Java 22-të spostohet të dielën dhe të hënën

February 16, 2016 09:45

Java 22-të spostohet të dielën dhe të hënën

Java 22-të e Kategorisë Superiore do të vijë e ndarë në dy ditë, teksa e hëna do të rikthehet me sharmin e pretendentëve.

Impenjimi i skuadrave në sfidat e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë të mërkurën ka bërë që java e 22-të të vijë të dielën e 21 shkurtit me 3 takime dhe të hënën e 22 shkurtit me dy sfidat e mbetura.

Kjo javë do të nisë me duelin Laçi-Bylis të shtunën në orën 14:00, një sfidë e nxehtë e cila pritet të jetë e tillë edhe këtë javë.

Në orën 17:00 do të zhvillohen dy sfida, në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta do të presë Tërbunin, dy skuadra me objektiva të ndryshme.

Ndërkohë në Vlorë në të njëjtën orë do të luhet një sfidë direkte midis skuadrave që synojnë mbijetesën, Flamurtari-Vllaznia.

E hëna do të shohë në fushë peshat e rënda të kampionatit, pasi do të përballen midis tyre 4 nga 5 skuadrat e kreut, për më tepër që të dyja takimet do të vijnë paralelisht.

Në orën 18:00 të së hënës së 22 shkurtit në “Qemal Stafa”, Partizani do të presë Kukësin, në një sfidë shumë të rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave.

Ndërkohë në Korçë, Skënderbeu do të presë Tiranën e rilindur, që tashmë kërkon të jetë sfiduesi i kampionëve.

February 16, 2016 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*