Jemi i vetmi vend ku toka nuk punohet!

Illo Foto August 6, 2015 23:13

Jemi i vetmi vend ku toka nuk punohet!

I përnderuar Myfti,

Nuk njihemi fizikisht, por kjo nuk më pengon të të përshëndes miqësisht dhe të të dërgoj të fala të sinqerta, për të pasur gëzime dhe lumturi në jetën provizore, që na është dhënë e drejta ta jetojmë.

Në ditën e lumtur të Fiter Barjamit, Ju ju drejtuat popullit të Pukës ku shërbeni, me një mesazh shumë kuptimplotë dhe qortues, për aq sa e lejojnë suret përkatëse të këtij problemi, që rregullon marrëdhëniet e njerëzve me të dërguarin e Perëndisë.

Po e citoj një pjesë të mesazhit tuaj, ashtu si e ka botuar shtypi civil i Shqipërisë:

“Largimi është tradhti ndaj vendlindjes. Azili nuk është shpëtim, bëhuni më vizionarë! Ktheni sytë nga tokat tuaja bujqësore. Jemi i vetmi vend ku toka nuk punohet. Kur nuk doni vendin tuaj, si mund t’iu duan të tjerët?”

Si bashkatdhetar dhe specialist i vjetër bujqësie, të falënderoj nga zemra për këtë konsideratë të munguar, që shprehni ndaj tokës mëmë dhe ndaj bujqësisë të vendit tonë. Të tërë njerëzit, me përjashtim të qeveritarëve, e dinë se në Shqipëri ka 25 vjet që nuk mbillen gati çdo vit mbi 200 mijë ha tokë, në mos më shumë.

Më lejoni t’i shtoj shqetësimit tuaj qytetar, se tokat më të mira bujqësore në Myzeqe, Zadrimë, Vurg, Mamurras, Maliq dhe luginat e lumenjve ka vite që u ka mbirë trusku. Mbi to po kuturiset të peshkohet, i respektuar Myfti.

Është tamam kështu siç shpreheni ju. Jemi i vetmi vend në botë ku toka nuk punohet. Ne e kemi alternativën, që të mos emigrojmë dhe e përbuzim.

Shumica e tokave të papunuara janë të pakulluara dhe pa ujitje. Po sa do t’i lëmë kështu? Ministrat e bujqësisë të këtij tranzicioni 25 vjeçar, janë fajtorët e drejtpërdrejtë të këtij handikapi të paparë. Lëre që nuk kanë vënë ujin në zjarr për të ndryshuar situatën me tokën bujqësore, po nuk i kanë dhënë popullit shqiptar një raport sa tokë nuk selitet dhe pse. Me sa duket, ministrat nuk e dinë shifrën e saktë të tokës të pambjellë. Shifrat, kemi të drejtë të dyshojmë se janë të manipuluara, deri sa ish-ministri Ruli raportonte përpara mediave se bujqësia është rritur mbi 8%, kur ajo është shumë poshtë nivelit të vitit 1990.

Nuk është e qartë pse fshihet shifra e mos mbjelljes së tokës bujqësore, një realitet nga më monstruozët që ka njohur ky vend, ashtu siç e nënvizoni dhe Ju në mesazhin tuaj. Fshatari tokën e ka punuar me parmendë druri dhe ja ka dalë. Sot nuk bëhet fjalë për mjete mekanike të punimit që i kemi dhe i gjejmë, po s’i patëm.

Këto 25 vite kanë ministruar Ministrinë e Bujqësisë 10 ministra. Secili e ka shpallur veten shkencëtar dhe patriot, por e kanë dorëzuar Ministrinë me tokën shqiptare të pambjelle dhe pa thënë gjysmë fjale për faktin pse nuk mbillet. Ministri i Bujqësisë mund të emërtohet ndryshe edhe ministri i tokës dhe i ujit sipërfaqësor. Faktikisht nuk kanë menaxhuar as tokë, as ujëra dhe përsëri e kanë mbajtur emrin ministra; për çfarë? Si i ka lejuar populli të kapërcejnë pragun e Ministrisë, pa u përgjigjur? Profesorët e bujqësisë shqiptare dogjën diplomat përpara zyrës së ish-ministrit. Këtë nuk e harron bota dhe Europa, por në Shqipëri kjo ngjarje unikale u harrua, qysh në mbrëmjen e ditës që ndodhi. Lavdia është e përjetshme për profesorët bujqësore shqiptare!

