Je suis Paris?

Ilir Metaj November 14, 2015 14:36

Je suis Paris?

E shoh të shkruajtur kudo e ngado dhe në këtë moment më jep vetëm trishtim.
Është ende e freskët ‘Je suis Charlie Hebdo’.
Tani kaluam në ‘Je suis Paris.’
Më vone çfarë? Do kalojmë në ‘Je suis France’ dhe pak më vonë në ‘Je suis Europe.’?
Ka shumë mundësi që të ndodhë kështu.
Europa është dhjamosur.
Europa është kthyer në një struc që fsheh kokën në rërë dhe nuk ka këllqe të shohë rrezikun në sy! Nuk ka zemrën të godasë të keqen në origjinë për ta zhdukur njëherë e mirë!
Lotët e fëmijëve sirianë, e preken aq sa i prishën paksa makiazhin e rënduar të zonjës që mundohet të fshehë rrudhat.
Europa nuk e kuptoi se lotët e fëmijëve sirianë nuk do vononin të rridhnin edhe nga sytë e fëmijëve europianë.
Europa po bëhet profesioniste në funerale. Si ata profesionistët e qarjes, që paguhen për të shkuar nga një funeral në tjetrin.
Çfarë m… po bëni kështu?!
Zgjohuni dhe goditeni bishën në zemër dreqi e mori!
Ose bëhuni gati për ‘Je suis France’…’Je suis Europe’…’Je suis Liberte’.

Ilir Metaj November 14, 2015 14:36
Komento

12 Komente

  1. Frosa November 14, 14:41

    Tamam. Europe hipokrite, cinike,qullshe. Dhe pastaj vjen kjo dite.

    Reply to this comment
  2. mirel November 14, 16:04

    Eshte vertete per te ardhur keq, se pasojat e politikave te gabuara te qeverive I paguajne njerezit e thjeshte.
    Nuk ka asnje lloj justifikimi moral apo ideologjik te shkosh dhe te hedhesh ne ere njerez te pafajshem, pervecse nje sherbimi te paguar qe e diskrediton cdo lloj filozofie qe justifikon keto veprime.
    Problemi ngelet gjithmone te politikat e gabuara, qellimisht apo jo te qeverive.
    Jo rastesisht dje mu kujtua kur francezet ishin ata qe imponuan Kosoven te lejoheshin grupet islamike ne Kosove, nderkohe qe ministria e brendshme e shtetit te sapoformuar kerkonte te mbyllte xhamite e financuara nga organizata te dyshimta dhe me lidhje me terroriste.
    Francezet kerkuan te mos merrej asnje mase ndaluese ndaj krijimit te ketyre organizatave sepse shkeleshin te drejtat e njeriut,
    Tashme gjema eshte bere ne Kosove, kush I financon?
    merret vesh Serbia, qe te krijoje justifikimin madhor te nderhyrjes ushtarake ne Kosove per te luftuar terrorristet.
    Franca si duket punoi per kete skenar serb, dhe me e keqja do jete sikur ndonje nga pjesemarresit e sulmit te djeshem te jete shqiptar.
    Kjo do ishte e pafalshme si per politikanet ne Shqiperi, Kosove, dhe per vete politikat e perendimit. Tolerimi ne ekstrem qe I eshte bere ketyre organizatave I ka sjelle pasojat e tmerrshme.
    Shume njerez te varfer jane inkuadruar ne keto aktivitete dhe kane humbur mendjen dhe bredhin hale me hale per te gjetur ndonje kauze qe tju vere ne vend dinjitetin e meperkembur nga politikat e qelbura te qeverive ne Shqiperi e Kosove.
    Ata jane braktisur nga shteti ne duart e terroristeve, dhe tani kthehen kunder te pafajshmeve,

    Reply to this comment
  3. mirel November 14, 16:19

    O ilir, I duhet te mbylle urgjentisht xhamite, te rruaje mjekrat dhe tu heqe percet grave ne te gjithe evropen
    Ti kontrollojne shtepi me shtepi ku jane e ku sjane dhe ti kthejne mbrapsht ata qe refuzojne te zbatojne ligjin.
    Po keta llapaqena flasin tere diten per te drejtat e lirise fetare, kur njerzit po humbin te drejten themelore natyrore, te drejten per te jetuar.
    Shiko te numri I gazetes italiane, eshte denoncuar menjehere nga vete italianet ne baze te nenit aq e kaq per fyerje, per barazi e liri fetare e terci verci.
    Atyre qe sot pas krimit iu del menjehere avokoti ne mbrojtje per te drejtat e njeriut, ti thua tu tregohen dhembet, harroje kete pune.

    Reply to this comment
  4. john November 14, 16:59

    NUK I SHIKONI SE JANE FRANCEZ QE VEJNE BOMBA …. KETO ARABE KANE LINDUR NE FRANCE …JANE KURSHERINJ TE FRANCES …. DHE TANI JA SI JA BOJNE ….DHE MOS QANI SHUME SE KUR U VRISNIN VELLEZERIT TANE NE KOSOVE …. FRANCEZET NUK BEN NJE MANIFESTIM NE PARIS ..PER TA NDALUAR LUFTEN …MSAKREN E TE PAFAJSHMEVE …FRANCA I PRANOI ARABET PER TE PUNUAR .PER TI SHFRYTEZUAR .SE NE 45 MBAS LUFTE ….KUSH E RINDERTOI FRANCEN ? ?? ARABET PORTUGEZET ….. DHE JA TANI …. CFARE DO TE MBJELLESH DO TE KORRESH … ESHTE NJE SHPREHJE MBOLLEN ARABE …. DO TE KORRIN BOMBA DHE ATENTATE …. PRANDAJ EDHE NE SHQIPERI MJAFT ME XHAMIAT SI NE SHEKULLIN E 15 … JEMI ILLIRAINAE JO ARABE TURQ …. ISLAMIKE ..DHE MBAS XHAMIJAVE DO TE VIJEN ISLAMIKET ME BOMBA ..

    Reply to this comment
  5. Z/Kallami November 14, 18:16

    Mirel,Ke shume te drejt.
    Cfare na duhet kjo mut liri fejet kur nuk ke liri jetet.Te shkallmohen te gjitha fete dhe njerezia te cvishet ne liri,jete njerezore.
    Ne keto kushte rreale mbi cfare po ndodh.Me ban pershtypje te di.Sa zota kemi.Nese ka vetem nji Zot.Me ke asht Zoti!Te pakten me ke asht tifoz,meqe nuk merr zahmet me i ardh njeres pale ne ndihme.Vetkuptohet pales se damtume.Sepse pala cfarosese do jet pjelle e shejtanit.Edhe ne kete ide te krijohet perseri pershtypje,mos Zoti asht i pa fuqishem ne dy luftim per me mposht djallin cfaroses.

    Reply to this comment
  6. RIVAROL November 14, 19:40

    Ja ata qe bene masakren! Ne qender te fotografise! Jane politikanet qe drejtojne BE. Jane ata qe po mbushin Europen me ushtare te ISIS si klandestine! Tani dalin te lajne duart si Pons Pilati neper kortezhe hipokrizie! Eshte cifti Merkel-Holond garanti i luftes ne zemer te Europes qe ben ISIS. Pa qeruar kete hipokrizi nga pushteti Europa do shpartallohet nga ISIS me ushtrine qe ka sjelle dhe sjell perdite e qe po shkon gadi 1 milion!

    Reply to this comment
  7. Lleshi November 14, 20:28

    Dikush shan islamizmin , madje ben dhe seleksion midis atij radikal dhe atij paqesor ! Dikush si Putini iu thote Evropianeve se jeni duke shpaguar ato qe meritoni ! Dikush si Ilir Meta i qan hallin Evropes se eshte majmur dhe mezi leviz , se eshte pergjumur dhe nuk eshte e kthejllet te veproje ! Madje kerkojne edhe nderhyrje “energjike” alla “B52” apo “Red Bull” !

    Te nderuar miq ! Askush nuk eshte ne gjume , askush nuk eshte majmur , askush nuk po “hakmerret” ! Te gjithe jane ne loje , aq te holle dhe aq te shkathet , ne detyrat e tyre !

