
    Stepat e blera nën djellin e artë;
    Planin e math stalinian.

    per nje cerek shekulli talebani berishe dhe ato qe jane pas tij shkaterroi shtetin dhe perdhosi dinjitetin e shqiptareve.A ndone fjali apo fjale te Ismailit kunder ketij perbindeshi
    Kjo eshte ligesia pambarim e ketij shkrimtari te madh por njeriu te vogel

    Reply to this comment
    • plaku December 13, 17:08

      -vaso-
      Shume faleminderit per “Mozaikun” e poezive te “disidentit” Ismail Kadare per Stalinin. I futa me shume deshire ne Magazinen time ne kompjuter.

      Te uroj nje te djele te kendeshme.

      Reply to this comment
  10. Votren December 13, 17:28

    Aleksin nuk e njoh.A kete Vehbiun se honeps dot.

    Reply to this comment
  11. Gjuhetari me 12 personalitete December 13, 19:24

    Deshtaket, smirezinjte dhe te paditurit pergojojne Kadarene. Respekte per shkrintarin e nderuar. Qytetari Kadare? Pak rendesi ka. Ai ka bere me shume se shume nga llafazanet e internetit. Do te shtoja se duke njohur stilin e (mungesen) karakterin te artikullshkruesit, arrij te dalloj disa komente te xha-xha-it, gjyshit, e plakut ketu. Si gjithmone, si kudo.

    Reply to this comment
  12. Nje shqiptar December 13, 23:28

    Pikepamjet politike te njerezve ndryshojne me kohen, sepse eshte koha qe ndryshon politiken. Te gjithe kane bere gabime ne jeten e tyre dhe ne theniet e tyre edhe Ismail Kadare ka te tilla si te gjithe ne por edhe ai ka ndryshuar gjate jetes se tij. Por kurdohere ai ka pasur fuqine e fjales shqip, thellesine dhe gjeresine e vezhgimit, aftesine e pershkrimit te jetes sone, te njeriut, te historise, te miteve, te politikes e te momenteve qe na kane idheruar apo gezuar e qe na kane dhene edhe krenarine e te qenunit shqiptar ashtu si edhe krenohet me kete emertim.
    Me kujtohet ne nje moment kur isha student ne Tirane vitin 1962, sapo Ismail Kadare shkroi ” Dimrin e vetmise se madhe” ne shtepine qendrore te ushtrise e kritikuan pafund. Ndermjet tjerash i thane “Ju keni shkruar se plepat e larte ne kur fryn era perkulen me shume ne Tirane., çfaredoni te thoni me kete, nenkuptoni qe shoket e udheheqjes do te rrezohen me shume…”. Ai u pergjigj “Kurdohere kur fryn era pemet e larta perkulen me shume qofte ne socializem apo ne kapitalizem..”.
    Une mendoje se çdo shqiptar, me mend ne koke, do te gezohej pamase qe nje bashkeatdhetar i yni te nderohet me NOBEL. Ismail Kadare e ka merituar me kohe kete çmim e shpresoje qe institutet pergjegjese ndekombetare te paguajne kete borxh qe na kane.

    Reply to this comment
    • plaku December 14, 01:46

      Nje shqiptar,
      Mendoj se ne duhet te bejme ndryshimin midis Ismailit shkrimtar dhe Ismailit njeri. Cmimi Nobel eshte edhe nje cmim Moral. Mos valle duhet te shperblehet genjeshtra dhe hipokrizia ?!

      Reply to this comment
  13. M A R K O December 14, 01:00

    Mal ande, mal kende, shkon nje be, e fershelle… (gje a gjeze) Kadare .Kadare shkon nje e fershelle…

    Reply to this comment
  14. plaku December 14, 01:49

    Nje shqiptar
    Me falni, desha te shkruaja : “Mos valle duhet te shperblehet genjeshtra dhe hipokrizia, VETEM se ato jane shqiptare ? Ku te fusim moralin dhe te verteten ?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*