Jemi të gjithë kavie…

November 5, 2017 12:16

Jemi të gjithë kavie…

Federico Rampini*

Jemi të gjithë kavie të një manipulimi, e dimë ose jo. M’u ofrua një shoqëri e madhe marketingu me filial në të gjithë botën. Propozimi ishte menaxhimi i imazhit tim në rrjetet sociale, me pagesë kuptohet. Meqë audienca ime është kryesisht italiane më ofruan një takim në Milano.

Më dërguan dy të rinj shumë të përgatitur, por edhe mjaft simpatikë. Erdhën në takim me një dosje shkencore për personin tim, më saktë për Federico Rampinin si person digjital mbi prezencën në rrjetet sociale, nëse ka ndjekës, krijon debate, reagime apo urrejtje etj.

Kishin studiuar për disa muaj prezencën time në Facebook, në Twitter dhe reagimet e publikut. Kishin krijuar edhe profilet konkurrente me të njëjtën lloj analize, për tre gazetarë të tjerë italianë.

Pas analizës erdhi diagnoza: mund të bëj më shumë dhe më mirë. Me ndihmën e tyre kuptohet. Më kishin përgatitur një plan strategjik, deri aty se cila ishte ora më e mirë për të postuar në Twitter, në mënyrë që të kisha impaktin më të madh.

Nëse do të isha i ftuar në një spektakël, më treguan se si të amplifikoja reagimet e asaj që kisha thënë. Propozuan të më shoqëronin, udhëzonin me një qasje marketingu të testuar për të përmirësuar prezencën në rrjetet sociale, duke ua kaluar kokurrentëve.

Prezantimi zgjati 55 minuta dhe ishte qasja e parë. Nëse do t’i kisha inkurajuar edhe pak më shumë, do t’i ktheheshin analizës përsëri.

U habita, m’u morën mendtë!

Kam kohë që e vëzhgoj median që nga lindja e saj. Jetoja në San Francisco, kur fëmijët e mi filluan të përdornin Facebook-un, dhe ishte një lojë studentësh. As Zuckerbergu nuk e kishte menduar 2 milionë përdorues. I kam parë rrjetet sociale të rriten me ritme frenetike. I kam frekuentuar me moderim, kam llogari në Twitter dhe Facebook, por aktiviteti im është modest.

Nuk përdor Instagram, network-un kinez Wēixìn ose WeChat e përdor vetëm për të komunikuar me fëmijët e birësuar që jetojnë aty.

Besoja se kjo industri ishte për persona si Federer apo Beyoncé, nëse je një popstar. Me audiencën që kanë Rolling Stone apo Vasco Rossi është normale që u janë afruar këtyre marrëdhënieve publike. Sot ky tip promocioni gjendet edhe tek rrjetet sociale.

Funksionon si një firmë, tani edhe në Facebook reklamohet një produkt i ri. Koha që politikanët i kushtojnë Twitterit mund të shfrytëzohet për të studiuar se si të zgjidhësh problemet e vendit, ose të konsultohesh me qytetarët. Ata që më kundërshtojnë thonë: Kohët tona janë përmes rrjeteve sociale.

Me të gjithë apo me atë kategori që vetëpërzgjidhet më e zhurmshmja në web? Është i njëjti dyshim që kam për vete ose për gazetarët e tjerë. Të zhytur në këtë vorbull virtuale, sa mendje dhe zemër u kushtojmë gjërave më të rëndësishme?

Më e rëndësishmja për mua është të shkruaj libra dhe artikuj. Do të më pëlqente të thellohesha, por dy të rinjtë më vështruan si një dinosaur. Ata të rinj janë të sigurt se do të më transformojnë në një Rampini më simpatik, më elokuent, më të dukshëm. Jemi të gjithë kavie dhe eksperimenti do të vazhdojë, me ose pa mua.

*****

Bota.al / Federico Rampini është korrespondent në Nju Jork i La Repubblica, ka qenë në Bruksel, San Francisko, Pekin. Është autor i dhjetra eseve.  

November 5, 2017 12:16
Komento

1 Koment

  1. gjermani i fundit November 6, 12:45

    eshte autor i shkelqyer me bindje te majta. Kam lexuar dy nga librat e tij, “Te Majtes time” dhe “Fallso te thuash se s’mundemi dot nje shtet social”. Edhe ne kete artikull godet ne qender blogeret qe bejne para duke stimuluar dhe spekuluar me te ashtuquajturat opinione publike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*