“Po arrijmë një marrëveshje historike” Rama zbardh takimin me Tspiras

January 29, 2018 10:30

“Po arrijmë një marrëveshje historike” Rama zbardh takimin me Tspiras

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ashtu si homologu i tij grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia janë në prag të nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik.

Kryeministri theksoi se procesi i dialogut mes dy vendeve fqinje tashmë është futur në një hallkë të rëndësishme të zgjidhjes së çështjeve të vjetra, duke filluar me ligjin e luftës, marrëveshja për kufirin detar dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Greqi.

Rama foli për një marrëveshje, që po përfundohet mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, që shënon një tjetër hap të konsiderueshëm përpara.

“Jemi një hap para me dialogun me Greqinë. Pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik Shqipëri-Greqi është shumë afër. Duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu dhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, por edhe duke vazhduar me tema që për ne kanë qenë një rëndësi e veçantë si marrëveshja për kufirin detar apo garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe posaçërisht të atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lirë dhe të papenguar nga historitë e të shkuarës dhe për të pasur akses të plotë ligjor lidhur me çdo pretendim sa i përket të drejtave të pronësisë.

Po konkludojmë me pozitivitet edhe një aspekt tjetër, që lidhet me lehtësimin e gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve në Greqi, në aspektin e lëvizjes, burokracive, dhe besoj që përfundimi i procesit dhe garantimi i marrëdhënieve përmes përfundimit të një marrëveshjeje mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, deklaroi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

January 29, 2018 10:30
Komento

24 Komente

  1. Hammerhaituri January 29, 11:48

    Aha levize e Lire!!! Gjygjet le ti hapin vete?Detin ton lejohemi ta mbajm! Per s’mbari
    Ta shofim kur ti dali komplet tymi!!

    Reply to this comment
  2. Pati January 29, 12:44

    Pas Saliut, Fatos Nanos dhe Metes dhe Kocias, edhe Rama “nuk e njeh ceshtjen came”.

    Reply to this comment
  3. MH January 29, 12:49

    Urojme suksese!
    Z.Kryeminister mos u kthe ne piktor mavi per te zgjidhur ceshtje strategjike ne dam te Shqiperise.
    Po,ama,nese ke gelltitur corbe te prishur.Mos gabo ti japesh detin kur per ma teper e ka hedhur poshte gjykata kushtetuse qe komandohesh nga vete Berisha qe nenshkroi shitjen(faljen) e detit grekut.

    Reply to this comment
  4. Fahri Dahri January 29, 13:06

    I nderuar z. Rama, Ju falendroj nga zemra dhe ju përshëndes me sinqeritetin më të madh, për arritjet me homologun tuaj Z. Tsipras.
    Arritja e lëvizjes së lirë e banorëve të Çamërisë, në vendin e tyre autokton, mbas plot 74 vitesh, është një sukses që në të gjitha epokat vetëm do të shkëlqejë me madhështi. Ju, dy liderë të rinj në moshe (krahasuar me politikanët e qeverive të shkuara) dhe me mentalitet krejtësisht të ri, larg urrejtjeve, mashtrimeve, gënjashtrave, demagogjive dhe pabesive, keni kryer veprimin që historia e shkruar dhe që do shkruhet do t’ju rendisë në ”Panteonin” e LIRISË dhe vllazërisë mes dy popujve tanë. Ju na çliruat nga ankthi dhe moshkalli që na ka shoqëruar gjatë këtyre 74 viteve. Vite që mbanin peng “amanetin” e prindërve dhe gjyshërve tanë, për të zbuluar dhe sqaruar të vërtetat e atyre katër dekadave që mos u kthefshin më kurrë.
    Ju të dy liderë, që morët kurajon dhe guximin për të dalë mbi gënjeshrat, mashtrimet; që hodhët poshtë me neveri intrigat dhe rrjetat e marimangave disa dhjetëvjeçare; që nuk ratë pré e urrejtjeve false, të krijuara nga disa segmente shtetërere, fetare dhe grupe antidemokratike në të dy anët e shteteve tona; Ju që arritët të “rizgjoni” buzqeshjen e femijëve, djemve, vajzave, nënave, baballarëve të larguar nga jeta, si rrjedhoje e masakrave zerviste, dhe që risollët nderin, identitetin dhe vërtetësinë e të drejtave të atij komuniteti, jeni dhe do të mbeteni liderët e mposhtjes së të keqes dhe triumfuesit e së mirës. Ju që po na riktheni Atdheun e mohuar, që na lejoni rinisjen e jetës tek prindërit dhe stërgjyshërit tanë të mbetur me dekada të shkretë, larg kujdesit njerëzor dhe hyjnor!
    Zotërinj Kryeministra: Rama dhe Tsipras, firma e juaj e prillit 2018, do të shndërisë në qiejt e dy popujve tanë si rrufe, që do godasë çdo përpjekje për të ndikuar negativisht dhe në të njëjtën kohë, firmat tuaja do të jenë kostelacion i pavdekshëm, tregues i vllazërisë mes popujve shqiptarë dhe grekë, por dhe shembull botëror se si mund të shemben “urat” prej rëre të së keqes dhe ndërrtohen urat e miqësisë mes popujve dhe shteteve.
    Ju falenderoj dhe uroj jetë të gjatë dhe të lumtur, jeta juaj merr vlera mbinjerëzore, e cila do të ndikojë në mbarësitë e popullit tonë të shumëvuajtur dhe popullit grek të mashtruar.
    Me respekt Fahri Dahri
    Itali, më 29 Janar 2018.-

