Por, këta të tjerë, kush janë?

Spartak Ngjela September 10, 2014 17:47

Por, këta të tjerë, kush janë?

 

Shoqëria shqiptare, ose është në prag të një ndryshimi ta madh, ose në prag të një fundosjeje tërësore. Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shqipërisë ishte një akt që ka sjellë një shpresë në opinionin publik shqiptar; por, në të njëjtën kohë, ka ngjallur edhe shumë pikëpyetje. Shqiparët nuk do të besonin kurrë se Prokuroria shqiptare do të shkëputej nga krimi shtetëror –

Çeshtja Fullani, unë e kam thënë që është një aspekt i krimit të gjatë shtetëror në Shqipëri.

Ai tani është akuzuar dhe arrestuar, por sërish opinioni dyshon. Dhe ka të drejtë. Pyetja është kjo: a do të vijojë të thellohet hetimi i kësaj çeshtjeje drejt kryeminiatrave apo personaliteteve të tjerë që kanë lidhje me këtë?

Një fakt kryesor është mënyra shumë e çudithsme e denoncimit të kësaj çeshtjeje; dhe shenjat e deritanishme janë se është trembur vjedhësi. Po të jetë kështu, atëherë atë e ka trembur vrasja e Artan Santos.

Të paktën vjedhësi kështu ka thënë. Por, kush e vrau Santon? Sigurisht ata të cilëve iu ka shërbyer për të bërë transfertat e parave të pista ( nëse e ka bërë këtë), dhe këta janë pa dyshim ose kryeministri i rënë nga vafti, Sali Berisha, ose qarqe shumë pranë tij.

Kjo, sigurisht që e ka trembur Bitrajn: “mos vallë më vrasin edhe mua si Santon, ata me të cilët kam bashkëpunuar në vjedhje?” – duket se ka thënë ai. Kurse vetë Guvernatorin, më shumë e mbrojti Sali Berisha, nën petkun e “stabilitetit financiar”. Për të qeshur, sepse arriti të mbrojë edhe djalin e Guvernatorit, me budallallëqe, të cilat ia ka shtyrë për t’i bërë struktura e tij depresive mendore nga frika e zbulimit të kësaj çeshtjeje.

Kurse vetë vjedhja është lënë e lirë. Kuptohet se është lënë e lirë nga të gjitha kontrollet, sepse Bitraj ishte vetëm ekzekutori. Bitraj kuptohet qartë tani se është lënë i lirë të vjedhë…domethënë, ka vjedhur edhe për të tjerë.

Por, këta të tjerë, kush janë? Kjo është detyrë e hetimit, sepse deri tani, për vetë rrethanat e çeshtjes, Guvernatori e ka njohur hajdutin, madje ai vetë ia ka hapur rrugën. Por, a do ta hetojnë hëtuesit këtë fakt të nënkuptuar? Unë mëndoj se po, sepse nuk ka rrugë tjetër. Përderisa nuk e mbyllën çeshtjen vetëm më Bitrajn, dhe me alibinë e tij, kuptohet se hetimi ka anuar nga drejtësia dhe jo nga krimi shtetëror.

Po, pse është kjo fillimi i kapjes së fillit të kuq që mund të shpërbëjë të gjithë rrjetin e krimit shtëtëror?

Sepse Banka e Shqipërisë është pikë kyc. Krimi shtetëror, nuk mund të bënte dot asgjë nëse në këtë vend do të kishte një Guvernator jo të inkriminuar; një ministër të Drejtësisë të painkriminuar dhe një Prokuror të Përgjithshëm të painkriminuar.

Në pamje të parë dukej se krimi shtetëror e kishte zgjdhur çeshtjën: të tre këta i kishte të vetët, sepse i kishte emëruar ai. Por ç’dnodhi? befas iu ra hallka kryesore: u zbulua Guvernatori i Bankës. Por, shenjat janë se iu ka lëvizuar edhe Prokurori i Përgjithshëm. Atëhërë krimi shetërror do të mundohet të punojë me Gjykatën.

Nëse do të jetë se Prokuroria vërtetësisht kërkon të shkëputet ngë krimi shtetëror, për të anuar nga drejtësia, domethënë nga populli, atëherë Gjykata s’ka se çfarë të bëjë. Dhe prandaj shoqëria shqiptare mund të jetë në prag të një ndryshimi të madh në funksion të moralitetit dhe drejtësisë.

Por, nëse krimi shtetëror synon të kapë sërish Prokurorin, domethënë hetimin, atëherë, me anë të gjykatës, gjithçka do të shkojë në fitore të krimit shtetëror, dhe shoqëria shqiptare ose do të ngrihet në revoltë tërësore për të shpërbërë rrjetin kriminal shtetëror në Shqipëri, ose do të zhytet përfundimisht për të qënë skllave e krimit shtetëror.

