Jemi më të pakënaqurit dhe më të palumturit në Europë, sipas KE

May 16, 2018 09:02

Jemi më të pakënaqurit dhe më të palumturit në Europë, sipas KE

Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë janë gjithashtu më të palumturit, kanë një opinion shumë të dobët për cilësinë e edukimit dhe standardet e jetesës, ndonëse optimizmi për të ardhmen nuk u mungon dhe familjet i kanë të forta.

Sondazhi për “Cilësinë e Jetës në Europë” u publikua nga Komisioni Europian fillimisht në mars, vetëm me të dhënat e shteteve anëtare, ndërsa së fundmi janë përditësuar edhe të dhënat për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për pyetjen “Sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj ditët e sotme”, për të gjitha moshat dhe gjinitë, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë (shih grafikun).

Nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Shtetet që marrin pikët më të larta janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia.

Sondazhi i “Cilësisë së Jetës në Europë” jep një këndvështrim unik mbi cilësinë e jetës së europianëve në ditët e sotme. Të dhënat e analizuara mbulojnë cilësinë e jetës, cilësinë e shoqërisë dhe shërbimet publike, thuhet në raport.

Edhe për pyetjen tjetër, “Duke i marrë të gjitha në konsideratë, sa të lumtur do të thoni që jeni?”, Shqipëria ka një pikëzim prej 5.2, që është sërish më i ulëti në Europë dhe shumë më i ulët sesa i dyti më i palumtur pas nesh, që është Maqedonia me 6.1 pikë (shih grafikun në fund) .

Për edukimin, Shqipëria ka gjithashtu vlerësimin më të ulët, me 5.8 pikë dhe pas saj vjen Turqia, me 6 pikë dhe Maqedonia me 6.1 pikë.

Kënaqësia me standardet e jetesës është gjithashtu më e ulëta në Europë, me 5.1 pikë, shumë afër nesh është Maqedonia, me 5.2 pikë. Më të kënaqurit me standardet e jetesës në Europë janë danezët dhe suedezët, me përkatësisht 8.3 dhe 8.2 pikë.

Më i ulëti në Europë është dhe perceptimi për cilësinë e akomodimit, me 6.5 pikë dhe i dyti pas nesh është Turqia me 6.6 pikë. Më të kënaqurit me akomodimin janë austriakët, danezët dhe irlandezët, me 8.4 pikë secili.

Shqiptarët mbajnë rekord për vështirësitë që hasin për të zgjidhur problemet e tyre. 57% e tyre kanë pohuar se “kanë vështirësi për të zgjidhur probleme të rëndësishme që u dalin gjatë jetës”. Përqindja e dytë më e lartë është ajo e maqedonaseve dhe grekëve, me 38%.

Një tjetër pyetje, ku nuk ngurrojmë ta shfaqim pakënaqësinë me jetën është “Në jetën time të përditshme, unë rrallë kam kohë që të bëj gjëra që realisht më pëlqejnë”, ku Shqipëria ka përqindjen më të lartë të atyre që bien dakord me këtë shprehje (52%). Të dytët janë turqit me 49%, të ndjekur nga maqedonasit dhe rumunët.

67% e shqiptarëve bien dakord se “bëjnë diçka të vlefshme në jetë “, ndër më të ulëtat në Europë, pas grekëve (53%) dhe turqve (59%). Më të vlefshëm në Europë ndihen irlandezët (90%), shkruan Monitor.

Ndryshe nga ambienti i jashtëm, perceptimi për kënaqësinë e jetës familjare është ndër më të lartët në Europë, me 8.6 pikë, në të njëjtat nivele me Danimarkën, Austrinë, Maltën etj., ndërsa me vlerësimin më të ulët në këtë pyetje janë Turqia, Bullgaria, Italia.

