“Jelekët e Verdhë” në Francë i vënë zjarrin Champs-Elysees dhe grabitin dyqanet

March 16, 2019 17:26

“Jelekët e Verdhë” në Francë i vënë zjarrin Champs-Elysees dhe grabitin dyqanet

Jelekët e Verdhë“, gjatë protestës në të shtunën e 18 që nga krijimi i lëvizjes, kundër presidentit francez Emmanuel Macron, janë përplasur me forcat e policisë pranë Harkut të Triumfit në Paris.

Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe gurë ndaj agjentëve të policisë, duke sulmuar më pas një automjet, të cilit iu vu zjarri. Policia fillimisht është tërhequr dhe më pas ka reaguar me ujë ndaj protestuesve.

Disa prej manifestuesve kanë grabitur disa dyqane në Champs-Elysees. Restoranti i famshëm luksoz Fukue u sulmua dhe u shkatërrua totalisht nga brenda vetëm për pak minuta. Dhe dyqane të tjera u sulmuan dhe vitrinat u boshatisën. Policia u përpoq të mbante larg grupe të rinjsh të veshur me  të zeza dhe me maska mbrojtëse që sulmuan nga anë të ndryshme.

Më pas një numër i konsiderueshëm i protestuesve u përpoq të thyente bllokadat e vendosura nga policia për të mbërritur në presidencë, por u zmbrapsën me gaz lotsjellës dhe pompa uji.

v.l/Dita

March 16, 2019 17:26
Komento

5 Komente

  1. MH March 16, 17:44

    Ju te gazetes Dita!
    Mos propogandoni protesta origjinale per ti dhene kurrajo protestave artificiale te Bashe Berishes.
    Ne france ngrihen protesta pa u thirre dhe komanduar.
    Ndersa keto artificialet organizohen dhe iu imponohet protestuesve se asht ngritur populli kunder largimit te qeverise nga pushteti.

    Reply to this comment
  2. Krist March 16, 20:05

    Ku jeton ti more MH? Po na sajoni edhe mbiemra per protestat,jo protesta origjinale,jo protesta artificiale.Te gjitha protestat jane te njellojta.Deklarim boteror,te pakenaqesise,ndaj regjimit qe kane.Kur t’i kuptosh ti keto pakenaqesi,do jete shume vone,prandaj shko e futja nje gjumi.Kokerr gomari…

    Reply to this comment
    • ariff March 17, 09:39

      …. o kriç , ti ngateron syrin me gishtin e vogel te kembes . Ne qofte se ne France eshte nje proteste popullore ne Shqiperi eshte nje grumbullim militantesh te deshperuar dhe te paguar per oret qe protestojne nga ata qe perpeliten ti shpetojne drejtesise .

      Reply to this comment
  3. A March 16, 22:33

    Cfare mendimi kane per protesten e “JELEKEVE te VERDHE” te Frances organizmat dhe personat zyrtar te SHBA-se dhe te disa shteteve te BE-se???

    Reply to this comment
  4. Genti March 17, 15:34

    Ka bere ndonje thirrje ambasada Amerikane ne Paris, qe dhuna eshte e papranueshme ne Demokraci? Se ketej nga Tirana u corren duke u shqetesuar per protestat dhe destabilizimin e stabilizimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim