Java e 20, rikthehet Skënderbeu i frikshëm

February 9, 2016 10:48

Java e 20, rikthehet Skënderbeu i frikshëm

Java e 20 e Kategorisë Superiore konfirmoi edhe një herë se kampionati do të rezervojë rezultate befasuese dhe garë të fortë deri në fund në të gjitha frontet, edhe pse fati i Tërbunit duket se është përcaktuar tashmë.

Barazimi i Partizanit me Flamurtarin në “Qemal Stafa” i dha mundësinë Skënderbeut të marrë i vetëm kryesimin, pas fitores së thellë 3-1 me Kukësin, ekipin që ka rezultuar rivali më i denjë e korçarëve në sezonet e fundit.

Dygolëshi i Salihit dhe finalizimi i James Adeniyi, hodhën poshtë cdo dyshim për efikasitetin e formacionit të Mirel Josës në fazën sulmuese, pas largimit të Olaynkas dhe Berishës. Madje tani ekziston frika se Skënderbeu mund ta “vrasë” garën për titullin me dy sulmues, që kuptohen me sy mbyllur me njëri-tjetrin.

Partizani i Agostinellit dështoi të merrte fitoren para tifozëve të kuq, duke barazuar 1-1, cka tregon se mekanizmat e skuadrës nuk po funksionojnë si duhet, ndërsa blerjeve të reja u nevojitet më shumë kohë për t’u përshtatur me futbollit shqiptar.

Mefshtësia në fazën mbrojtëse në momentin e golit të realizuar me shumë lehtësi nga Hoxha, por edhe pamundësia për të shënuar më shumë se një gol kur kundërshtari ishte në inferioritet numerik hedhin dyshime mbi aftësitë që ka Partizani për të rivalizuar deri në fund me Skënderbeun.

Nga ana tjetër për vlonjtët pika e marrë në kryeqytet konfirmoi se shumcka ka ndryshuar te Flamurtari gjatë periudhës së janarit.

Theu një tabu disavjeçare Tirana e Ilir Dajës, që mposhti thellë 3-0 në trasfertë Laçin, që pa James Adeniyi është kthyer një skuadër e zakonshme edhe në fushën e saj. Bardheblutë shpërthyen në pjesën e dytë me Bakajn, Muzakën dhe Hugo Almeidën, duke e ngushtuar në vetëm 9 pikë diferencën me Partizanin e vendin të dytë.

Pas dy rezultateve pozitive me Skënderbeun, në kupë dhe kampionat, kthehet me këmbë në tokë Vllaznia e Armando Cungut, që pavarësisht dëshirës dhe grintës së shfaqur në fushën u mposht 1-0 nga Teuta në “Niko Dovana” me autogol të Markut.

Humbja e shkodranëve por edhe barazimi i Flamurtarit me Partizanin u shfrytëzua nga Bylisi, që shkatërroi 4-0 në “Adush Muca” Tërbunin. Pukjanët mbeten ndjeshëm të distancuar në vendin e fundit, por për skuadrën e dytë që do të presë biletën për në kategorinë e parë ka një garë treshe mes Bylisit, Flamurtarit dhe Vllaznisë, që kanë grumbulluar respektivisht 16, 17 dhe 18 pikë.

February 9, 2016 10:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*