Javë e ngarkuar për KPK-në, në Vetting gjyqtarja që i ktheu pasaportën Tahirit

July 15, 2018 09:20

Javë e ngarkuar për KPK-në, në Vetting gjyqtarja që i ktheu pasaportën Tahirit

 

Java e ardhshme pritet të jetë e ngarkuar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në Vetting pritet të kalojnë 5 gjyqtarë dhe prokurorë.

I pari që do “ngrejë” siparin është gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, që do dalë para KPK-së ditën e hënë në orën 13:00.

Treshja gjykuese që do shqyrtojë dosjen e tij përbëhet nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Pas Artan Zenelit në Vetting do të dalë gjyqtarja që i ktheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Nertina Kosova. Seanca për Kosovën do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00.

Trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Të martën para KPK-së pritet të dalë edhe prokurorja Antoneta Sevdari, prokurore e rrethit Tiranë.

Të mërkurën, përballë KPK-së, do të dalë prokurori Arben Nela dhe gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla.

a.s/dita

July 15, 2018 09:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*