Situata e heshtjes 25 vjeçare nuk ka shpjegim. Ajo që të them me sinqeritetin e burrit është kjo: Po qe se do ta kisha krijuar unë këtë situatë, ose diçka afër kësaj, do të kisha vajtur me kohë në vetëvrasje pa u menduar dy herë!

Një koleg më ka thënë tani vonë, se pushtetarët e fshehin gjendjen e tokës së papunuar, sepse nuk i pranon Europa. Personalisht mendoj krejt të kundërtën. Europa nuk e ka vënë këtë kusht dhe nëse dikush mund ta zgjidhi këtë ngërç, është vetë Europa. Ne kemi dhënë boll prova se jemi të paaftë për një sipërmarrje të tillë mbi tokën tonë. Duhen investime të mëdha brenda një afati kohor sa më të shkurtër. A mund ta realizojmë ne këtë investim me buxhetin modest që do të kemi në çdo kohë? Europa mund ta bëjë, po t’ia kërkojmë.

Shtypi ka bërë dhe po bën sehir. Duhet të gjendet një burrë t’u kërkojë llogari pushtetarëve, në emër të popullit! Juve dhe klerikët e tjerë shqiptarë ju dhemb zemra për tokën që nuk mbillet, sepse ju i doni besimtarët e varfër. Nuk kini asnjë ngjashmëri me ministrat e korruptuar dhe të pandërgjegjshëm, për detyrën që ju ka ngarkuar populli. Nuk jeni as një gazetaruc që përgjon për ndonjë lajm sensacional.

Toka e pambjelle nuk është një gabim që riparohet me një autokritikë. U është hequr shqiptarëve alternativa më e plotë për punësim, mirëqenie dhe evitim të emigracionit marrok.

Kur themi që janë fajtorë të rinjtë që ikin, më përpara duhet të kthejmë sytë dhe vëmendjen nga ministrat e bujqësisë, që populli i ka paguar dhe vijon t’i paguajë me rroga të pakrahasueshme, për 25 vite. Unë nuk di të mallkoj. Besoj këtë do ta bëni Ju, në emër të besimtarëve që ju u shërbeni me përkushtim.

Juve keni besim tek pushtetarët e rinj të bashkive të mëdha se do të bëjnë diçka më shumë për bujqësinë, veçanërisht për kullim-ujitjen. Këtë mendim kam dhe unë, por me shumë rezerva. Pse? U bënë reforma të suksesshme në arsim, pensione, ushtri, shëndetësi, do të bëhet dhe ajo e drejtësisë, kudo. Bujqësia do të mbetet po kjo, me korrigjim të inflacionit. Bujqësinë e duan hiq e mos këput. Kjo situatë arsyetohet se ka ndryshuar struktura e mbjelljeve, sipas kërkesës së tregut. Kjo kështu ka ndodhur vërtet, por pritej. Të publikojnë sa $ merren nga një ha tokë e kadastruar. Kjo shifër na duhet për krahasim. Le të mbillet toka me se të duan; qoftë dhe manaferra.

Pak ditë përpara dëgjova zv.ministrin e Bujqësisë, që fliste se do të pastrohen më shumë kanale. Për ç’kanale flet ky zotëri? Fjala është për një rrjet të tërë inxhinierik, të eliminuar në terren. Zv.ministri optimist foli dhe për politikat bujqësore që do të formulojë më mirë Ministria, tani që “kanalet” i ka Bashkia. Po për ç’politika bëhet fjalë, kur nuk ekziston objekti alfa, nuk mbillet toka? Do të ndjehem i lumtur, nëse realizohet parashikimi juaj për punën e bashkive të mëdha. Jam ende skeptik.

Toka bujqësore nuk është “disa kanale”, siç e përcaktojnë këta “optimistë” qeveritarë. Toka bujqësore është bonifikim integral, nga Velipoja në Karaburun. Bonifikimin nuk e bëri Diktatura, por populli. Shqiptarëve ju deshën 30 vite për ta përfunduar. U prish për disa ditë dhe vijon të mos jetë funksional për 25 vjet. Kur dhe kush do ta bëjë funksional? Këtë duhet ta gjykojë drejtësia e pavarur!

Uroj të bëhet më e mira dhe në kurban Barjam të takohemi me koncepte dhe praktika të reja për tokën dhe ujërat sipërfaqësore, që gjithsesi duhet të kemi ende besim tek vendimi mbarëpopullor, i shprehur 2 herë me votë.

Me konsideratë të lartë.

(Letër pa zarf Myftiut të Pukës për mesazhin e tij të lartë)

 

 

 

Illo Foto August 6, 2015 23:13
Komento

17 Komente

  1. Kris 1 August 7, 00:35

    Do te shihemiI kur te shtroj Iftar Edvini.

    Reply to this comment
  2. Shahisti August 7, 02:10

    Te gjitha keto qe thoni ju qendrojne, por problemi eshte: nqs une dua te punoj token, token e kujt do te punoj, timen, te agait apo te kooperatives. Pra e kujt eshte toka? Shkurt muhabeti, po nuk u zgjidh ceshtja e pronesise, toka djerre do te mbetet sado te lutet njeriu i Perendise dhe sado t’ia mbeshtesin specialistet e Bujqesise.

    Reply to this comment
  3. politkane kurva August 7, 04:57

    Mos fol mo se ke fol fiks fare.po ne jemi popull jevgjit me politikave shkerdhata e shife ku e kemi katandisur vendin.

    Reply to this comment
  4. lato August 7, 05:50

    Me teper se ministri i bujqesise,ka pergjegjesi per token e pambjelle ministri i tregtise,sepse nuk di te bllokoje pataten serbe,domaten maqedonase,rrushin ,mollen, qepen maqedonase,miellin serb,dhe prodhimet bujqesore shqiptare bio dhe cilesore kalben ne are se mbeten pa shitur.Domatja ne Lushnje nuk eshte shityr as 20% e prodhimit,as me 2 leke per salce.Shalqini ne Lushnje po jepet me 3 leke kg dhe s`e merr njeri.Keshilli min. te miratoje politika per mbrojtjen e prodhimit,jo te mburret se do te jape kredi per bujqesine!

    Reply to this comment
  5. Arben August 7, 06:40

    E GJITHA KJO FALE LIGJIT 7501 DHE PENGIMIT TE HIPOTEKIMIT TE TOKAVE, QOFTE EDHE SIPAS KETIJ LIGJI.

    RROFTE KOMUNIZMI.

    Reply to this comment
  6. orient August 7, 07:15

    ..te jesh doktor i vetvetes nuk eshte çudi,por nje shpirt qe dhemb ralle mund te kurohet..shpetimi kerkon gjithperfshirje..mendore, fizike ,monetare dhe mosnenvleftesim mundesish.A egziston rendesia e problemit dhe deshira per ta zgjidhur?te shpresojme qe qeveria te menaxhoje siperfaqet per aq kohe sa qeveris.. dhe ti largohet shout televiziv..{sepse per keto pune eshte zgjedhur } …

    Reply to this comment
  7. Lom deliu August 7, 07:29

    Per sa kohe qe ne Shqiperine neokomuniste e anarko-populiste nuk ddo kete taksa per token dhe dyfishin kur nuke punon, si kudo ne BE katundaria , qe sot na e quani qytetari, nuk ka per ta punuar kurre token.

    Reply to this comment
  8. Mark uk August 7, 07:42

    Keni bere shume mire qe i keni derguar imamit te Pukes.Po do kishe bere mire te dergoje edhe kryetarit te rilindjes nje te till.Mbasi per cdo gje ai thot do rilindim cdo gje.Po deri tani vetem burgjet ka rilind.

    Reply to this comment
  9. koco August 7, 08:39

    Qeveria duhet e mundet te zgjidhe problemin e mbulimit te tokes se pa punuar , duke e vleresuar sikurese e vlereson gjithe bota e zhvilluar e cila ka per baze Aksiomen e te madhit Smithit : ” Toka eshte Mema e gjithe te mirave dhe Puna Baba i Saj ”
    Kultivimi i kultures se Duhanit , Grumbullimi , Perpunimi , Prodhimi i Cigares per nevojat e e tregut te vendit dhe Eksporti i tija , eshte 50% e zgjidhjeve te gjithe vendit , per problenin e mbulimit te tokave te pa punuara , zenjen e njerezve te fshatit e qyteteve me pune , si dhe nxjerjen ne treg te nje produkti te kerkuar e te munguar ne tregun vendas , dhe me te ardhura shume te kenaqeshme , duke i vene gardhin Mafjes se kontrabandes , korupsionit neper doganat e ketij vendi . Duhet qe te ringrhet apo te ringjallet Ministria e Industrise se Lehte dhe e Grumbullimit , Perpunimit te prodhimeve Bujqesore , Blektorale ,Peshkimit , Bimeve Industriale dhe Medicinale . Kete duhet te beje Qeveria si te Vetmen Gome shpetimi per Shqiperine e Shqiptaret = Punesimi dhe dyfishimi e vlere e prodhimeve bujqesore….

    Reply to this comment
  10. [email protected] August 7, 08:55

    @Mark uk
    Mos rri ne kompjuter per komente por shko dhe punoje…..megjithese me mire shko futi ndonje kafe se dhe token e prish ashtu si dhe nuk di te shkruash…………o Anglezi vogel….hahahaha

    Reply to this comment
  11. Tonin August 7, 09:08

    Profesor Illo Foto, eshte, padyshim, nje nga specialistet me te mire qe ka njohur bujqesia shqiptare, shkencetar e njekohesisht drejtues mjaft i suksesshem ekonomish bujqesore te te gjitha permasave.
    Merakun e tij per mungesen e theksuar te vemendjes ndaj bujqesise nga ana e qeverive shqiptare te pasvitit 1990, per gjendjen e renduar ku eshte katandisur toka bujqesore dhe rrjeti inxhinjerik i saj, per mungesen e perkrahjes dhe nxitjes se investimeve ne bujqesi,etj, etj, ai e ka shprehur ne rreth 14 botime qe mbajne firmen e tij duke treguar dhe rrugen e menyrat per ringjalljen e bujqesise shqiptare. “Pa zhvillim te bujqesise nuk do te kete Shqiperi moderne europiane” – ky eshte mesazhi qe jep Illo Foto ne gjithe librat e shkrimet e tij. Faleminderit Profesor!

    Reply to this comment
  12. Goni August 7, 11:09

    Shqiptaret s’lane toke greku e italiani pa punuar po kur vjen puna ju duke ulje hunde te punojne token e vet.

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit August 7, 14:22

    Qe te mbjellesh dy dynyme toke me grure me mekanike bujqesore, ta punosh, diskosh, mbjellesh, prashitesh dhe ta korresh, fut pleh organik, kimik, etj del me kepuce te kuqe, se gruri qe do shesesh ne fund del pa leverdi. Po edhe po fitove 100 mije leke te vjetra nje here ne 8 muaj nuk del hesapi. Kjo eshte arsyeja pse toka nuk punohet, jo ngaqe shqiptaret jane dembele. Kurse bota e zhvilluar e subvencionon bujqesine dhe blegtorine, se kane surplus industrial. Megjithate, pershendetje per shkrimin, nje hap me tutje nga te ndenjurit ne vend eshte gjithmone pozitive.

    Reply to this comment
  14. Stralli August 7, 15:38

    I dashur Illo,
    Ti të dhëmb ne zemër për tokën e braktisur. Uroj që zëri yt bashkë me zërin e Myftiut, të degjohet nga Qeveria, por nuk besoj. Kjo do te behet, por jo ne kohen tone. Koha jonë është koha e llafeve , e daulleve, e pasurimit duke vjedhur. Nuk është koha e punës. Le të shpresojmë.

    Reply to this comment
  15. plaku i mocem August 7, 19:18

    Illo Foto eshte nje specialist i afte dhe njerin i ndershem.Ai punoi nje jete te tere me nder e profesionalizem ,kudo qe e gjeti koha.Nje gje eshte konstante tek Illo,dashuria per token dhe njerzit e saj.Tek toka ushqehemi,toka na mba dhe toka na ha, kur nuk e punojme.Problemi i tokes nuk eshte vetm problem i fermerve shqiptare,eshte problem i madh shoqeror.Nje pengese per token dhe mobilimin e saj eshte thyerja e tregut.Pra tregu europian me prodhime te subvencionuara i ben tregut bujqesor shqiptar “zbor”.Shto ketu dhe politiken shqiptareve te “dyerve te shqyera” te qeverive te dy kraheve,dhe rezultati eshte ky qe eshte.Ne se nuk krijohet nje politike kombetare per mbrojtjen e prodhimeve bujqesore shqiptare,ne se nuk ngrihet industria e perpunimit te produkteve bujqsore,ne se nuk taksohet toka,nuk do kemi rezultate.Perse e do token nje fermer kur nuk e punon?Taksa do e detyroje ate qe kur nuk e punon ta shese dhe keshtu e merr dikush qe ka potenciale per te investuar,duke u krijuar keshtu prona e madhe.Keshtu si erdhen punet me ligjin 7501 nuk ka rruge tjeter per te zgjidhur pronaret e vjeter dhe te rinj,pervec se taksimi i tokes,te cilin e ka cekur dhe nje komentues me lart

    Reply to this comment
  16. Llazar August 8, 03:27

    Illo edhe kete here ke qelluar ne shenje. Urime dhe mbec perhere i ri me shpirt dhe pene.
    Por kush ka sy te shohe dhe vesh te te degjoj…? Shqiperia eshte bere shurdhe dhe e verber.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*