Jeffrey Epstein ka firmosur testamentin e tij dy ditë para vetëvrasjes

August 20, 2019 19:22

Jeffrey Epstein ka firmosur testamentin e tij dy ditë para vetëvrasjes

Financieri i famshëm amerikan, Jeffrey Epstein ka firmosur testamentin e tij dy ditë para se të kryente vetëvrasje në një burg të Nju Jorkut.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike, testamenti ia lë pasurinë një kompanie të menaxhuar nga punonjësit e Epstenit, 1953 Turst, por nuk dihet se kush janë përfituesit e tij të zgjedhur. Përmes bërjes publike të dokumentit është zbuluar se pasuria e Epstein kap shifrën 577 milion dollarë, shifër kjo shumë më e lartë se ajo që ai kishte deklaruar para gjykatave.

Jeffrey Epstein vdiq teksa priste fillimin e gjyqit kundër tij për akuzat e trafikimit seksual dhe abuzimit seksual të të miturve. Sipas burimeve zyrtare, 66-vjeçari, trupi i të cilit është gjetur i vdekur më 10 gusht, ka kryer vetëvrasje.

Epstein ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat kundër tij, mirëpo, në rast të shpalljes fajtor, ai mund të merrte një dënim me burg deri në 45 vjet.

Pasi vetëvrasja u bë publike, Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, ka thënë se Departamenti i Drejtësisë ka gjetur “parregullësi serioze” në burgun federal ku Epstein ka kryer vetëvrasje.

Barr po ashtu ka paralajmëruar se ky rast nuk është as afër përfundimit dhe se kushdo që ka bërë komplot me Epstein “nuk duhet të pushojë i qetë”.

Në hetimin e çështjes Epstein janë përfshirë edhe emrat e shumë figurave publike e politikanëve, të cilët janë vetëdistancuar dhe kanë mohuar se kanë të bëjnë apo kanë pasur dijeni për abuzimet e tij, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

August 20, 2019 19:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank