Jemi dhe të bekuar dhe të mallkuar!

May 29, 2019 10:09

Jemi dhe të bekuar dhe të mallkuar!

Me tokë e me det,

me male mbuluar,

Shqipëri e dashur,

je vend i bekuar!

 

Shqipëri e dashur,

je vend i bekuar,

po shumê shpesh ke rënê,

në ca palo duar!

 

Një popull martir,

populli shqiptar,

ka nxjerrë shumë heronj,

dhe shumë tradhtarë!

 

Pesëqind vjet me turkun,

një pushtim-hata,

po ne me pushtuesin,

u bëmë mik e vlla!

 

Vendet e Ballkanit,

të krishtera mbenê,

vetëm ne-nga turku,

e ndërruam fenë!

 

Pesëmbëdhjetë shekuj,

me kryq e kambanê,

po brenda një nate,

u gdhimë myslimanë!

 

Turqit po vazhdojnë,

të bëjnë shaka,

sot e kësaj dite,

na thonë popull vlla!

 

Ç’vllezër jemi ne,

medet e medet,

kur ndënë pushtim,

ndenjëm pesëqind vjet?!

 

Dhe kur u shpërbê,

gjithë Perandoria,

akoma-Sulltanin,

donte Shqipëria!

 

“Dum Babën-dum Babën!”,

thosh një xhins debili,

një super idiot,

si Haxhi Qamili!

 

Meqë ne lëkurën,

e shisnim kollaj,

Evropa përdori,

gërshërët e saj!

 

Ndarja e kufijve,

masakër më vete,

u nda Shqipëria,

në plot pesë shtete!

 

Ndaj ka Europa,

mallkimin e Zotit,

ndaj i tha Gjergj Fishta:

“Heu-Kurvë e Motit!”

 

Po dhe në mes tonë,

kishte hyrë shejtani,

fali toka Zogu,

dhe Esat Toptani!

 

Nip e dajo falën,

toka tek Serbia,

ndërsa Sala fali,

detin tek Greqia!

 

Po Sali Berishës,

gërmadhës së vjetër,

shyqyr që pisllëku,

i mbeti në letër!

 

Po ka ardhur dita,

më mos nusërojmë,

dhe  trojet e vendit,

tani t’i bashkojmë!

 

Sot-or sot bashkimi,

ka kohën e vet,

por kjo politikë,

është për ibret!

 

Tutje hundës vet,

një grimë nuk shikon,

vetëm për të vjedhur,

mëndja i punon!

 

Ndaj kanë dalë në rrugê,

të bëjnë kiametin,

të marrin pushtetin,

për të vjedhur shtetin!

 

A.DUKA

 

 

May 29, 2019 10:09
Komento

7 Komente

  1. Raimbow May 29, 13:27

    A.Duka djal me men
    Kur do vish ne Prizeren
    Hajde hipi Karrit tem

    Reply to this comment
  2. NDERRUAM markzem leninizmin modern, me nje "veper" (kopje te keq shkruar te bibles) nga nje....BEDUIN, i ...perhenur . May 29, 14:33

    islamizmi tek, ne ka arrit’ kulmin me; ezanin, xhamite e shumta, me ne krye xhamine me kater minare te tiranes dhe mbi te gjitha, me muajin e “madherishem” te…. ramadanit, qe trajtohet dhe nga shtetaret tane kryesore, njelloj sic trajtoheshin dhe vleresoheshin deri dje, mesimet e….MARKZIZEM LENINIZMIT .

    Reply to this comment
  3. shqipe-pelivani May 29, 16:30

    “… Pse, Zot na ke ke mallkuar
    Dhe per dite na dërgon nëma
    Në ke fjetur me djalleshën
    ç’faj kam une që ngjaj nga nëna?!

    Apo mos me Perëndinë
    Ka fjetur djalli me bri?!
    Se nga bëmat,shqipe taret
    ja kane fshire orrnok atij!

    Më dy krahet që ta marrësh
    dalim pjell’ e pjelle e dreqit
    dhe do bejme prokopi
    Kur t’i shohim majën veshit.

    Reply to this comment
  4. nuk je, nga prizreni, je klysh anadolli...nga fisi..selxhukeve . May 29, 16:55

    ti nuk je “rainbow”, ti je rrahim ..mu..ti, ushtar i maskuar i ..isis-it .

    Reply to this comment
  5. Shahisti May 29, 18:33

    Jo bejte, e ke gabim si gjithmone. Ngaqe ka verdalle plot tipa si puna jote ne fakt ne jemi edhe te dhjere edhe te permjere.

    Reply to this comment
  6. Vjola May 29, 19:29

    Te lumte Arben Duka .

    Reply to this comment
  7. MH May 29, 21:56

    Bravo Arben Duka
    Ty te shifet puna dhe guna.
    ku me keto vargje thyne
    Brinje e shkalmon hunda..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*