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 29, 13:13

      “e cila do të ndikojë në mbarësitë e popullit tonë të shumëvuajtur dhe popullit grek të mashtruar.”
      je ti i mashtruari mor debil dhe jo populli gërk që vetëm me shat po punon!
      njerëz si ti do ciprasi!!nesër po të marrësh pronat në çamëri,ti do të bëhesh më gërk se gërku!!janë bërë të tjerë që jo vetëm prona nuk kanë por dhe bukën e gojës e nxjerrin me punë skllavi!!

      Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 January 29, 13:07

    o palloshi i tironës mos na jep shumë të dhëna se na pëllcet ky neutroni i vetëm që kemi!!
    mjafton “partneriteti strategjik”,dikur i quajtur “pakt miqësie”,që në fund të fundit nuk ka asnjë vlerë!!të paktën ata që nënshkruan paktin e miqsisë nuk dhanë gjë!!
    ti po jep dhe ato që gërku nuk i ka menduar kurrë!!
    bëje dhe ti vërrlaci dhe ço kurorën e skënderbeut në greqi dhe të paktën i vëmë vulën!!
    detin si do ta bëjmë??
    do ti japim dhe ndonjëçikë kamatë vonesë??
    apo na i kanë falur gërkët??si punë shpërblimi për tradhëtinë tënde??
    sepse tradhëti e quajte kur saliu e nënshkroi!!
    apo harrove se thoshe që do ti rrasje në burg?bile bëre dhe sikur fillove një hetim që doli si padashje i pabazë!
    pallosho,ndryshe nga ti,sala u tregua më burrë!!nuk të vuri shkopinj në rrotat e tradhëtisë!apo jo!!ti nuk e le rrehat!!nuk e le që ta kishte ai meritën e të qënit tradëetari Nr.1!?
    i fort je,ja ke fut,tashti do ta quajmë tradhëtari Nr.2,ti je jo vetëm “njëshi” por dhe njësh për tradhëti!!

    Reply to this comment
  6. sopiqoti January 29, 15:44

    O zoti “..anticensure 25….54 ..” Ato qe zotrote rendite me siper dhe qe harxhove kohen per ti hedhur ne leter, ne i” nxjeeeeeerim nga prapanica…”

    Reply to this comment
    • Tartufi January 29, 18:29

      O greku i degjeneruar i shitur per 10 mije leke tek shqiptaret sopiqoti nga Sopiku i Pogonit anti censura
      eshte patriot me taban shqiptari ,jo leckaman sy ty o peshtiresi bastardi miks .

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 07:03

      o spoqidot
      o gërku i qelbur!!
      këtu ke të drejtë!!keni blerë ndyrësirat tona për pesë aspra!!prandaj tall bythën!!është e drejta tënde!!

