Javës tjetër, hapet Zyra e Punës në Tiranë

January 11, 2014 10:14

Javës tjetër, hapet Zyra e Punës në Tiranë

Pas një jave hapet në Tiranë Zyra e Punës, në bashkëpunim me qeverinë gjermane. Një zyrë që do ketë në fokus punësimin, kryesisht të të rinjve. Kjo u deklarua nga ministri Erion Veliaj, pas një inspektimi në një nga impiantet që punëson një numër të madh personash në portin e Shëngjinit. “Javën tjetër në Tiranë, hapim Zyrën e Parë të Punës, në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, për të ofruar një standard të ri, sesi shteti duhet të jetë ndërmjetësues midis punëdhënësve dhe punëmarrësve, dhe bashkë me Inspektoriatin e Punës, do të kemi një fushatë inspektimesh në të gjithë Shqipërinë, që të sigurohemi që punëtorëve shqiptarë u garantohet siguria në punë, shëndeti në punë, paga e rregullt, e drejta e tyre për t’u sindikalizuar dhe mbi të gjitha mbështetje për biznesin”, tha Veliaj. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bëri të ditur faktin se për të nxitur kryesisht punësimin e të rinjve, të vajzave e grave, do hapet një konkurs për kompanitë që duan të sigurojnë mbështetjen e Qeverisë për rritjen e punësimit.

January 11, 2014 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim