Jemi ndër lexuesit më të pakët të librave në Europë

May 11, 2018 17:22

Jemi ndër lexuesit më të pakët të librave në Europë

 

Numri i shqiptarëve që lexojnë duket se po pëson rënie.

Sipas të dhënave statistikore të kulturës nga INSTAT, numri i frekuentimeve në bibliotekën më të rëndësishme në vend pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017.

Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016.

Ndërsa Eurostat raporton se në BE, banorët shpenzojnë mesatarisht 200 euro për frymë për libra, ndërsa rreth 20 % e popullsisë janë lexues të rregullt të librave, shkruan Monitor.

Në vendet perëndimore, rënia do të ishte tregues i sjelljes elektronike, që do të thotë se priren që të lexojnë në Web më tepër se sa libra fizik, pra e-libra. Por, në rastin shqiptar e-libri nuk është shumë i pranishëm sepse, sipas përfaqësuesve të shtëpive kryesore, pirateria dhe aksesi i pakët në faqe si Amazon, janë penguesit kryesorë.

Në vitin 2016, Eurostat përllogarit se të gjitha familjet në Bashkimin Europian (BE) shpenzuan 90 miliardë euro ose 1.1% të shpenzimeve totale të tyre të konsumit në libra, gazeta dhe shkrimi. Kjo përfaqëson 0.6% të GDP-së së BE-së ose rreth 200 euro për banor të BE-së. Nga ana tjetër, shpenzimet e familjeve për këto objekte ishin më pak se gjysma e shpenzimeve të tyre në shërbimet rekreative dhe kulturore.

Shpenzimet për libra, gazeta janë në rënie.

Në vitin 1995, 1.8% e shpenzimeve totale të konsumit të familjeve në BE ishte e përkushtuar ndaj këtyre artikujve.

Në Shqipëri mungojnë statistika të qarta mbi shumën e shpenzuar për libra, gazeta etj, por shifrat sugjerojnë se konsumimi i tyre në Biblioteka ka qenë në rënie, duke pësuan përgjysmim në 2017, nga një vit më parë, shkruan Monitor.

Eurostat tregon se përqindja e njerëzve që lexojnë libra në Serbi, është më e lartë se në Belgjikë, Austri, Rumani apo Francë. Ndërsa kryeson listën në Europë, Finlanda, pasuar nga Polonia dhe Estonia, me përqindjen më të madhe të njerëzve që lexojnë libra, përkatësisht 17 %, 16.5 % dhe 15 %.

Statistika më e fundit e realizuar në Shqipëri nga Shoqata e Botuesve tregonte se në 2015, 60 % e të rinjve lexojnë 1-3 libra në vit, shifër e ulët duke marrë në konsideratë se bashkëmoshatarët europianë shpenzojnë mesatarisht 200 euro në vit për libra.

a.s/dita

May 11, 2018 17:22
Komento

12 Komente

  1. perkthyesi May 11, 17:30

    Sa keq! Ne diktature lexohej, madje shume, ndersa tani, numri i lexuesve mund te numerohet me gishta! Interesi per librin ka rene pothuajse pertoke, dhe eshte rritur shume perdorimi dhe marrja e informacioneve nepermjet celulareve dhe kompjuterve. Nje arsye tjeter, eshte dhe cmimet mjaft te larta te librave (krahasuar me pagat). Une per vete blija 3 – 4 libra ne muaj ne ate kohe, tani, nuk mund te shpenzoj, pasi pensioni eshte qesharak, megjithese kam kontribuar 35 vjet ne sektore shume te rendesishem te ekonomise (por ky eshte nje kapitull tjeter shume i dhimbshem per qindra mijra te tjere si puna ime). Kohra Migjeniane!

    Reply to this comment
  2. Statistike mjaft e trishtushme per Shqiperine ... May 11, 17:42

    Te lexosh 1-3 libra ne vite ,

    eshte vertet e trishtushme per nji shoqeri .

    prandaj dhe nuk zhvillohet ai vend e nuk

    shef dot pertej Horizonteve te Jetes .

    Ndoshta duhet me shume angazhim nga shteti ,

    shtepite botuese ,

    dashamirsit e librit ,organizime e lexime fragmentesh ne qendra turistike etj ducka e tille ,me i zgjujat deshirat njerezve ,duke i folur mbi librin etj etj
    pra
    duhet Levizje e gjithaneshme .

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku May 11, 19:02

    Per mua eshte me e rendesishme cfare lexohet, se sa lexohet.

    Reply to this comment
  4. Qytetari durrsak May 11, 19:46

    E trishtueshme qe lexohen kaq pak libra nga populli shqiptar, kryesisht nga rinia e tij. Ky tregues eshte sinteze e moszhvillimit intelektual te shqiptareve ne nivelin bashkohor, sigurisht me pasoja te medha per te ardhmen.

    Reply to this comment
  5. Lili May 11, 20:19

    Oooh,po kjo ishte e dijshme,vetem nga niveli i shume komentueseve ketu ,kuptohet sa pak lexuese te librave kemi e sa pak refleksion ka ne popullin shqiptar,

    Reply to this comment
  6. Dhimbia e madhe Popull May 11, 20:30

    Shitia e LIBRAVE -tortuareve eshte krim z. VELIAJ!
    Merni masa se po na turperoni para botes.pos; ulni dinjitetin tone si qytetare….

    Me “Qytetarin dursak”sa shkruan per kete teme teper prekese sa me tregues te dhimbeshem negative jam. .Une dua te shtoj se kjo erdhi pos te tjerave;nga eleminimi i bibliotekave sa librarive ne tere vendin me ato te shkollave se pari,,deri ne Kryeqytetin tone,qe s’kish lagje pa biblioteke neper shkolla.Kjo duhet pare, sa Ai POSHTERIMI i madh qe i behet LIBRIT, sa kultures shqiptare,me tregetimin e tij ne sheshet e bulevardet e qyteteve sidomos ne Tirane, ne kryeruget e kryeqytetit qe na TURPERON PARA BOTES. Pa folur per gazetashitesit ..Kete te shohi ERION VELIAJ para se te mbjelli PEME<qe nuk ben keq.
    Pra; Zoti ERION-veri gishtin kokes per keto leshime skandaloze,vepro,si ndalon shitien ambulante te prodhimeve.. te parregullt.
    Dhimbie e madhe Popull

    Reply to this comment
  7. Kaçi i zi May 12, 11:19

    Ne diktature leximi i moda e shqiptareve. Tashme ka vite qe rriten breza kafeje.

    Reply to this comment
  8. Alban Dardani May 17, 04:42

    — Arsyet perse nuk lexohet mund te jene te shumta . JA disa:
    1– Kryesorja, ATA QE KANE LEKUN , NUK DINE TE LEXOJN. ATA QE DINE , NUK KANE LEKUN .
    2– Shkollat, ne vecanti mesuesit e letersis hoqen dore nga kerkesa dhe organizimi e nxitja e leximit jasht klase, e konkurseve te ndryshme, nxitjes, progadiimit dhe stimulimit talenteve…
    3 — Ndryshimi sistemit , ra ne kontradite me frymen ekzistuse te librave te politizuar [ideoligjizuar] . shkolla , mesusit u gjenden te pa pergatitur , POLITIZUAN SHKOLLEN PERSERI NE KAH TE KUNDERT .
    4– Rinia , brezi i ri u orjentua drejt leximeve vulgare, pa nje bosht te edukimit moral, estetik shpirteror.
    5 — Kompjutri , Ajfonet , media ne teresi … afroi lexime dhe informacione qe larguan lexusin nga mania klasike e leximit te dikurshem .
    etjera …arsye qe u takon ta thone fjalen me mire stutdjusit e kesaj fushe, per te rritur nje brez me edukim moral , estetik , atdhetar e patrotik te shendetshem , larg frymes dhe veseve kriminale e anti njerezore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*