      Reply to this comment
  7. Pellazgos January 29, 16:41

    Zoti Fahri Dahri,ma pelqen fryma me te cilen e ke pershkruar comentin.
    Kjo eshte menyra me e drejte e dhe me e llogjikshme me te cilen duhet ta shohim ne nje komb te lavdishem si Greqine.
    Eshte shume e veshtire qe nje vend myslimane si Shqiperia apo edhe Katolike ne Identitet te mendoje si mund te kete marredhenie vellazerore me Orthodhokset.
    Per kete ka faj vete Feja.
    Cdo Fe ka politiken,platformen,propaganden e saj ne “emer” te Zotit.
    Keto Fe jane fatkeqesia me e Madhe e Evropes dhe Civilizimit Helene qe edhe ne bejme pjese.
    Per ata “shqipetare” qe kujtojne se te ndrosh Emrat,Besen,Festat,Nderimin e te pareve ne Identitet Arabe dhe nga ana tjeter Osmanet i konsideron pushtues,vrases,perdhunues,marje pengjesh eshte me e pakta hipokrizi,servilizem,poshtersi ndaj gjakut dhe nderin per te laret e tu.
    Shikoni sot se cfare bejne angloamerikanet apo Evropianet qe po mbeshtesin Turqine qe nga lufta e para Ballkanike dhe i shtrengon dhembet kujt?
    Greqise!
    Cfare i beri Greqia apo Arvanitasit Italise apo Turqise?
    Keto dy shtete per fat te keq tonin na kane shkaterruar dhe ku e kemi fundin.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 10:51

      o qën gërk i fshehur pas “pellazgos”, vëllai i qënit turk i fshehur pas “arben”
      ti nuk parnon të njëjtën fe dhe jo më një tjetër të ndryshme komplet nga tëndja!ti o qën mesjetar je aq i tredhur në tru sa vetëm sharjet mund të përdorësh me ty!!
      ne jemi shqiptar o qën dhe jo gërk!!
      shqiptari ka besime dhe mosbesime të ndryshme or qën!!këtë nuk mund ta kuptosh ti!!
      qëni qën mbetet!!

      Reply to this comment
  8. demo January 29, 17:43

    Deti.or deti.DETI jON ME I BUKURI NE BOTE.Nuk ja la malokja Berishes,qe ta fali dhe ty nuk ta la jot eme.Deti eshte i shqiptareve.Kufite me Greqine jane te percaktuar nga Komisioni Nderkombetar i Kufijve dhe sanksionuar ne peotokollin e Firences 1925.Eshte derdhur shume gjak per ato kufij.Kujto kolonel Telinin.Italiani i mbrojti me jete,JU OR LLUM I PROLETARIATIT I FALNI.Te dhjefsha ligjin karagjoz te luftes! Le ta mbajne greket.Deti Jone nuk kthehet me!
    Me vjen shume keq per Fahri Dahrin,qe ka qene nje CAM i respektuar,nje ekonomist i ndershem kudo ku ka punuar,por te entuziaset nga LESHIMET FATALE te Rames dhe Bushatit,po me zhgenjen sinqerisht.

    Reply to this comment
  9. NJË PËSHTYMË NË FYTYRËN E INJORANTIT EDI RAMA January 29, 19:59

