“Jemi duke zhvilluar bisedime përditë”, Abazoviç optimist: Në tetor, Mali i Zi mund të bëhet me qeveri të re

September 16, 2020 08:49

“Jemi duke zhvilluar bisedime përditë”, Abazoviç optimist: Në tetor, Mali i Zi mund të bëhet me qeveri të re

Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma, Dritan Abazoviç është shprehur optimist në lidhje me formimin e qeverisë së re në Malin e Zi.

Lideri me prejardhje shqiptare tha se Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor.

“Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë. Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, tha ai në një intervistë për Alsat-M.

Ndërkohë javën tjetër pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.

“Jemi duke zhvilluar bisedime përditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit”. shpjegoi ai. “Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme”, tha Abazoviç.

Abazoviç, i cili vjen nga familje shqiptare, drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma).

Kjo parti në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar 4 mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

j.l./ dita

September 16, 2020 08:49
Komento

1 Koment

  1. hasani September 16, 09:44

    Edhe mali i zi kishte mbetur pa lufte, me sa duket edhe atje nuk eshte larg, sidomos me keto pseudoshqiptare, sherbetore te udb-se.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim