Javës tjetër kulmon i nxehti, por kjo verë nuk do jetë si të tjerat

June 9, 2017 14:28

Javës tjetër kulmon i nxehti, por kjo verë nuk do jetë si të tjerat

Kemi disa vite rresht që flasim se kjo stinë vere që lamë pas ka qenë më e nxehta ndër vite.

Por moti gjithmonë vjen me surpriza. Kështu dhe vetë stina e verës që sapo trokiti nuk do te jete nga ato që do ju bëjë të shkrini nga vapa. Do të jetë stina e verës më e freskët që keni përjetuar këto vite.

Temperaturat do të suprizojnë javën që vjen duke kulmuar ditën e premte deri në 38 gradë Celsius, por më pas fasha e tyre do të jetë tek 30-33 gradë Celsius.

Në zonat qendrore, jugore e perëndimore të vendit këto temperatura do të shoqërojnë muajt e Korrikut e Gushtit, kurse në juglindja, verilindja e zonat malore do të karakterizohen me temperatura nga 25-27-28 gradë Celsius.

Reshjet e shiut do të jenë lokale dhe sporadike, por gjithsesi ato do të jenë të mirëpritura për një pjesë të qytetarëve, por jo për pjesën që do të përballet me to gjatë ditëve që kanë planifikuar pushimet.

Por megjithatë, freskut të muajve në vijim do i paraprijë vala e të nxehtit  që pritet të kulmojë në javën e tretë të qershorit, ndaj kujdes!

June 9, 2017 14:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*