    Më vjen keq që po e tham ,por është një e vërtetë e qartë. Në gjithë këto që thotë këtu E.Rama , jo vetëm nuk ka asgjë për tu entusiazmuar , por në thelb janë gurë në qafë , që E.Rama po var Shqipërisë . Vetëm për të marrë votën e emërkeqes Greqi , për çeljen e negociatave me BE-në , Shqipëria po bën aq shumë lëshime , sa … gati në të gjitha pikat e negocimit , ajo që humbet në mënyrë të pa riparueshme , është Shqipëria . Të gjitha sa thotë E.Rama këtu , janë llafollogji boshe , për të mbuluar pisllëqet e neveritëshme që po bën zyrtarisht me fqinjët tanë të jugut . Edi është thuajse analfabet , në njohjen dhe stoicizmin e pretendimeve greke ndaj nesh . Edi ende nuk e di , se midis Shqipërisë dhe Greqisë , edhe pas 100 e kusur vjet Shqipërie shtet , Greqia nuk ka firmosur asnjë mareveshje , për njohjen e kufijve tokësorë me ne , gjë që fqinjët e Veriut , edhe pse nuk janë aspak më tepër miqësorë me ne , e kanë bërë vite më parë ! Pse nguten kaq shumë grekët të bëjnë marrëveshjen e kufijve detarë , pa saktësuar ende kufijtë tpkësorë ?! A e sheh Edi Rama se sa shtrenjtë dhe në mënyrë të pa riparueshme po e paguan Shqipëria këtë ?! Në të vërtetë , këto që Edi Rama , ashtu si kërma Berishë , na i shet për arritje , janë falimentim real dhe zhytje më thellë në rreziqet që i kanë qëndruar mbi kokë në shekuj Shqipërisë ! Asnjë vend nuk e ka paguar ka shtrenjtë , rrugën e vet për në BE , siç npo e paguajmë ne me Greqinë . Ajo ka marrë në dorë , të ashtuquajturën KOASH dhe ve me shpatulla pas murit shtetin shqiptar , për pronat e kishës . Me çfar të drejte e bën këtë , bile , si marrë veshje “historike” midis dy vendeve . Gjëndja është bërë me të vërtetë për të vënë duart në kokë , kurse plotikani idjot , me emrin E.Rama , na i shet këto , si “politikë të zgjuar” . E keqja tjetër , jo më pak e vogël është , që ne kemi një opozitë edhe më kriminale , që ka heshtur dhe hesht për të gjitha këto palaçollëqe , që na shiten si politike e “zgjuar” po që në të vërtetë është thellësisht antikombëtare . Opozita duhej të shkaktonte në tërmet të fuqishëm , aq sa ta trondiste nga themelet pushtetin e shperdoruar të Ramës , dhe jo të lehë si qen rrugësh , pa asnjë parim e objektiv bindës dhe me interes kombëtar , vetëm për të rimarrë pushtetin dhe vijuar e thelluar grabitjen e shitjen në ankand te vendit .
    Unë që flas këtu , jam një qytetar , me bindje të thella e të pa lëkundura të majta , që gjithë jetën i jam përkushtuar , por nuk mundet kurrsesi të mbyll sytë përpara këtyre poshtërsive , që kryejnë , të majtë apo të djathtë qofshin , në kurriz të këtij vendi mjeran , të rënë në mëshirën e banditëve të tillë . SHQIPTARËVE NUK IU DUHET NJË HYRJE NË BE , ME NJË ÇMIM KAQ TË SHTRENJTË , DUKE E LËNË FATIN E VENDIT NË DUART E ARMIQVE TANË SHEKULLORË , SIÇ ËSHTË KISHA FAMËKEQE GREKE , QË TASHMË PO BËN LIGJIN NE SHQIPËRI !

    Reply to this comment
  10. Po,Po January 29, 20:50

    Fjala “historike” tashmë po e humbet kuptimin e saj . Edhe veprimet më të rëndomta e me ngarkesa tepër negative , po na shiten , për nga rëndësia si historike . Marrëveshje doganore ka bërë edhe Serbia me Kosovën , që nuk e njef fare për shtet , kurse k/m shqiptar , politikan diletant , na i shet për historike dredhitë e pabesitë greke , që i ka njoftun bota me qindra vite ma parë . Me këto deklarata , ai po u paraprin pazarlliqeve të turpëshme që po ban me grekët dhe qi e din se shqiptarët nuk e miratojnë . Më pas do i dalë tymi këtyre pazareve të pista , që po i tejkalojnë edhe ato të monstrës sërbe të Viçidolit !

    Reply to this comment
  11. Bruka January 29, 20:54

    Shqiperia eshte e pamposhtshme. Nuk e nenvleresoj rezikun por ja i bindur se:
    Cdo intrige e komplot antishqiptar i Greqise dhe bashkepunetoreve te tyre ne Tirane do te deshtoje me turp.