Spartak Ngjela September 10, 2014 17:47
Komento

21 Komente

  1. Çarls DARVIN September 10, 18:01

    Avokat NGJELA! Je i madh. ke bere nje analize shume logjike te situates. Ah sikur te mendonin te gjithe si ti! Sa mire do te ishte. TI je per president ore vella!

    Reply to this comment
    • Xhib Gazepi September 10, 19:50

      Deri tani kemi dy mundesi:
      Skenari 1
      Nevoja per te bere kurban nje dem rrace ne themelet e “statusit kandidat per ne BE” ishte bere jetike per politiken shqiptare. Fullani ishte me te gjithe krahet, por nuk ishte i sojit te tyre, pra nuk ishte politikan. Shume ekstravagant per nje vend te varfer, shenjestra perfekte per “revolucionaret e mediave sociale dhe shoqerise civile”, ai u be simboli i korrupsionit te trash deri ne neveri qe ka pushtuar shoqerine shqiptare. Me kete veprim, te gjithe marrin fryme te lehtesuar, pavarsisht eshte apo nuk eshte ai fajtori. Kur them te gjithe, kam parasysh politiken e te gjithe kraheve dhe drejtesine. Nuk ka shume rendesi eshte apo jo fajtor, sepse shperdorimin e detyres politika, media dhe drejtesia e kane ne xhep: te pakten per kete mund ta akuzojne, pavarsisht sa do te denohet.
      Skenari 2
      Sherbimet e huaja (inteligjente), nepermes kanaleve qeveritare kane servirur prova te renda per Fullanin dhe sistemin bankar, sidomos pas vrasjes se Santos. Ne kete rast nuk kishin mundesi tjeter, nderkohe qe situata mund tu dilte nga kontrolli nese do te kishte “zhvillime” te reja ne shperthimet me tritol dhe motora te zinje. Kjo mund te sjell ashpersimin e luftes shperthyese te tritolit dhe arrestimeve edhe ne skalionin e politikes.
      http://prenom777.wordpress.com/2014/07/02/a-do-te-zbardhet-vrasja-e-artan-santos/
      P.s.
      Une jam i prirur te besoj nje variant miks, dmth mund te jene te gjitha arsyet se bashku, por si gjithmone keto zhvillime nuk jane nje lufte pa kompromis dhe me duar te pastra, por shtrengime dhe shterzime qe do te na mbajn ne vend numero, sepse as nuk do te luftojme korrupsionin, as nuk do te pastrojme politiken nga krimi. Drejtesia egziston ne tekste e se drejtes, por jo ne Shqiperi.

      Reply to this comment
    • feniks September 10, 20:56

      Keto qe thote Ngjela mund t’i thote cdo i CMENDUR!!!
      Nga 2 mundesi te mundeshme qe mund te ndodhin ky i thote te dyja!!
      Cfare do me thene “OSE JE GJALLE,OSE JE VDEKUR”!!!
      Kjo thuhet vetem ne se je duke fluturuar ne HENE!!!

      Reply to this comment
  2. S.p. September 10, 18:04

    Aktualisht Sali Berisha me te gjitha Institucionet e “Pamvarura”, eshte koka e oktapodit ne Shqiperi, ai te vret, te zhduk dhe askush nuk te heton apo gjykon.Ai i ka vendosur vete more zoti Ngjela dhe “qeni” i sherben te zotit, atij qe i ka dhene per te ngrene dhe kur “qeni” eshte besnik nuk te kafshon.
    Provat mund te jene te pastra, por ato ketu zhduken ose behen pise si ashklat e mjekut ligjor ne vrasjen e Ziver Veizit e te tjerve te 21 janarit.
    Zoti avokat populli ka nje shprehje se: “kush rri me qenin merr pleshta”, te gjithe keta qe hetojne e gjykojne bashke me Presidentin tone me mustaqe mos kujto se jane pa pleshta.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore September 10, 19:42

      @S.p.Eshte e vertete qe qeni i sherben te zotit.Por ka edhe nje thenie tjeter.”Qeni i sherben atij qe i hedh te haje”.Nese qeni deri dje i ka sherbyer Saliut,ngaqe ky i fundit ishte i zoti i tyre,sot qente e gjykatave dhe Prokurorise mund te i kthehen kunder,sepse dikush tjeter u hedh te hane.Duhet te them se:Gjyqtaret e korruptuar edhe prokuroret e korruptuar,nga frika e ndeshkimit te vete atyre nga drejtesia mbas disa vitesh,mund te nderzehen kunder vete Saliut.