Pavarësisht se janë të pakënaqur me jetën, shqiptarët janë përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. 67% e tyre janë optimistë se do të kenë një të ardhme pozitive.

o.j/dita

May 16, 2018 09:02
Komento

3 Komente

  1. Aliu nga Selenic May 16, 09:40

    Paknaqesia e shqiptarve vjen si rezultat i nje qeveria aksidentale qe doli ne fillim te ndryshimit te sistemit.
    {Per fatnin ton te keq para se te vij demokracia ne shqiperi erdhen armiqte e demokracise dhe te shqiptarve. Ate gjeten elemente baze qe ta detyroni popullin tone te vuante gjan nga menyrat se si ata e orjentuan shegerin e tyre drejt shkatrrimit te vendit te tyre.!
    Nga bisedat qe jan ber Ish ministri i mbrojtjes Kico Mistaci deklaronte.” Vetem me armatimin qe kishte shqiperia ajo jetonte 10 vjet pa punuar fare,” Pore ky armatim u vodhe nga grupazhe te ndryshme dhe u fale edhe te tjerve.
    Po rreth 8000 vepta te medha industriasle ku shkuan.? Hajde dhe beni llogari se c`fare demi ekonomik i eshte bere vendit tone.
    Shqiperia sipas statistikave te BE-se donte 3-miliarde dollare per ta rikonstruktuar teknologjine ne pershtatje me niveli Evropian.
    Pore C`fare ndodhi. Te gjith e mbajne mende.Asistenca qe dhe Evropa per ringritjen e industris u vodhe dhe nje pjes e vogel ju shpernar ne formen e asistence shqiptarev, dhu u beri thirrje Berisha qe shqiptare ketu e tutje nuk do te punojne pas ata kan punuar mjafte 50 -vjet e tani sipas Berishes Bota na ndihmon ndersa ne drejtojme ju o popull beni qe hani pini pa punuar fare.
    Kesaj masakre ju shtuan edhe firmat Piramidal dhe njerzit shite toke shtepi e katandi dhe i deruanne firmat piramidale.
    Ne keto kushte filloi edhe val e shkatrrimit teindustrise dhe shitja e saj per skrap.
    Keshtu u shkatrruan 1 milion vende pune .E sote jemi ne ket gjendje.
    Prandaj une e konsideroi perseri sukses me 4 . 9 te kenaqure ajos duhet te ishte edhe me e mdha pasi ekonomia u shkatrrua me komenden e Saliut. Per pasoje shqiptare veshtire ta marrinn veten.!
    Tani shofim prokupacion per ngritjen e punsimit bsoi qe do ta kelojme kete shifer .!

    Reply to this comment
  2. Arben May 16, 10:49

    Por ama trim dhe heroik.

    Jemi edhe ata qe regojne shume

    Me pak ndaj padrejtesive.

    Reply to this comment
  3. Amerikani May 16, 11:07

    Shqiptaret jane popull vetshkaterrues per dy arsye!

    1. Kane nje nxitim dhe nje individualizem primitiv i cili i pengon per solidaritetin njerezor, bashkpunim dhe pergjegjesi individuale shoqerore qe i nevoitet zhvillimit dhe bashkejeteses ne komunitet dhe ne shtet.

    2. Nuk e duan njeri-tjetrin e nuk ndjejne dashuri per Atdheun dhe u mungon besimi ne Zot. Per ne armiku me i madh eshte vete shqiptari. Jemi te zene gjithe kohes ne lufte me njeri-tjetrin per gjithçka sa edhe armiku me i madh nuk do mund te na demtonte me shume se sa antagonizmi dhe polarizimi i skajshem qe ushqejme. Historia ka treguar qe sa here shqiptaret kane qene te bashkuar asnje force nuk ka mundur dot ti mposhte.

    Rreziku me i madh per te ardhmen buron nga mungesa e drejtesise shoqerore. Kjo i ben njerzit te pasigurte per te ardhmen duke i detyruar te lene vendin apo te krijojne dhe lindin femije. Me pritshmerine qe ne 2100 Shqiperia do jete nje shtet me 800.000 banore sipas trendit te lindjeve dhe vdekjeve sot atehere vetshkaterrimi yne si komb eshte i sigurte. Kete vetshkaterrim me mire se sa ne nuk mund ta beje as armiku yne me i madh. Ja kemi bere dhurate…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*