    Reply to this comment
  12. Strugani2 January 29, 21:06

    U njoha me komentet dhe me deklarimet e kryeministrit z. Rama. Çështje që janë tema të takimit dy palësh dhe që thuhet se do të nënshkruhen në prill prej dy kryetarëve të qeverive, trajtohen në shtyp në dy forma. E para: janë komente nga jashtë qeverisë, siç ishte p.sh. deklarimi i Paskal Milos para disa ditësh dhe shumë të tjerë me hamendësime edhe të favorshme por edhe jo të tilla. Kjo formë, mendoj se nuk duhet marrë në konsideratë për të dhënë mendime paraprake, sepse nuk janë as të besueshme por as të pabesueshme. E dyta: është deklarim zyrtar dhe jo vetëm nga ministri i jashtëm por sot dhe nga Kryeministri. Në deklarimet e këtij të fundit, kuptohet se do kenë mundësi zgjidhjeje të gjitha problemet e kaluara, pra dhe ajo që po flitet shumë -“Çështja çame”. Mirë.është të presim deri sa deklarimet të kenë marrë nënëshkrime dhe miratime nga të gjitha organet përkatëse shtetërore të të dy palëve, pastaj le të hidhemi në komente. Koha deri në prill, ndofta dhe më pas mendoj se kërkon inkurajim për të dy qeveritë që të marrin forcë edhe nga komentuesit për ti zgjidhur problemet dhe të nxisim shanset për zgjidhje pozitive. Kështu i kuptoj edhe disa komente të mësipërme, që po ti analizosh me durim, qetësi dhe me besim për të ardhmen, kanë frymën e nxitjes drejt më të mirave, kanë qëllimin e mirë për tu dhënë kurajo dy qeverive.
    Nuk mendoj se Kryeministri duhet të arrijë të deklarojë si të trajtuara çështje të cilat, siç thuhet nga shumë komentues, të mos jenë diskutuar. Kjo për arësye se nuk mund të bjerë në nivelin e njerëzve ordinerë, të papërgjegjshëm. Nëse nuk janë diskutuar një apo dy çështje, kryeministri e ka kohën deri në prill për të mos i deklaruar. Kështu që deri sa ai i deklaron të trajtuara, mendoj duhet besuar se ashtu duhet të jetë. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që një kryeministër të thotë gjëra të pa qëna, kur dihet se e nesërmja do ti zbardhë. Në vitet nëntëdhjetë, ky fenomen ka ndodhur me deklarime të rreme, por më shumë kanë qenë objekt i shtypit, analistëve të papërgjegjeshëm dhe mashtruesa të informimeve të pasakta. Besoj që nuk do ndodhë ky informim i rremë nga kreu i qeverisë. Në orët e mbas ditës së sotme (në orën 17 e disa minuta) në shtypin shqiptar, njihemi edhe me një deklarim të ministrit të jashtëm të shtetit Grek. Ky informon se në takimet dy palëshe nuk është trajtuar çështja çame, sepse thotë ai, një çështje që nuk ekziston nuk ka si të trajtohet. Në pamje të parë duket se kemi dy deklarime të ndryshme, por në të vërtetë deklarimi i fundit nuk merret i mirëqenë, sepse deklarimi i kryeministrit shqiptar duhet të shoqërohet me deklarimin e kryeministrit grek. Prandaj mendoj se të gjithë, brenda mundësive, duhet të nxisim opinionet për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve tona. Përfundimisht kërkohet pak durim dhe shpresë se të gjithë njerëzit, nga të dy anët e kufijve kërkojnë bashkëjetesë dhe respektim të sovranitetit të secilit shtet.
    Strugani2

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 11:09

      Strugani2
      “Mirë.është të presim deri sa deklarimet të kenë marrë nënëshkrime dhe miratime nga të gjitha organet përkatëse shtetërore të të dy palëve, pastaj le të hidhemi në komente. ”
      a je tu tall karët apo je kar nga trutë??
      ti thua të zbatojmë dënimin me vdekje,pastaj shohim a është i drejtë apo jo??
      ne duhet ti ndalojmë që tashti kur nuk është nënshkruar asgjë,kur të nënshkruhet DUHET TI PËRMBAHESH NËNSHKRIMIT!!

      kjo që po ndodh është tradhëti!!
      e para varret gërke-i ka bërë saliu apo salica!?nuk më intereson rama po i zgjeron dhe gërku ka filluar pa u nënshkruar!
      flitet për zgjidhjen e çështjes çame nga rama dhe mosegzistencën e saj nga ministri grek!
      po flitet për heqje ligjit të luftës në një kohë që flitet për partneritet strategjik,pra për “ASGJË”!
      flitet për paktin detar që deri dje u quajt tradhëti,bile u bë sikur u hap një proces penal fallco!!

      këshut o Strugani2,ta presim të vuloset tradhëtia e pastaj ta bëjmë “hero”??
      përpjekja tënde është një përpjekje e dobët për të mbështetur TRADHËTINË!!
      TË PAKTËN NË KËTO DY SHKRIME TË TUAT ËSHTË VULOSUR SE NË KË KRAH JE!!
      NË ATË TË TRADHËTISË!

