Java e Europës, festa ka filluar!

May 7, 2018 09:47

Java e Europës, festa ka filluar!

 

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka nisur festimet e Javës së Europës me trashëgiminë kulturore shqiptare.

Përmes një video të publikuar në Twitter, shkruhet: “ Java e Europës 2018, Një udhëtim mes trashëgimisë kulturore dhe mrekullitë natyrore shqiptare! Bashkohu me ne dhe le të festojmë!”.

Xhiro me biçikleta përreth liqenit të Shkodrës, ka qenë aktiviteti që ka nisur këtë mëngjes festimet, ndërkohë që në Dropull, Mat, Mirditë e Përrenjas do të organizohet forumi “Fshati i BE-së”, në Tiranë do të ketë një koncert të madh në Sheshin “Skënderbej”, për Kinemanë e Europës.

Më pas në katër qytete, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Belsh, do të ketë ekspozita, koncerte, aktivitete për fëmijë dhe të tjera evente.

Më 9 Maj shënohet edhe përvjetori i Deklaratës së Shumanit, nga e cila lindi Bashkimi Europian.

l.h/ dita

May 7, 2018 09:47
Komento

1 Koment

  1. intelektuali May 7, 11:33

    PO C’A THU O GAZETA DITA?

    9 maji dita e Evropes?

    Kush e ka degjuar kete gje ne Shqypnine e Rilindjes Enveriste te Edvinit, Likes dhe Rucit qe shkojne dhe bejne homazhe si kukumjacka pylli per xhelatet e Enverit cdo 5 maj dhe cdo 29 nentor?

    prandaj:

    Degjoni intelektualin o gazeta DITA se ketu ne Shqypni askush nga shteti dhe pushteti nuk ka degjuar gje per 9 majin e Shumanit qe u be me pas Dita e Evropes,

    sepse:

    Keta pushtetare enverista shtetare shqyptare po pergatiten te shkojne ne Moske me 9 maj, qe eshte dita e Fitorjes se Komunizmit, qe vjen direkt pas homazheve qe bene keta pushtetare me 5 maj, dita e Xhelateve te Komunizmit ne Shqypni,

    COJINI NE MOSKE ENVERISTET SHQYPTARE!

    Qe te festojne me Putinin 9 Majin diten e pushtimit te gjysmes te Evropes nga MURTAJA bolshevike dhe qe eshte data e zeze e zanafilles se ndertimit te Murit te Berlinit.

    sepse:

    KESHTU U BEN ME MIRE!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*