    Cfare eshte Franca ? Nje cope truall ! Cfare eshte Europa ? Nje cope truall ! As levizin vendit dhe as i merr kush ne krahe ! Cfare eshte “Liria” , nje gje e vdekur me kohe , qe e kane vene ne vitrine xhami dhe “kujdesen” se mos na thyhet !

    Ajo qe eshte ne pyetje nuk jane madje as francezet , as europianet , por njerezimi mbare ! Njerezimi mbare ka shume kohe qe e ka humbur lirine , pa folur fare per sovranitetin , por ajo qe shtrohet imediate sot , eshte se po i shtojne “deshiren” per tu bere kurban me vetedije dhe kerkese ! Dhe pastaj fajin nuk e ka me kasapi , madje as bariu , se “dashi” e dashuron vete te behet kruban !

    Ilir , mos u tremb dhe frikeso per gjera te vdekura me kohe ! Ose te pakten mos genje dhe frikeso te tjeret !

    Reply to this comment
  8. adeci November 14, 20:28

    Ah Enver te ndritte shpirti aty ku ke rene se ti u erdhe hakut ketyre paraziteve me mjeker e veladon dhe i cove te punonin e ta nxirnin me djerse buken e gojes.

    Reply to this comment
  9. Tina November 14, 21:07

    “”Europa nuk e kuptoi se lotët e fëmijëve sirianë nuk do vononin të rridhnin edhe nga sytë e fëmijëve europianë””

    Europa historikishte ka bere poshtersi ndaj Europes. Tani ka ardhur rradha qe buthezinjte ti bejne poshtersi Europes, nen petkun e “LIRISE” ne emer te politikes dhe polishejtaneve.

    Mendoj se: ne se do te vazhdohet me politikat “LIRI” “DEMOKRACI” “TE DREJTAT NJEREZORE” “TE DREJTA DJALLEZORE” “TE DREJTA FETARE” TE DREJTA TE SHFRYTEZIMIT” TE DREJTA TE SKLLAVERIMIT” TE DREJTA TE PUSHTIMIT” “TE DREJTA TE KORUPSIONIT DHE PERFITIMIT” TE DREJTA TE KRIMIT” …..kjo bote do te vej me keq.

    Europa kete rradha e pati peshqeshe nga “gruaja e hekurt” Dhe homologou I saj matane oqeanit, qe sot I ka mbyllur Dyert.

    Kjo foto eshte shprehje e hipokrizise se larte.

    Reply to this comment
  10. ESSESI... November 14, 23:13

    Numerimi ka filluar mbrapsht…Civilizimet po shkojne drejt perplasjes fatale …Terrorizmi islamik si pjelle e pashmangshme e nje “besimi” okult ,te urrejtjes dhe erresires, ka marre revansh drejt fundit te vet…Por deri sa te kape fundin , do kete shume viktima te pafajshme dhe shume kombe do humbasin…Shqiptaret jane ne emergjence kombetare dhe historike qe te pozicionohen qarte dhe perfundimisht si europiane…Per ne nuk do te kete “here tjeter”, dhe koncepti “neser”, nuk do ekzistoje per ne dhe shume si ne…Te keqen e kemi brenda nesh, e cila eshte gati te na shperbeje dhe te na ktheje ne “ushqim” per “hijenat” qe presin te jargavitura…”Popuj, jini vigjilente”….Shqiptare, solidarizohuni me fatkeqesine boterore franceze…jini vigjilente ku vini kemben, denonconi helmin vellavrases qe perhapet nga objektet e kultit, …mbroni identitetin europian kudo qe te jeni…Vetem keshtu behemi pjese e mrekullise se mistershme te ZOTIT, i cili e do dhe e mbron nga djalli popullin e TIJ, deri ne fund te kesaj bote…………………

    Reply to this comment
  11. enter November 15, 18:23

    Per pergjigje, shikoni jo ne Europe, por matane Atlantikut. Se matane Atlantikut kudrisen gjithe poshtersite e botes…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*