      Reply to this comment
  13. Strugani2 January 29, 21:08

    U t me komentet dhe me deklarimet e kryeministrit z. Rama. Çështje që janë tema të takimit dy palësh dhe që thuhet se do të nënshkruhen në prill prej dy kryetarëve të qeverive, trajtohen në shtyp në dy forma. E para: janë komente nga jashtë qeverisë, siç ishte p.sh. deklarimi i Paskal Milos para disa ditësh dhe shumë të tjerë me hamendësime edhe të favorshme por edhe jo të tilla. Kjo formë, mendoj se nuk duhet marrë në konsideratë për të dhënë mendime paraprake, sepse nuk janë as të besueshme por as të pabesueshme. E dyta: është deklarim zyrtar dhe jo vetëm nga ministri i jashtëm por sot dhe nga Kryeministri. Në deklarimet e këtij të fundit, kuptohet se do kenë mundësi zgjidhjeje të gjitha problemet e kaluara, pra dhe ajo që po flitet shumë -“Çështja çame”. Mirë.është të presim deri sa deklarimet të kenë marrë nënëshkrime dhe miratime nga të gjitha organet përkatëse shtetërore të të dy palëve, pastaj le të hidhemi në komente. Koha deri në prill, ndofta dhe më pas mendoj se kërkon inkurajim për të dy qeveritë që të marrin forcë edhe nga komentuesit për ti zgjidhur problemet dhe të nxisim shanset për zgjidhje pozitive. Kështu i kuptoj edhe disa komente të mësipërme, që po ti analizosh me durim, qetësi dhe me besim për të ardhmen, kanë frymën e nxitjes drejt më të mirave, kanë qëllimin e mirë për tu dhënë kurajo dy qeverive.
    Nuk mendoj se Kryeministri duhet të arrijë të deklarojë si të trajtuara çështje të cilat, siç thuhet nga shumë komentues, të mos jenë diskutuar. Kjo për arësye se nuk mund të bjerë në nivelin e njerëzve ordinerë, të papërgjegjshëm. Nëse nuk janë diskutuar një apo dy çështje, kryeministri e ka kohën deri në prill për të mos i deklaruar. Kështu që deri sa ai i deklaron të trajtuara, mendoj duhet besuar se ashtu duhet të jetë. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që një kryeministër të thotë gjëra të pa qëna, kur dihet se e nesërmja do ti zbardhë. Në vitet nëntëdhjetë, ky fenomen ka ndodhur me deklarime të rreme, por më shumë kanë qenë objekt i shtypit, analistëve të papërgjegjeshëm dhe mashtruesa të informimeve të pasakta. Besoj që nuk do ndodhë ky informim i rremë nga kreu i qeverisë. Në orët e mbas ditës së sotme (në orën 17 e disa minuta) në shtypin shqiptar, njihemi edhe me një deklarim të ministrit të jashtëm të shtetit Grek. Ky informon se në takimet dy palëshe nuk është trajtuar çështja çame, sepse thotë ai, një çështje që nuk ekziston nuk ka si të trajtohet. Në pamje të parë duket se kemi dy deklarime të ndryshme, por në të vërtetë deklarimi i fundit nuk merret i mirëqenë, sepse deklarimi i kryeministrit shqiptar duhet të shoqërohet me deklarimin e kryeministrit grek. Prandaj mendoj se të gjithë, brenda mundësive, duhet të nxisim opinionet për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve tona. Përfundimisht kërkohet pak durim dhe shpresë se të gjithë njerëzit, nga të dy anët e kufijve kërkojnë bashkëjetesë dhe respektim të sovranitetit të secilit shtet.
    Strugani2