      Reply to this comment
  3. [email protected] September 10, 18:26

    Shume sakte, e ka thene avokat Ngjela kete radhe.
    Ne banken, loder te Shqiperise, lojtaret kane pas skemen e grabitjes .
    Si? Kryesori……ka qene ……kryetari i bandes se PD se Sali Berisha!
    Cdo levizje eshte bere vetem me izmin e tij. Askush nuk mund te levizte as gishtin e vogel pa dhene urdherin e Beut Sali. Beu Sali i kujtoj se te gjitha qe ekzistojne ne Shqiperi…..jane prone e Beut. Loja!: Lojtari sulmus Bitraj. Me ves……bixhozin…tip shume i kerkuar ne lojen me banken. E vune te nxirrte shuma marramendese…dhe me tutje e prisnin koktrekencat e Saliut.
    Ka lojtar qe te lere miliarda ne llotari? Nuk u kuptua asgje atje? Pse nuk funksiononin videokamerat, ku per ate sistem jane paguar shume miliarda!? Ato me qellim nuk funksiononin.
    Pra,nxoren qe na paska pasur nji Bitraj…..dhe ka bastisur tere banken….dhe nuk qenka bere asnji kontroll!? Ata qe ishin per ate pune, cfare benin kaq vjet….i binin me dore, apo benin punen qe per te cilen paguheshin? Pra,prandaj them se nuk shpetonte njeri pa vajtur ne mitingjet e Saliut, dhe shpetoj nji vjedhje kaq gjigande ne nji shtet me 3 milon banore?

    Reply to this comment
  4. Gazetari September 10, 18:30

    Spartak te falenderoj me gjithe zemer je zeri i se vertetes Edi Rama do e ndryshoj shqiperine 100/100 se eshte gjenerate europiane

    Reply to this comment
  5. Santana September 10, 18:36

    Vertitet qeni e kap bishtin e vet…!

    Reply to this comment
  6. Agim Anastasi September 10, 18:56

    Nje pergjigje pyetjes se Z. Ngjela. Jemi ne prag te nje fundosje te madhe, por jo si e mendoni Ju me fantazi,por pare si ekonomiste them se bankat jane shume afer falimentimit dhe kjo loje qe po behet ka qellim justifikimin. Qofsha i gabuar.

    Reply to this comment
  7. Kris September 10, 19:13

    Bitraj ,eshte vene, per te mbuluar vjedhjen e madhe.Kujtoni lingotat e arit : I vodhen dy fshatare…!? Vjedhesit e vertete nuk u zbuluan kurre! E vodhi Bitraj dhe vjedhesit vertete do te fshihen pas tij.Kanceri shqiptar eshte Berisha.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 10, 21:47

      Ah mor Kris? Ta dinit ju ku është ari i krrabës nuk do të guxonit ta zinit më në gojë!? Edhe unë kam frikë kur ja them vehtes time? Nderime!

      Reply to this comment
  8. Zylka September 10, 19:41

    Analize shume e mire e situates.Mendoj qe do ndodh ashtu sic thuhet ne paragrafin e fundit,pra krimi shteror do kape Prokurorine dhe gjykaten dhe te gjithe do dalin pa lagur. Fullani nuk eshte i vetem. Qe kur eshte shprehur se me kane prere ne bese ka dicka……
    Te shohim. Eshte momenti qe krimi shteteror te goditet nje here e mire me qellim qe ky vend te hyje ne binaret e drejtesise.

    Reply to this comment
  9. dani September 10, 19:57

    Sa vone u kujtove kur gjith populli i flet problemi eshte cfar propozon ti jo cfar aludon….

    Reply to this comment
  10. labinot September 10, 20:21

    Me arrestimin e Fullanit,dicka po leviz.PD,mitra e te keqes, eshte alarmuar,nuk dine si te ngrejne stuhi ne gote.Jane kapur me avionin kinez te kryem.Ky alarm me qeteson,sepse Gjoni eshte vete Berisha,por ajo nuk mban dot peshen e bankes dhe syte vigjilente,qe jane sot mbi te ne banke.Berisha nuk ka pse shpreson tek arketarja e tij,qe shume shpejt mund te zevend.nga nje bankjer i huaj.Nisja me urgjence per Washington e misionit te FMN,ka lidhje me kete.Ata s`mund ti lene parate e tyre ne dore te nje vjedhesi te provuar qe ne 1992 si Berisha.FMN do te sjelle me vete kryeguvernatorin!

    Reply to this comment
  11. Jimi September 10, 21:15

    Artan Btraj deklaroi se u vetdenoncova nga frika se mos edhe mua ashtu si Santon do te me vrisnin!
    Kjo deklarate ne nje fare menyre nuk eshte vetem nje pohim per krimin e kryer nga personi ne fjale, por edhe nje akuze direkte per veprimtari kriminale te Santos
    Pse autori i kesaj deklarate e lidh automatikisht krimin e vete ne vjedhjen e bankes se thesarit me vrasjen e presidentit te bankes se nivelit te dyte?
    Cila ka qene njohja e ketyre dy personave?Shoke feminie,lagje, lidhje fisnore, e hershme, apo e tashme,apo ortakeri ne krim?
    Cilat ishin shkaqet qe e friksuan kaqe shume? A mos di shume dhe si i tille qenja e tij jashte dhe i lire rrezikonte nje apo disa nga “eproret” e tije?
    Perball ketij rreziku eminent Btraj nga dy te kqia pranoj me te voglen, ate te vetdenoncimit, megjithse ai eshte koshient se rreziku ende eshte shum i larte!
    Ai e di shum mire se cdo te thote te tradhtosh interesat e nje grupi te mirstrukturuar mafioz dhe me pushtet. Me c’duket ka nje eksperience te gjate ne kete grup dhe e njeh mire mekanizmin qe vepron ne rraste te tilla!!!! Duket qe e njeh mire kodin e fshehte te saje!!!!!

    Reply to this comment
  12. Arben September 10, 21:26

    Nuk ka pike dyshimi qe jemi para nje fundosje teresore.
    A je mire nga trute e kokes apo jo.
    Nuk ka shance qe Llalla te beje hetime prej verteti se fluturojne koka.
    Ky Bitraj di shume se ka qene personi qe i conte ne “destinacion” parate, por po hapi goje e gjen njelloj si gardianin e thesarit ne kohen e Ilir Metes, nje luge “ilac” dhe vete me te shumtet.
    Nuk ka shance te vije era shtet me ilir Mutin ne qoshe????!!!!
    Pirdhni o njerez se liroheni

    Reply to this comment
  13. canada September 10, 22:59

    Me vjen keq Z. Ngjelka por nuk shkohet me IF ai IF ajo, IF SALA, IF dhe IF pa fund. Nuk e kupton ose nuk do ta kuptosh qe FULLANI eshte cironke qe pastronte dhembet e peshkaqeneve. Nese je pak i zgjuar I hope shkruaj drejt per drejt qe te gjithe IF-at jane ne nje kusi duke filluar nga SALA< META< RAMA<RUCI< si dhe xhipsi VELIAJ and co. Nese nuk arin ta kuptosh kete je nje i deshtuar ashtu sic eshte e deshtuar e tere politika shqiptare qe ne ditet e para te demokracise RAMIZJANE. Thuaj te hapen dosjet dhe do shohesh RAMEN dhe BERISHEN ne te njejtin istikam dhe kjo mjafton per te kuptuar. Kujton ti si se prokurori (shikoj koken dhe gjyko) e bere me inisiativen e tij. Kur u arestua FULLANI ku ishte Rama dhe shpresoj te riflasim pas 6-8 muajsh kohe e mjaftueshme per tu mbyllur thash e themet.
    Remo Ngjela remo

    Reply to this comment
  14. genti September 11, 07:34

    zoti Ngjela me gjithe respektin per karizmen tuaj, analizat nuk behen me po sikur!… Kam pershtypjen se edhe ju si opinioni publik jeni i hutuar per kete arrestim, kur qartesisht krahet kryesore politik qene shprehur ne favor te Fullanit (ne emer te stabilitetit financiar te vendit dhe pavaresise te gjykates). Pyetja, se zbardhja e se vertetes fillon nga dyshimi, per te arritur tek sinteza e mendimit qe natyrisht nuk eshte e verteta absolute eshte pse tani, si ka mundesi kjo prokurori, kush mund te jete perfituesi dhe ne ç’menyre?…. Dhe tabloja vjen e te behet me e qarte vetvetiu… Qofsha i gabuar, por Fullani u shit per te ndertuar alibine qe drejtesia nuk eshte e kapur, sic perflitet. Kjo do jete valvula e sigurise per shume e shume dosje te nxehta.

    Reply to this comment
  15. Mark uk September 11, 08:49

    Sipas avukatit ai vete eshte shpetimtari vendit.Ky palo avukat cfar thot sot nuk e thot neser.Me nje fjal Spartakn Kico Ngjeles i kan rene trut ne qafe.Nuk i ve faji rrite ne bllok te udhehqjes dhe ba tan ate burk nga shoket e babajt te tij.Te tregoj populli i Tiranes kur kantidove per kryetar bashkie se sa te vlen lekura.Vetem 22% te votuan.Me kujton nje prrall ne feminin time me titull.Bretkoca qe deshi te trashej sa nje ka.

    Reply to this comment
  16. Trebeshina September 11, 09:32

    Super analiz….ngjarja nqs eshte e vertet tamam skenar Piovre!

    Reply to this comment
  17. gjyshi September 11, 09:44

    Pellumb Zaimi je i sakt, arin nuk e moren shqiptaret. ai qe indimoj ose me sakt ua dorzoj atyre, ka mare vetem % e sherbimit dhe sigurin se nuk do te preket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*