    Reply to this comment
  14. Esati January 29, 21:14

    Pas marreveshjes se Esat Turkoshakut kjo eshte marreveshja me historike

    Reply to this comment
  15. Po,Po January 29, 21:22

    Shqiptarët presin nga Edi Rama , që të firmoset më parë marrëveshja për njohjen e kufijve tokësorë me Greqinë , pastaj ajo e ujrave detarë , kufij që i janë caktuar nga Fuqitë e Mëdha , qysh me shpalljen e pavarësise , kurse kërmat greke , nuk i kanë njohur asnjë herë dhe së fundi po arrijnë ti çbejnë ato , me marrëveshje zyrtare të derrave tanë politikanë !
    Vetëm një pyetje kam për z.Rama . Në se këto probleme janë kultivuar prej shumë vitesh , pse nuk guxonin grekët ti kërkonin ato , deri tani në vitet e tranzicionit ?! A nuk e kupton E.Rama dhe kerma Berishë prapavijën e varrezave greke , me të cilat po ngopet Shqiperia , bile duke u marrë tokën e bukës ? A nuk e sheh kryeministri ynë , që gati të gjithë politikanët grekë , duke filluar nga më idjoti , që ata kanë president , të cilët ngrysen e gëdhihen vetëm me “problemet” e “Vorioepirit” , shkeljen e “te drejtave” të kishës ortodokse ne Shqipëri e bile duke u imponuar me arrogancë çdo veprim tonin deri në planin rregullues të qyteteve . Dhe , këtë “trimëri” ata e shesin vetëm me neve , me qyrrashët tanë politikë që drejtojnë vendin në këto tre dekada . Është e turpëshme , por edhe e neveritëshme që Shqipëria në këto tre dekada , ka nxjerrë vetëm plehra , por jo politikanë ? Pse nuk guxonin të shisnin trimëri me Shqipërinë para tre dekadash , kurse tani janë bërë zot në shtëpinë tonë , bile po arrijnë edhe të ripërcaktojnë kufijtë e vendosura qysh me shpalljen e pavarësisë , ndërsa figurina politike firmosin marrëveshje “historike” , deri fshirjen plotësisht nga harta politike e Shqipërisë ? Vetëm kaq do të mjaftonte e tepronte për të kuptuar dhe marrë guxim : Pse grekët kërkonin të mbanin dhe të mbajnë larg amerikanët , nga marrëveshja për kufijtë detarë me Shqipërinë ? ! Përgjigja është : Se vetëm kështu ata mund ti imponohen dhe të gjunjëzojnë idjotët tanë qeveritarë !

    Reply to this comment
  16. Rapush January 30, 03:46

    Veter nje Skenderbe a no Enver mind te na nxirrte nga kJ grope ki e ka fut Atdheun tone llumpeni politic I pardesybardheve te Ramiz Alise.
    Zoti e ruajt kete vend se per kete llum politik qe nxori ne siperfaqe permbysja e 1990 Shqiperia ka mbaruar

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 30, 10:55

      nuk kemi nevojë as për enver e as për skënderbe!!
      bëj detyrën tënde ndaj atdheut tënd dhe mjafton!!
      shkruaj kundër tradhëtis dhe mos ja lër në kurriz të tjerëve!!
      mos prano tradhëtinë!!
      NE DUHET TA RUAJMË SHQIPËRINË DHE JO ZOTI!!

      SHKRUAJ
      SHKRUAJ
      nuk të kushton asgjë!!
      po e bën si qaraman!
      TË PAKTËN BËJE SI TRIM!!

      Reply to this comment
  17. anticensurë25642654 January 30, 10:58

    mund të themi se kemi akoma kohë për ndaluar këtë tradhëti!!
    të paktën ne njerzit e thjeshtë nuk duhet të heqim dorë si e kemi bërë zakon deri tashti!!
    ky nuk është një lajm që duhet të egzistojë vetëm për tre ditë!!
    këtu duhet të bashkohemi të gjithë!!
    demo,info,mirel,tartuf,etje etje!!
    nuk duhet të ndalojmë së komnetuari kundër kësaj ndyrësie tradhëtie që po i bëhet shqipërisë!!
    mbani mënd këtë fjali të grekut:
    “PËRMBAJTJA E NEGOCIATAVE INSTITUCIONALE NUK MUND TË PUBLIKOHET DERI SA TË KETË NJË REZULTAT TË PARË ESENCIAL”
    ne nuk duhet ta lejojmë të bëhet FAKT I KRYER!!
    shkruani në çdo shkrim,shukruani në çdo shkrim të kujtdo analisti,pavarsisht se nuk ka lidhje me këtë temë!
    shkruani kundër TRADHËTIS QË PO NA BËN POLITIKA SHQIPTARE!
    të mos harxhojmë kohën për të treguar sa të mënçur dhe se sa dimë,se ç’anë ka të drejtë a cila gabim!!nuk i hyn në punë kujt!!
    të përpiqemi të shpëtojmë coptimin e ri që po i bëhet shqipërisë!
    të mbrojmë veten tonë!!
    të marrim shëmbull nga fqinjët tanë,që nuk kanë lëshuar ASGJË,që vetëm kanë përfituar nga NE!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*